Mendime
Abdullah Prapashtica: Voto Faton Topallin, veteranin e rinisë ilegale
E marte, 07.12.2010, 10:58 PM
VOTO FATON TOPALLIN, VETERANIN E RINISË ILEGALE TË 1981,
VOTONI PËR NUMRIN 40, TË NUMRIT 40 PËR VETËVENDEOSJE
Nga ABDULLAH PRAPASHTICA
Faton Topalli në moshë shumë të re, nga viti 1978 u kyçë në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Me 10 Dhjetor 1980, si Sekretar Operativ u emërua për anëtarë të Shtabit për organizimin e Demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosovës. Ishte pjesëmarrës i demonstratave nga 11 Marsi 1981 dhe deri në shpalljen e pavarësisë të Republikës së Kosovës.
Para, gjatë dhe pas demonstratave të 1981 merr pjesë ne shkruarjen e parullave, trakteve, afisheve dhe është redaktori i gazetës ilegale ''ZËRI I ATDHEUT''. Kontakton me grupet tjera ilegale dhe vepron intensivisht për bashkimin e tyre. Kudo që shkon ai krijon atmosferë për veprim çlirimtar.
Me 17 Nëntor 1981 në kuadër të Delegacionit të Organizatës së cilës ai i takonte, shkon për në Turqi ku merr pjesë në bisedime për bashkim me organizatat tjera ilegale, përfaqësuesit e të cilave gjendeshin në Turqi, Zvicër dhe Gjermani. Mori pjesë në të gjitha bisedimet për bashkim, i cili edhe u arrit me 17 Shkurt 1982. Si njëri nga themeluesit e lëvizjes së bashkuar, ai ishte anëtar i përbërjes së parë të Komiteti Drejtues të LRSSHJ.
Në vitin 1983 ai kalon në Gjermani ku merr pjesë në redaksinë e Gazetës ''PUNËTORËT'' që ishte organi i Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës që vepronte si formacion i Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës LRSSHJ e që më vonë do të ndryshon emrin në LPK. Po atë vit ai kalon dhe vendoset me strehim në Zvicër ku e vazhdon aktivitetin intensiv me shqiptarët e Shaffhausenit dhe të gjithë Zvicrës.
Faton Topalli ishte gjithmonë një zjarr i ndezur i lirisë. Por, ai kurrë nuk shquhej për ambicie personale për t´u dukur. Ishte gjithmonë tepër modest për çka ndonjëherë kritikohej! Faton Topalli, kështu i krijonte urat e miqësisë kudo ku shkonte. Ai u ndihmonte edhe organizatave tjera ilegale duke marrë pjesë në aktivitet e tyre me moton se kudo ku ngritet flamuri kombëtar për çështjen nacionale duhet ndihmuar.
Kur shpërtheu lufta masive e armatosur e UÇK-së në vitin 1998 ai me bashkëluftëtarët e vet jashtë vendit e pushoi aktivitetin politik dhe u rreshtua në përkrahjen e UÇK-së. U paraqit vullnetarë në UÇK, por ai u udhëzua që të vazhdoi të veproj jashtë vendit, sepse nevojat ishin të mëdha.
Pas përfundimit të luftës së armatosur, ai u udhëzua nga shokët e vet që të vazhdoi shkollimin e ndërprerë në vitin 1981, sepse pas luftës së armatosur, lufta e jonë është puna për të qu proceset deri në fund. Kështu Faton Topalli tani gjendet në prag të Magjistraturës në shkencat sociologjike. Faton Topalli tani është më moshën e pjekur kur më së shumti mundet me kontribu nga vetja për zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit në lëmin e vet profesionale.
Faton Topalli është njeri nga Lokomotivat e ilegales të viti 1981 i cili kurrë nuk u ndal në rrugën e luftës për çlirim e bashkim kombëtar. Organizata ilegale të cilës ai i takonte kurrë nuk pranoi të bëj kompromise kundër interesave të vegjëlisë së popullit dhe kurrë nuk u pajtuan me sundimin e huaj i cili u vendos pas 1999 në vendin tonë. Veproi gjithmonë kundër përçarjeve, dhe gjithmonë vetëm për bashkimin e shqiptarëve në luftë për liri.
Faton Topalli e kaloi rinin si i arratisur në mërgim, por pavarësisht se a ishte brenda apo jashtë vendit vepra e ti ishte gjithmonë prezente në Kosovë. Ai shkëlqeu në këto 3 dekada në luftën ilegale, dhe koha është që t´a shohim se si do të shkëlqen në parlament duke e vu në jetë vullnetin e popullit për VETËVENDOSJE! Mendoj se vlera reale apo pa vlera reale e njerëzve shihet vetëm kur të arrin në institucionet e pushtetit. Por, Faton Topalli kurrë nuk do ta zhgënjen popullin e vet!
Nëse dëshironi që zëri i juaj të dëgjohet në Parlamentin e Kosovës votoni për kandidatin e juaj për Deputet, Faton Topallin.
VOTO FATON TOPALLIN, VETERANIN E RINISË ILEGALE TË 1981,
VOTONI PËR NUMRIN 40, TË NUMRIT 40 TË LËVIZJESË PËR VETËVENDEOSJE