Mendime
Isa Mulaj: Krimi dhe korrupsioni në Kosovë qenka i koordinuar nga Mediet dhe policia
E enjte, 26.04.2012, 07:59 PM
Krimi dhe
korrupsioni në Kosovë qenka i koordinuar nga MEDIET dhe POLICIA
Nga Isa Mulaj
Më 22
prill 2012, gazeta e përditshme e Kosovës ’Bota Sot’ në ballinë dhe faqe 4-5
boton editorialin me titull “Kush sa ‘vodhi’, e kush sa ‘mori’ nga arka e
shtetit”?! Aty rastis të jetë edhe një prononcim bukur i gjatë i imi, më i
gjati nga të gjithë të intervistuarit, në mes tjerash, lidhur me krimin dhe
korrupsionin në gjykata dhe polici, për çka unë deklaroj se kam fakte të forta
dhe ankesa e padi ndaj tyre me të cilat nuk janë marrë kurrë. Policia me gjasë ka
menduar se ai lajm ditor shkon dhe harrohet. Unë e postoj të njëjtin në Facebook
më 23 prill 2012 për t’ia ruajtur aktualitetin. Meqenëse polic-milicët qena të Kosovës
po interesoheshin se çka postoj unë në Facebook, duke harruar se ato janë gjëra
publike, madje shpesh më duhet t’ua bëjë “Tag” shumë njerëzve, i paska
brengosur ky lajm se mos po merret vesh më gjerë, ku unë theksoj se
Inspektoriati i Policisë është i shpifur dhe dhe pjesë e krimit. Menjëherë më 24
prill në ora 15 më lajmërohet një inspektore nga policia me emrin Ismeta Gashi (boshnjake)
dhe thotë se kam përfunduar hetimin kundër policisë që e kam raportuar unë. Mbani
mend: Rastin e kam raportuar në inspektoriatin e policisë me datën 31 janar 2012.
Atëherë më është thënë se hetimi do të kryehet brenda dy javëve. Pas dy muajve
më ka thirrur në intervistë kjo Ismeta Gashi. Intervista më tepër kishte
karakter të humbjes së gjurmëve kur ajo kërkonte nga unë t’i dij emrat dhe
gradat e policëve dhe inspektorëve, numrat e telefonave dhe adresat e dëshmitarëve,
e të ngjashme. Aq të specializuar është ky inspektoriati i shpifur policor i
Kosovës sa që nuk i njeh as njerëzit e vet kush është komandant dhe çfarë detyrash
kanë. Por i njoh unë dhe kjo mund të konfirmohet brenda sekondave. I thoja shul
shqip kësaj inspektores: “Aty si të futesh në stacionin qendra, ngjitesh shkallëve
përpjetë, në katin e dytë, zyrja e parë, qaty e ki atë komandantin e policisë,
një me flokë pak të thinjura rreth të 40-ve. Qetash n’minut qohu, e shkojmë e
gjejmë aty”.
Nga 31
janari kanë kaluar afër tre muaj. Inspektoriati i shpifur policor duhet të ketë
bërë çmos që të fsheh faktet dhe ka heshtur deri me rastin e botimit të lajmit
në ‘Bota Sot’ ku unë zotohem se kam fakte të forta kundër policisë dhe
gjykatave. Edhe shumica e medieve në Kosovë janë të shifura. Ato më tepër parapëlqejnë
të lansojnë lajme dhe njoftime rreth korrupsionit vetëm nëse i përshtaten bosëve
të tyre, shpesh herë duke e bërë këtë qëllimisht ndaj atyre që nuk u pëlqejnë si
subjekte ose individë duke anashkaluar qëllimshëm rastet konkrete që u ofrohen.
Ankohen mediet se pushteti me kodin e ri penal po e ngulfatë lirinë e
shprehjes, por nuk duhet harruar se sa shumë këto media po ua shpërlajnë trurin
qytetarëve me thashetheme dhe lajme boshe. Për shembull, ka muaj të tërë që nga
KTV, Koha Ditore, dhe Rrokum TV janë lansuar të ashtuquajturat akuzat e
Kamishit kundër Albin Kurtit, sipas të cilave Albin Kurti qenka gjetur në shoqëri
me serbë dhe i mbuluar me batanije në një fshat të Klinës më 2004. Përmendet
gjithashtu lidhja dhe kontakti i Albin Kurtit me një serbe që thuhet se është vajza
e njërit nga ish-ministrat e Millosheviqit. Kështu infektohet opinioni. Pyetje
për këto media dhe opinionin: “Cilat ishin pasojat e atyre takimeve, çfarë dëmi
u solli juve dhe Kosovës lidhja e Albin Kurtit me atë serben dhe a keni diçka
kundër nëse Kurti ka bërë seks me të”? Derisa këtyre thashethemeve me akuza pa
kurrfarë efekti në praktikë këto medie i jepin publicitet me muaj dhe populli i
fshimë adaptohet me propagandën e tyre, as një sekond të vetëm nuk kanë guxuar
të përmendin faktet rreth Kamishit dhe veprimtarisë së dëmshme të tij kundër
interesit të përgjigjthshëm gjatë luftës në Kosovë. Cilat ishin pasojat nga mos
dorëzimi i armëve të uçk-së në shtab që silleshin nga Shqipëria por mbaheshin në
fshatin Tërrnavc nga Kamishi dhe grupi i tij? Të shumëfishta:
1) Numër më i vogël i pjesëtarëve të uçk-së nën
armë dhe mundësi më e vogël për rezistencë;
2) Mundësi më e madhe e forcave serbe për
vrasje të popullsisë së pambrojtur shkaku i mungesës së armatimit nga uçk-ja (Kamishi
refuzonte të dërgoj armatimin nga Shqipëria në shtab);
3) Keqpërdorim i fondeve për luftën dhe dëmtim
i atyre që kanë dhënë mjete për financimin e luftës. Ata nuk i kanë dhënë mjete
për armatim që ta mbajë Kamishi në Tërrnavc e pjesa tjetër e Drenicës të mbetet
pa të;
4) Rreziku i vrasjeve ndërmjet grupit të Kamishit
dhe Sami Lushtakut shkaku i kësaj mosmarrëveshje po të mos ndërhynte Fehmi
Lladrovci;
5) Harresa e Kamishit se i biri i kujt është
(i biri i një ish-nëpunësi në gjykatën e Skënderajt kur presekutoheshin
shqiptarët). Për babain e Albin Kurtit bëhet bujë e madhe se ka punuar në UNMIK.
A e dënoj ose burgosi kënd babai i Albin Kurtit sikur babai i Kamishit?;
6) E të tjera. Për më tepër shiko:
Këto janë
fakte o gazetaruca, e mos na helmoni me thashetheme “jo edhe Albini po
Ka
shpifje të mëdha në mediet e Kosovës dhe ikje të qëllimshme nga faktet e krimit
dhe korrupsionit. Këto janë medie oprtuniste. Raportojnë ose edhe shpikin
krimin nëse kanë ndonjë interes të ultë nga ai, por nuk raportojnë krimet e vërteta
kur janë në dëm të publikut. Për shembull, një UDBash me emrin Muhamet Mustafa
kishte pas dorëzuar në policinë e Kosovës akuza kundër meje edhe për veprimtari
në Bosnjë. E kur është në pyetje ‘veprimtaria ime’ në Bosnje, ne mund ta pyesim
Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin, sepse këta të dy, ndonëse kriminelë të luftës,
së paku janë qenie njerëzore dhe kanë pak moral njerëzor – nuk janë qen çpifana
si Muhamet Mustafa dhe polic-milicët qena të Kosovës.
Edhe më herët
kam pas dorëzuar ankesa kundër policisë së Kosovës (rreth këtyre shpifjeve të UDB-ashit
Muhamet Mustafa) por që nuk u trajtuan. Një kryeinspektor me emrin Valdet Hoxha
ia kishin pas bajt bythën nga ajo pozitë, kështu që nga atëherë e di se çka është
ky far inspektoriati i shpifur policor. E di edhe tani, prandaj edhe po ua dërgoj
këtë njoftim para së ta marrë raportin e tyre, sepse e di qind për qind çfarë raporti
i shpifur është.
Për
gjykata jam ankuar në ZPD (Zyra e Prokurorit Disiplinor), dhe aty ishte një kryeqen
si ushtrues detyre me emrin Kadri Begolli.
Ka dhe
shumë bizaritete në policinë e Kosovës që mediet e shifura që ankohen për liri
të shprehjes, qëllimisht nuk i heshtin. Për shembull, unë doja të raportoja një
rast kundër një togeri me emrin Adnan Mehmeti, ndërkohë një burim “undercover” më
njofton se hetuesja në inspektoriatin policor ku unë doja ta raportoja rastin,
quhej Nerimane Mehmeti e cila ishte motra e këtij Adnanit. Kështu në policinë e
Kosovës njëri anëtar i familjes mund të akuzohet, e tjetri kinse po u dashka ta
hetoj atë në kuadër të inspektorietit policor. Ky është një absurd që e hasni
vetëm në policinë e Kosovës.
Inspektoriati
policor përbëhej nga shoqëria multi-etnike dhe analfabete. Hasa aty edhe do
emra si Valentina Mitroviq. E tërë policia dhe inspektoriati i saj i shpifur
janë vetëm për shou tragji-komik, asgjë tjetër. Kjo Ismeta Gashi ngapak më ankohej
dhe tregonte për gjendjen ekonomike të saj, që lënë përshtypjen se ajo është aty
vetëm për një rrogë, e asgjë tjetër nuk i intereson. Larg asaj që kjo guxon të shkruaj
një raport në bazë të fakteve. Raportin e saj do t’ua përcjelli të gjithë të interesuarve
vetëm sa për të parë dhe të bindeni se niveli i analfabetizmit në policinë e
Kosovës është i tmerrshëm. Së pari, merreni këtë raport që po ua dërgoj, sepse
atë çka janë në gjendje të hetojnë ose ta fshehin policia e Kosovës, jam në gjendje
ta dij përmendsh deri në pakufi. Këta janë një grup krimi dhe analfabetësh për
të cilët më së paku kemi nevojë. Zoti nuk i ka krijuar kot serbët që i shtrijnë
përtoke dhe ua rrasin kokën n’dushk këtyre tragji-komikëve.
Në vijim, editoriali nga ‘Bota Sot’ “Kush sa ‘vodhi’, e kush sa ‘mori’ nga arka e shtetit”?!
Kush sa “vodhi” e kush sa “mori” nga arka e shtetit?!
Buxheti i Kosovës në ”duart” e të dyshuarve për korrupsion
(Botuar në gazetën ’Bota Sot’, më 22 prill 2012, ballina dhe faqe 4-5)
“Do të ishte absurd sikur të tentonim të nxjerrim shifrat e përafërta se sa dëmtohet buxheti i Kosovës nga korrupsioni”, thotë për gazetën “Bota sot” Isa Mulaj, ekspert i ekonomisë.
Nga: Ismajl Shabani
Shifra të sakta dhe të përafërta për dëmtimin e buxhetit të Kosovës nga korrupsioni është vështirë të gjenden, sepse gati i tërë buxheti i Kosovës është në ’duart’ e atyre që janë edhe të dyshuar për korrupsion. Dhe për këtë është krijuar një amulli se çfarë po ndodhë me taksat e paguesve të cilët janë vetë qytetarët e Kosovës që ndajnë kafshatën e tyre të fundit për t’i paguar taksat ndaj shtetit më të ri në botë. Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se do të ishte ansurd sikur të tentonim të nxjerrim shifrat e përafërta se sa dëmtohet buxheti i Kosovës nga korrupsioni, sepse thuajse i tërë buxheti është në funksion të financimit të krimit dhe korrupsionit.
Agjencioni Kundër Korrupsionit flet për 10 milionë euro të korruptuara
I vetmi institucion që ka ’matur’ korrupsionin është Agjencia Kundër Korrupsion. Për vitin 2011 kjo agjenci ka vlerësuar se dëmi që i është shkaktuar buxhetit nga krrupsioni ishte rreth 10 milionë euro, që kjo shifër mund të jetë larg realitetit. Ndonëse, edhe organizata monitoruese ”Fol” nuk posedon ndonjë të dhënë të përafërt për shifrat e korrupsionit. Ndërsa, zyrtarët të organizatës “Çohu”, vlerësojnë se mbi 100 milionë euro nga tenderët publik kanë përfituar donatorët e partive në pushtet.
Isa Mulaj, ekspert i ekonomisë thotë për gazetën tonë se korrupsioni në Kosovë nuk është më ndonjë dukuri e keqe ose e papranueshme për mentalitetin e politikës dhe qytetarëve. Ai është forma më e pranueshme dhe e zakonshme e jetës kriminale me të cilën janë pajtuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës. Çdo përpjekje serioze për luftimin e tij mund t’u kushtoj shtrenjtë, dhe për këtë më së shumti u bëjnë presion qytetarët se sa ata që janë të inkriminuar. Pothuajse secili qytetar që ua don të mirën, u këshillon që të kyçeni nëpër institucione për përfitime, ndërsa në anën tjetër dekarojnë se nuk pajtohen me korrupsionin. Kur ju ua tëhiqni vërejtjen atyre dashamirëve se janë edhe mbi 70 përqind të popullsisë që do të dëshironin të hyjnë në institucione për t’i rënë me t’madhe buxhetit për përfitime private, ata u thonë: ‘Qyqy, lej t’i qytetarët tjerë po kqyr kapu dikun (kuptohet me ndonjë grup krimi)’. “Do të ishte absurd sikur të tentonim të nxjerrim shifrat e përafërta se sa dëmtohet buxheti i Kosovës nga korrupsioni, sepse thuajse i tërë buxheti është në funksion të financimit të krimit dhe korrupsionit” thotë për gazetën “Bota sot” Isa Mulaj, ekspert i ekonomisë.
Kush po i prinë krrupsionit?
Sipas tij, institucionet më të korruptuara në Kosovë janë gjykatat dhe policia. “Për këtë u sjelli fakte të forta. Kam të deponuar ankesa dhe padi kundër të dyja palëve edhe në polici, gjykata dhe EULEX. Gjykatat përbëhen nga një numër kriminelësh që ua tejkalojnë edhe atyre gjatë regjimit të Millosheviqit, duke përjashtuar kushtet e luftës kur krimet i adresoheshin rrjedhave dhe imponimeve të luftës”, thotë Mulaj. “Nëse keni ndonjë lëndë kundër krimeve të Serbisë në Kosovë, gjykatat serbe me siguri se do ta shqyrtojnë siç është rasti me masakrën e Qyshkut dhe në Therandë. Por, nëse sot dërgoni ndonjë ankesë kundër krimeve të gjykatave kosovare në Zyrën e Prokurorit Disiplinor, ju vini në përfundim se nuk keni të bëni me qenie normale njerëzore”, thotë Mulaj. Sipas tij, edhe policia e Kosovës me inspektoriatin e saj të shpifur është e tillë, pra pjesë e krimit dhe krrupsionit. “Rrugëdalje tjetër nuk ka. Vetëm ndikimet e jashtme mund t’ia kthejnë shpresën qytetarëve të Kosovës se korrupsioni dhe krimi mund të zgjidhen, sepse këta qytetarë janë tmerrësisht të frikësuar me bindjen se i tërë krimi dhe korrupsioni në Kosovë shkon dorë-për-dore dhe se të gjithë njerëzit e inkriminuar janë të lidhur, çka nuk është e vërtetë”, thotë Mulaj. Ai deklaron se nuk e ka thënë kot ambasadori i SHBA-së Dell se fajet për tolerimin e korrupsionit i ka edhe shoqëria të cilës i duket çdo gjë e lidhur fort. Nga ana tjetër edhe Agim Shahini, kryetar i AKB-së, vlerëson se korrupsioni e ka kapluar mjaft vendin tonë, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara nga korrupsioni.
Si të zhbëhet kanceri në korrupsion?
“Vendi ynë edhe pse ka mekanizmat e saja për luftimin e korrupsionit, ato nuk janë duke e kryer punën ashtu siç kërkohet me kornizat ligjore të cilat janë në fuqi”, thotë Shahini. Ai ndër të tjera ka vlerësuar se edhe shoqëria civile duhet të jap kontributin e tyre për zhbërjen e ‘kancerit’ nga korrupsioni që tashmë e ka kapluar Kosovën. Ai ka thënë se është mjaft e vështirë të dihet saktësisht dëmi i shkaktuar nga korrupsioni, por realiteti është se dukuria korruptive po merr përmasa shqetësuese të cilat po e bëjnë vendin më të korruptuar në rajon dhe më gjerë. Shahini ka shtuar se shifrat krruptive tregojnë më së miri gjendjen në të cilën gjendet Kosova, ku pozita e saj në të gjitha sferat është vlerësuar të jetë jo e kënaqshme.
Citate:
Pothuajse secili qytetar që ua don të mirën, u këshillon që të kyçeni nëpër institucione për përfitime, ndërsa në anën tjetër dekarojnë se nuk pajtohen me korrupsionin.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së vlerëson se korrupsioni e ka kapluar mjaft vendin tonë