E diele, 06.10.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Horoskopi 2008

E enjte, 27.12.2007, 11:36 PM


Pak e largët si rrugë por e saktë. Viti 2008-të dhuron për juve mjaft gjëra si në jetën e përditshme, në punë dhe dashuri. Njerëzit që kanë dëshirën e madhe për të mësuar mbi astrologjinë duhet të lexojnë gjithçka me kujdes sepse çdo gjë është e vërtetë. Astrologjia është një det i madh me gjëra të pafundme dhe me leximin e këtij materiali do të njiheni me gjithçka që nuk dinit më parë. Do të keni shumë shanse në jetën tuaj duke mësuar mbi çdo drejtim të panjohur për ju. Ndërsa në brendësi të suplementit do të mund të njihni me parashikimin e yjeve për vitin 2008 për çdo fushë të jetës, paraprakisht ju prezantojmë me diçka prej tyre. Dashi, “Shanse të reja për ju të shenjës së dashit do të ketë këtë vit, të cilat rezultojnë positive në fushën e karrierës suaj. Falë rezultateve të larta që do të arrini në profesionin tuaj do të merrni dhe shpërblimin e duhur që meritoni…. Ju mund të ndjeheni të plotësuar për të dhënë më tepër nga vetja në marrëdhënien tuaj”. Demi, “Praktik dhe me këmbë në tokë paraqiteni ju të shenjës së demit në periudhën e vitit 2008-të. Duhet të punoni më tepër gjatë 2008-tës për të siguruar të ardhurat që ju nevojiten… Do të harxhoni shumë kohë duke u marrë me idetë tuaja krijuese dhe duke ndihmuar të tjerët. Kjo do t’ju sjellë juve shumë rritje financiare dhe sukses në karrierën tuaj….Këtë vit ju mund të gjendeni të tërhequr nga një person I cili punon së bashku me ju”. Binjakët, “Energjia më e madhe e juaja këtë vit do të përqëndrohet në rritjen e situates suaj financiare. Viti 2008 është viti i ndryshimeve, por dhe i zhvillimeve... Si pasojë e aplikimit të njohurive tuaja brilante ju do të kaloni në një nivel të ri të suksesit…. 2008 plotëson një cikël të madh të jetës dhe tani duhet të sqaroni njëherë e mirë lidhjet tuaja”. Gaforrja, “Mesazhi i 2008 është evident. Duhet të kaloniçdo frikë dhe të bëni hapin e madh. Çështjet e punës fillojnë të normalizohen dhe rikthehet një ekuilibër i rëndësishëm. Vit interesant dhe sensibël për fushën sentimentale”. Luani, “Viti 2008 fillon mjaft dinamik dhe pasionant për ju, ndryshe nga ai që keni lënë pas… Do të jetë viti i duhur për të vlerësuar dëshirat tuaja reale në çështje profesionale dhe për të zgjedhur atë ç’ka është më e mirë për ju. Ky vit ju sjell më tepër kënaqësi, buzëqeshje, netë romantike si dhe lidhje të reja”. Virgjëresha, “Fokusimi i Virgjëreshës për vitin 2008 zhvillimi, krijimi dhe përpjekja për të ruajtur sensin njerëzor të plotë. Puna juaj paraqitet si zakonisht, por që do jeni të mbushur me shpresën që duhet të luftoni dhe të punoni me shumë mundim për të arritur në nivelin e duhur, dhe kjo do bëhet si një obsesion në shumë detaje... Shumë ndryshime të jetës tuaj sentimentale parashikohen për vitin 2008”. Peshorja, “Ky vit do të shërbejë më tepër për të gjetur pikat e duhura nga ku do të niseni për të bërë një sipërmarrje të nevojshme. Ndryshimet do të vijnë tek ju në mënyrë të menjëhershme. Do t’ju karakterizojë dëshira për të patur një lidhje të qëndrueshme, dhe pse jo për të ndërtuar një familje me personin e zemrës”. Akrepi, “Me hapësiara pasioni parashikohet të jetë ky vit për ju,dhemshuria dhe emocioni sensibël do ju ndikojë që të ndihmoni persona të tjerë në familje, shoqëri apo anën profesionale… Ky vit duket se do të sjellë vizione të qarta për sa i përket punës tuaj. Do të përjetoni gjatë pjeësës së parë të vitit një dashuri të fortë romantike edhe pse ende nuk ndiheni të sigurtë për atë”. Shigjetari, “Këtë vit, ju nevojitet ta provoni vetveten në çdo dëshirë tuajën absolute. Me zjarrin e ambicies dhe dhe sensin e perfeksionimit, ju do qëndroni të forte në punë ku do shijoni përgjegjësitë. Përpiqeni shumë për një perfeksion në dashurinë tuaj, përdorni ngrohtësinë nayrore dhe zbulojeni atë”. Bricjapi, “Do ndiheni shumë optimist, entuziazëm dhe besim në vetvete për vitin 2008. Ana financiare paraqitet e mirë duke punuar me shumë intesitet dhe ide të reja. Dashuria që keni për kolegët e punës do jetë mjaft ndryshe nga sa parashikohet”. Ujori, “Ju pëlqen të keni dëgjues të shumtë kur flisni me pasion për artin dhe keni këndvështrimin tuaj për botën. Ndiheni shumë të bekuar kur shprehni hapur konceptet tuaja. Pëlqeni më shumë të përhapni idetë tuaja tek të tjerët se sa të jeni pjesë e komunitetit. Aftësitë tuaja për të jetuar ju bën popullor në profesionin e jetes”. Peshqit, “Peshqit shquhen për krijimtarin e tyre të vazhdueshme dhe eksperiencat sociale unike. Do të ketë ndryshime në mënyrën se si ju do të perceptoni vete-veten këtë vit. Aftësia juaj për t’u marrë me shumë gjëra njëkohësishtë do të vazhdoj sapo ju të përfshiheni në projekte humanitare”. Ju urojmë një vit të mbarë dhe të begatë!

DASHI (21/03 - 20/04)

E PËRGJITHSHME
Shanse të reja për ju të shenjës së Dashit do të ketë këtë vit, të cilat rezultojnë pozitive në fushën e karrierës suaj. Duhet të organizoni energjitë tuaja për të arritur qëllimin që keni. Viti fillon me një mënyrë mbresëlënëse dhe dinamike, ndërkohë që Marsi në diametër me Plutonin ju shtyjnë në zhvillime më të theksuara dhe të rëndësishme. Gjendja shpirtërore pritet të jetë e mire dhe do t’i jepni vetes mundësinë për të përmirësuar paraqitjen tuaj dhe me vetëbindje të madhe do të aktivizoheni në të gjitha fushat e jetës suaj. Do të jeni mjaft dinamik dhe në qoftë se ju ofrohet mundësia për të udhëhequr, mos e refuzoni. Duhet të jeni më praktikë dhe të kujdesshëm në menaxhimin e përgjegjësive që keni. Në qoftë se do të mendoni gjithçka që do të bëni me më shumë kujdes, nuk do të mërziteni për asgjë, por përkundrazi do të jeni më të qetë në çdo hap që do të hidhni. Do t’ju paraqiten projekte të reja në fillimin e vitit 2008. Suksesi që do të keni në karrierë gjatë vitit 2008, do të jetë i rëndësishëm, sepse do të sigurojë një hap të madh në vazhdimësinë e jetës suaj familjare. Mund ta gjeni veten tuaj duke bërë një rimodelim të shtëpisë suaj dhe duke shpenzuar më shumë kohë dhe energji për të shijuar ambientin komfort që do të krijoni. Do të keni një marrëdhënie të mirë në muajt e fundit të vitit. Do të keni njohje me persona të rinj në marrëdhënien tuaj të punës. Në periudhën e fundvitit do të jeni më të qetë dhe të stabilizuar me jetën dhe marrëdhënien tuaj.

KARRIERA
Falë rezultateve të larta që do të arrini në profesionin tuaj, do të merrni dhe shpërblimin e duhur që meritoni. Shanset e reja që do t’ju jepen, do ju bëjnë të ndjeni përgjegjësi më të madhe dhe kurajë të lartë. Këtë vit do t’ju nevojitet një energji shumë e madhe për përfundimin me një rezultat të mirë të projekteve të reja që do të merrni. Yjet do të jenë udhëheqës për ju në çdo vështirësi që do të ndeshni. Duke fokusuar energjinë tuaj në përgjegjësitë e punës suaj, ju do të ndjeni forcën për të përballuar qëllimet që keni vendosur në karrierën tuaj. Nëse keni arritur të administroni saktë, “dhuratat e planeteve” do paraqiten për të përfituar ekonomikisht dhe kjo situate mund të vazhdojë dhe më tej. Jepuni rëndësinë e duhur çështjeve profesionale, ku dhe keni zhvillime pozitive. Të sigurt dhe dinamikë do jeni në çështjet sentimentale, ku gjërat mund të jenë positive nëse bëni lëvizje të vendosura. Nga fundi i verës, puna juaj do të ketë më shumë lehtësi dhe juve nuk do t’ju nevojitet të punoni shumë për të dhënë rezultate të mira. Kjo kohë për ju do të jetë më e përballueshme, pavarësisht se nuk do të merrni kënaqësitë që keni marrë në muajt e parë. Nuk do t’ju mungojnë shanset profesionale, për më saktë do jenë shumë të rëndësishme. Në përgjegjësitë e mëdha të 2008-ës mos i ktheni kurrizin disa ditëve të vështira që ju paraqiten, por t’i përballoni me shumë kurajë dhe guxim. Zhvillime pozitive në anën ekonomike.

DASHURIA
Ju mund të ndjeheni të plotësuar për të dhënë më tepër nga vetja në marrëdhënien tuaj. Atë që ndjeni duhet t’ia shprehni sa më tepër partnerit tuaj dhe t’i tregoni atij dashurinë që ndjeni. Në anën sentimentale, gjërat paraqiten më të lirshme dhe do jenë akoma më të bukura nëse tregoni sjellje më të përgjegjshme. Kujdes në muajin Shkurt dhe Gusht, ku eklipset do ndikojnë në shumë mënyra. Në Prill do ketë një lëvizje pozitive, dhe në Korrik theksohet erotizmi juaj. Shumë pyetje që ju mundojnë do të marrin përgjigje në periudhën e fundvitit. Për personat e vetmuar do të ketë shumë takime të reja, por kujdes në atë çfarë ju kërkoni. Mos dilni nga vetja juaj, por qëndroni strikt në hapat që duhet të hidhni në dashuri dhe në zgjedhjen e partnerit tuaj.

DEMI (21/04 - 20/05)

E PËRGJITHSHME
Praktik dhe me këmbë në tokë paraqiteni ju të shenjës së Demit në periudhën e vitit 2008. Duhet të punoni më tepër gjatë 2008-ës, për të siguruar të ardhurat që ju nevojiten. Duhet t’u jepni rëndësi zgjedhjeve tuaja në momentin që do të merrni vendime të rëndësishme gjatë këtij viti. Duke pasur si avantazh realizimin e dëshirave tuaja, përpjekja që do të bëni do të sjellë dhe eksperienca të reja për ju. Ju duhet të rriteni profesionalisht, duke bërë kualifikime të ndryshme këtë vit. Në 2008-ën duhet të çliroheni nga disa situata të vështira dhe të zgjeroheni në eksperienca të reja. Me fillimin e vitit futeni me dinamizëm në “vallen” e zhvillimeve që i përkasin çështjeve profesionale dhe ekonomike. Këtë vit do të zgjeroni horizontin tuaj duke krijuar lidhje të reja dhe duke lënë pas pikëpyetje dhe probleme. Është një vit i mirë për të zbuluar realisht veten tuaj. Mos prisni çudira, por gjithsesi do ndjeni kënaqësi. Muajt e fundit janë periudha më e mirë për të shfrytëzuar shanset që ju jepen.Për njerëzit e prirur në fushën e artit është e mundur që të kenë një krijim i cili do të ngelet si një hit në vazhdimësi. Ju mund të bëheni shumë të famshëm vetëm në qoftë se do t’i ndiqni me rigorozitet principet tuaja të punës.

KARRIERA
Do të harxhoni shumë kohë duke u marrë me idetë tuaja krijuese dhe duke ndihmuar të tjerët. Kjo do t’ju sjellë juve shumë rritje financiare dhe sukses në karrierën tuaj. Fillimi i vitit parashikohet mjaft i rëndësishëm dhe njëkohësisht dinamik. Muaji shkurt që është dhe muaji i eklipseve, ndikon në fushën e njohjeve dhe të famës në nivel të lartë. Mos u nxitoni në vendimet tuaja, ky muaj ju fton të punoni me ritëm për projektet e ardhshme që me sa duket ju drejton në ditët më të mira. Nuk është periudhë negative përkundrazi do sqarohen disa situata në favorin tuaj. Ka shumë mundësi të bëni një udhëtim jashtë shtetit. Mbani ekuilibrin tuaj dhe mos u stresoni për gjëra të vogla. Do të ndikoheni emocionalisht dhe zgjerimi i ideve tuaja do t’ju bëjë më human.Do të gjeni burimin e ideve tuaja të cilat do t’ju vijnë në ndihmë dhe do të shërbejnë për persona të tjerë. Në fillim të vitit do ndjeni nevojën për të punuar akoma më tepër. Në përgjithësi profesionalisht do ndjeni përmirësime. Nga Marsi dhe për dy muajt e tjerë mund të bëni lëvizje komunikuese dhe ndoshta në Prill një kontratë të rëndësishme fitimprurëse. Në platformën e liderit ju do të jeni dhe si një mësues për të tjerët me suksesin tuaj. Në periudhën e fundvitit ju do të kërkoni një shpërblim për gjithçka keni dhënë nga vetja juaj. Kjo do t’ju mundësojë të keni një pozicion të sigurtë në anën financiare.

DASHURIA
Këtë vit ju mund të gjendeni të tërhequr nga një person i cili punon së bashku me ju. Natyra juaj pasionante do të tërheqë dikë i cili i pëlqen vlerat e tuaja dhe ka një fokus të thellë në karrierën e tij. Kalojeni kohën e lirë me të dhe ndani së bashku ato aktivitete të cilat ju afrojnë më tepër. Çdo gjë që do të bëni bashkë do t’ju lejojë të jeni të lirshëm me njëri-tjetrin dhe me kalimin e kohës do të ndieni nevojën e njëri-tjetrit. Lëvizjet në fushën sentimentale kërkojnë mjaft seriozitet. Në vija të përgjithshme do keni shanse për njohje të reja dhe më tepër në muajin Mars. Tani keni prespektivë në të gjitha fushat e jetës. Ky muaj duket mjaft erotik dhe mund të fiksoni lidhjen tuaj. Në Gusht do jeni të favorizuar për zgjerimin e interesave erotike. Disa lëkundje do ndjehen këtë muaj në jetën tuaj erotike. Gjatë gjithë muajit do ndjeni nevojë të theksuar për të përfunduar planet tuaja përderisa disa gjëra ndryshojnë dhe ju detyrojnë të lëvizni në këtë mënyrë dhe në dymujorin e fundit të vitit duhet të tregoni kujdes që të mos gjendeni të implikuar. Kujtoni që 2008-ta për ju ka dinamikën për njohjen e partnerit me të cilin do të kaloni gjithë jetën tuaj.

BINJAKET (21/05 - 21/06)

E PËRGJITHSHME
Energjia më e madhe e juaja këtë vit do të përqendrohet në rritjen e situatës suaj financiare. Përfundimisht paraja do të jetë rruga për gjithçka në jetën tuaj dhe do të ketë një influencë të madhe në ëndrrat tuaja dhe idetë filozofike. Ju keni një mënyrë të shpejtë për të analizuar situatat të ndryshme dhe për të pasur një produktivitet sa më të lartë. Ju do të keni një dëshirë të madhe për t’ju shërbyer të tjerëve dhe sensing për të kuptuar se ku do të jeni të dobishëm. Komunikimi që ju bëni me të gjithë ju përfshin juve në një debat, nga i cili nuk mund të kaloni pa i ndier pasojat e tij. Viti 2008 është viti i ndryshimeve, por dhe i zhvillimeve. Por proçedura e ndryshimeve nuk është e thjeshtë kështu që duhet të jeni të armatosur me durim. Viti aktivizon planetet që mund të kenë rëndësi të veçantë në çështje arsimimi dhe njohjet me personat. Eklipset e Shkurtit dhe të muajve të verës paraqiten të jenë të rrezikshëm përsa i përket çështjeve ligjore. Përsa i përket çështjeve personale do të jeni më të favorizuar në muajt e verës. Do të shikoni dhe njëherë veten tuaj të lirë dhe do të keni më shumë surpriza. Kur ju ndani idetë tuaja stimuluese do të përqëndroheni për t’i dhënë më tepër në materiale me përgjegjësi të madhe.

KARRIERA
Si pasojë e aplikimit të njohurive tuaja brilante ju do të kaloni në një nivel të ri të suksesit.Mënyra juaj e të punuarit dhe e sigurisë që ndjeni në punë do të t’ju sjellë shumë sukses. Shëndeti juaj paraqitet mirë, nëse shfaqet një problem gjatë fundvitit është mirë që t’i jepni një zgjidhje dhe të shpëtoni nga ky problem. Parshikohet një vit me shumë punë dhe përgjegjësi për ju të shenjës së binjakëve. Në muajin maj fenomenet e planetëve nuk do qëndrojnë pa ndikuar dhe rreziku për t’ju lënduar është i madh. Natyra juaj e vështirë dhe e vendosur do të bëjë që në periudhë e verës të shijoni momente që nuk i keni shijuar më parë. Duket që interesi juaj tani kthehet në jetën private, por me një mënyrë të pazakontë. Do ndjeni tërheqje nga një njohje e re që mund të shfaqet. Shumë e theksuar paraqitet periudha e vjeshtës së sivjetshme ndërkohë që do bëhen ndryshime dhe disa sqarime. Këtu do mbyllet përfundimisht një cikël dhe zgjedhjet përfundimtare do kenë pasoja për gjithë jetën tuaj.Prespektiva për një ndryshim të vogël nuk e shpëton situatën. Gjendja juaj shpirtërore është në nivel të lartë, por paraqitet t’ju drejtojë në vendime përfundimtare për më pozitive ose më negative.

DASHURIA
2008-ta plotëson një cikël të madh të jetës dhe tani duhet të sqaroni njëherë e mirë lidhjet tuaja. Shumë nga ju do krijojnë lidhje të re, nga e cila mund të përfitoni ekonomikisht. Dashuria juaj ju bën të mos mendoni pasojat e një lidhjeje dhe nuk do ta keni të vështirë t’i jepni sinjal tjetrit, në qoftë se e dëshironi.Do të jeni shumë entuziast këtë vit dhe do të keni ndjenja të thella të cilat duhet t’i shprehni në një mënyrë apo në një tjetër.Transformim më të madh do të keni në periudhën e qershorit ku hëna e re në shenjën tuaj rrit nervozizmin dhe kundërshtimet. Gjithashtu muaji parashikohet se nuk do jetë dhe aq i mirë për ju. Do ndjeheni të pavlerësuar dhe kjo mund të jetë e dhimbshme. Së fundi, një tërheqje e juaj do të jetë në nivel të lartë dhe në fund të muajit mund ta shfrytëzoni këtë tërheqje. Të martuarit e kësaj shenje mund të kenë ndryshime thelbësore në jetën e tyre. Marrëdhënia juaj do të ketë një konsolidim më të madh në 2008-tën dhe kjo do të sjellë një harmoni në çift që nuk e keni pasur më parë. Hëna e plotë në muajin dhjetor do të jetë në shenjën tuaj, ku lidhjet kanë interesa të veçantë, qoftë ato erotike dhe profesionale.

GAFORRJA (22/06 - 22/07)

 

E PËRGJITHSHME

Mesazhi i 2008-ës është e vident . Duhet të kaloni çdo frikë dhe të bëni hapin e madh. Mos harroni se nuk është e lehtë ta merrni kontrollin në duart tuaja sepse cilësia e jetës tuaj është lidhur drejtpërsëdrejti me të tjerët dhe ndoshta do detyroheni të ndiqni rrugën e disa personave që fillimisht do t’ju pëlqejnë por më vonë do të pendoheni për këtë zgjedhje që do bëni. Ju të shenjës së gaforres do të keni një përqëndrim të madh në problemet e shtëpisë. Ju do të jepni shumë energji për marrëdhënien tuaj. Siguria në familje dhe në lidhjen tuaj është prioriteti për ju dhe do t’i kushtoni një rëndësi shumë të madhe. Do të jeni emocionalisht shumë të ndjeshëm dhe marrëdhënia juaj falë jush do të ecë me harmoni në të gjitha aspektet. Nga ana juaj shëndetësore, stresi do jetë më i theksuar dhe situatën nuk do ta pranoni. Simptomat do fillojnë të shfaqen në pranverë, ku klima do ndikojë negativisht dhe në anën psikologjike. Dëshira juaj e mirë për të qenë të suksesshëm në fushën e karrierës e vënë re nga njerëzit do të bëjë që ata të bashkohen me ju dhe të japin suportin e tyre.

 

KARRIERA

Çështjet e punës fillojnë të normalizohen dhe rikthehet një ekuilibër i rëndësishëm. Ndërkohë që elikpset e Shkurtit dhe të Gushtit qëllojnë në çështjet e punës dhe çështjet ekonomike dhe në këtë periudhë duhet të tregoheni mjaft të  kujdesshëm. Muaji i eklipseve, këtë muaj do t’ju shfaqen vështirësi. Komunikimi paraqitet të vështirësohet dhe fjalët janë të pamundura të funksionojnë. Ankthi siç e dini mirë ju rëndon në problemet që do të keni me karrierën tuaj. Do të keni një marrëdhënie të re pune me persona të shenjës së dashit. Vendosmëria e tyre do t’ju ndihmojë shumë më tepër se ç’mendoni ju. 2008-ta ju favorizon sido që të jetë për të përmirësuar jetën tuaj. Muajt e verës kërkohet që të qartësoheni në lidhje me punën. Gjatë këtij muaji në përmirësim do të jetë dhe shëndeti edhe gjendja juaj shpirtërore. Edhe fundi i vitit nuk parashikohet të jetë i favorizuar. Çështje pune do ju shqetësojnë dhe do ndjeheni se nuk mund t’i jepni dot zgjidhje. Kjo do ju stresojë dhe ky stres do të dominojë në shëndetin tuaj për të cilin duhet të tregoni mjaft kujdes. Nëse bëhet fjalë për transferime duhet të tregoni përsëri kujdes. Së fundi jeta juaj erotike tregon shenja përmirësimi si dhe çështjet ekonomike. Pra ju të shenjës së Gaforres, duhet të bëni shumë kujdes në lidhje me çështjet e punës dhe karrierës.

 

DASHURIA

Vit interesant dhe sensibel për fushën sentimentale. Gjithashtu ekziston një mundësi që të shfaqet një person i ri në jetën tuaj, që do të qëndrojë për disa vite. Keni shanse të arrini saktë një balancim. Gjithë energjia që ju do të harxhoni në këtë njohje, do të bëjë që ju të njihni një dashuri të mrekullueshme, që ndoshta do të jetë dashuria e jetës suaj. Do të harxhoni shumë kohë duke reflektuar mbi këtë surprizë të këndshme që do të ketë viti 2008 për ju.

 

LUANI (23/07 - 22/08)

 

E PËRGJITHSHMJA
Viti 2008 fillon mjaft dinamik dhe pasionant për ju, ndryshe nga ai që keni lënë pas. Do të jetë fillimi I vitit një periudhë e favorshme për të bërë ndryshime rrënjësore sidomos në çështjet familjare dhe sidomos ato financiare. 2008-ta ju pret me situate të reja dhe ndoshta ju detyron të ndërroni zakone të vjetra duke bashkëpunuar në grup. Këtë vit do keni mundësi për të marrë më tepër përgjegjësi dhe natyrisht për më tepër zgjidhje. Ky ndryshim nuk duhet t’ju trembë përkundrazi duhet ta pranoni me kënaqësi. Mirë do jetë që të përgatiteni psikologjikisht Rreth pranverës do të ndiheni më të sigurtë për një investim që doni të bëni dhe sidomos në qoftë se kjo është ajo çka keni dashur të bëni prej kohësh. Edhe pse rreth mesit të vitit do të preferoni të arrini një marrëdhënie të shkëlqyer, jo gjithçka do të varet nga ju. Rreth fundit të verës, çështjet tuaja personale do të jenë më të thjeshta për t’u zgjidhur, pasi do t’ju karakterizojë një energji pozitive. Nuk përjashtohet një mundësi e mirë për të bërë një udhëtim të këndshëm dhe me të papritura. Pak kujdes me shëndetin dhe gjendjen tuaj fizike gjatë fundit të vitit.

 

KARRIERA
Do të jetë viti i duhur për të vlerësuar dëshirat tuaja reale në çështje profesionale dhe për të zgjedhur atë çka është më e mirë për ju. Ato profesione që do të kenë lidhje me marrëdhëniet me publikun apo me mjekësinë, do të jenë më të favorizuarat e yjeve gjatë pjesës së parë të vitit. Megjithatë, periudha e verës do të jetë e begatë për të nisur një punë që ndoshta nuk e keni menduar më parë, por që në realitet do të rezultojë e suksesshme. Për ata që merren me biznes do të jetë një periudhë fitimprurëse mesi i vitit. Keni punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të patur burimet e nevojshme të të ardhurave, ndaj gjatë këtij viti do të kuptoni se këto të ardhura do të vijnë nga Nnjë burim i papritur, por edhe mjaft domethënës për ju. Megjithatë, gjatë punës tuaj nuk duhet të harroni edhe bashkëpunimet të cilat janë jo më pak të favorshme për punën tuaj.

 

DASHURIA
Keni kaluar mjaft ndryshime në jetën tuaj personale në të kaluarën dhe tani prisni me padurim që gjithçka të ndryshojë në lidhjen tuaj. Ky vit ju sjell më tepër kënaqësi, buzëqeshje, netë romantike si dhe lidhje të reja. Çdo akitivitet i këndshëm që do të ndodhë gjatë periudhës së verës, do t’ju ndihmojë ju dhe partnerin tuaj të forconi më tepër jo vetëm lidhjen tuaj, por edhe mënyrën tuaj të komunikimit. Brenda dëshirave tuaja të fundit të verës, do të jetë edhe një celebrim i mundshëm. edhe pse për shumë prej jush, nuk do të jetë e lehtë të arrihet kjo, mos u frikësoni. Mundohuni t’i shfaqni hapur dëshirat tuaja edhe pse ato ndonjëherë do t’ju duken si të pakuptimta. Fundi i vitit do të jetë edhe finalizimi me sukses i një situate të ndërlikuar dhe mjaft sekrete që keni kaluar në lidhjen tuaj. Dëshira për të qenë më të lidhur me familjen dhe çështjet familjare, do të jetë një hap pozitiv për shumë prej jush që keni kaluar një periudhë disi të turbullt gjatë vitit që latë pas.

 

VIRGJERESHA (23/08 - 22/09)

 

TË PËRGJITHSHME
Fokusimi i Virgjëreshës për vitin 2008 zhvillimi, krijimi dhe përpjekja për të ruajtur sensing njerëzor të plotë. Liria personale do t’ju bëjë që të aktivizoheni më shumë për të njohur persona të rinj për të zgjeruar shoqërinë tuaj me ndryshimet që paraqiten. Disiplina juaj do ju ndihmojë për të përmbushur detyrimet që të përkasin personalisht. Do të jeni një krijues pasionant, brilant dhe i qartë me idetë tuaja praktike duke i treguar personave publik dhe talentin tuaj të jashtëzakonshëm që do ju karakterizojë gjatë vitit 2008. Do bëni një ndryshim të menjëhershëm, për sa i përket aktiviteteve fizike duke i ushtruar me shumë pasion. Do influencoheni pozitivisht nga yjet për të bërë ndryshime në ambjentin e shtëpisë tuaj, duke krijuar një atmosferë më relaksuese dhe të ëmbël. Të rejat nuk do t’ju mungojnë rreth jetës sentimentale ku romanca juaj paraqitet me ndryshime të menjëhershme dhe të sigurta. Nga fundi i vitit 2008, ju do ndiheni më shumë të intersuar të shijoni luksin dhe rehatin tuaj – është koha më perfekte për nisur pushimet pasionante me partnerin tuaj.

 

KARRIERA
Puna juaj paraqitet si zakonisht, por që do jeni të mbushur me shpresën që duhet të luftoni dhe të punoni me shumë mundim për të arritur në nivelin e duhur, dhe kjo do bëhet si një obsesion në shumë detaje. Përpiquni që të jeni më të qetë kur të ndërmerni një projekt që do jetë fitimprurës për ju. Krijojini vetes një atmosphere kënaqësie dhe mos u pezmatoni me punën që ju duhet të bëni nuk keni pse ta dramatizoni situatën e papëlqyer të punës tuaj. Duhet të mbani mend që rrjedhimisht do jeni pak keq në fillim të vitit, por duhet të qetësoheni se ndryshimet do vijnë si pasojë e punës tuaj ritmike dhe energjike. Në pranverë, do të gjeni një bashkëpunim më të mirë dhe shumë ndryshe me persona më të kualifikuar profesionalisht. Do ju nevojitet që të merrni një autorizim në pjesëmarrjen e një evenimenti shumë domethënës të karrierës tuaj. Duhet të keni parasysh që ju duhet një aktivizim për të ecur me shumë larmi në rrugën tuaj të nisur, ku dhe duhet të kultivoni më shumë idetë tuaja.

 

DASHURIA
Shumë ndryshime të jetës tuaj sentimentale parashikohen për vitin 2008. Ju nevojitet që të jeni dhe më harmonik në marrëdhënien tuaj për të përforcuar dhe më shumë ndikimet negative që mund të paraqiten. Duhet të dini si ta transformoni marrëdhënien tuaj duke qenë më energjik dhe të ndryshoni ritmin tuaj të përditshëm, më pas interesimi i partnerit do përqëndrohet tek ju. Personat që ndihen të vetmuar do kenë shansin që të shijojnë momentet e propozimeve shumë sensuale që parashikohen në pranverë. Pjesëmarrja në festat e ndryshme mes personave të shumëllojshëm do ju mundësojë një lidhje erotike të dëshirueshme. Jeni në kërkimin e dikujt që t’ju bëjë të shijoni çdo moment dhe kalendari juaj të jetë shumë i ngarkuar për gjithë vitin në axhendën tuaj. Familja do jetë shumë e rëndësishme për ju për këtë vit, dhe përfundimisht do ndjeheni të falënderuar duke kompletuar jetën tuaj. Në fund të vitit, tërheqja juaj pasionante dhe dëshira e pamunguar do ju bëjë që të shijoni frutet e saj me personin e duhur.

 

PESHORJA (23/09 - 23/10)

 

E PËRGJITHSHMJA
Ky vit do të shërbejë më tepër për të gjetur pikat e duhura nga ku do të niseni për të bërë një sipërmarrje të nevojshme. Do të bëni ndryshime të nevojshme dhe pozitive për sa i përket çështjeve tuaja familjare, si blerja e një shtëpie ose ridekorimi i saj. Kjo do të jetë më e favorshme gjatë pranverës atëherë kur planetet do të pozicionohen në shenjën tuaj. Periudha e verës do të jetë mjaft pozitive për të lindurit në shjetëditëshin e parë. Një manifestim i vlerave tuaja reale dhe gjithçka do të jetë pozitive për ju. Një person i rëndësishëm jo vetëm do të hyjë në jetën tuaj, por edhe do të ndihmojë për të gjetur qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe familjare. 2008-ta është një vit që do përqëndroheni më shumë në çështjen e sigurisë së jetën tuaj. Në jetën personale do arrini në një pikë ku do zyrtarizoni situatat për t’u ndier më të sigurtë. E sigurtë është që 2008-ta nuk është një vit shplodhës dhe sa më shpejtë t’a kuptoni aq më mirë do ecin gjërat.

 

KARRIERA
Ndryshimet do të vijnë tek ju në mënyrë të menjëhershme. Nënshkrime të reja ose nisja e një pune mjaft frytdhënëse, do të jetë ajo çka do të karakterizojë pjesën e parë të vitit. Edhe pse do të ndiheni disi të mërzitur me punën aktuale, duhet të prisni momentin e duhur për të shprehur talentin tuaj. Dhe yjet ju favorizojnë gjatë fundit të verës, ndaj edhe pak durim. Tregohuni të hapur me ata persona që kërkojnë ndihmë prej jush, pasi ky do të jetë vetëm fillimi i një mundësie të mirë në çështje të ardhurash. Bizneset do të jenë të favorizuara gjatë periudhës së vjeshtës, më tepër do të rekomandohen blerjet gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes nga bashkëpunimet me persona të panjohur të cilat mund t’ju çojnë edhe drejt një humbje. Ata që kanë profesion komunikimin dhe teknikën, do të jenë të përkëdhelurit e yjeve gjatë pjesës së dytë të vitit.

 

DASHURIA
Do t’ju karakterizojë dëshira për të patur një lidhje të qëndrueshme, dhe pse jo për të ndërtuar një familje me personin e zemrës. Çështjet sentimentale duken mirë sepse nuk do keni supriza jo të këndëshme. Është shumë pozitiv fakti që do vazhdoni të gjendeni mbi re dhe që do të donit zhvillime të mëtejshme Gjatë pjesës së parë të vitit do të karakterizoheni nga dëshira për të patur pranë një person të fortë tek i cili të mbështeteni, por kjo jo gjithmonë është në favorin tuaj. Ndaj yjet gjatë këtij viti ju këshillojnë të jeni me këmbë në tokë dhe të merrni më tepër përgjegjësi mbi vete. Pranojini ftesat që mund t’ju vijnë gjatë periudhës së verës pasi do të jenë joshëse dhe me vazhdimësi. Për ata që mendojnë të celebrojnë lidhjen e tyre, do të jetë e këshillueshme të zgjidhet fundi i këtij viti. Disa momente romantike do të mund të gjeni gjatë periudhës së vjeshtës, sidomos ata që janë shkëputur nga një lidhje e gjatë e vitit të kaluar. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi dhe të mos përsërisni të njëjtat gabime, por edhe të ndryshoni sjellje. Fëmijët gjithashtu do të luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e rrjedhës së këtij viti. Për shumë prej jush, lindja e një fëmije do të jetë e favorizuar.

 

AKREPI (24/10 - 22/11)

 

TË PËRGJITHSHME
Me hapësira pasioni parashikohet të jetë ky vit për ju, dhemshuria dhe emocioni sensibël do ju ndikojë që të ndihmoni persona të tjerë në familje,shoqëri apo anën profesionale.Përpiqeni që të përfshiheni rrënjësisht me shumë inteligjencë në bisedat direkte që ju paraqiten me persona të ndryshëm. Ju keni një forcë që ia dhuroni vetes shpirtërisht, ku me shumë filozofi arrini të eksploroni konceptet private të personave të tjerë. Do jeni shumë të interesuar t’i parashtroni idetë, dhe kjo do ju ndihmojë për krijimin e një situate të paqartësuar të punës tuja reale. Dëshira për të qënë të fortë dhe të sigurt do ju pushtojë për të qënë në kualitetin e duhur të anës materiale, dhe si të bëni më shumë para. Ëndrra juaj për krijimin sa më prefekt të shtëpisë tuaj do bëhet realitet duke marrë miratimin pozitiv të projektbanesës tuaj. Optimizmi që keni brënda vetes do jetë me burime përfituese. Gjithashtu dhe optimizmi që keni drejtim mardhënies tuaj bashkëshortore do ju bëjë të planifikoni udhëtime ekzotike të dëshiruara.

 

KARRIERA
Ky vit duket se do të sjellë vizione të qarta për sa i përket punës tuaj. Do të ndiheni me fat që keni një profesion nga i cili ndiheni të kënaqur jo vetëm financiarisht, por edhe moralisht. Për ata që janë në kërkim të një pune, duket se yjet do të shtrijnë dorën drejt jush, mbas marsit. Periudha e verës do t’ju motivojë prë të gjetur mundësi më të mira pune dhe sidomos njohje të reja. Mos u trembni nga një vështirësi profesionale, gjatë mesit të vitit. Shum ë shpejt gjithçka do të marrë formën e duhur dhe do të rrisë të ardhurat tuaja.Do të jetë e rëndësishme për ju të qëndroni në anën e më të fortit kur bëhet fjalë për një sipërmarrje të rëndësishme. Aftësitë tuaja jo vetëm profesionale, por edhe aktoriale duket se do t’ju ndohmojnë mjaft gjatë këtij viti. Do të kuptoni me lehtësi kur diçka nuk rezulton e susksesshme në punën tuaj apo kur dikush kërkon t’ju manipulojë. Tërhiquni menjëherë!

 

DASHURIA
Do të përjetoni gjatë pjesës së parë të vitit një dashuri të fortë romantike, edhe pse ende nuk ndiheni të sigurt për atë. Vini në përparësi të gjitha aftësitë tuaja, për të bërë për vete një person edhe do t’ju duket disi i vështirë apo një karakter i papërshtatshëm për ju. Për ata që kanë një lidhje të qëndrushme, do të jetë muaji shtator periudha më e suksesshme gjatë të cilës do të vendosni për të bërë një ndryshim.Edhe pse gjatë periudhës së verës do të ndjenjat do të vijnë të forta tek ju, ende nuk jeni të pregatitur për të pranuar propozimin e një personi, të cilin e keni konsideruar deri më sot si mikun tuaj më të mirë. Finesa dhe elegance do të jenë pika juaj më e fortë për të rifituar zemrën e një personi që e keni humbur prej disa kohësh. Megjithatë, yjet gjatë periudhës ës dimrit ju këshillojnë të jeni më të matur dhe të vëmendshëm. Ju e dini se ç’farë doni të arrini dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Mos mbani sekrete në lidhjen tuaj, pasi kjo do të sjellë vetëm probleme dhe vështirësi sentimentale.

 

SHIGJETARI (23/11 - 21/12)

 

E PËRGJITHSHME
Këtë vit, ju nevojitet ta provoni vetveten në çdo dëshirë tuajën absolute. Ju keni një natyrë shoqërore dhe ndiheni shumë të rehatshëm për të shijuar me dinamizëm grupimet sociale. Keni një personalitet të lartë vlerësimi ku ekziston idealizimi, jeni të arsyeshëm dhe kjo ju bën që të tërhiqeni nga aftësitë tuaja duke marrë bekime dhe urime nga personat e tjerë. Ju do ndiheni thellësisht të trasformuar në pozicionimin rreth parave duke i çmuar personalisht, seriozisht do mendoni rreth asaj çfarë do jetë e rëndësishme në jetën tuaj. Kërkoni që ta paraqisni vetveten duke e mbrojtur në çdo rrethanë dhe duke qënë më zotërues. Ju dëshironi thellësisht të arrini piksynimet tuaja duke diskutuar dhe me familjen tuaj, do eksploroni idetë duke mësuar dhe më shumë nga prindërit tuaj. Gjatë gjithë vitit do jeni të vlerësuar për mënçurinë tuaj duke kaluar dhe disa vështirësi që paraqiten. Gjatë periudhës së verës do ndiheni më afër lidhjes tuaj sentimentale, dashurinë dhe punën do e mbani të balancuar. Trasformimi i juaj personal është pak më larg se ndryshimi i jashtëm për këtë vit.

 

KARRIERA
Me zjarrin e ambicies dhe dhe sensin e perfeksionimit, ju do qëndroni të fortë në punë, ku do shijoni përgjegjësitë. Do arrini të realizoni me sukses dhe miratim profesionin tuaj ku do i përmbushni detyrat tuaja pa shteruar energjitë që keni. Këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të arrini përtej imagjinatës tuaj të vështirë. Ju dini ta bëni shumë mirë punën tuaj dhe me personat andikapatë, duke i ndihmuar ata në dëshirat që kanë dhe suksesi që keni ëndërruar do bëhet realitet.Sa më shumë dëshironi të përfshiheni nga mendimet e bukura, aq më praktik do jeni për të shpenzuar paratë për dëshirat tuaja. Mendimet do i keni të qarta në rrugën që kërkoni të arrini drejtim karrierës dhe do i trajtoni me rëndësi të veçantë. Do jeni të aftë të zotëroni menaxhimin me shumë mjeshtëri organizuese, duke arritur ta mbani biznesin tuaj të fortë dhe pa probleme anësore. Gjithashtu ju do jeni mjaf i efektshëm dhe në mënyrën sesi ta menaxhoni dhe kohën, prirjet nuk do ju mungojnë që të gjeni dhe kohën e duhur për tu relaksuar. Gjatë verës, do e gjeni veten të ngritur në karrierë duke ju vlerësuar për meritat tuaja që keni. Gjatë vjeshtës, ju do ndiheni mjaft të organizuar dhe më tepër energjik, por pushimet konsiderohet ti kaloni pak vonë, gjatë periudhës së dimrit të 2008-ës.

 

DASHURIA
Përpiqeni shumë për një perfeksion në dashurinë tuaj, përdorni ngrohtësinë nayrore dhe zbulojeni atë. Për të pasur një lidhje erotike, duhet të jetë e rëndësishme që të kërkoni një partner me energji të një niveli të lartë. Për ta pasur sa më afër partnerin tuaj, duhet t’i përgjigjeni me shumë sharm dhe komunikimi gjithashtu do paraqesë një vizion më të lehtë, për të qenë sa më ideal me partnerin tuaj. Do jeni pak ëndërrimtar këtë vit të 2008-ës; lejojini vetes që të frymëzoheni nga idetë shpirtërore dhe të krijoni një lidhje që do ndiqet nga forca e jetës tuaj. Fisnikëria dhe ngrohtësia juaj natyrale që keni, do ju bëjë që të tërhiqni mbas vetes tuaj shumë persona të seksit të kundërt dhe fati do qëndrojë me ju për një periudhë kohe.

 

BRICJAPI (22/12 - 20/01)

 

E PËRGJITHSHME
Do ndiheni shumë optimist, dhe do keni entuziazëm dhe besim në vetvete për vitin 2008. Ana financiare paraqitet e mirë, duke punuar me shumë intensitet dhe ide të reja. Dashuria që keni për kolegët e punës do jetë mjaft ndryshe nga sa parashikohet. Energjitë e mëdha që do keni do tërheqin shumë persona duke ju përkrahur më shumë në jetën tuaj. Gjithashtu dallohet ndryshimi i brëndshëm personal dhe pse nuk mund ta shfaqni jashtë vetes për vitin 2008. Ju gjithashtu angazhoheni në të vërtetë dhe me besim për të arritur qëllimin që i keni premtuar vetes tuaj. Njerzit do vlerësojë personalitetin tuaj ku ndihmoni me pastërti njerzit e tjerë. Duke qenë shumë spontan, shoqëria do ju shtyjë të angazhoheni me aktivitete të ndryshme. Gjatë verës, do e gjeni veten duke qenë më interesant dhe sensitiv në pamjet e natyrës dhe t’I përkushtoheni me shumë dashuri muzikës dhe pikturës. Shëndeti do lërë pak gjurmë në fillim, por gjatë përkujdesjes së nevojshme do përmirësoheni me pjesëmarrjen tuaj në aktivitetet fizike duke qenë dhe më energjik. Do përfitoni nga duke marrë disa leksione për njohjet shpirtërore sesi të relaksoheni dhe të jeni sa më universal. Do arrini të formuloni disa ide të reja, duke u frymëzuar nga një pikëvështrim i juaji.

 

KARRIERA
Fokusimi i juaj ju nevojitet që të analizoni projektet e reja që vijnë në rrugën tuaj, dhe do ju nevojitet të komunikoni me të tjerët me shumë autoritet. Do dëshironi që të jeni më të qartë dhe të lirshëm duke pasur më besim në vetveten tuaj. Unike dhe me begati do i keni idetë, ku totalisht do merrni urime për këtë. Fakti që jeni të mprehtë analizoni me vendosmëri dhe dini të komunikoni me mjaft mjeshtëri, ndryshimi vihet re në lirshmërinë e punës tuaj. Gjithashtu duke qënë më shumë i lirshëm dhe fleksibël në kryerjen e detyrave pa pritur të tjerët do realizoni objektivitetin tuaj. Maturia që dini mire ta zotëroni, me pak filozofi do ju bëjë dhe më të pavarur në karrierën tuaj. Fatmirësisht, duke qënë më kompetent, dini t’i përgjigjeni ndryshimeve që paraqiten në profesionin tuaj. Ke një dëshirë të mrekullueshme për të eksploruar, duke shijuar intrigat e subjekteve shkencore dhe disa nga mendimet të punës tuaj do perceptohen drejt përparimit. Sensi për të qënë sa më të organizuar shfaq një mënryrë interesi brënda horizontit tuaj.

 

DASHURIA
Sa më shumë të ndiheni të pavarur, dashuria përfundimisht do vijë në rrugën tuaj për vitin 2008. Do tërhiqeni mbas dikujt, ku vlerësimet tuaja bazohen duke qënë i vetë dijshëm në veprimet që do bëni.Do ndiheni të mbushur me energji kur të takoni dikë mjaft special dhe do ndiheni të afërt në një mardhënie erotike. Tolerancë dhe dipllomaci kërkohen nga ju për të arritur një lidhje harmonizuese të balancuar. Objektiviteti natyral që keni për këtë vit do jetë një përfitim për ju duke zgjeruar dhe zhvilluar mardhënien tuaj sentimentale në pjesmarrjen e disa aktiviteteve. Duke pasur besim në vetveten tuaj, aq më e mirë do jetë romanca juaj dhe entuziazmi përfundimisht nuk do jetë një pengesë në lidhjen tuaj. Ju do ndjheni mjaft të rehatshëm, duke realizuar këndshëm mardhënien tuaj intime dhe duke u ndjerë të plotësuar shpirtërisht.

 

UJORI (21/01 - 19/02)

 

E PËRGJITHSHME
Ju pëlqen të keni dëgjues të shumtë, kur flisni me pasion për artin dhe keni këndvështrimin tuaj për botën. Ndiheni shumë të bekuar kur shprehni hapur konceptet tuaja. Pëlqeni më shumë të përhapni idetë tuaja tek të tjerët sesa të jeni pjesë e komunitetit. Aftësitë tuaja për të jetuar ju bëjnë popullor në profesionin e jetës. Mirësjellja që ju i jepni të tjerëve, do t’ju kthehet me të njëjtën monedhë. Njerëzit do të vlerësojnë konsideratën dhe miqësinë tuaj. Ju keni nevojë të jeni të pavaruar dhe kështu do preferoni të punoni në biznesin tuaj. Ju lindë dëshira për të qenë ndryshe. Do të humbisni shumë energji duke u kujdesur për çdo detaj. Do t’ju duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet që keni. Do te çuditeni shumë për një sens të pazakontë dhe unik stilimi. Duke shpalosur krijimtarinë tuaj individuale do të bëhet një motiv i forte për të bërë ndryshime fizike në ambjentin tuaj këtë vit. Ju ndoshta do të doni të rilyeni shtëpinë tuaj. Misteri dhe artet janë shumë tërheqës dhe ju do të përfitoni duke i dhënë rëndësi zërit tuaj të brenshëm dhe të mësoni të ndiqni atë guide pa i dhënë rëndësi reagimeve përreth. Ju jeni të tërhequr nga misteret e pazbuluara të botës suaj dhe do ta shprehni këtë frymëzim me muzik dhe shkrim

 

KARRIERA
Që këtë vit ju po bëheni gati të keni sipërmarrjet tuaja duke e shprehur edhe më mirë veten tuaj. Ju e ndjeni veten shumë të zgjuar dhe do i kënaqeni kësaj. Ju do të besoni në frymëzimin tuaj dhe aftësitë që keni do ju ndihmojnë që të bëni më të mirën që ju dini dhe do sjelli një ndjesi të re në jetën tënde.Kjo do të ndikoj në kuptimin që ju keni për veten. Duke kuptuar nevojat sociale të të tjerëve do ju lindi dëshira për të shprehur veten në mënyrë globale ju do të frymëzoheni për të shprehur veten në mënyre individuale nëpermjet biznesit tuaj. Perceptimi juaj i mirë,mendje hapur dhe mentalitete të fortë ju bën juve të dilni mirë në punën tuaj. Do t’ju lindi nevoja të evitoni detajet e të përqëndroheni tek e tëra.Nga fundi i vitit do të ndjeni një ndryshim të madhë duke e ndarë punën tuaj me të tjerët. Ju do të merrni urimet që meritoni dhe e gjithë jeta do të ketë një kuptim të ri.Do të merrni një projekt të ri financiar këtë vit. Do ta gjeni veten duke punuar me shumë persona dhe fokusi juaj do të jetë tregu i ri.

 

DASHURIA
Do të keni një komunikim efektiv në marrëdhënie. Ju i vlerësoni personat që bien në monotoninë e realitetit. Ju ndjeni një lidhje të madhe midis paraqitjes dhe brendësisë së thellë dhe mistike të botës. Afrimiteti në mardhënien tuaj personale do të jetë shumë efektive këtë vit. Do arrini ta shprehni veten në mënyra të ndryshme në mardhënien tuaj dashurore. Do të ndiheni shumë pasionantë dhe shumë energjik që keni një mardhënie kaq të mbrekullueshme. Do të dalloni kofortësi për siguri vetjake dhe do të suprizoheni nga vetja juaj nga mënyra spontane që ju i komunikoni dashurinë të tjerëve.Do jeni të aftë të sillni mardhënien tuaj në një nivel të lartë këtë vit. E keni shumë të qartë në kokë idenëse si do të jetë lidhja juaj. Ju do të çuditeni nga kuptimi i shëndetshëm që do të marrin mardhënia juaj këtë vit dhe sa të zotë jeni ju të ndihmoni njëri-tjetrin, duke u mbështetur tek eksperiencat e të kaluarës.

 

PESHQIT (20/02 - 20/03)

 

E PËRGJITHSHME
Peshqit shquhen për krijimtarin e tyre të vazhdueshme dhe eksperiencat sociale unike.Do të ketë ndryshime në mënyrën se si ju do të perceptoni vete-veten këtë vit. Aftësia juaj për tu marrë me shumë gjëra njëkohësishtë do të vazhdoj sapo ju të përfshiheni në projekte humanitare. Ju keni jashtëzakonishtë shumë vitalitet dhe kurajo e gjithashtu një kuptim të shëndetshëm mbi veten tuaj. Zakonisht nxirrni anët tuaja më të mira dhe jeni posedues të një sharmi magnetizues.Ju pëlqeni të jeni aktiv fizikisht dhe me të tjerët. Keni mësuar të merrni shumë përgjegjësi duke qenë diplomatic dhe me takt. Aftësitë tuaja për këndvështrimet fëminore janë një krijim i mbrekullueshëm në paraqitje. Ndonjëherë ju do të ndiheni të pafuqishëm në drejtim të objekteve apo detyrave që nuk i kuptoni totalishte. Ju gjithashtu do të josheni të merrni pjesë në shumë aktivitete thjeshtë për t’u përfshirë në aspekte sociale, për t’u rrethuar nga njerëz gazmorë dhe të dashur. Detyra juaj është të bëni zgjedhje të vetëdijshme në këtë fushë dhe të përqëndroheni më shumë në objektivat tuaja të vërteta bazuar në vlerat dhe qëllimet tuaja të pavarura nga qëndrimet e të tjerëve. Gjeni lumturinë duke u lidhur me anët tuaja më të forta dhe duke ndihmuar njerëzit për të ecur së bashku.

 

KARRIERA
Ju jeni shumë të tërhequr nga shumëllojshmëria në karrierën tuaj dhe pëlqeni profesionet artistike.Keni një elegancë natyrale. Pëlqeni të punoni me njerëzit dhe ata vlerësojnë dhe respektojnë ndihmën dhe mençurinë tuaj. Imagjinata juaj kreative ka nevojë të përkëdhelet kur ju keni kohë të meditoni dhe të karikoni energjinë emocionale. Ju pëlqen të zhvilloni ndërgjegjen tuaj dhe dëshirën për ide të mëdha me vizion filozofik. Eksplorimi i ideve tuaja ju ndihmon për të patur një vizion mbi botën e për të punuar në të. Ju keni një pasion të madh për të përdorur ëndrrat tuaja që ato të reflektojnë të vërtetën rreth realitetit por duhet zgjuarsi natyrale për ta mësuar dhe ndarë me të tjerët. Ky vit do t’ju ndihmojë të mësoni mënyrat më të mira, për të drejtuar këtë energji në ndihmë të njerëzve. Ju krijoni harmoni në punën tuaj sepse duke patur të njëjtat qëllime dhe vizione do të bashkëpunoni. Nga fundi i vitit ju mund të përfshiheni në shumë ndryshime. Ju jeni burimi i aftësive kështu që kënaqjuni faktit të të qenit “shef”.

 

DASHURIA
Të dashuruarit shpirtërishtë dhe me mbështetje në marrëdhënien tuaj ështëmnjë nga qëllimet më intime.mEmocionet tuaja dhe intuita ju ndihmon të përktheni ndenjat tuaja. Ju ndjeni sikur keni një zë që ju flet dhe ju udhëheq kur arrini tek martesa dhe mardhëniet në përgjithësi. Ëmbëlsia juaj sensitive,sharmi sjellin të tjerët tek ju. Kjo është sidomos e theksuar gjatë verës, kur ju bëheni shumë të interesuar të uleni e të keni fëmijë. Siguria emocionale është e rëndësishme për ju dhe këtu do të nxirrni eksperiencën e viteve. Dëshira juaj për t’ju përkushtuar partnerit është e fortë, por ka dhe momente të vështira ku ju kërkoni të shpërtheni emocionet tuaja prandaj duhet të qëndroni shumë pranë në kohë të vështira. Është e rëndësishme për ju të keni ndonjëherë atë mbështetje të zgjuarsisë suaj mistike dhe intuitës, herë kërkoni qetësi dhe herë ndjeshmëri. Jeni persona me intuite natyrale dhe i shikoni gjërat nga një prespektivë, të cilën të tjerët nuk e shohin, sfidat që do ju sjelli eksperienca në marrëdhënien tuaj do t’ju mësojnë ta integroni dhe ekulibroni lidhjen dhe të krijoni më shumë harmoni në marrëdhënie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora