Kulturë
Poezi nga Vaso Papaj
E marte, 28.06.2011, 06:58 PM
 Vaso Papaj
Vaso Papaj
Thuam Kir e thuam hanë*
Qante  Kiri  nëpër  shtrat
Natë që s’ kishte të mbaruar
Presja hanë qe shtrëmbëruar.
Thuam Kir, thuam çfarë pe?
E pse hesht, nuk qe atje?...
Thuam hanë, pse mbylle sytë?
Ajo natë, a ka të dytë?...
Nëpër  ditë  e  nëpër  netë
Nënat  gjumi nuk  i nget
Ky  qytet  tërë  kohës  qan
Djemtë ka lën’, në Kir, matanë
Fishkëllejnë radio-antenat
Zbardhet gjaku nëpër venat
Mirë që gjuhën nuk ua di
Thuam Kir e thuam hanë
Si  na ikën djemtë  tanë?...
Shtupë në gojë e sy fashuar
Jetë  të  jetëve përqafuar.
Ra  murlani, shkundi telat
Vite  shumë, njëzeteshtatë
Djemtë tanë nuk 
• Për Sokol Sokolin e Tomë Ndojën, pushkatuar nga dora e diktaturës në Qershor 1984 pas revoltës në ferrin e Qafë Barit.
Të dua
Me një faqore në pëqi
Rroba te vjetra pa një stoli
Që kundërmojnë era vetmi
Të dua!
Sy mbyllur, por mbushur shpresë
Sy që të gjejnë dhe të japin besë
Buzë që të thonë: je e imja pjesë
Të dua!
Në dhomë i mbyllur si në kafaz
Me veten time unë vetëm flas
Kushdo pas portës le të godas
Të dua!
E bosh në qoftë faqorja ime
Do mundja prapë të kem tundime
Më vjen si hënë, më jep gëzime
Të dua, po, të dua!
Besoja një puthje erës
Besoja  një  puthje  erës
E thuaja trumcakut t’ja  jap
Në ditën e parë  të pranverës
Pas xhamit t’më bëj tak-tak-tak.
Besoja  një  puthje  erës
E thuaja tek unë ta dërgojë
E  nëse  s’ ma bie tërë  verës
E di, do t’ më kesh nëpër  gojë.
Diçka kërkoi të më thoshte
Buzëve m’u soll  rreth e qark
E  flokët nisi t’ mi lozte.
Një puthje nga buzët ma shqiti
Dhe nisi me te  të vallëzojë
Tek xhamat e tua trokiti
Në prag një zjarr të lëshojë.
Përtej
Përtej së mirës më të madhe, je ti
Përtej ëndrrës më të çmendur, je ti
Përtej kaltërsisë së qiellit,  je ti
Për mua.
Përtej së bukurës  më të çmuar, je ti
Përtej shkëlqimit të hënës,  je ti
Përtej ngrohtësisë së diellit,  je ti
Vetëm për mua.
Përtej thellësisë së detrave,  je ti
Përtej bardhësisë së perlave,  je ti
Përtej  jetës dhe vdekjes,  je ti
Për mua,vetëm për mua.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










