Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Gani Mehmetaj, përgjegjës i gazetës “Bota sot” për Kosovë
E enjte, 06.12.2007, 06:49 PM
Më fort të kam besuar ty sesa vetvetes për orientim e për kritere, prandaj po të pyes me habi:
si ju shpëtoi ky skandal!?!
/Apo keni qenë të urdhëruar nga lart, në frymën e keqe të koalicioneve!?/
Nga Mr. sc. Kadri Osmani-Mani
“Ky nuk është roman historik tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohen e herë këmbehen, gjithnjë në varësi nga qëllimi i autorit për t’i bërë më të mbuluara apo më të zbuluara ngjarjet e personazhet e ndryshme në të. Kjo e bën strukturën e romanit më të përbërë e kjo do të thotë, njëkohësisht, më të thelluar kuptimisht dhe artistikisht.”
(Nga parafjala e Rexhep Qoses, te libri i Reshat
Sahitajt: JETA E DYFISHTË, Prishtinë, 2005)
Te gazeta “Bota sot”, e datës 3 dhjetor 2007, f. 22, nga bashkëbiseduesi Enver S. Morina, është botuar në një faqe të plotë Intervista me socialistin e rrënjosur Reshat Sahitaj, kinse bashkëpunëtor i Enver Hadrit, ama dihet se i ndjeri Enver s’ka qenë socialit!!
Kadri Mani
E theksuam vlerësimin e Recensuesit, si informatë për lexuesit tanë se kemi të bëjmë me orientimet antidemokraci dhe për të përgënjeshtruar se ai libër nuk është “roman”, por a-zh publicistikë tendencioze antiinstitucionale!
Pra, në tavolinë kam edhe gazetën edhe librin, si dy kufoma të vdekura e të pa kaluara!!
Dhe për ironi të ironisë, kur Reshat Sahitajt ia do puna, del aq pakurrizor, sa edhe ta “përkrahë” Dr. Ibrahim Rugovën:
“Njerëzit që kurrë në jetën e tyre nuk kanë bërë një punë edhe më të vogël kombëtare e bile as nuk janë marrë me shkrime tash shkruajnë libër për biografinë e Enver Hadrit jo për ta ngritur punën e Enver Hadrit por për ta zhvlerësuar dëshmorin që kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova e dekoroi veprimtarinë patriotike të Enver Hadrit.”- ja se si kanë rënë në kurthet e veta autori dhe recensuesi, nismëtarë të Revolucionit të Vonuar Demokratik dhe të Domateve të Granatuara Demokratike!!
Përse hedhin romuze sikur ajo gruaja e përdalë prej përtej gardhi: mbamani kopilin t’i them lavire sa nuk më ka thënë!
Përse nuk ia përmend emrin e autorit të librit për Enver Hadrin, Halit Elshanit, i cili e përuroi librin e vet më 1.12.2007, në Pejë, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, zotit Ali Lajçi!?
Pra, nga libri që nuk është roman po publicistik, po shënojmë ca nga titujt:
PRISHTINË, 1975, PRISHTINË, 19 SHKURT 1975, LANDOVICË, MOTEL “VLLAZNIMI””, QERSHOR, 1975, PRISHTINË, 23 NËNTOR 1975, ORA 14. 05, NË RRETHINËN E BEOGRADIT, 25 NËNTOR, 1975, SUHAREKË, 27 NËNTOR 1975, ORA 8. 30, NË ODËN E SHABAN MAZREKUT, 5 DHJETOR 1975, BREZOVICË, 17 DHJETOR, 1975, PRISHTINË, 27 JANAR 1976, PRIZRE, 26 PRILL, 1976, HOTEL-RESTORANT “ALBANIA” BEOGRAD, 24 PRILL, 1990, PRISHTINË, 20 MAJ 1990... dhe po ndalemi në faqet 110-123:
“NË BARAKËN E SHKRIMTARËVE, PRISHTINË, FUND MAJI, 1990
Shefit të shefave gati sa nuk po ia digjte gishtat cigarja e nuk po e kuptonte. Kishte hedhur shikimin matanë dritareve të barakës së shkrimtarëve. Nuk dinte, nëse shikimin e kishte përqendruar në diçka konkrete apo askund. Në të vërtetë shefi as që vërente se atë ditë po rigonte një shi i imtë dhe bënte ftohtë. Nuk dëgjonte as zhurmën e qytetarëve që ishin mbledhur për të dëgjuar deklaratën e tij të fundit të javës. Pjesa e parë e turmës fillonte që nga praku i zyrës se shefit dhe përbëhej prej bashkëpunëtorëve të tij, pastaj prej truprojave të shumta që bënin përzgjedhjen e gazetarëve për t’ë hyrë brenda. Pjesa tjetër ishin qytetarë të thjeshtë dhe kalemxhinj, që gjithë shpresat i kishin të varura të fjalimi i shefit. Këtyre nuk u lejohej të afroheshin as ne oborrin e selisë së shefit. E vargu i hallexhinjve shkonte deri te banka e Lubjanës e, mbase, edhe më larg.
