Shtesë » Lajme
Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010
E hene, 22.02.2010, 09:55 PM
| 
 | Kemi konfirmimin e rreth 100 shteteve se janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, menjëherë pasi që ne ta shpallim atë. Do të kemi njohje masive dhe të fuqishme, Hashim Thaçi, kryeministër, 8 shkurt 2008 | E PAVËRTETË 
 | 
| -         
  2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, 
  Kosovën e kanë njohur 65 shtete, 35 më pak sesa kryeministri kishte
  premtuar se do të ndodhte menjëherë pas shpalljes. -         
  Njohje masive dhe të fuqishme Kosova ka pasur vetëm në shkurt e mars
  2008, kur është njohur nga 35 shtete -         
  Në vitin e parë të pavarësisë Kosova është njohur nga 53 shtete, në vitin
  2009 nga 11 shtete, dhe në vitin 2010 nga 1 - Edhe në faza të tjera, kryeministri ka paralajmëruar njohje të fuqishme e masive që nuk kanë ndodhur asnjëherë | ||
| 
 | “Problemi ynë i vetëm në
  raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila vazhdon politikën e saj agresive
  kundër Kosovës.” Fatmir Sejdiu, President, Fjalimi në Kuvendin e Kosovës, 17
  shkurt 2010 | 
 | 
| -         
  Edhe pse janë vendosur marrëdhënie diplomatike
  me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marrëdhëniet nuk janë të nivelit të duhur -         
  As me Maqedoninë e as me Malin e
  Zi, 1 vite e disa muaj pas njohjes, nuk janë shkëmbyer ambasadorët -         
  Mali i Zi pohon se i ka dy çështje
  të pazgjidhura me Kosovën: e para, njohja e malazezëve si pakicë kombëtare në
  vend dhe e dyta: demarkacioni i kufirit, me mundësinë që Mali i Zi të hyjë
  disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës -         
  Presidenti që duhet të dekretojë
  ambasadorin e ka kushtëzuar këtë, me plotësimin e kushtit për pakicën -         
  Marrëdhëniet me Maqedoninë kanë
  njohur ulje-ngritje -         
  Vetë presidenti Sejdiu është
  injoruar në inaugurimin e presidentit Ivanov, duke u ftuar dhe lutur që të
  mos shkojë -         
  Qeveria maqedonase ka sponsorizuar
  Enciklopedinë që i paraqet shqiptarët ardhacakë, kurse në dokumentet e MPB-së
  së këtij shteti Kosova ende figuron si pjesë e Serbisë. | ||
| 
 | 
 | 
 | 
| -         
  Raporti i progresit i vitit 2009,
  mes tjerash thotë: “Sa i përket lirisë së shprehjes, pavarësia dhe
  paanshmëria e televizionit publik – RTK nuk është e garantuar sa duhet. Një
  anëtar i qeverisë merr pjesë në Komisionin që cakton bordin e drejtorëve” -         
  EBU është shprehur e shqetësuar dhe
  ka kritikuar personalisht kryeministrin Thaçi për ndikim të madh në politikën
  redaktuese në RTK -         
  KIPRED në një raport për gjendjen e
  medieve ka konstatuar se presioni më i  
  madh që qeveria u bën medieve është shpërndarja jo e barabartë e reklamave | ||
| 
 | “Ministri i
  Jashtëm Skënder Hyseni po pret njohje të reja për Kosovën nga një varg
  shtetesh, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohet më 17 shkurt, ditën
  kur shteti i ri mbush një vjet të pavarësisë”. 27 janar 2009 prishtinanet.com
   | 
 | 
| -         
  Asnjë njohje nuk ka ndodhur më 17 shkurt 2009 -         
  Më 19 shkurt 2009 Kosovën e kanë njohur Ishujt Maldive,
  kurse në mars 2009 Palau -         
  Ministri Hyseni disa herë në vitin 2009 ka
  paralajmëruar njohje të reja, por përveç njohjes nga Arabia Saudite  të tjerat kanë qenë simbolike - Hyseni është kritikuar për moslobim të mjaftueshëm në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë | ||
| 
 | “Nuk ka qenë vendim i plotfuqishëm, por ata që kanë
  qenë prezent dhe ata që e marrin transkripton mund ta marrin ndryshimin që ka
  ndodhë”.  Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër,
  Kohavision, 30 dhjetor 2009 | 
 | 
| -         
  Deklarata është bërë duke iu
  referuar vendimit të qeverisë për pagat retroaktive -         
  Edhe pse zv/kryeministri e ka
  quajtur vendim jo të plotfuqishëm, mediet kanë raportuar se 3 ministra
  deputetë e kanë marrë rrogën retro-aktivisht -         
  Vendimi i 4 dhjetorit e thotë mjaft
  qartë:  -         
  Kryeministri Thaçi asnjëherë nuk e
  ka mohuar marrjen e një vendimi të tillë, por ka folur për mundësinë e
  “gabimeve teknike” -         
  Vendimi i 4 dhjetorit vazhdon të
  jetë në fuqi, përderisa nuk merret një vendim tjetër për anulimin e tij -         
  Vendimi i 4 dhjetorit 2009 e
  “ndryshonte dhe         dhe plotësonte
  vendimin Nr. 02/3, të datës 22.01.2008, që thoshte se ministrat deputetë
  duhet të përcaktohen për vetëm një rrogë, në kuadër të uljes së shpenzimeve
  dhe kursimeve | ||









 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










