Sport » Sporti
Besnik Dizdari: Shkëlqimi i peshëngritjes - i vetmi sport shqiptar i integruar në Europë
E marte, 29.12.2009, 07:58 PM
Shkëlqimi i peshëngritjes - i vetmi sport shqiptar i integruar në Europë
Nga Besnik Dizdari
Të enjten që shkoi, në një ceremoni krejt të thjeshtë e fisnike, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka përkujtuar në “Hotel Tirana Internacional” 60-vjetorin e saj (1949-2009). Eshtë një sport i Mbasluftës për Shqipërinë, pavarësisht prej një simboli të saj, që na ka lënë aparati fotografik i Kel Marubit, i cili ka fiksuar Mbretin Zog të një fiziku atletik, duke ngritur lart një bosht olimpik edhe pse antik, ndërsa në sfond duket Adriatiku i pastër qehlibar. Prof. Gaqo Gogos, i cili ka shumë shkrime për sportet, për kulturën dhe nxitjen e tyre në vitet ’30, çuditërisht nuk i kam gjetë asnjë shkrim për peshëngritjen, ndonëse ajo ka qenë ndër sportet olimpikë qysh në Olimpiadën e Anversës më 1920. Kësisoji, ndër ne fillimet e peshëngritjes i përkasin kohës së Mbasluftës. Kjo është historia.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes, kam përshtypjen se një përkujtim të tillë ceremonial e bën në vitin 2009, i cili përfaqëson një kulm të zhvillimit europian dhe botëror të këtij sporti në Shqipëri. Presidenti Esat Ademi, me modestinë që e karakterizon, i cili hapi këte ceremoni, e tha shkurt, qartë dhe bukur:
“Asnjëherë - tha ai në fjalën hyrëse të këtij përkujtimi, - peshëngritja nuk ka bërë punë me fjalë, por me vepra. Ky sport është integruar në Europë”.
Thënie lakonike deri në sentencë.
Eshtë një integrim, që për hir të së vërtetës, nis gati 40 vjet më parë, më 29 gusht 1972 kur peshëngritësi shqiptar Ymer Pampuri, u bë i vetmi Kampion i Botës që ka Shqipëria për të rriturit në sportin modern. Ngjarja ka ndodhur ne pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike, që ishin ato Mynih 1972, ku në stilin e forcës të peshës 60 kg., “Sportisti shqiptar Pampuri mbrenda pesë minutave thyen dy herë rekordin olimpik”, siç njoftonte rrufeshëm agjensia amerikane e lajmeve Associated Press. Ishin 127.5 kg., një rekord olimpik, një arritje që i dha atij titullin e Kampionit të Botës, sepse turneu olimpik i peshëngritjes në Olimpiadën e Munihut ka qenë edhe Kampionat Botëror, çka ka ndodhur edhe në Olimpiadat 1964, 1968, 1976, 1980, 1984.
Këtu ka nisur ai që ne, duke përdorur terminologjinëe sotme të synimeve të Shqipërisë në të gjitha fushat e jetës, po e quajmë integrimi i peshëngritjes në Europë dhe Botë...
1.
55 vjet më parë, më 1949, në Shqipëri është organizuar Kampionati i Parë Kombëtar i Peshëngritjes. Në atë 1949 ky kampionat, në krye të të cilit qe i paharrueshmi prof. Rexhep Rama, i cili u nderua javën që shkoi me rastin e 60-vjetorit të FSHP (Federata Shqiptare e Peshëngritjes) qe fituar nga 17 Nëntori i Tiranës (sot SK Tirana), pasuar mbas pak me dukjen e klubit sportiv Partizani, i cili do të bëhej i pari që do ta shndërronte peshëngritjen shqiptare në sport të vërtetë, ndonëse përfundimet ndërkombëtare do të vononin.
FSHP, të enjten që shkoi përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Ilir Kraja, kishte bërë një përmbledhje të rrallë të medaljeve ndërkombëtare të fituara prej peshëngritjes nga 1972 deri në këte 2009. Me elegancë qe gjetur viti 1972 i Ymer Pampurit si pikë nisjeje e asaj që ne sot po e quajmë ‘integrimi europianobotëror i peshëngritjes shqiptare’. Shifrat janë për ne disi marramendëse:
* 160 medalje, 58 ari, 52 argjendi, 50 bronzi!
