| E merkure, 30.05.2012, 07:19 PM |
Presidenti
- Konsensual, por të jetë i Komunitetit Ortodoks
Nga Pirro Prifti
Politika
shqiptare dhe respektivisht dy partitë e mëdha që përfaqësojnë koalicionin e
maxhorancës dhe të Opozitës, kanë harruar një nga pikat që mund të ekuilibrojë jo
vetëm marëdhëniet Pozitë-Opozitë, por dhe të stabilizojë drejtimin
e shtetit shqiptar.
Sikundër
një marëveshjeje të pathënë e të pashkruar midis komuniteteve fetare për
tolerancën fetare e cila ngrihet me aq
bujë e rrokopujë me krenari nga politika shqiptare, edhe përzgjedhja e
Presidentit duhet bërë për të plotësuar
një përfaqësues të komunitetit të dytë më të madh në Shqipëri atë të krishterëve
ortodoksë.
Kjo për
arsye së kryetari i Kuvëndit është katolik
dhe Kryeministri i përket komunitetit mysliman pavarësisht nëse këta njerëz të nderuar respektojnë apo jo ritet përkatëse.
Ky është problemi
më i rëndësishëm që duhet të arrijë politika shqiptare: ekuilibrimin e
interesave të përfaqësuesve të politikës
shqiptare të paraqitura si dy grupime të mëdha politike Maxhoranca dhe opozita,
dhe së dyti - nëpërmjet ekuilibrit të tre pushteteve kryesore duhet
medoemos të ketë në drejtimin e shtetit shqiptar kësaj rradhe në postin vakant
të Presidentit të një drejtuesi me përkatësi ortodokse.
Në disa
nga shkrimet e kaluara të vitit të kaluara e kam prekur këtë problem (`Përse i
duhet
Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks` dhe
artikulli tjetër ` Kriza Presidenti-Kryeministër një rivalitet politik që dëmton imazhin e
Shqipërisë`) duke e analizuar se përse
duhet një ekuilibër i tillë.
Përderisa
ka një tolerancë fetare të shkëlqyer (pavarësisht se sipas të ndjerit Klosi ekziston një ` indiferencë fetare` për të cilën nuk janë dakort),
atëhere duhet që kjo tolerancë fetarë të
mos dëmtohet por vetëm të konkretizohet
edhe realisht duke pranuar atë që përmënda më sipër: një marëveshje e pa sanksionuar në Kushtetutë
për `triumviratin` , pra një nga drejtuesit e treshes së shtetit të jetë përfaqësues
i religjionit mysliman+ një përfaqësues të jetë i religjionit ortodoks dhe një përfaqësues
të jetë katolik. Kjo barazon jo vetëm dëshirën e shtresave të popullatës
shqiptare por ekuilibron dhe politikën shqiptare duke vënë në binarë barazinë dhe
të drejtat e liritë në këtë shtet si i yni përfaqësuesit politikë të të cilit
veprojnë më kokëfortësinë e Cjapit duke mos i hapur rrugë partnerit.
Me këtë rast
mund të them se sa boshe tingëllojnë debatet
politike të analistëve të paguar nga dy klanet politike më të mëdha shqiptare,
kur harrojnë të përmëndin se.. ekuilibri i brishtë dhe i cënuar i këtyre 4
viteve ka ardhur sigurisht edhe nga mos balanca e përfaqësimit sic duhet në drejtimin e shtetit të komuniteteve
shqiptare.
Pavarësisht
nga nga injorimi me dashje i këtij fakti , injorim të cilin politikanë dhe
analistë të paguar që dalin në TV duke hedhur e pritur dokrrat e njëri tjetrit
vetëm e vetëm për të kënaqur interesat e klaneve politike më të mëdha të vendit
që përfaqësojnë,- destabiliteti dhe lufta e egër politike sidomos pas 2007 vjen
pikërisht edhe nga ky fakt: injorimi i komunitetit ortodoks në përfaqësimin e
tij në drejtimin e shtetit.. Praktikisht është hera e katërt që në një mandat
katër vjecar nuk respektohen `triumvirati` religjioz në drejtimin e shtetit
shqiptar: mandatet 1997-2001, 2001-2005,
2005-2009 dhe 2009-2013. Par pasojë ka patur sigurisht plot probleme politike,
ekonomike, financiare si dhe zgjedhore të cilat
janë kritikuar rreptësisht nga BE,. Pikërisht mungesa e stabilitetit
politik është pasojë gjithashtu edhe e mos respektimit të triumviratit
religjioz në drejtimin e shtetit shqiptar, sepse pikërisht një pjesë e shqiptarëve
janë përjashtuar plotësisht nga drejtimi i vendit dhe një pjesë tjetër drejton
me djallëzi për shumë vite.
Rezultati
dihet, krahas mos plotësimit të kushteve për integrimin europian, krahas grindjeve politike të ashpra që në fakt janë konflikte
të dukshme interesash dhe jo programesh, vërehet dhe konflikti i heshtur dhe i
pashpallur i mos respektimit dhe i injorimit të faktit që Shqipëria jonë e
dashur nuk futet dot në BE pikërisht
sepse ajo quhet si vend mysliman ( megjithë respektin e veçante për këtë komunitetet)
; e për pasojë paraqitja 100 vjecare si
shtet i tillë (pavarësisht Kushtetutës së pas vitit 1998 që e paraqet Shqipërinë
si shtet laik), automatikisht kërkon krahas respektimit të `tolerancës së shkëlqyer
fetare` edhe respektimin e drejtimit të shtetit nëpërmjet `triumviratit
religjioz` sado i cuditshëm të duket fakti.
Kjo është
Shqipëria:
-laike për
ne, por fetare për BE,
- e dyta
në Europë për ekonomi por problematike për popullin shqiptar që nuk ka rroga të
mira, që nuk ka pagë minimalë dhe minimum të saktë jetese dhe papunësi e
emigracion të rënë,
- e futur
në NATO duke paguar 1.5% të buxhetit, por
pa asnjë strategji kombëtare të bashkëpunimit më popullatat shqiptare
jashtë kufirit,
- të përgatitur për tu integruar në BE por
praktikisht klasa politike bën cmos që ta zgjasi hyrjen duke derdhur lot
krokodili ditën por duke prishur velenxën e Penelopës natën.
Mendoj se zgjidhja për Presidentin do të ketë probleme edhe në të ardhmen nëse Presidenti nuk përfaqëson për këtë periudhë të mandatit komunitetin e përjashtuar faktikisht nga drejtimi i shtetit, komunitet që përbën 1/3 e popullatës.