Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Mbrëmje artistike dhe Promovim i veprave të Isak Gutës në Kreuzlingen
E diele, 05.06.2011, 07:58 PM
Mbrëmje artistike dhe Promovim i veprave të Isak Gutës në Kreuzlingen
Nga Xhevat Muqaku
Qendrën Shqiptare për kulturë dhe integrim, në qytezën Kreuzlingen të Zvicrës, ishte e veqantë. Së pari me mbrëmjen artistike, pastai në bashkpunim me Shoqatën për kulturë dhe integrim "Rinia" nga qyteti Singen i Gjermanisë, me promovimin e tri veprave letrare të Autorit- Isak Guta, kremtuan përvjetorin e punës dhe Qendrës së tyre.
Me librin dhe filmin, në shtegtim të kulturës shqiptare
Në praninë e një numri të caktuar të dashamirëve të mirëfillët të librit dhe një strukture të mirë akademike, në hapjen solemne, fjalë përshëndetëse dhe një historik të shkurtër të kësaj Qendre, prezantoi Ahmet Asani.
Ai theksoi; me punën profesioniste dhe kualitative, këtë Qendër e përcjellën tër vitin, rinia, shkolla shqipe, shkrimtarët, forumi i gruas, bashkësia shqiptare e Zvicrës, artistët, ansamblet e këngëve dhe valleve, drejtuesit e saj; Tomë Berisha, Rrustem Selca, Gazmend Pajaziti etj.
Autorit i urojmë mirëseardhje dhe promovim të suksesëshem, ndërsa juve pjesëmarres të nderuar, të kaloni qaste të mira dhe të merrni me vehte libra dhe kujtime të mira.
Filmi dokumentar, "30- vjet me Moisiun", i parapriu programit artistik; Libri dhe filmi në shtegtim të kulturës shqiptare, me rastin e 30- vjetorit të Pranverës shqiptare '81.
Gërshetimi i ekspozitave, opinjoneve, kushtuar Artistit me renome botërore, zëri origjinal i Aleksandër Moisiut, ju mundësoi të pranishmëve të përjetojnë në të njëjten kohë dhe nga afër madhështinë shqiptare, si dhe punën dhe biografinë e Autorit- Isak Guta.
Në vazhdim, u prezantuan veprat e parapara për promovim; "Zëri i vërtetë dhe mysafirët e pa ftuar", kushtuar Pranverës së viitit 1981, "Klubet shoqërore dhe rroli i tyre në shoqëri", kushtuar lindjes së klubeve të para të punëtorëve shqiptarë në mërgim, prej vitit 1978- 81, si dhe "Psherëtima Shqiptare e shekullit", kushtuar 30- vjetorit të ngjarjeve të reja të Kosovës.
Fjala e shkruar u absorbua nga miqët e librit, në korin ylberorë
U lexuan; pjesë të shkurtëra, kumtesë e z. Ymer Lladrovci, fjalë e shkrimtarit Riza Grajqevci, vjershat; Thirrja e gardhit, Epika e mbiemrit, nga artikullshkruesi dhe Azem Veliu. Kohë pas kohe, vargje nga poema; Lajmëtari i lirisë, lexoi mësuesja Hanife Alili.
Në pika të shkurtëra; "Me datë 11 mars 1981 nisi rruga e gjatë dhe e mundimshme e korrigjimit të padrejtësive ndaj shqiptarëve. Në tridhjetëvjetorin e tyre, ne mund vetëm të konstatojmë se pa to historia e jonë do të dukej krejt ndryshe.
Isak Guta me librat e tij bën një përpjekje fisnike për t’ia shkëputur harresës ngjarjet e rëndësishme dhe njerëzit që jetën e tyre e kishin lidhur pazgjidhshëm me fatet e atdheut.
Përmes këtyre librave, ne krijojmë një përfytyrim më të gjallë dhe më të saktë për punën e qarqeve patriotike që punonin për një Shqipëri të bashkuar larg atdheut të tyre, në mërgim.
Veprimtar i çështjes kombëtare që nga rinia e tij, Isak Guta në librat e tij shpalos anë të ndryshme të veprimtarisë atdhetare.
Qëndroni, qëndroni o nënat e mëdha Shqiptare, me gjakun e bijave dhe bijve tuaj, që nuk e kursejnë martirët e Kosovës...Qëndroni ju nëna pa pikën e lotit, gjthmonë me fytyrë krenare...
Emri im, kur s'ka mbiemër, mund të quhet fjalë. Unë pa mbiemër, as emër s'kam. "
Pas kësaj u zhvillua një dialog i mirëfillët. Kësaj i kontribuan së bashku pjesëmarrësit; Emrush Xhemajli, Argjend Ramadani, Shefket Asani, Rrustem Selca etj. dhe Autori- Isak Guta. Dominuan pyetjet dhe opinjonet rreth figurës së Aleksandër Moisiut, dhe veprave që u promovuan sonte.
Sipas Autorit- Isak Guta, veprat e lartëpërmendura letrare jan promovuar me sukses, me datë 15 Prillë 2011, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me rastin e 30 vjetorit të Pranverës Shqiptare - 1981, dhe u janë kushtuar po këtyre ngjarjeve historike, duke përfshi sakrifica e veprimtari edhe nga qëndresa atdhetare e mërgatës shqiptare. Ai beson, se gjeneratat e reja do të punojnë, studjojnë, shkruajnë dhe plotësojnë më shumë, historinë shqiptare me përsonazhet e saj.
Pasoi shfaqja e filmit poetiko-dokumentar "Krushqëzimi", në regjinë e Dibran Fyllit, kushtuar 23 dëshmorëve të Kombit në luftën e UÇK-së dhe Epopeja e Jezercit, i cili u përcjell po ashtu me vëmendje.
Pjesëmarrësit u ndanë me përshtypjet më të mira për mbrëmjen promovuese me kompletin e veprave në dorë, nga Autori i cili përgëzoi drejtuesit e kësaj Qendre për punën dhe përvjetorin.
Theksuan;
Isak Guta; "Ndjehem i gëzuar që u gjeta midis jush, në sofrat shqiptare me veprimtari kulturore nga populli e atdheu i jonë. Kjo është rruga shqiptare që ka qenë, është dhe do të kultivohet edhe nga forcat e mërgatës shqiptare.
Me këtë rast në emër të autorit të veprave, për mundësimin e udhëtimit të Librit me filmin në shtegtim të kulturës shqiptare, falënderoj përzemërsisht, së pari bashkatëdhetarët dhe pjesëmarrësit e promovimit , pastai zv. Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart- z. Ymer Lladrovci, Shoqatën për Kulturë dhe Integrim "Rinia" në Singen si dhe Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen".
Ai uroi përvjetorë të suksesëshem edhe në të ardhmen, përgëzoi e dhuroi kompletin e veprave të tij për bibliotekën e Qendres Shqiptare në Kreuzlingen.
Tomë Berisha; "falënderoi krijuesin, për rrugën e gjatë të bërë. Prezenca e juaj sonte në Qendrën tonë, veprat tuaja, filmi poetiko- dokumentar, tek ne pjesëmarrësit, sollën një pjesë të atdheut. Kur këtij promovimi i shtojmë edhe mbrëmjen artistike, të organizuar mbrëmë në Tägerwilen, përvjetori i Qendres shqiptare fitoi kuptim. Ju uroi shëndet dhe suksese. Veprat tuaja, gëzojnë dhe begatojnë bibliotekën shqiptare".
Biografi e shkurtër e Autorit të promovimit
Isak Guta lindi më 17.07.1944 në Jezerc të komunës së Ferizajt. Përfundoi me sukses; katërvjeçaren në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren dhe shkollën normale "Zef Lush Marku" në Shkup, tre semestra të Matetmatikës në Universitetin e "KARLIT" dhe pastaj u specializua si teknolog e regjisor i filmit pranë Drejtorisë Qendrore të Filmit Çekosllovak në Studio-filmin "Barrandov" në Pragë. Në vitin 1976, ai u këthye në Kosovë, me disa filma dokumentarë. Nga qëndrimet e regjimit pushtues të atëhershëm iu ndalua publikimi i veprave në Kosovë, dhe si rezultat i kësaj, iu imponua mërgimi.
Përveq librave që u promovuan sot dy herë (së pari në Singen), e që u cekën më lart, Isak Guta ka botuar edhe veprat publicistike- letrare:
"I madhi midis të mëdhenjëve" dhe "Epika e mbiemrit", kushtuar figures së Aleksandër Moisiut, "Pa këtë botë s'fitohet tjetra" kushtuar dy vëllezërve pishtarë, Mulla Vesel dhe Adem Xheladin Guta, si dhe "Jezerci - nga rënkat tek Epopeja" që i kushtohet vendlindjes me rastin e 10 Vjetorit jubilar të Epokës së UÇK-së në Jezerc. Krijuesi me familjen e tij, jeton në qytetin Hamburg të Gjermanisë.