Shtesë » Shoqëria
Te mesojme me shume!
E premte, 03.03.2006, 12:43 PM

Mbështet faqet mbi duar dhe lëri gishtat të luajnë me buzët.
Në rrugë
Një burrë mund të çmendet edhe në rrugë. Qyteti është një terren i shkëlqyer loje, që ti mund ta shfrytëzosh për qëllimin tënd…
Kur jeni duke ecur në një rrugë parku, përpiqu të ulesh në një stol pranë një çifti të dashuruarish, ose zgjidh një vend të izoluar.
Merri dorën dhe shtrëngoja fort, si për t’i treguar se ke paksa ftohtë. Pastaj lëshoja me delikatesë.
Hyr në një dyqan të brendshmesh dhe improvizo një minisfilatë posaçërisht për të, duke i kërkuar një mendim se cilat prej tyre i pëlqejnë më shumë.
Kur të jeni duke zbritur ose duke ngjitur shkallë, gjej mundësinë për të ngritur paksa fundin “pa dashje”.
Eksploro ndonjë rrugicë të errët dhe pa njerëz dhe pastaj shtrëngoje fort, për t’i treguar se ke frikë dhe tek ai ndjehesh e sigurt.
Nëse është dimër, fillo të ngrohësh me frymë duart e ftohta dhe shikoje në mënyrë të tillë, si për t’i treguar se ke nevojë për një vend të ngrohtë ku të fusësh duart.
Në intimitet
Je në territorin tënd. Po luan hapur dhe je në gjendje të marrësh prej tij atë që dëshiron. Guxo dhe ai do të jetë i gjithi për ty.
Sapo të trokasë, kujdesu që t’i hapësh derën e veshur vetëm me një palë të brendshme shumë tunduese
Kur të shfaqet në derë përqafoje me zjarr dhe rrëshqit dorën “aksidentalisht” sa më poshtë trupit të tij.
Lexoji fragmente nga një libër erotik dhe tregoji pasazhet që të kanë pëlqyer më shumë.
Tregoji ëndrrën e fundit erotike që ke parë, ose një prej fantazive të tua më të shfrenuara, duke u kujdesur që të mos mungojnë të gjitha detajet e mundshme.
Ulu në divan përballë tij dhe vendos këmbën mbi këmbë, ashtu si Sharon Stone tek “Basic Instict”.
Kërkoji të shkojë të marrë diçka mbi komedinën tënde, mbi të cilën ke “harruar gabimisht” të brendshmet më seksi të garderobës tënde intime.
Pasi të kesh bërë dush, dil nga banja vetëm me një peshqir rreth trupit. Pamja e trupit akoma të lagur do ta trullosë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Emina Çunmulaj renditet modelja e dytë në botë
Ja si mund të jetë dieta korrekte e një diabetiku
Cilët janë engjëjt e Hygertës
Fëmijët, si t’i njihni komplikacionet e gripit
Adriana Lima
Lolitat shqiptare drejt Amerikës
Nga bulevardet e lypjes në pasarelat e bukurisë
Vogëlsira që mbahen mend një shekull...
Tetë koktejle me të cilat mund të kurohesh
Celulari, shpikja që modernizoi komunikimin
Claudia Schiffer
Ngrohja globale, çfarë apokalipsi!
Albert Einstein
Një në dhjetë meshkuj përdor stimulantë seksualë
Alma Ajazi: Ne shtrat me suksesin
Pikat G: Tani nje kenaqesi ne fuqi te katert
Historia e Shen Valentinos
Giorgio Armani
Seksualiteti, bilanci botëror i seksit për vitin 2004
Sëmundjet e pranverës? Ja si t’i parandalosh