Oborrtarët e shefit ecnin nëpër korridor dhe, herë pas here, dilnin të shikonin popullin kah dridhej nga të ftohtit dhe shiu. Me qëndrim pompoz ia lëshonin një sy turmës dhe prapë hynin brenda pa thënë asnjë fjalë. Sa herë ndonjë oborrtar i shefit dilte(,) truproja të shumta i shtynin njerëzit që të lironin rrugën. Kishte raste kur edhe bërtisnin dhe akutonin njerëzit që nuk lironin rrugë.
-Lirojeni rrugën! A nuk po shihni se kush po del!?! – foli me zë një truprojë musteqazi dhe trupshkurtër duke nxjerrë gjoksin përpara, sikur donte të tregohej më i gjatë se ç’ishte. Kishte bindje se ishte njeriu më i fortë ne Kosovë. Për të thuhej se ishte karateist i shquar dhe se kishte fituar disa medalje ne gara ndërkombëtare. Flitej se ishte shok i Zhan Klod Vandamit dhe, sa herë ndami shkonte ne Bruksel për të vizituar prindërit, takohej edhe mustaqeziun. Nuk dihet se kush i përhapte fjalët, por as që ishte me rëndësi, sepse populli kishte dëshirë që çdo gjë të ishte e vërtetë. Sikur dëshironin që të ishin të vërteta edhe premtimet e shefit të shefave, kur u thoshte se pavarësia e vendit do arrihet brenda pak muajve.
Po këta nuk po shkojnë askund, po dalin deri te dera dhe po hyjnë përsëri brenda! – tha një i moshuar që të arsyetonte moslëvizjen e tij nga vendi. Plaku nuk e kishte parë të nevojshme të lironte rrugën, sepse askush nuk dilte as nuk hynte.
Ti don me na mësue neve, a? Hup nga këtu, se copa e grimë të baj tash!- iu kërcënua truproja. Plaku, uli sytë për tokë dhe u largua ngadalë. Mendoi me vete se bëri gabim të rëndë që ishte përzier ne punë të shtetit, por tani ishte vonë. Vendosi të largohej para se të rrihnin truprojat, kur ndjeu një të goditurën kokë e pastaj edhe dy-tre grushta të tjerë që e shtrinë përtokë. Në oborrin e ngushtët barakës u bë një zhurmë e madhe. Njeriu që e goditi plakun se plaku ishte një provokator që nuk ia donte të mirën endit. Turma filloi të bërtiste: “Poshtë tradhtarët!”. Vetëm për disa minuta trupi i plakut kalonte prej një shkelmi në tjetrin e prej një grushti në tjetrin, derisa u gjet jashtë turmës buzë një ndërtese, përballë bankës së Lubjanës. Dy javë më vonë u mësua se nga plagët e marra plaku kishte vdekur. Askush nuk mund të dinte se pse oborrtarët tregonin trupin e tyre deri te dera e hynin brenda. Dikush tha se, mbase po e prisnin ndonjë delegacion të huaj. Një tjetrit i shkoi ndërmend se oborrtarët dilnin vetëm për t’u ekspozuar para masës që të tregojnë se sa afër janë me shefin. Vërtetë, të ishe afër shefit ishte një privilegj që nuk e gëzonin miliona qytetarë. Sa më afër shefit njeriu gëzonte privilegje të shumta, si për shembull: nuk paguante në restorant, mblidhte të holla, pak për vete e pak për partinë e shefit, mund të shëtiste kudo e policia nuk e shqetësonte, mund ta kapnin kamerat televizive dhe pastaj ne mbrëmje d mburrej para gruas dhe fëmijëve se di shumë gjëra rreth shefit ecurisë politike.
Tamam kur cigarës po i afrohej fundi, shefi ndjeu nxehtësinë ne mes të gishtave dhe, largoi me shpejtësi sytë nga dritarja. Hodhi cigaren e pashuar në shpuzore dhe vuri gishtin në tëmtha. Ishte thelluar në botën e tij të brendshme, duke lundruar në kohë dhe hapësirën imagjinatave. Kishte përshtypje se jeta kishte kaluar shpjet dhe i ngjante një ëndrre. Nuk ishte në gjendje ende të dallonte, nëse ishte ëndërr apo në zyrën e tij që kishte punuar vite të tëra. I kujtoheshin ditët, kur për herë të parë kishte shkelur rrugët e qytetit. Kishte mbetur i mahnitur nga lartësia e ndërtesave dhe grumbulli i njerëzve. Nuk mund ta merrte me mend, se si prej një fshati të rëndomtë, arriti aq shpejtë të ngjitej në majën e piramidës kulturore dhe politike të vendit. Kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të vinte dita, ku mbi shtatëqind e pesëdhjetë mijë njerëzë ishin në gjendje të vdisnin për fjalën e tij. Ktheu një gllënkë konjak dhe u ngrit duke ndezur cigaren tjetër. Bëri disa hapa dhe ia dha gazit. Qeshte si një fëmijë. Imagjinonte grumbullin e shtatëqind mijë njerëzve dhe veten e hipur në maje të Bjeshkëve të Nemuna, kur u thoshte: “Përpara!” E pastaj ngrinte dorën në shenjë të ndalimit, e turma ndalej në heshtje. Heshtja vazhdonte, ndërsa shefi e kthente shpinën. Pas shpinës së tij dëgjonte zëra të lehtë që thonin: “Jetë të gjatë për shefin! Shefin e ka dërguar perëndia që të na i zgjasë vuajtjet tona! Në botën tjetër do të gëzojmë kënaqësinë e përjetshme! Nuk ishte në gjendje të kuptonte, nëse ëndërronte, apo ishte ndonjë zë që i vinte nga brendësia e shpirtit.
-Shef, gazetarët kanë filluar të ikin!- u dëgjua zëri i truprojës.
Mustaqeziu hynte në zyrë pa trokitur dhe kur ia donte kënda. Oborrtarët nuk mund të hynin pa leje të truprojës(,) në të vërtetë, nuk dinin asgjë për aktivitetet e shefit, por në sy të popullit tregoheshin se janë të informuar për çdo gjë. Kur ndonjëri prej tyre gjendej në shtrat me dashnoren dhe ajo e pyeste për punët e politikës, oborrtari e ndjente për turp të mos i përgjigjej. Ishte turp t’i tregoje se nuk dinte asgjë, sepse as vetë shefi nuk dinte se ç’thoshte.
Jam duke menduar!
Truproja doli nga zyra dhe u tha gazetarëve se shefi ishte dke zhvilluar një intervistë me një gazetar të huaj. U tha të shpërndaheshin, sepse intervista do të zgjaste për arsye të ndërprerjeve telefonike.
Ndoshta Beogradi qëllimisht po ia ndërpret lidhjen telefonike!- tha një gazetar.
-Kjo është e sigurt! Ata nuk dëshirojnë që drama kosovare të njihet në Evropë! – shtoi gazetari tjetër.
Pasi gazetarët dhe oborrtarët dolën, turma u kthye qetësisht nga kishte ardhur.
Në orët e vona të natës, ndërsa po i shknte në fund shishes së dytë të konjakut, shefi mezi zbërtheu kopsat e pantollave dhe ia lëshua shurrës në qoshe të zyrës. Përveshi pantollat gjysmë të lagura dhe u shtri në tokë. Truproja, të cilën gati e zinte gjumi në zyrën tjetër, u ngrit dhe shkoi në zyrën e shefit. Mori një leckë e pastroi urinën nga dërrasat e parketit dhe e hapi dritaren që të ajrosej. E kapi për krahu shefin, e futi në veturë dhe e dërgoi në banesë.”- ky pra qe njëri nga tregimet e “romanit” të autorit- Korb Kukuvajka dhe e recensuesit- Kukudh Kukuvriqi!! Dhe të stërvinarëve të tjerë!!