Dhe për të pa ritmikën e papërmbajtshme të këtyre viteve të fundit, sekretari Kraja kishte bërë ndarjen kuptimplote:
* Në periudhën 1972 - 2000: 34 medalja (8 ari, 4 argjendi, 22 bronzi)!
* Në periudhën 2000-2009: 126 medalje (50 ari, 48 argjendi, 28 bronzi)!
Dhe veçimi i një viti të vetëm, këtij 2009:
* 34 medalje prej të cilave 17 ari, 11 argjendi, 6 bronzi!
Densiteti i një viti të vetëm të dukej se ia arrin të konkurojë me një periudhë të tanë 60 vjeçare!
Federata Europiane e Peshëngritjes (EWF) i ka dhënë presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), Esat Ademi medaljen e argjentë, ndërsa menjëherë mbas këtij nderimi ai u zgjodh President i Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes. Të dyja këto ngjarje përbënin dy risi në historinë e Federatave tona sportive: ishte hera e parë që një Federatë Ndërkombëtare nderonte me medalje një president të një Federate sportive shqiptare për sukseset e arritura në krye të saj. Dhe ishte absolutisht hera e parë që një president i një Federate sportive shqiptare zgjidhej president i një Federate sportive ndërkombëtare.
Mû në atë çast, Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Waldemar Baszanowski, një ndër figurat më legjendare të peshëngritjes botërore, dy herë Kampion Olimpik (1964 dhe 1968), pjesëmarrës i katër Olimpiadave, i shkruante ministrit tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj:
“Dëshirojmë t’iu përshëndesim ngrohtësisht për emërimin që nderon punën e Presidentit Esat Ademi dhe stafit të tij, i cili ka ditur gjatë këtyre viteve ta çojë peshëngritjen shqiptare në nivele ndërkombëtare duke fituar shumë arritje medaliste”.
Ka qenë 2005. Autori i këtyre rradhëve pati rastin të takonte në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Peshëngritjes, Marino Ercolani Casadei, dhe kuptoi që Federata Europiane tash e mbrapa kishte një vështrim tjetër, disi më të posaçëm për peshëngritjen shqiptare. Si gazetar i kujtova zotni Casadei-t se qysh më 1972 Shqipëria pati një Kampion të Botës në peshëngritje, Ymer Pampurin, përveçse edhe rekordmen olimpik. I përmenda se Greqia e bëri hopin në peshëngritje, më e pakta me 4-5 peshëngritës shqiptarë me në krye “Luanin e Himarës”, Pirro Dhimën, siç e ka përcaktuar e famshmja amerikane “Sport Illustrated”. Ai natyrisht që s’kishte nevojë për këte kujtesën e fundit sidomos. Por biseda u gjallërua me të gjitha këto. Marino Ercolani Casadei kishte ardhur në Shqipëri për t’i kujtuar mjedisit tonë sportiv tejet të heshtur, se Europa sportive njeh dhe ndjek ndër ne rritjen spektakolare të këtij sporti kulmor, njeh Shqipërinë si një forcë premtuese të peshëngritjes në Europë duke na kujtuar se ”ky është sporti juaj”.
Në vitin 2005 peshëgritja shqiptare kishte fituar plot 24 medalje europiane – çka gjithashtu përbënte një rekord absolut në historinë ndërkombëtare të sportit shqiptar. Fetije Kasaj, Iir Suli, Gert Trasha, Romela Begaj, Erkand Qerimaj, Gerta Suli, Arion Breshanaj, Endri Haxhihyseni dhe trajnerët e tyre Faruk Kalleshi, Genc Barkiçi, Ilir Çela, Hektor Shaqiri, Agron Suli, Kastriot Rukaj mbrenda një viti i kishin dhënë sportit shqiptar:
- 5 tituj të Kampionit të Europës, 7 të Nënkampionit dhe 3 të Bronzit të një epërsie të dukshme prej arit të pastër deri te argjendi vezullues. Ndërkohë që Gerti Trasha kishte thyer 1 rekord europian, ndërsa Erand Qerimaj 2 rekorde evropiane. Dhe 52 rekorde kombëtare mbrenda një viti!
Kjo ishte vazhdimësia spektakolare e dekadës së parë të Shekullit XXI për peshëngritjen shqiptare.
Ishte një vazhdimësi megjithate, sepse tre vjet më parë Ilirian Suli kishte fituar titullin e Nënkampionit të Botës të stilit të shkëputjes të peshës me 85 kg (175.0 kg). Një vit më vonë, më 2003, Ilir Kafarani kishte fituar bronzin e Kampionatit Europian në stilin e shtytjes të peshës 85 kg (205 kg).
Asokohe dukeshin pak! Harronim që bota kishte dhe ka zyrtarisht 207 shtete dhe Shqipëria nuk ishte gjë tjetër veçse një ndër më të vegjëlit me vetëm 3.6 milion banorë dhe 28.748 km katrorë ose 11.100 milje katrorë, siç kanë qejf të të masin gjeografët perëndimorë. Në këte ngushticë sipërfaqeje, popullsie e jetese, papritmas të guxosh e të synosh medalje ndërkombtare kjo vërtet nuk mund të ishte pak. Mirëpo, historia na tregonte se kjo tokë kishte dhënë Ymer Pampurin – Kampion i Botës më 1972! Pirro Dhimën legjendar të sportit botëror, Kampion Olimpik më 1992, 1996, 2000! Kampion i Botës 1993, 1995, 1998! Kampion i Europës 1995! Luan Shabanin: Nënkampion Olimpik më 1996 dhe më 2000! Kampion i Europës 1996, 2002! Viktor Mitro – Nënkampion Olimpik më 2000! Leonard Gogën – Nënkampion Olimpik më 1996! Agim Xhelilin – Nënkampion i Botës! Këta të fundit nën Greqinë mbasi i kishte krijuar dhe formuar Shqipëria. Ajo Shqipëri e cila më 1990 papritmas kishte qenë e treta në Kampionatin Europian në Aaalborg të Danimarkës mbas Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë. Duke patur Luan Shabanin Nënkampion të Europës dhe fitues i 2 medaljeve të bronzta.
Nga 2006 e deri te ky 2009 rritja nuk do të ishte asesi graduale (hap mbas hapi) por galopante (me trok, në shqipet). Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një sportiste e saj do të shënonte emrin në renditjet e larta të një Olimpiade. Më saktë, për herë të parë një sportiste shqiptare do të përfshihej midis 6 më të mirave të historisë së Olimpiadave. Romela Begaj, një vajzë nga Tirana, ende pa i mbushur 22 vjetët, Kampione e Europës 2008 në stilin e shkëputjes të peshës 58 kg, bronz në shtytje dhe Nënkampione e Europës në dy garësh, arrinte renditjen më të lartë të derisotme të Shqipërisë në historinë e Lojërave Olimpike në sportet e femrave. Ajo zinte vendin e 6-të në dygarëshin e peshës 58 kg të Olimpiadës së Pekinit 2008, duke hyrë në historinë e sportit kombëtar si femra e parë e cila rrëmben primatin shqiptar të një arritjeje olimpike për sportin e Shqipërisë së vogël
Medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror të të rinjve më 2006, Nënkampione e Europës më 2007, Kampione e Europës më 2008 dhe në gjashtëshe të elitës së Olimpiadës më 2008, Romela Begaj e Sportklub Tiranës me trajner Hektor Shaqirin, ishte konfirmimi më i ri i shndërrimit të peshëngritjes në sportin kombëtar të Shqipërisë.
2.
Me këte ritmikë kemi mbërritur te ky vit 2009 i 60-vjetorit të Peshëngritjes Shqiptare, i cili me arritjet kulmore të tij të duket se përmbledh gjashtë dekada në një.
Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes zhvilluar në Bukuresht në këte 2009, si skuadër kombëtare Shqipëria hyri midis 10 fuqive të Europës, madje për femra qe një nga 5 fuqitë. Në shtypin shqiptar kjo kaloi si një ngjarje sportive e rëndomtë, e shpejtë, për fat të keq edhe me informacione krejt të parregullta, të përcipta e deri dhe të padije. Ndonëse ndërkaq, Shqipëria askund tjetër përveçse në peshëngritje nuk rrëmben vende të para në Europë. Kështu, ndodhi që Romela Begaj të fitojë medaljen e artë në stilin e shkëputjes të peshës 58 kg. Dy herë Kampioni i Botës për të rinj të stilit të shtytjes të peshës 69 dhe 77 kg, Erkand Qerimaj, po dhe dy herë Nënkampion i Botës po për të rinj në dygarëshin e këtyre peshave, në peshën 77 kg rrëmben dy titujt e parë të tij në rangun e të rriturve, duke fituar titullin e Kampionit të Europës në stilin e shtytjes dhe atë të Nënkampionit të Europës në dygarësh.
Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë në një Kampionat të Europës është gjithnjë historike për faktin se për herë të parë në histori Shqipëria fiton dy tituj të Kampionit të Europës në një Kampionat të vetëm: Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Deri në këte çast, qysh nga viti 1972 kur ka marrë pjesë për herë të parë, Shqipëria kishte fituar në peshëngritje vetëm një titull të Kampionit të Europës: Romela Begaj në shkëputjen e peshës 58 kg në Kampionatin e vitit 2008. Ndërsa kësaj rradhe me dy tituj të Kampionit të të Europës.
Nëse do të bënim një përsiatje të gjeopolitikës sportive, do të vërejmë ndërkaq, se përjashto ish republikat e Bashkimit Sovjetik, Shqipërinë e kanë kaluar vetëm 4 shtete “të vjetër” të Evropës: Turqia, Greqia, Belgjika, Franca. Kjo e rrit edhe më fort suksesin shqiptar. E dijmë ndërkaq, se këto Rusi, Ukrainë, Armeni, Biellorusi, Azerbaixhan, që ia kalojnë Shqipërisë, i përkasin të njëjtës shkollë, shkollës më të përparuar të peshëngritjes botërore, asaj “sovjetoruse”, nëse mund ta përcaktojmë kësisoji gjeopolitikisht. Edhe në këte Kampionat Europian 2009, kjo shkollë që ne e quajtëm “sovjetoruse”, ka fituar 81 prej 135 medaljeve të tana, çka do të thotë se saktësisht 60 përqind të medaljeve i ka rrëmbyer shkolla “sovjetoruse”. Duke qenë pjesë “udhëheqëse” e Evropës së mbetur që përfaqësohet prej 40 përqindshit të medaljeve të tjera fituara, arritja e Shqipërisë prap merr rëndësi të dorës së parë.
Kështu, mbrenda më pak se një dhjetëvjeçari, Shqipëria arrin ta çojë një sport të vetëm në rang euroopianobotëror, çka nuk e ka bërë asnjë sport tjetër. Mbrenda më pak se një dhjetëvjeçari, Shqipëria arrin të themelojë një sport të ri: peshëngritjen e femrave, madje ta çojë në Europë, kur përshembull, volejbollit të femrave – sporti më i zhvilluar shqiptar i viteve ’70-’80 - i janë dashtë mbi 30 vjet, për fat të keq për të ardhur mandej te rënia e pafalshme e sotme.
Nuk mundet dhe as nuk e ka marrë përsipër ky tregim ynë i sotëm që të zbërthejë shkaqet e kësaj rritjeje të peshëngritjes. Janë plot 25 shkrime analitike (përimtuese) që i kemi kushtuar kthesës së madhe të këtij sporti, çka tregon se sa fort na është imponuar. Ajo që na duhet të përsërisim mbase, është se e gjitha kjo është vepër e një grupi njerëzish, trajnerë, specialistë e drejtues. Thuajse të përbetuar për këte sport. Prej Hektor Shaqirit kryeultë, e deri te rikthimi befasues i të mirënjohurit të famshëm Zef Kovaçi, prej Genc Barkiçit e trajningut të tij të shkollës shkodrane të peshëngritjes e deri te “profesori” i peshëngritjes Përparim Ferruni, prej Ilir Çelës farkëtues i një peshëngritjeje të fuqishme në Shqipërinë e Mesme, e deri te sekretari i rizgjedhur i FSHP, rigorozi Ilir Kraja apo dhe te risia më e fundit e zgjedhjes si zëvendëspresident i FSHP e një prej themeluesve të peshëngritjes moderne shqiptare, Asim Belinova.
Ndërkaq, presidenti Esat Ademi, i cili qysh nga viti 2001 kur erdhi në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një pasion të rrallë, me një përgjegjësi të plotë, përveç të tjerave edhe profesionale, pa asnjë kursim, madje dhe financiar vetjak, ia ka arritur të mbajë mbi supe një drejtim të tanë zhvillues të sportit deri në rang europianobotëror, duke kapërcyer në mënyrë befasuese statukuonë 1990-2000.
Te ky 60 vjetor i peshëngritjes përkujtuar javën që shkoi, mbërrihej prej atij shtatori 2009, në të cilin Shqipëria e peshëngritjes fitoi 10 medalje europiane, jo lagjesh e ndërmarrjesh, por europiane! Ajo që është e rëndësishme, Shqipëria fitoi 6 medalje të Kampionit të Europës. Dhe i ka fituar përballë shteteve që sot janë avangarda e këtij sporti në Olimpiada e Kampionate Botërore. Por më e rëndësishme, është se për herë të parë në histori, absolutisht për herë të parë në histori, qysh kur janë themeluar apo krijuar sportet në këte vend, Shqipëria fiton si ekip një Kampionat Europian në Renditjen më të rëndësishme, ate me medalje.
Kjo ndodhi në Kampionatin Europian për NEN 17 vjeç zhvilluar në Eilat të Izraelit nga 6 deri te 13 shtator 2009. Daniel Godelli fitoi 3 tituj të Kampionit të Europës, Hysen Pulaku 2 tituj, Xhulio Prroni 1.
Përmbledhja? 6 Kampionë të Europës, 3 Nënkampionë të Europës, 1 i Treti në Europë. Ose ndryshe: 6 medalje Ari, 3 medalje Argjendi, 1 medalje Bronzi.
Nuk i themi për herë të parë. Po i përsërisim. Madje gjithçka në këte përmbledhje të sotme, në një mënyrë ose në një tjetër, të nxitur nga 60-vjetori i së enjtes së javës që shkoi, po i përsërisim. Sepse ende shtypi shqiptar i kalon si në përgjumje. Me vështirësi gjetëm ndonjë shkrim të nesërmen e këtij 60-vjetori të javës që shkoi. Edhe nëse e gjetëm, të dukej sikur kërkohej jo të tregohej, por të fshihej, diku andej nga faqet e fundit. Kjo është papërgjegjësi e stilit shqiptar. Për fat të keq, shpesh ndodhemi para një gazetarie që nuk informon. Kur përshembull përcaktimi anglosakson i gazetarisë në tanësi, e rrjedhimisht edhe asaj sportive, është pak a shumë ky: “Synon objektivitetin, nuk fsheh asgjë, ndan faktet nga opinioni, mban paanësi”.
3.
Ta lëmë për një çast mënjanë statistikën e botimit të posaçëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në këto dit të 60-vjetorit të saj dhe të kalojmë në statistikën “elokuente” të gazetarisë së vërtetë sportive, jo asaj të rrêmë. Shënimet tona vetjake të gazetarit na tregojnë se gjatë periudhës 2000-2009 peshëngritja i ka dhënë Shqipërisë:
3 kampionë të Europës për të rritur dhe 9 Nënkampionë të Europës po për të rritur. Si dhe 1 Nënkampion të Botës po për të rritur. Ndërkaq, gjatë periudhës 2004-2009 Shqipëria ka dhënë 12 Kampionë të Europës për të Rinj, dhe 11 Nënkampionë të Europës po për të Rinj. Por ka dhënë edhe 2 Kampionë të Botës për të Rinj dhe 4 Nënkampionë të Botës po për të Rinj. Po ashtu, gjatë periudhës 2002-2009 Shqipëria ka dhënë 19 Kampionë të Europës për të rinjtë “NEN17” si dhe 10 Nënkampionë të Europës për të rinjtë NEN 17”!
A mund të kalohen kaq me mendjelehtësi të paktën këta 34 Kampionë të Europës për të tri moshat? Përsërisim: 34 Kampionë të Europës! E përsërisim për të gjithë: e përsërisim për qeveritë shqiptare, e përsërisim për shtetin shqiptar, e përsërisim për Presidencën e Shqipërisë, e përsërisim për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e përsërisim për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse as ky nuk di se për 8 vjet peshëngritja i ka dhënë Shqipërisë 34 Kampionë të Europës.
Jo kampionë lagjesh e ndërmarrjesh, por Kampionë të Europës! Kampion të Europës dhe të Botës madje, jo kampion të sheshit “21 Dhjetori” të Tiranës që është ditëlindja e Stalinit, dhe ku siç e kemi thënë, për fat ka selinë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Duke pasë parasysh shembujt nga shtetet të tjera, atëherë, nëse bie fjala, 17-vjeçarët Daniel Godelli, Hysen Pulaku apo Xhulio Prroni janë Kampionë të Europës më 2009, këta nuk ka përse të mos mëtojnë medaljet olimpike, ta zëmë në Olimpiadën 2012 apo 2016. Dhe më tej: nëse Shqipëria fiton Kampionatin Europian të NEN17 më 2009, duke lënë mbrapa fuqi europiane të peshëngritjes si Rusia, Bullgaria, Armenia apo Biellorusia, që sundojnë Lojërat Olimpike në këte sport, përse nuk e paska këte mundësi edhe Shqipëria?
Shqipërisë i takon ta shpallë peshëngritjen një lloj sporti kombëtar, ose një lloj sporti parësor, një sport olimpik të rangut më të lartë. Qoftë edhe për faktin e 34 Kampionëve të Europës që Shqipëria i ka formuar vetëm mbrenda 7-8 vjetëve!
Pak kohë më parë, disi me të qeshur kemi thënë nganjëherë mendja të thotë se do të ishte mirë që ky sport, vetëm ky sport, të kalonte në vartësinë e Ministrisë së Integrimit, ndonëse kjo dihet, është absurde dhe e pamundur, madje nuk ka logjikë. Mirëpo, a nuk luan një rol të rëndësishëm për integrimin një vendi të vogël si Shqipëria, edhe sporti? Jo vetëm për të larguar rininë prej “sëmundjeve” të kohës (droga, krimi, kotësia, loteria), por pse jo, qoftë edhe për t’u përmendur kjo Shqipëri deri në elitën e mjedisit të sportit europian, çka tërheq respekt, vlerësim, zhvillim, imazh, bashkëpunim ndërshtetëror, diplomaci, prani, përfshirje, respekt kombi.
87 shtete fituan medalje olimpike në Lojërat e Pekinit. Por jo Shqipëria. Kurrë? Fituan medalje olimpike edhe Vietnami i cili ka vetëm 723 USD për frymë! Fitoi medalje edhe Taxhikistani i cili ka vetëm 440 USD për frymë. Fitoi medalje olimpike edhe Togo i cili ka vetëm 350 USD për frymë. Në Olimpiadën e Pekinit 2008 fitoi medalje olimpike deri dhe Afganistani i cili ka vetëm 335 USD për frymë. Nuk fitoi vetëm Shqipëria “e varfër” e cila ka të ardhura disa herë mbi këta, të paktën 2900 USD për frymë simbas një statistike tejet serioze!
Te ky 60-vjetor i saj sportiv, Shqipëria mbërriti me herojtë e rinj të peshëngritjes të shtatorit 2009, djem 16-17 vjeçarë, të cilët ngritën 10 herë flamurin shqiptar në Europë nën tingujt e Himnit Kombëtar. Kush tjetër, cila fushë e jetës shqiptare e ka bërë të paktën tash së fundi një gjë të tillë në kontinentin e vjetër?
E ritheksojmë për të sjellë në vehte të kalamendunit, prej “ asish qi bërtasin “rrnoftë Shqipnija!” tue hangër e tue pi.”
Në 60 - vjetorin e së enjtes që shkoi, Federata Shqiptare e Peshëngritjes dha një titull të themeluar prej saj: “Nderi i peshëngritjes”. E dha në mënyrë ceremoniale për: prof. Rexhep Rama, Stefan Oktapodus i AMC-së, zëvendëskryeministri Ilir Meta, prof. Niko Buneci, prof. Gudar Beqiraj, Ymer Pampuri, Hektor Shaqiri, Zef Kovaçi, Ferid Berberi, Ilir Çela, Muharrem Berisha, Genc Barkiçi, Leonard Toska, Kastriot Rukaj, Sokol Bishanaku, Ali Lundraxhiu, Hysen Cenaj, prof. Përparim Ferruni, Ilirian Suli, Vasil Hoço, Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Evis Tabaku, Daniel Godelli, Hysen Pulaku, Xhulio Prroni, Serafin Veli, Briken Çalja, Krenar Shorja. Të gjithë këta themelues, profesorë, specialistë, sponsorë, politikanë, peshëngritës, kampionë dhe organizatorë janë mbështetës të shquar të këtij sporti.
Dikush tha, ka edhe të tjerë. Jemi të bindur për këte. Me siguri edhe ata do të mund ta marrin këte titull simbolik nderi. Janë kaq shumë sa që një përvjetor e ka të vështirë t’i përmbledhë të gjithë në një ditë apo ceremoni të vetme.
Peshëngritja është sporti që ka shpëtuar nderin e ngushtuar të sportit kombëtar. E vetmja!
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) në këte vit 2009, pa mbërritur te 60-vjetori i javës që shkoi, e zgjodhi presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP) Esat Ademi, anëtar të Komitetit Ekzekutiv të IWF. Kjo është një ngjarje paprecedent në historinë e sportit shqiptar: është absolutisht hera e parë në histori që një shqiptar zgjidhet në drejtimin e një Federate Sportive Botërore. Kjo ngjarje kuptohet se ka ndodhur për një arësye: sepse shtetet anëtare të IWF dhe vetë IWF (Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes) nuk kanë patur synim për të nderuar thjesht një individ, që është presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ajo ka dashur të nderojë peshëngritjen shqiptare, shpërthimin ndërkombëtar të saj, në Europë dhe në Botë, rritjen dhe fuqizmin e saj, ku natyrisht roli i presidentit të kësaj Federate Shqiptare të Peshëngritjes në fjalë, i cili ka modernizuar këte Federatë, duke e drejtuar mbrenda një kohe të shkurtër nga rënia në ngjitje, është tejet përcaktues.
Hera e parë që një sport shqiptar i imponohet Europës dhe Botës edhe me personalitete sportive të tij.
Tregimin tonë të shpejtë kushtuar 60-vjetorit të peshëngritjes shqiptare po e mbyllim me një tjetër thënie që u dëgjua në ceremoninë e “Hotel Tirana International”. E tha peshëngritësi i shquar i disa viteve të shkuara, mjeshtri Muharrem Berisha:
“Dikur më thonin je një sportist i madh. Midis këtyre të mëdhejve të sotëm, më duket vetja i vogël”.
Edhe kjo një thënie lakonike deri në sentencë.

Komentoni
Artikuj te tjere
Besnik Dizdari: 102 humbje të Shqipërisë në Mesdhe dhe kriza jonë olimpike
Kampione Evrope, ne stervitje pa shtange
Ahmet Shqarri: Shqipëria sa Xhamajka, por “vite-drite” larg saj...
Besnik Dizdari: Një kërkim historik i kulturës së Notit modern në Shqipëri
Peshëngritësi Ervis Tabaku, kampion Europe për të rinj
Besnik Dizdari: Kur ndërkombëtarizonim gazetarinë sportive shqiptare… (II)
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (VIII)
Peshëngritja fiton tri medalje
Dashuritë e doktor Rosit
Besnik Dizdari: Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
Astrit Omeri: Alpinizmi shqiptar është në krizë totale
10 momentet më të bukura olimpike
Besnik Dizdari: Lamtumira e Raq Manushit dhe fundi i fisnikërisë sportive të Shqipërisë
Hysen Sharra, mjeshtër i dyfishtë
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (V)
Besnik Dizdari: Emblema “e harruar” e sportistëve të vitit…
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (IV)
Një fundvit "i qetë" sportiv
Qato mbron kuroren, shpartallon Estraden ne 6 raunde
Kreshnik Qato per sfiden e 20 dhjetorit: E di si ta mund amerikanin