Kerko: Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (6)
E marte, 11.09.2012, 06:15 PM
PESHA E FJALËS SË URTË (6)
Nga Dedë Sokoli
-K-
– Ka gëzimin e fëmijes në zemër,
mëndjen e plakut në krye, guximin e kreshnikut kur e don puna.
– Ka një masë për të gjitha gjerat.
– Ka një sekret që burrat e mënçur
udhëheqës, e dinë dhe e pranojnë: Femrat janë arkitektet e fshehura të
shoqërisë.
– Ka njerës të uritur, por shpirti i
artistit është gjithnjë I etshëm.
– Ka njerës që i ngjajnë zeros, ata
kanë nevojë të kenë shifra të tjera përpara.
– Ka që edhe mushkën e bëjnë me
barrë.
– Ka raste kur të votuarit nuk është
demokraci. Të numruarit po.
– Ka shumë gjëra që më mungojnë në
jetë, por jam i lumtur që rrezet e diellit ngohin shëpinë time.
– Ka shumë që fitojnë famë, kurse të
tjerë e meritojnë.
– Ka vdekje, por ka edhe ngordhje.
– Ka vetëm një mënyrë për të qënë i
lumtur: Të jetosh për të tjertë.
– Kafja është e zezë por ta zbardhë
faqen.
– Kalemi i të mënçurit ndanë qimen e
flakut.
– Kali ku bie, aty do të ngrihet.
– Kali nuk mbahet për bishti po për
freri.
– Kalin e plakë tagjia, burrin e
plakin hallet.
– Kalit të mirë shtoi tagjinë.
– Kam nevojë për ty se të dua, të dua
se kam nevojë për ty.
– Karakteri është ai që mund të bejë
edhe pa perparimin.
– Karakteri është energji kanstante e
vullnetit.
– Karakteri i jep shkelqim rinisë dhe
nderë pleqnisë.
– Karakteri i njeriut është fati i
tijë.
– Karakteri i njerut nuk qëndron në
intelektin por në zemrën e tij.
– Karriget e zyrtarëve janë të
përkohëshme, kauzat janë të përjetëshme.
– Kashta noton mbi sipërfaqe të ujit,
kurse gurët e çmuar bien në fund.
– Katundari arrin qiellin njëlloj si
fisniku.
– Kazma në dorë, buka në gojë.
– Ke dy veshë dhe një gjuhë, do të
thotë: fol pak e degjo shumë.
– Këmba e madhe të shqyen këpucën.
– Këmbët e shpejta, ndera e të zot.
– Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë
e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuan dot kurr artin e bashkëjetsës si
vëllerër.
– Kënaqesia është mekat dhe
ndonjëherë mekati eshtë kenaqesi.
– Kënaqësitë e thjeshta janë streha e
fundit për qënjet e nderlikuara.
– Kënga shëron dhe zemrimin.
– Këngët u kushtohen trimave.
– Keq pa nënë e keq pa atë, po më keq
me duar thatë.
– Keqardhja është kohështymja e të
pazotëvë.
– Keqkuptimi, forma më e shpeshtë e
komunikimit midis njerëzve.
– Kërkimi i së vërtetës është më i
shtrejtë se zotërimi i sajë.
– Kërkoj një njeri me emrin” njeri”.
– Kerkuesi i së vërtetës duhet të
qëndrojë në heshtje.
– Këshilla e mëngjesit është ushqim
për gjithë ditën.
– Këshilla e të diturit vlen më shumë
se ari.
– Keshillën më të mirë e jep përvoja,
sa keq që arrinë me vonesë.
– Këtu or tungjatjeta, e vrasin
njeriun e mandej i bëjnë gjyqin.
– Ki frikë nga një njeri që frikën ta
ka.
– Kij besim në vetvete, që të të
besojnë të tjertë.
– Kij kujdes nga trishtimi, është
ves.
– Koha është mësuesi më i madh, por
që fatkeqsisht i vret të gjithë nxënësit e vet.
– Koha është si shpata, të vret në se
nuk e kontrollon.
– Koha vjen për atë që din ta presë.
– Kohën e çdo pune e ndajë, çdo punë
ka kohën e sajë.
– Kokëfortësia u bë shumë herë
pretekst për pasoja të kobshme.
– Kollaj të thuhet vreshti, por duhet
rrushi.
– Kontrolloni gjithmonë paditë tuaja.
– Kopenë e udhëheq dashi e jo delja.
– Kopraci humbë çdo gjë nga lakmia
për të pasur gjithçka.
– Kopracia është të rrosh në varfëri
nga frika se mos bëhesh i varfër.
– Kopracia zhdukë besnikërinë,
ndershmërinë dhe gjithë virtytet e tjera.
– Kosin e prishë uji, burrin e prishë
fjala.
– Kreshma e vërtetë e besimtarit
eshtë largimi i tij nga e liga.
– Krijimi e ngushton perfytyrimin,
kurse saditja e zgjëron.
– Krimbi e zën peshkun dhe jo grepi.
– Kritika është ilaç i hidhur, por
ilaç mbetet.
– Krushka për dhëndrin, gjenë peshk
edhe në maje të malit.
– Kryelartësia nuk e degjon kurr
zerin e arsyes as të fesë.
– Ku është shpata, atje është besa.
– Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
– Ku bëhet kuvend e s’të flasin, ku
hanë e s’të therrasin, je i tepërt.
– Ku don me ditë hëna se lehin qent.
– Ku eshtë besa, aty është shpresa.
– Ku hyn djelli nuk hyn mjeku.
– Ku janë dy kunata në shtëpi, mbetet
shtëpia pa u fshi.
– Ku ka grue ka edhe lule.
– Ku ka kalë që të përserisë rrugën e
gjatë me po atë vrull me të cilin e fillon për të parën herë.
– Ku ka shumë dritë, edhe hijet janë
të thella.
– Ku ka zë nuk është pa gjë.
– Ku ka zili, nuk ka preokupi.
– Ku ngul hunin, var hejbet.
– Ku s’hyn i miri, hyn i keqi.
– Kujdes nga macja që përmbysë
tenxheret në shtëpinë e sajë.
– Kujdes te fjala dhe te plumbi, se
kur dalin s’këthehen më.
– Kulaçi po u thye, nuk ngjitet më.
– Kullote mirë dhin se të mbush
kusinë.
– Kultura është ajo që mbetet kur çdo
gjë tjetër është harrue.
– Kungujt bosh, bejnë më tepër
zhurmë.
– Kur bën ftohtë e të rreh veriu, në
thënç “ mërdhiva” trupi kallkan ka me ju ngri.
– Kur je në vënd të huaj, dita të
duket muaj.
– Kur nuk ka grue,ka vdekur gjithçka.
– Kur arti heq dorë nga imagjinata si
një mjet i tij, heq dorë nga çdo gjë.
– Kur bën diçka të mirë, duhet ta
bësh me gëzim.
– Kur bie guri mbi vorbë ( vegësh)
thonë: e mjera vorbë, kur bie vorba mbi gurë, thonë përsëri e mjara vorbë.
– Kur bien daullet, të çojnë këmbët
përpjetë.
– Kur dashuron shumë flet pak.
– Kur degjon se ka shumë qershi, merr
shportën të vogël.
– Kur del dielli të gjithë e dinë se
nga bie lindja.
– Kur dikush thotë së i di të gjitha,
do të thotë se ai s’din asgjë.
– Kur dikush lavdëron dikënd, pak
kush e beson, ndërsa kur kritikon dikënd çdo kush e beson.
– Kur e bën të mirën me mënd, mos e
përmend.
– Kur e do me të vërtetë dashurinë,
do ta gjeshë duke të pritur.
– Kur e kërkon nuk e gjen, kur s’të
duhet, të pi sytë.
– Kur e ndjenë vedin më ngusht,
atëherë beje zemrën më të madhe.
– Kur e vërtëta nuk është e lirë,
atëherë edhe liria nuk është e vërtetë.
– Kur është duke rënë tërmet, pak
çilin gojen.
– Kur falet e liga, denohet e mira.
– Kur fëmijët rriten, prindrit mund
të verifikojnë frutet e punës së tyre.
– Kur fjala del nga zemra, godet në
zemër.
– Kur flet pa u mëndue, tërhiqu me
mend.
– Kur flet sovrani( populli) të
tjertë duhet të heshtin.
– Kur flet, shkopi të vret.
– Kur gabon i mënçuri, çuditet
budallaj.
– Kur gjenë miellin, të mungon thesi.
– Kur gjenë një mik të mirë, ke gjetë
një thesarë.
– Kur han bukë misri, kujton bukën e
thekrës.
– Kur hypë përpjetë, verej edhe
tatpjetë se sa janë të përpjetat, aq janë edhe të tatpjetat.
– Kur i ke buzët me mjaltë, të puthin
të gjithë.
– Kur i nënshtrohesh fatit,
s’deshprohesh më.
– Kur isha i ri admiroja njerzit e
aftë, tani që jam plakë admiroj njerzit e sjellshëm.
– Kur ja merr fytyren vedit, s’ka
kush me ta çue në vend.
– Kur je duke u ngjitur, sillu mirë
me njerzit, sepse mund të jenë po ata kur të zbresësh.
– Kur je i zëmëruar, numëro me vete
deri në dhjetë.
– Kur je me një të moshuar fol pak
dhe degjo shumë.
– Kur jepet fjala, nuk duhet të
këthehet prapë.
– Kur jetojnë prindrit nderoi, kur të
vdesin kujtoi.
– Kur ke diçka të fortë për të thënë,
fjalët vijnë vetë.
– Kur ke mashën, pse e djeg dorën.
– Kur ke zemër ke edhe krahë.
– Kur kënaqesh me gjera të thjeshta
do të thotë se ke një shpirt të madh.
– Kur lufton vllai me vlla, nuk ka të
fituar por të humbur.
– Kur mbaron një kauzë të vërtetë e
të drejtë, nuk është e vështirë të flasësh mire.
– Kur merr derrasë të plasur, çahet e
tëra.
– Kur merr mallë nxito, kur merr gure
mëndo.
– Kur mësoi budallaj, lojtarët kishin
ikur.
– Kur miqësia fillon të dobësohet,
përdor disa ceremonira të pa hirta.
– Kur mungon buka, harrohet gjella.
– Kur ngordhë gjarpri, ngordhë edhe
helmi i tijë.
– Kur një njeri është vetëm, ecën më
shpejt.
– Kur një njeri flet shumë, thotë
edhe diçka që nuk duhet ta thotë.
– Kur një qen kafshon një grua, ky
nuk është lajm, por kur një grua kafshon një qen, atëherë është një lajm.
– Kur njeriu bëhet si kaçë e ferrë,
as nëna e vet në gji s’e mban.
– Kur njeriu e kupton se nuk është i
ditur, ai ka hedhur nje hap drejt diturisë.
– Kur njeriu ka kurajon të bëjë
diçka, do të gjejë pa tjetër mjetet për ta kryer.
– Kur njeriu ska punë, merret me
fjalë.
– Kur njeriu vepron është një mjet,
kur përshkruan është një poet.
– Kur nuk din not, mos u fut në ujë.
– Kur nuk din të vërtetën, më mirë
hesht.
– Kur nuk e godet fjala, as shkopi
nuk ndihmon.
– Kur nuk ke atë që do, duhet të
duash atë që ke.
– Kur nuk të do një lagje, fajin kërkoje
te vetja.
– Kur nxjerr sekretin e shokut, je i
pa besë, kur nxjerr sekretin tand je budalla.
– Kur perpiqen dy vezë, njera do të
thyhet.
– Kur perpiqesh tu pelqesh të
gjithëve, nuk i pelqen askujt.
– Kur pin burri rakinë, digjet gjysma
e shtepisë, kur pin gruja shtëpia merr flake.
– Kur qeshë djalli e ka punën keq.
– Kur qytetarët janë të disiplinuar
para ligjeve, atëherë shtetet bëhën të fuqishme e të lumtura.
– Kur rrëzohet kali,dalin shumë nga
ata që të tregojnë rrugën.
– Kur s’ka dhen, han ujku qen.
– Kur s’ta mbajnë 32 dhëmbë, s’ta
mban as babë as nënë.
– Kur shkon për udhë, merr shkop dhe
gurë.
– Kur shuhet dashuria seksuale,
mbetet miqësi.
– Kur t’i hipësh kalit, shifi
patkonjt.
– Kur të don fati vjen e të gjenë
edhe të krevati.
– Kur të flasësh, mëndohu mire.
– Kur të gjithë mëndojnë një lloj,
atëherë do të thotë se askush nuk mëndon më shumë.
– Kur të han qeni i lidhur, nuk të
gjendet ilaçi aq kollaj.
– Kur të hedhësh gurin, mate deri ku
shkon.
– Kur të jeshë i zemruar, mëndja
është e turbulluar.
– Kur të kenë bërë ty njeri, do të
jem bërë unë budallë.
– Kur të lindësh fëmijë, vetëm
atëherë e kupton plotsisht dhimbjen e mallin për prindërit.
– Kur të plakesh është e domosdoshme
të vishesh gjithmonë në mënyrë elegante.
– Kur të shkojsh te miku, duhet të
lehin qeni në ty.
– Kur të shof me sy, më bjen në mënd
për ty.
– Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë
ruaje gomarin.
– Kur të veshë ne tjetër vend ka të
tjerë pleq me mend.
– Kur të vjen nevojtari në shtepi, po
s’pate gjë, jepi një gotë ujë.
– Kur turpi fle, i zoti nuk fle.
– Kur u bë hori pashë, vrau t’anë.
– Kur zihen dy veta, të dy kanë faj.
– Kuraja nuk mund të fshihet, është
vërtyt që i shpëton hipokrizisë.
– Kurdoherë ruaju nga njeriu i lig.
– Kurë e kurë, një budalla do të ketë
të drejtë.
– Kurr mos i degjoni ata që flasin
keq për të tjertë dhe mire për ty.
– Kurr s’kam parë bisedë më të gjatë,
se në rrugë kur bisedojnë gratë.
– Kusari para se të vjedhë, bën gati
vendin.
– Kush ngutet çdo herë, vonohet.
– Kush nuk din ta gëzojë lumturinë
kur e ka, pse ankohet kur ajo i ikën.
– Kush bën qypin, bën edhe vegen.
– Kush beson kollaj, mashtrohet
kollaj.
– Kush blenë atë që nuk i duhet, shet
atë që i duhet.
– Kush dejet nga vera e rakia- Zoti
ja baft haram te dyja.
– Kush di të flasë i zoti, do të bejë
të heshtin gjithë topat e botës.
– Kush din të kufizojë deshirat,
është gjithmonë i lumtur.
– Kush duron të shamen, duron edhe të
ramen.
– Kush e ka provue, e ka kollaj me e
besue.
– Kush e provon, më kollaj e beson.
– Kush është i drejtë me deshirën e vet
dhe jo nga nevoja, do të lumturohet.
– Kush është i mirë në familje, është
edhe një qytetar i mire.
– Kush është në ferr, mëndon se
s’ekziston parajsa.
– Kush është trim me mënd, se trima
budallenjë ka sa të duash.
– Kush fle ngrohtë, ka edhe ftohtë.
– Kush flet ç’deshiron, duhet të
degjojë edhe ai atë që nuk e dëshiron.
– Kush flet keq shprehë ligësinë që
ka brënda vetes.
– Kush flet mbjell, kush degjon vjel.
– Kush flet shumë- ose din shumë ose
gënjen shumë.
– Kush gabon është njeri, ndersa kush
qëndron në gabime është djall.
– Kush hakmerret për një poshtersi,
ai e bën tjetrën.
– Kush han bukë në mëngjes dhe
martohet në moshë të re, nuk pëndohet.
– Kush jam? Ç’duhet të bëj, ç’mund të
besoj dhe të shpresoj kjo është filozofia.
– Kush ka jetuar me dy fytyra, ka
vdekë pa fytyrë.
– Kush ka kohë e kohë pret, humb
mikun dhe me para s’bëhet kurrë.
– Kush ka kohë e pret, kohën kot e
humbet.
– Kush ka matur vedin, ka matur
gjithë botën.
– Kush ka mënd, ka fat.
– Kush ka mëndje të lehtë bie si
peshku në grep.
– Kush ka ngrënë mjaltin ka mizën pas
veshit.
– Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka
vdekë por ka le.
– Kush kërkon që t’i degjohet një
mendim, duhet të flasë ftohtë dhe pa pasionë.
– Kush kujton dashurinë, largon
pleqrinë.
– Kush lexon një libër, hapë një
dritare për të parë botën.
– Kush lypë shumë, humbë edhe ato që
ka.
– Kush martohet në rini, gëzohet në
pleqni.
– Kush mbjell të mira, korrë
falënderime.
– Kush më prekë mua, e prekë nëna të
ftohtë.
– Kush merr shtatë e prishë tetë,
s’ka nevojë për kuletë.
– Kush merr tetë e shpenzon shtatë
s’i mbetet kuleta thatë.
– Kush mposhtë vedin, është fitues i
çdo beteje.
– Kush mundet, le ta bëjë, kush nuk
mundet le ta mësojë.
– Kush ndahet nga tufa e han ujku.
– Kush ndihmon vedin e ndihmon Zoti.
– Kush ngjitet lart, sigurisht do të
zbresë edhe poshtë.
– Kush nuk bën padrejtësi, nuk ka
nevojë për ligje.
– Kush nuk bindet, nuk din të
komandojë.
– Kush nuk din gjuhë të huaj, nuk din
asgjë për gjuhën e vet.
– Kush nuk e çmon jetën, nuk e
meriton atë.
– Kush nuk e njeh të vertetën është
thjeshtë torollak, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër është keqbërës.
– Kush nuk e urdhron dot veten,
pajtohet me të keqen.
– Kush nuk është i sjellshëm, nuk
eshtë as njerzor.
– Kush nuk është vetë në fatkeqësi, e
ka të lehtë tu jap këshilla të tjerëve.
– Kush nuk i njeh kufijt e vetvetes,
është një njeri i mbaruar.
– Kush nuk mëndon për nesër, kuleta
nuk i hyn në punë.
– Kush nuk merret vesht me të vllanë,
ai nuk merret vesht as me qytetarët e tjerë.
– Kush nuk qeshë në jetë, ka paraklue
plotsisht i fjetur.
– Kush nuk të don, nuk të vjen në
shtëpi.
– Kush ofendon pa arsye, u jep rast
të tjerëve te ofendojnë me arsye.
– Kush paguan, rri më lart se shokët.
– Kush përbuzë atë që ka mënçuri nuk
njef zot as drejtësi.
– Kush përdor gjuhën e arsyes,
dashuron më pak.
– Kush pi rakinë dhe verën Zoti ja
rritët nderën.
– Kush punon shumë jeton gjatë.
– Kush qeshë të premten, qan të
dielën.
– Kush rrënë shtetin, rrënë vedin.
– Kush rri në hije- vdes urie.
– Kush rri nën pemë ha dhe kokrra.
– Kush ruan sekretet e tija, ai
gjithmonë është mbret i vetvetes.
– Kush s’ka shijue kafshatën e
varfërisë nuk ia din shyqyrin pasurisë.
– Kush shkon pa u thirrë, këthen pa u
përcjellë.
– Kush vjedh pasurinë në shtepi të
vet, nuk i ka puna bereqet.
– Kush vjen i pa ftuar, e gjenë pa u
shtruar.
– Kush vjen rrallë- jepi bakllavanë,
kush vjen shpesh jepi përshesh.
– Kush vret vedin, nuk ja merr kush
gjakun.
– Kush vret, nuk flet.
– Kusht i domosdoshëm për lumturin e
njeriut, eshtë puna.
- L -
– Lakmia e barabart lak në fyt.
– Largësia e bën ndonjëherë miqësinë
më të shtrejtë.
– Lëmoje lopën, pastaj mile.
– Lepuri në mal, kusia në zjarr.
– Lere zemrën të të komandojë sepse
vetem kështu do të jeshë i lumtur.
– Lësho hapin aq sa ke vrapin.
– Lëshoje zemrën perpara dhe vrapo ta
arrishë.
– Letërsia është një thelb
gjithëpërfshirës i jetës intelektuale të një populli.
– Lëvdata e drejtë u duhet femijve-
si drita e diellit luleve.
– Lëvdatat që fitojnë femijët e sidomos
vajzave, u takojnë nënave.
– Levdoje tëndin në publik dhe shaje
veças.
– Lexo një liber, ke hapë një dritare
për të parë botën.
– Libri është gurra e diturisë.
– Ligjet janë ashtu si shtepitë,
mbështeten te njeri tjetri.
– Ligji është logjikë e çliruar nga
pasioni.
– Ligji është shfaqja më e lartë e
urtësisë njerzore.
– Ligji përpilohet për të gjithë por
ndryshon tek të varfrit.
– Ligji ruan të zgjuarit e jo ata që
flejnë gjumë.
– Lindja e njeriut është dita e parë,
dita e dytë dasma, e treta vdekja.
– Liria e vertetë është më e çmuar se
ari e argjendi.
– Liria është si të hollat, disa i
ndihmon, të tjertë i prishë.
– Liria është thelbi i shpirtit dhe i
mëndjes, aty ku s’ka liri, mëndja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
– Liria i ka rrënjët në gjak.
– Liria kur fillon të hedhë rrënjë,
është si një pemë që fillon të lulëzojë me njëherë.
– Liria në të cilën arrijmë me durim,
është më e madhe se durimi.
– Liria nuk blihet me para e tokë por
fitohet me gjak e me kokë.
– Lisi nuk pritet me një të rënë të
sapatës.
– Lisin në shkëmb nuk e rrisin
përkedheljet por acari dhe stuhitë.
– Llafazani është më i keq se
hajduti.
– Lloji më i keq i armiqve janë
lajkatarët.
– Lodhja nga jeta na mëson të çmojmë
vetëm të mirat e sajë.
– Luaj këmbët që të luash dhëmbët.
– Luaj më shumë duart se gojën.
– Lufta nuk duhet të kihet frikë as
të provokohet.
– Lufta provon trimin, zëmrimi të
diturin, fatkeqesia shokun.
– Lugetërit e vertetë nuk banojnë ne
varre por në palate luksoze.
– Lule ka kudo, por janë të paktë ata
që mund të thurin kokrra.
– Lulja e keputur nuk lëshon më lule.
– Lum njeriu që i përkulet punës.
– Lum i forti, mjer i dobëti.
– Lum kush ka besim te Zoti,
gjithmonë mbarë i shkon moti.
– Lum kush nga shpia e nxori, mjer
kush në shtëpi e mori.
– Lumturia e ndien vedin të gëzuar
kur ka liri.
– Lumturia e njeriut përbehet prej
përdorimit të lirë të fuqive të tij mendore.
– Lumturia është arma më e fuqishme
në duart e kohës.
– Lumturia është fitorja më e madhe e
njeriut.
– Lumturia nuk është të keshë atë që
do por të duash atë që ke.
– Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të
evituara.
– Lumturia që nuk përdoret në masë,
shkrinë vetveten.
– Lumturia shkon te ai që punon.
– Lumturia vjen aty ku këndojnë.
– Lutja është një thirrje për
shpresë.
– Lypësi është një njeri që ka shpresuar
deri në fund në ndihmen e miqve të tij.
– Lypja se s’ta jep, merrja se s’të
thotë gjë.
-----------------------
Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me – M-