Editorial
Edgar Frashëri: Tranzicioni në Shqipëri si “Revansh krahinor” i rradhës
E shtune, 30.04.2011, 06:59 PM
Tranzicioni në Shqipëri si “Revansh krahinor” i rradhës
( “Eshte nje nder mallkimet e Shqiperise fakti qe ndarja krahinore ka qene gjithmone nje parim udheheqes mes shqiptareve”- Faik Konica )
Nga Edgar Frasheri
Eshte per tu admiruar se me cfare qartesie, guximi, largpamesi por dhe me sa dhimbje e dashuri ja ka bere Faik Konica popullit te vet radiografine e semundjeve, te cilat edhe sot mbas me shume se gjysem shekulli, dalin se jane te pasherueshme. Jane te pasherueshme sepse ne historine e mbijeteses se popullit shqiptar ato kane dale ne siperfaqe ne menyre ciklike, ndryshe ne forme por ne permbajtje sic kane mbetur nga thellesite e shekujve. Ato I kane rezistuar tere furtunave qe kane kaluar mbi kete popull ne keto troje, dhe ja ku jane perseri atje, si dikur, por qe sot cfaqen te veshura me dekor modern sipas kerkesave te kohes. Konica nuk beri ndonje zbulim te madh si puna e Ajnshtajnit as dhe nuk beri ndonje veper te cmimit Nobel, qe te na jepte neve shqiptareve krenarine per tu mburrur. Ai thjesht se tha gjerat qe ai mendonte se ishin te verteta. Prandaj edhe Konicen e sikterisi dhe anatemoi regjimi komunist po aqe sa dhe nuk e pelqeu regjimi postkomunist demokratik i ketyre viteve qe ne e quajme “tranzicion”. Sepse ketu e verteta e thene acik behet verbuese. Prandaj ai mbetet ne periferi te shoqerise tone brenda kufijve te shtetit àme, packa se ka nje bust e ndonje liber. Sepse po qe se do te vleresohej me kandarin e nje popullli te mencur, vendi i tij ne Shqiperi do te ishte perbri Skenderbeut, si nje i dyte, jo i luftes por i mendjes. Qendrimi ndaj Konices eshte edhe nje lloj testi I shoqerise sone qe verteton se sa pak ka ndryshuar ajo nga koherat kur ai perpiqej qe populli i vet te bente shtet.
Ne sot vazhdojme perpelitjen, ndermjet te tjerash, te bejme shtet, por ende nuk e kemi bere. Ne fakt ne kemi bere shtet sa per te thene sepse kete e duan te huajt, ashtu sic edhe na e bene ate ne 1912. Dhe sa here qe shteti eshte shkermoqur po nga ne, perseri kemi thirrur te huajt te na e bejne ate. Shteti shqiptar mbas 1912 eshte bere si e kane dashur te huajt dhe asnje here si e kane dashur vete shqiptaret. Shqiptaret ne thelb nuk duan shtet, te cilin nuk e kane dashur gjithmone, packa se per shtetin jane pergjeruar me fjale.
Ne themel te mos berjes se shtetit shqiptar qendron edhe “mallkimi I ndarjes krahinore” qe eshte nje nga karakteristikat dalluese per te cilen Konica ka shkruar ne vitin 1940. Ka mbetur si nje atavizem i shoqerive primitive, prandaj dhe Shqiperia gjithmone ka qene konsideruar si nje “
Periudha me e gjate e dominimit krahinor per popullin shqiptar mbetet ajo e Enver Hoxhes, ku shteti ne te gjitha poret e qelizat e veta i sherbeu per gati gjysem shekulli asaj pjese popullsie nga ku vinte ai qe uzurpoi pushtetin, ne kurriz te krahinave te tjera, te themi “te mallkuara”. Dhe megjithese u harxhaun pesedhjete vite nga jeta e nje shteti ( qe nuk eshte kush edi se cfare, por jane shume per dy breza jetesh njerzish) perseri shteti nuk u be. Kete e vertetoi fakti, kur mbas renjes se pushtetit te Hoxhes ose pasardhesve te tij, nuk mbeti gje nga ai qe quhej shtet. Mbeti vetem flaka e pashuar e konfliktit krahinor, e cila tani ka revanshin e rradhes. Sepse edhe ne vendet e tjera te ish kampit socialist u permbysen regjimet, por ne asnjerin prej tyre nuk u krijua ai vakum i shtetit si ne Shqiperi. Kjo sepse ata e kishin shtetin te ngritur para se te shpikej socializmi dhe se nuk vuanin nga semundje si kjo e jona..
Pra per tu kthyer tek titulli i ketij shkrimi, dua te theksoj se perdorimi i termit “ revansh krahinor i rradhes” nuk ka qellim per tu pozicionuar ne njeren ane ose tjetren, pra, me “krahinen fituese” ose “humbese”. Perkundrazi, synimi dashamires eshte per te vezhguar pak me ne brendesi se si po kryhet ky “revansh”. Mendoj se ka vend te behen disa deduksione, sepse kushtet ne te cilat po zhvillohet ky proces jane krejt te ndryshme nga ato te periudhave te mepareshme. Ne qofte se pushteti krahinor i Enver Hoxhes ( Jugori ) u gatua ne zyren e mbyllur te diktatorit dhe u zbatua nga njerezit e zgjedhur po prej tij dhe u mbulua me ideollogjine e socializmit, sot ne kete tranzicion kalimi te pushtetit nga Jugu ne Veri, nuk ka ndonje strategji afatgjate te perpunuar me mjeshteri ne zyra te ngritura apostafat per kete qellim. Tiparet e ketij rotacioni jane te tilla se ai po kryhet me tregues cilesore shume te ulet.
I gjithe ky proces kryhet nen nje dekor pseudo-demokratik per te krjjuar pershtypjen se sherret krahinore tashma jane superuar dhe se shtetin e kemi bere ( kete e veteton hyrja ne NATO ) pra kemi plotesuar kushtet per t’iu ngjitur familjes se madhe Evropiane. E verteta eshte krejt ndryshe. Shteti mbahet me kembe per te finalizuar ne fitore kete konflikt krahinor. Nuk ka vlere morale kombetare por, me moton “qellimi justifikon mjetin”, eshte ndertuar nje aparat administrate shteterore joeficiente dhe jo efektive, e pamotivuar per te punuar, me nivel mediokriteti theres, por besnike ndaj perkatesise krahinore. Keto qe them nuk jane gjera te reja. Ky eshte realiteti i perditeshem. Cdo qytetar-shtetas ndien trysnine e perkatesise krahinore. Kjo trysni behet e mateshme sa here te ndodh te trokasesh ne dyert e shtetit. Sipas perkatesise krahinore per cilindo qe jeton ne Shqiperi, shteti eshte ose “makth”ose “parajse”.
Por arrin ne nje cast reflektimi dhe te vjen te pyesesh se sa do te vazhdoje valle ky kalvar. Tani per tani askush nuk jep pergjigje, sepse duket sikur kjo teme eshte nje tabù, ne emer te se ciles shqiptaret i punojne“qindin” njeri tjetrit por ama per te nuk flasin. Per sa kohe qe nuk flitet haptas dhe pa paragjykime krahine, ky fenomen do te mbetet strumbullari i vuajtjeve tona. E vetmja shprese per tu cliruar nga mendesia mesjetare e copetimit eshte tek brezi i ri, i shkolluar ose punesuar jashte Shqiperise, qe e ka cliruar trurin nga fantazmat e perkatesive krahinore.