E diele, 10.11.2024, 05:49 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Mungesa e gjumit nxit mbipeshën te fëmijët

E diele, 23.04.2006, 05:34 PM


Shkencëtarët zbulojnë shkakun e problemit më shqetësues në shoqëri

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm në pakësimin e aftësive të përqendrimit të fëmijëve, por tashmë edhe në peshën e tyre.

Sa më pak të flejë një fëmijë, aq më i rrezikuar është ai nga mbipesha, sipas shkencëtarëve nga universiteti “Laval’s Faculty of Medicine” në një artikull të publikuar në “International Journal of Obesity”. Rreziku i mbipeshës është 3.5 herë më i lartë te fëmijët, të cilët flenë pak në krahasim me ata që flenë shumë, sipas shkencëtarëve Jean-Philippe Chaput, Marc Brunet, dhe Angelo Tremblay. Rezultatet vijnë nga të dhënat e mbledhura nga 422 nxënës shkollash nga mosha 5–10 vjeçare. Shkencëtarët kanë matur peshën, gjatësinë dhe gjerësinë e secilit pjesëmarrës. Informacioni mbi mënyrën e jetesës së fëmijëve dhe statusi i tyre socialekonomik u regjistrua nga intervistat telefonike me prindërit e tyre. Nga përmasat e tyre shkencëtarët zbuluan se 20 për qind e djemve dhe 24 për qind e vajzave të përfshirë në studim ishin në mbipeshë. Fëmijët që flinin më pak se 10 orë në natë ishin 3.5 herë më të rrezikuar nga shëndeti i tepërt, që sjell edhe problemet e tjera për ta se ata që fëmijë, të cilët flinin 12 orë po më shumë. Asnjë faktor tjetër i analizuar në këtë studim, përfshirë nivelin e edukimit të prindërve, të ardhurat ekonomike të familjes, koha e kaluar përballë televizorit, apo kompjuterit, aktiviteti i rregullt fizik, nuk kishin një ndikim kaq të fortë në këtë problem sesa ndikimi i mungesës së gjumit. Prodhimi i hormoneve aktualisht është hipoteza e parë e shkencëtarëve për shpjegimin e kësaj dukurie, të lidhjes ndërmjet gjumit dhe mbipeshës te fëmijët. “Mungesa e gjumit ul nivelin e leptinës, një hormon që stimulon metabolizmin dhe ul oreksin. Për më tepër, sasia e paktë e gjumit rrit dukshëm për shkencëtarët përqendrimin e “ghrelin”, një hormon që rrit oreksin”, shpjegon profesor Angelo Tremblay. Rritja e shkallës së fëmijëve dhe njerëzve të tejshëndoshë dhe ulja e numrit të orëve të gjumit për fëmijët, dy fenomenet që po e shqetësojnë shumë shoqërinë në të gjithë botën gjatë dy dekadave të fundit, kanë lidhje bashkë më shumë se sa mund të mendohej në një shikim të parë edhe për shkencëtarët. Ndërmjet viteve 1960 dhe 2000, shkalla e njerëzve në mbipeshë është dyfishuar në të gjithë popullsinë në mbarë botën, ndërsa edhe koha e gjumit është pakësuar të paktën me dy orë, sipas një mesatareje të përllogaritur nga regjistrimet e shkencëtarëve. Gjatë së njëjtës periudhë, përqindja e të rinjve që flenë më pak se shtatë orë ka shkuar nga 16 në 37 për qind. “Eshtë ironike të mendosh se pjesa më e madhe e zgjidhjes së problemit të mbipeshës lidhet me gjumin, më i zakonshmi nga aktivitetet e përditshme të njeriut. Në dritën e këtij studimi, rezultatet janë se dukuria më e fortë që ndikon kundër mbipeshës te fëmijët është inkurajimi i tyre nga prindërit për të plotësuar orët e gjumit”, përfundoi Tremblay. s.xh

Studimi
Ekspertët SHBA: Alergjia e sezonit, më e keqja ndër vite


Prilli është muaji më i keq për njerëzit që vuajnë nga alergjitë e pranverës. Por prilli i këtij viti duket se është më i keqi, që kur një dimër i mesëm dhe i lagësht në shumw vende të botës ka filluar më herët se vitet e tjera alergjinë sezonale. Në fillim të muajit, “Atlanta Allergy & Asthma Clinic” ka regjistruar rekordin e dytë të pjalmit në ajër që kur ka filluar matja e tij në vitin 1995. Në Teksas, sezoni i alergjive të pjalmit ishte më i keqi i 10 viteve të fundit. Në Ohajo, raportet tregojnë se pranvera e ardhur më herët i ka provokuar banorëve kollë dhe teshtima përpara kohës. Por ekspertët thonë se më e keqja do të vijë më pas. “Në qershor do të jetë alergjia e barit, dhe më pas kemi alergjitë e gushtit dhe shtatorit”, tha dr. Christopher C. Randolph, mjeku i alergjive në Qendrën “Allergy & Immunology”. Simptomat janë shumë të zakonshme, por më të forta se herët e tjera. Për luftimin, mjekët kanë armë në arsenalin e tyre. Janë prodhuar disa ilaçe të reja, sipas Randolph, që luftojnë drejtpërdrejtë imunoglobulin E, antitrupin që shkakton reaksionet e sistemit imunitar.

Muaji i transplantimit

Në Shtetet e Bashkuara, prilli është shpallur muaji i kujdesit për të sëmurët, që kanë nevojë për transplantim organesh. Sipas disa të dhënave, rreth 92 mijë amerikanë janë në nevojë për një organ të ri dhe të paktën 6 mijë vetë vdesin në pritje për transplantim, mes tyre 80 janë fëmijë nën 1 vjeç. Dy prej tyre janë Nik e Nejt Draper, që lindën korrikun e vitit të kaluar. Që të jetonin, ata kishin nevojë për transplantim zemre. Dy ditë pas lindjes, foshnjat u dërguan në qendrën mjekësore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, që njihet si një nga qendrat më të mira për transplantim zemre në Shtetet e Bashkuara.

Ilaçet nga gjarpërinjtë

Ata janë nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë, për shembull taipan, apo gjarpri tigër, por helmi i tyre u ka shërbyer shkencëtarëve që të nxjerrin disa molekula, të cilat në vend të vrasin, mund të shpëtojnë jetën. Një proteinë e gjakut, e cila gjendet në helmin e nëntë gjarpërinjve vrasës, mund të përdoret për të frenuar hemorragjitë gjatë operacioneve kirurgjike, apo të traumave të rënda. Studimi, i cili është i pari i llojit të tij, udhëhiqet nga biologu molekular, Liam St Pierre, i Universitetit australian të Teknologjisë, në Queensland, do të tregojë me vendosmëri farmakologjinë e fuqishme, që mund të përfitohet nga gjarpërinjtë helmues.

Alkooli me etiketë si duhani

Qeveria e Britanisë së Madhe po planifikon që të aplikojë stilin e paralajmërimeve për rrezikun e shëndetit njëlloj si tek paketat e cigareve, edhe tek pijet alkoolike. Ministrja e Shëndetit Publik, Caroline Flint, ka konfirmuar se qeveria ishte në bisedime me industritë e pijeve dhe në një të ardhme pozitive, paralajmërime të tilla mund të vendosen në pub dhe supermarkete. ”Mendoj se kjo zgjidhje është një lloj paralajmërimi dhe sigurisht që do të varet nga përmasat e shishes dhe, kur njerëzit të marrin një gotë për të pirë do ta marrin bashkë me etiketën që do t’i kujtojë gjithnjë në të gjithë pikat e shitjes rrezikun e njohur”, tha Flint.

Çaji jeshil
Për shekuj, çaji jeshil ka qenë mister. Tani vlerat e tij shëndetësore janë të njohura gjerësisht dhe mbi 16 milionë amerikanë e përdorin atë çdo ditë. Sipas statistikave, amerikanët pinë rreth 4.5 miliardë filxhanë me çaj jeshil në vit. Pirja e çajit jeshil ndihmon edhe mirëmbajtjen e lëkurës së trupit.
VetEvrasja
Rreth gjysma e adoleshentëve kanë tentuar ta dëmtojnë veten po edhe të vetëvriten. Integrimi i tyre në një nën-kulturë moderne, e cila u zhvillua në skenën e rrokut barbar në vitet 1980, mund t’i mbrojë fëmijët e cënueshëm, thanë shkencëtarët. Studimi është kryer në 1258 të rinj në moshat 11, 13, 15 dhe 19-vjeçare.
Poli Venus
Pasi anija kozmike “Venus Express” ka hyrë në orbitën e Venusit, kamerat e vëzhgimit kanë marrë imazhet e para të realizuara ndonjëherë në atmosferën vorbulluese të planetit. Agjencia Hapësinore Evropiane ka nxjerrë dy imazhe. Imazhi i mrekullueshëm Vitris tregon planetin të ndarë në anën e ditës dhe të natës.
Aurorat
Astronomët kanë dalluar një pikë të ndritshme me një bisht zvarritës në aurorat e Jupiterit, të shkaktuara nga një lidhje elektromagnetike me hënën e planetit, Europa. Hëna më e brendshme galileane, nxit një grumbullim të mrekullueshëm aurorash, që kanë një bisht, që vijëzohet deri në gjysmën rreth planetit.
Dinozauri
Shkencëtarët po përpiqen që të mësojnë më shumë nga ai që duket se është dinozauri më i madh në botë, një nga mishngrënësit më të mëdhenj të njohur ndonjëherë, një kafshë me dy këmbë, fosilet e së cilës janë gjetur disa kohë më parë në rajonin Patagonia të Argjentinës, i cili është i pasur me fosile.
Gjarpri
Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e reja të një gjarpri me “legen”, një specie që mund të jetë gjarpri më primitiv i zbuluar ndonjëherë. Zbulimi sugjeron se gjarpërinjtë e lashtë nuk janë krijesa të detit dhe kanë ngritur debatin se si kanë evoluar gjarpërinjtë. Eshtë e qartë se kafsha ka jetuar në tokë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora