Mendime
Hajdin Islami: A do të jetë viti 2008 për Kosovën, si viti 1912
E hene, 24.12.2007, 03:33 PM
A do të jetë viti 2008 për Kosovën,si viti 1912?
Bashkimi Evropian (BE) në muajt e parë të vitit të ri 2008, me sa duket do të pasurohet edhe me një shtet të ri Kosovën e cila është e ndodhur gjeografikisht në Evropë por që problemi i saj i pazgjidhur i statusit është bërë temë diskutimi në qarqet më të larta botërore. BE-ja edhe SHBA-të kanë para vetës një nga sfidat më të mëdha çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Për, qytetarët e Kosovës ka mbetur vetëm një shkëndijë shprese tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës gjë që sipas të gjitha gjasave do të ndodh në muajt e parë të vitit 2008.
Për shumë gjëra viti në të cilin edhe pak ditë do të hyjmë do të jetë i ngjashëm me atë të 1912-s pasi sakrifica,heroizmi dhe kontributi i qindra mijëra luftëtarëve shqiptar, ëndrra shekullore e miliona shqiptarëve falë edhe Aleatëve tanë SHBA-së, BE-së dhe miqve të tjerë nëpër botë do të bëhet realitet pasi që do të lind shteti i ri i Kosovës por mos e dhashtë Zoti që të ndodh skenari i njëjtë si në vitin e Pavarësisë së Shqipërisë kur disa treva shqiptare mbeten jashtë shtetit të ri shqiptar, e kjo si opsion ekziston edhe tek çështja e pa zgjidhur e Kosovës pasi problem serioz do të paraqet pjesa veriore e Kosovës më konkretisht Mitrovica veriore e cila është e banuar me serb të cilët disa herë kanë paralajmëruar se edhe ata do ta shpallin pavarësinë e pjesës veriore të Kosovës, ekstremistët serb po bëjmë çmos që t’i frikësojnë banorët shqiptarë që ndodhen në atë pjesë me qëllim të realizimit të planit të tyre dëbimin e atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në atë pjesë.
Disa shtete të fuqishme dhe me ndikim të madh në politikën botërore ka kohë që janë rreshtuar për krah pavarësisë së Kosovës pro planit të Martti Ahtisarit që Kosovës automatikisht i jep pavarësi të mbikëqyrur. Për vazhdim të bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve janë deklaruar Serbia së bashku me aleatin e saj tradicional Rusinë të cilat janë shprehur hapur se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Një hap para drejt pavarësisë së Kosovës dhe qëndrueshmërisë së shtetit të ri të Kosovës nga njohës të mirë të politikës është konsideruar edhe vendosja për ardhjen e Misionit të ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, ardhjen e Misionit të ri të BE-së në Kosovë e kanë përkrahur edhe politikanët shqiptar të Kosovës, ndërkaq ata serb e kanë kundërshtuar ashpër këtë mision, që sipas tyre është i pa ligjshëm.
E përgatiti: Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)