E marte, 15.06.2021, 02:19 AM (GMT+1)

Kryeshkrim

Palush Domgjoni: Nënçmimi që po i bëhet qytetarit kosovar

E shtune, 30.04.2011, 07:58 PM


Nënçmimi që po i bëhet qytetarit kosovar

 

Nga Palush Domgjoni

 

U bënë 11 vite që kur Kosova përballet me probleme të energjisë elektrike, edhe pse shumë të holla u investuan në të, mirëpo rezultati është ende zero.  Ky është një nënçmim për qytetarin, sepse në këtë kohe të zhvillimit shoqërore-ekonomik , në këtë shekull , të jetosh në kontinentin e Evropës dhe të mos kesh rrymë elektrike që është nevoje elementare e jetesës është absurdi dhe poshtërsia më e madhe, por siç duket qytetarin kosovar nuk e pengon kjo, sepse siç duket është mësuar me parregullsi , dhe se as mungesa e rrymës nuk e pengon, sepse në të kundërtën ai duhej të vepronte ndryshe. U bënë 11 vite që kur Kosova u çlirua nga pushtimi, por nuk arriti që të siguroj së paku drita të ketë, u banë 3 vite pavarësi dhe shtet, qeveria e Kosovës nuk arriti që qytetarin ta furnizoj me rrymë elektrike që është  nevojë elementare për  jetë, çfarë investimesh të huaja mundë të presim në Kosovë kur elementi bazë siç është rryma elektrike nuk ekziston????!!!!!! Këto gjëra negative dhe nënçmuese, poshtëruese për këtë qytetarë të shtetit më të ri në botë ndodhin sepse mungon vetëdijesimi i qytetarit për të drejtat e tyre elementare dhe se vetëm në një shoqëri të tillë ndodhin këso gjërash që për botën e qytetëruar janë të pa akceptueshme.  Këtë nënçmim që i bëhet qytetarit kosovar nuk do e duronte , asnjë qytetar dhe shoqëri e civilizimit perëndimore, sepse të paguash për një shërbim dhe mos ta marrësh shërbimin vetëm ne Kosovën tone te mjerë mundë të ndodhë, ose në shtetet diktatoriale. Masat që KEK-u (Korporata energjetike  e Kosovës) i merr kundrejt konsumatorit i përkasin një kohe që bota e civilizuar vetëm në librat historik e has, këto masa i takojnë shoqërive primitive fisnore, kur për një gabim të një anëtari të fisit është dënuar i tërë fisi, ketë gjë e bën KEK-u , ku për mos pagesë të një numri të konsumatorëve dënohen edhe ata që e paguajnë me rregull rrymën. Kjo poshtërsi nuk mundë të përpihet në asnjë mënyrë, nëse mendon si njëri i shëndoshë dhe normal. Këtë nënçmim qytetari i vetëdijshëm nuk duhet lejuar. Pse ekziston për çdo shtëpi njësori elektrik, për derisa KEK-u i ndërmerr këto masa diskriminuese?!!! Në një shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht KEK-u do paditej nga konsumatori i rregullt që paguan dhe nuk merr shërbimin e duhur kundrejt pagesës, ky konsumator do e padiste KEK-un humbjet që ju bën bizneseve të ndryeshme dhe për  mangësi në përmbushje të rregullt të kontratës. Për derisa KEK-u është Korporatë publike e cila është ende nën menaxhimin e qeverisë, atëherë përgjegjësia për këto politika poshtëruese bie mbi qeverinë, sepse kjo është përgjegjëse për derisa ende kjo Korporatë është  publike. 

Jam shumë i bindur se asnjë qytetar në botën e zhvilluar nuk e do duronte këtë nënçmim dhe poshtërim. Këtë diskriminim në mënyrë të hapur që i bëhet, dhe sa jam i bindur që kjo nuk ndodhë pse ne jemi tolerantë apo paqësorë sepse ne jemi në gjendje për një zënkë më të voglën ta vrasim tjetrin. Kjo ndodhë si mungesë e vetëdijesimit për të drejtat e qytetarit, për këtë mungesë të vetëdijesimit në përballemi këto politika poshtëruese që po na bëhen.

Qytetarët në shoqëritë më demokratike dhe më liberale kur i cenohen të drejtat e tyre elementare, nuk durojnë dhe janë në gjendje që të ndërmarrin gjitha masat kundrejt sajë, sepse të mbrosh të drejtën tënde të mbron kushtetuta , ligji, bibla dhe kurani.

Nuk e dije a jetojmë në shekullin 21 apo jemi ende në mesjete, duke shikuar TV , duke shkruar në kompjuter online ne internet me miq në Kanada apo Australi, të ndërpritet  biseda , për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, sepse fqinji yt i papërgjegjshëm se ka paguar rrymën dhe se për arsye të kësaj dënimin duhet ta vuash edhe ti, në këtë rast mendon që je ne kohen e rregullimit shoqëroro-fisnorë,  sepse vetëm në atë kohë kanë ekzistuar këto lloje ndëshkimesh kolektive,  ku për fajin e një anëtari të një fisi.

Duke shikuar TV, lajmet qendrore -RTK kryeministri na flet për një qeveri demokratike ,shtet demokratik, qeveri te integrimeve, dhe se pa mbaruar mire edicioni i lajmeve i mbete fjale ne gjysme, sepse  ikën rryma, por qytetarit prapë nuk i bie ndërmend siç duket të mendoj: a është demokracia pa drita??!! Është shteti demokratik  kur paguan për rrymë dhe merr terrin???!!!!

Lutem që qytetari kosovar te vetëdijesohet dhe të dije të kërkoje dhe mbroje të drejtën e  tij!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora