E enjte, 28.03.2024, 01:58 PM (GMT)

Mendime

Pirro Prifti: Presidenti - Konsensual, por të jetë i Komunitetit Ortodoks

E merkure, 30.05.2012, 06:19 PM


Presidenti - Konsensual, por të jetë i Komunitetit Ortodoks

Nga Pirro Prifti

Politika shqiptare dhe respektivisht dy partitë e mëdha që përfaqësojnë koalicionin e maxhorancës dhe të Opozitës, kanë harruar një nga pikat që mund të ekuilibrojë jo vetëm marëdhëniet Pozitë-Opozitë, por dhe të stabilizojë  drejtimin  e shtetit shqiptar.

Sikundër një marëveshjeje të pathënë e të pashkruar midis komuniteteve fetare për tolerancën fetare  e cila ngrihet me aq bujë e rrokopujë me krenari nga politika shqiptare, edhe përzgjedhja e Presidentit duhet bërë  për të plotësuar një përfaqësues të komunitetit të dytë më të madh në Shqipëri atë të  krishterëve  ortodoksë.

Kjo për arsye  së kryetari i Kuvëndit është katolik dhe Kryeministri i përket komunitetit mysliman pavarësisht nëse këta njerëz  të nderuar respektojnë apo jo ritet përkatëse.

Ky është problemi më i rëndësishëm që duhet të arrijë politika shqiptare: ekuilibrimin e interesave  të përfaqësuesve të politikës shqiptare të paraqitura si dy grupime të mëdha politike Maxhoranca dhe opozita, dhe së dyti -  nëpërmjet   ekuilibrit të tre pushteteve kryesore duhet medoemos të ketë në drejtimin e shtetit shqiptar kësaj rradhe në postin vakant të Presidentit të një drejtuesi me përkatësi ortodokse.

Në disa nga shkrimet e kaluara të vitit të kaluara e kam prekur këtë problem (`Përse i duhet

Shqipërisë  një President nga komuniteti Ortodoks` dhe artikulli tjetër ` Kriza Presidenti-Kryeministër  një rivalitet politik që dëmton imazhin e Shqipërisë`)  duke e analizuar se përse duhet një ekuilibër i tillë.

Përderisa ka një tolerancë fetare të shkëlqyer (pavarësisht se  sipas të ndjerit Klosi ekziston një  ` indiferencë fetare` për të cilën nuk janë dakort), atëhere  duhet që kjo tolerancë fetarë të mos dëmtohet  por vetëm të konkretizohet edhe realisht duke pranuar atë që përmënda më sipër:  një marëveshje e pa sanksionuar në Kushtetutë për `triumviratin` , pra një nga drejtuesit e treshes së shtetit të jetë përfaqësues i religjionit mysliman+ një përfaqësues të jetë i religjionit ortodoks dhe një përfaqësues të jetë katolik. Kjo barazon jo vetëm dëshirën e shtresave të popullatës shqiptare por ekuilibron dhe politikën shqiptare duke vënë në binarë barazinë dhe të drejtat e liritë në këtë shtet si i yni përfaqësuesit politikë të të cilit veprojnë më kokëfortësinë e Cjapit duke mos i hapur rrugë partnerit.

Me këtë rast mund të them se sa  boshe tingëllojnë debatet politike të analistëve të paguar nga dy klanet politike më të mëdha shqiptare, kur harrojnë të përmëndin se.. ekuilibri i brishtë dhe i cënuar i këtyre 4 viteve ka ardhur sigurisht edhe nga mos balanca e përfaqësimit sic duhet  në drejtimin e shtetit të komuniteteve shqiptare.

Pavarësisht nga nga injorimi me dashje i këtij fakti , injorim të cilin politikanë dhe analistë të paguar që dalin në TV duke hedhur e pritur dokrrat e njëri tjetrit vetëm e vetëm për të kënaqur interesat e klaneve politike më të mëdha të vendit që përfaqësojnë,- destabiliteti dhe lufta e egër politike sidomos pas 2007 vjen pikërisht edhe nga ky fakt: injorimi i komunitetit ortodoks në përfaqësimin e tij në drejtimin e shtetit.. Praktikisht është hera e katërt që në një mandat katër vjecar nuk respektohen `triumvirati` religjioz në drejtimin e shtetit shqiptar:   mandatet 1997-2001, 2001-2005, 2005-2009 dhe 2009-2013. Par pasojë ka patur sigurisht plot probleme politike, ekonomike, financiare si dhe zgjedhore të cilat  janë kritikuar rreptësisht nga BE,. Pikërisht mungesa e stabilitetit politik është pasojë gjithashtu edhe e mos respektimit të triumviratit religjioz në drejtimin e shtetit shqiptar, sepse pikërisht një pjesë e shqiptarëve janë përjashtuar plotësisht nga drejtimi i vendit dhe një pjesë tjetër drejton me djallëzi për shumë vite.

Rezultati dihet, krahas mos plotësimit të kushteve për integrimin europian, krahas  grindjeve politike të ashpra që në fakt janë konflikte të dukshme interesash dhe jo programesh, vërehet dhe konflikti i heshtur dhe i pashpallur i mos respektimit dhe i injorimit të faktit që Shqipëria jonë e dashur nuk futet  dot në BE pikërisht sepse ajo quhet si vend mysliman ( megjithë respektin e veçante për këtë komunitetet) ; e për pasojë  paraqitja 100 vjecare si shtet i tillë (pavarësisht Kushtetutës së pas vitit 1998 që e paraqet Shqipërinë si shtet laik), automatikisht kërkon krahas respektimit të `tolerancës së shkëlqyer fetare` edhe respektimin e drejtimit të shtetit nëpërmjet `triumviratit religjioz` sado i cuditshëm të duket fakti.

Kjo është Shqipëria:

-laike për ne, por fetare për BE,

- e dyta në Europë për ekonomi por problematike për popullin shqiptar që nuk ka rroga të mira, që nuk ka pagë minimalë dhe minimum të saktë jetese dhe papunësi e emigracion të rënë,

- e futur në NATO duke paguar 1.5% të buxhetit, por  pa asnjë strategji kombëtare të bashkëpunimit më popullatat shqiptare jashtë kufirit,

-  të përgatitur për tu integruar në BE por praktikisht klasa politike bën cmos që ta zgjasi hyrjen duke derdhur lot krokodili ditën por duke prishur velenxën e Penelopës natën.

Mendoj se zgjidhja për Presidentin do të ketë probleme edhe në të ardhmen nëse Presidenti nuk përfaqëson për këtë periudhë të mandatit komunitetin e përjashtuar faktikisht nga drejtimi i shtetit, komunitet që përbën 1/3 e popullatës.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora