Mendime
Albert Shabanaj: Angazhimet e Serbisë për tu kthyer ne Kosovë janë kërcënime serioze
E shtune, 26.06.2010, 09:59 PM
Angazhimet e Serbisë për tu kthyer ne Kosovë janë kërcënime serioze
Nga Albert SHABANAJ
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite nga përfundimi i luftës në
Serbet, nga pozita e shtetit të demonizuar me përkrahjen e Rusisë dhe shume shteteve evropiane, ka arritur të fitojë përkëdheljen, madje edhe bashkëpunimin e pa rezervë të gjitha shteteve perëndimore. levë kjo e cila nuk duhej te ndodhte pas gjithë asaj te kaluarës se tyre nga njëra ane dhe ana tjetër pa asnjë lloj kushtëzimi...
Zvarritja e zgjidhjes së statusit fatlum të Kosovës, në radhë të parë duhet kërkuar te udhëheqja jone për shkak të mungesës së vigjilencës dhe papërgjegjësisë politike,hutia tyre pas interesave materiale dhe karrieriste bëri që Serbet të fitojnë në kohë, të presin gjersa te arrijnë miqtë e shumte te tyre evropian, qe ta përçaj vijën e kuqe te politikes preventive Amerikane për Ballkanin dhe e gjithë ai arsenal përkrahës te shndërrohet ne bumerang për te ardhmen tone!... Nga ana tjetër
Unë besoj fuqishëm se jo rastësisht kryeprokurorja Del Ponte ka fshehur dokumentacionin, ne të cilat dëshmohej fajësia Serbosllave lidhur me gjitha krimet ne Ballkan. Nuk po me kujtohet cila gazet kroate, ka sjellë fakte që dëshmojnë se prokurori i Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër kryekriminelit Millosheviq, emri i te cilit nëse nuk gaboj ka qen Nice, pasi që ishte konstatuar se Serbia vetëm në mënyrë indirekte është përgjegjëse për krimet në Srebrenicë, e pat akuzuar Carla del Ponten se në bashkëpunim me Beogradin i ka fshehur-zhdukur gjitha dokumentet të cilat flisnin dhe dëshmonin inkriminimin dhe lidhjet e Serbisë direkte me krimin dhe gjenocidin ne Ballkan.
Jo rastësisht është hequr dorë nga arrestimi i kryekriminelëve: Mladiq dhe Haxhiq, edhe pse retorika verbale në këtë drejtim vazhdon të jetë e përditshme me veprime qesharake.
Sipas mendimit time,këto dhe shumë e shume fakte të tjera flasin për një politikë perfide dhe hipokrizie të qarqeve evropiane, të cilat duke e përkrahur pa rezervë Serbinë, po e shprehin qëndrimin e tyre të papërmbajtur antishqiptar ne radhe te pare dhe antiamerikan, për shkak se Uashingtoni si i vetëm ka mbetur përkrahës besnik të opsionit të shkëputjes së Kosovës nga terrorizimi dhe kolonializmi serbosllav.
Nga kjo pozitë tepër e favorshme , e përkrahur fuqishëm nga e ëma Rusi, por edhe nga shume shtete evropiane,
Ulërimat serbo-sllave për destabilitet dhe kërcënim ndaj Kosovës janë të brumosura ne Kremlin politika këto strategjike dhe hegjemoniste sllave në Ballkan, të cilat mbështeten fuqishëm edhe nga shume shtete Evropiane, politikisht,moralisht dhe financiarisht .
Pra këto forca demonësh po përgatiten ta shfrytëzojnë momentin e duhur, për të demonstruar mllefin dhe forcën kundër shqiptarëve në Kosovë fillimisht dhe me pas gjithë andej trojeve etnike shqiptare. Serbet e kane mire te njohur faktin se shqiptarët në Ballkan nuk kanë te krijuar politikë dhe strategji unike kombëtare dhe nuk mund të veprojnë si tërësi e organizuar, me qëllim për t’ u mbrojtur nga agresionet eventuale dhe serbo- sllave në përgjithësi. Në mungesë të këtyre fakteve, forcat sllave janë te nxitura për edhe një lufte me shqiptaret,por kësaj radhe pa Amerikën ne anën tone mesa mund te parashikohet, meqe Amerika ka hallet e veta me mbeturina njerëzore te njohur si terrorist Islam.
Në një te ardhme jo te largët Kosova do të gjendet përballë sfidave shumë të rrezikshme,përballë demonëve sllave, pavarësisht se në vend ndodhen të dislokuara forcat paqeruajtëse të KFOR-it, të cilat janë zotuar se do ta ruajnë paqen dhe stabilitetin nga ekstremistët e cilësdo palë.
Populli ynë duhet te di se këto forca janë tepër heterogjene për nga prejardhja nga njëra ane dhe nga ana tjetër te ndara politikisht... Radhazi populli duhej ta dije se, edhe ne Srebrenic ishin kështu forcash ku jo vetëm se u krye gjenocidi mbi boshnjak, por forcat paqeruajtëse atje,u nënshtruan dhe u marruan pa asnjë reagim me te voglin përballë ushtrisë kriminale serbe!!!
Gjatë viteve të pranisë së këtyre forcave, kemi pasur rast të shohim dhe të bindemi në qëndrimet dhe veprimet e tyre separatë, duke veçuar me këtë rast agresivitetin e disa qarqeve të huaja ushtarake, kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ky agresivitet selektiv është shprehur në mënyrën më brutale,qofte edhe në protestat e ndryshme te qytetareve shqiptare. Kurse ne veri nuk bëhen te gjalle fare edhe pse ka nevojë me shume se kudo tjetër për rend,qetësi dhe ligje. Unë besoj se, në rast të trazirave do të ndodhin skenarët e paragjykuar dhe gjendja shumë lehtë do të dalë jashtë kontrollit, ngase klasa politike, e cila nuk e ka mbështetjen e më shume se 35-37% të popullatës, nuk ka kredibilitet të duhur, as aftësi për të frenuar zemërimin dhe dëshpërimin e popullit, në rast të përpjekjeve të forcave terroriste-ushtarake serbe për të depërtuar në Kosovë, qoftë nga ndonjë marrëveshje e dale eventualisht nga bisedimet qe dot mbahen se shpejti apo ne mënyrë ilegale.
Kërcënimet e Serbisë nuk janë të panjohura për ne, as qe kanë mbetur vetëm një shëmti e së kaluarës, sikur qe përpjekën dhe pretendojnë të na bindin politikanët tone të papërgjegjshëm te hutuar prapa tenderëve dhe marrive tjera personale... Ndonëse unë kame frike se,këto kërcënime së shpejti mund te na bëhen reale, ashtu si edhe ne te kaluarën edhe kësaj radhe do të na gjejnë krejtësisht të papërgatitur dhe te pambrojtur meçe forcat e KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare dhe policisë vendore gjatë viteve të pranisë së tyre kanë çarmatosur shqiptarët,për derisa Serbia ne vazhdimësi ka armatosur serbet!!! Megjithëse, shqiptarët nuk do të dorëzohen, ata sërish dot përballen me armikun, ndërsa profiterëve dhe sejmenëve politik asnjë dite nuk do ti mbaj toka e Atdheut. Do të ishte mire dhe fat për vetë serbët nëse këto ulërima mbesin vetëm pjesë e ulërimave dëshpëruese të kreut politik dhe ushtarak të Serbisë fashiste.