Editorial
Valon Kurtishi: Lirimi i Boshkovskit dhe fushata për lirimin e Tarçullovskit
E merkure, 04.11.2009, 09:30 PM

Nga Valon Kurtishi
Me Rezolutën 827 të Këshillit të Sigurimit të OKB të propozuar nga ministri i atëhershëm gjerman i punëve të jashtme, Klaus Kinkel, më 25 maj 1993 u themelua Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, më e njohur si Tribunali i Hagës. Kjo Gjykatë u themelua për të dënuar katër lloje të krimeve dhe për të gjykuar përgjegjësitë individuale të kriminelëve të luftës në territorin e ish Jugosllavisë. Në vitet në vazhdim, kjo Gjykatë ka dhënë një numër të madh të vendimeve me të cilat është përpjekur të vërë sadokudo në vend drejtësinë për viktimat e luftës gjatë agresioneve sërbe të viteve 90-të në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, si dhe të krimeve maqedonase mbi civilët shqiptarë në luftën e vitit 2001 në IRJM.
Duke qenë produkt i një kompromisi të fuqive të mëdha e për pasojë shprehje e balancave ndërkombëtare, kjo Gjykatë gjatë veprimtarisë së saj ka dhënë disa verdikte kontradiktore të cilat kanë lënë me gojë hapur shoqatat e viktimave si dhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë që meren me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Që në fillim kjo Gjykatë ka dhënë dënime shumë të ulta për kriminelët sërbë të luftës të cilët kanë masakruar civilët kroatë në qytetin e rrethuar të Vukovarit si dhe në pjesë tjera të këtij shteti. Në vazhdimësi, kjo Gjykatë është treguar tejet e butë me kriminelët sërbë në Bosnjë dhe Hercegovinë të cilët janë përgjegjës për gjenocidin më të tmerrshëm pas luftës së dytë botërore në Europë ku humbën jetët e tyre mëse 250.000 qytetarë. U tmerrua një botë e tërë nga rrethimi katërvjeçar i Sarajevës, 5 prill 1992 – 29 shkurt 1996, ku u pushkatuan “live” para kamerave të gjithë botës “demokratike” mbi 12,000 mijë qytetarë të pafajshëm prej të cilëve mbi 1500 fëmijë; nga kampet e përqendrimit në të cilat u zhdukën pa gjurmë me dhjetëra mijëra të rinj boshnjakë; nga përdhunimet e më shumë se 50.000 mijë grave; nga shkatërrimet e llahtarshme të gjithë potencialit ekonomik dhe infrastrukturor të një shteti në mes të Europës. Dhe për gjithë këto barbarizma tmerruese, Gjykata e Hagës dha dënime gati qesharake për një numër shumë të vogël të bishave me fytyra njeriu, përgjegjëse për gjithë këtë llahtar të ngjashëm me skenat më të errëta të apokalipsës biblike.
Pamja e njëjtë e masakrimit të pashoq të popullatës civile dhe aplikimit të taktikës së tokës së djegur u pa edhe në vitin 1989 në Kosovën shqiptare. Edhe këtu makineria sërbe e luftës u hakmor në mënyrën më brutale e të çmendur të mundshme në popullatën civile shqiptare për humbjet që pësoi nga sulmet tre mujore të Aleancës së Atlantiku të veriut si dhe në përballjet me njësitet e armatosua dobët të UÇK-së.
![]() |
Ljube Boshkovski |
Të shtyrë siç duket nga ky sukses i papritur në relativizimin dhe mjegullimin e krimit shtetëror, qeveria e tanishme e Gruevskit i ka ndezur kohëve të fundit gjithë motorët dhe ka mobilizuar aktorë të ndryshëm në një përpjekje të dëshpëruar dhe shumë të çuditshme për të aritur lirimin edhe të një krimineli tjetër të luftës të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me gradën e kolonelit në Luboten: Jovan (Johan) Tarçullovskit. Vërehet qartë një fushatë e mirë orkestruar në media të shkruara dhe vizive për t’ia aritur këtij qëllimi kriminal. Nuk kalon ditë që të mos organizohen debate dhe takime të ndryshme me një pjesëmarrje të gjerë të funksionarëve shtetërorë, deputetëve, familjarëve, figurave të ndryshme publike e deri klerikë të lartë, të bashkuar në këtë detyrë të “shenjtë” kombëtare: lirimin nga burgu i Hagës të këtij krimineli të luftës. E gjithë kjo propagandë e shfrenuar dhe cinike në favor të krimit, bëhet në emër të drejtësisë dhe financohet me paratë e taksapaguesve si maqedonas ashtu edhe shqiptarë.
Nga ana tjetër, në bllokun etnik shqiptar vërehet një stepje dhe heshtje e pashpjegueshme dhe shumë enigmatike për këtë rast shumë të dhimbshëm për gjithë popullin shqiptar këtu. Deputetët shqiptarë si dhe bartësit e ndryshëm të funksioneve publike të këtij komuniteti, as që meren me gjëra të tilla të “vogla” e të “parëndësishme” për ta. Madje sipas informacionit të Top Channel nga 13 gushti 2009, asnjë forcë politike nuk i ka përkujtuar këto viktima të terrorit policoro-ushtarak maqedonas. Faktorët politikë dhe shoqërorë shqiptarë i ka kapluar një heshtje e pajustifikuar e cila në këto kushte mer përmasa kriminale të largimit të përgjegjësisë nga vetja për të mbrojtur interesat e atyre që i votuan: qytetarëve të thjeshtë shqiptarë. Qytetarët shqiptarë të Lubotenit të cilët u ndodhën krejtësisht të pafajshëm para tytave dhe thikave të kriminelëve shtetërorë në vitin 2001, duhet të meren urgjentisht në mbrojtje komunitare dhe shtetërore. Shoqëria civile shqiptare duhet të dalë vendosmërisht në mbrojtje të këtyre banorëve dhe të demaskojë fuqishëm krimin shtetëror në Luboten. Shoqëria civile shqiptare, në mungesë të reagimit të politikës shqiptare këtu, duhet ti thotë një jo të madhe, të prerë dhe të argumentuar lirimit të kriminelëve të luftës, amnestimit nga faji si dhe relativizimit të krimeve të tmerrshme shtetërore maqedonase ndaj civilëve shqiptarë në vitin 2001. Nëse rastësisht, Tarçullovski lirohet nga Gjykata e Hagës, kjo do të jetë kulmi i poshtërsisë dhe i padrejtësisë ndërkombëtare e kombëtare bashkë. Kjo do të ishte disfatë e turpshme për drejtësinë si dhe një argument më shumë që do të faktojë për të satën herë me radhë, se politika shqiptare në IRJM definitivisht ka rol të pastër shërbëtori dhe krejtësisht dekorativ në pushtetin sllavo-maqedonas. Komuniteti shqiptar në këtë vend duhet të mendojë seriozisht për alternativa të reja politike dhe për njerëz krejtësisht të rinj në moshë dhe në ide, të cilët do ti mbronin interesat nacionale pa asnjë kompleks inferioriteti dhe në reciprocitet të plotë me pjesën sllave të politikës këtu.
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi: Miku i mirë në ditë të vështirë dhe në kremte
Halit Bogaj: Klintoni i mërdhiu
Sami Islami: A u njësua gjuha letrare shqipe pas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972?
Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë
Naser Aliu: Patrioti Ballkanik
Valon Kurtishi: Për cilin “popull tim” e ka fjalën drejtori apatrid i QNK-së maqedonase
Xhevat Rexhaj: Zemra Shqiptare bllokohet nga Ministria e Shërbimeve Publike (PDK) të lexohet në Istog e më gjerë
Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
Ndue Ukaj: Loja me imazhe
Dibran Demaku: Vajza shqiptare, kujdes!
Ndue Ukaj: Nëna Terezë dhe shqiptarët
Alfred Papuçiu: Lidhur me mbrojtjen e figurave tona mbarëkombëtare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Alfred Papuçiu: Të bëhemi njësh për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe figurave tona të shquara, si Ismail Kadare
Agim Vuniqi: Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
Engjëll Koliqi: Të mis shihen partitë por le të votohen më të mirët
Ndue Ukaj: Kush nuk duhet të fitoj Prishtinën?
Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)