E premte, 26.04.2024, 04:56 AM (GMT+1)

Editorial

Atdheu ynë – Kombi shqiptar copë-copë edhe nga ne të zot

E marte, 11.09.2007, 09:04 PM


Dr. Hasan Luci

Tranzicioni demokrat shqiptar-faqa e zezë në historinë tonë kombëtare

Koha e trazicionit shqiptar tashmë hyri në histori si faqja më e zezë në historinë tonë kombëtare.Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe kur Shqiperia ne vitet ’80 pësoi rënien më të madhe ekonomike për shkak të politikës së gabuar të fenerit ndricues me kthimin e fshatit konsumator si qytetin.Ramiz Alia,komisari i lavdishëm që me bekimin e Enver Hoxhës trashëgoi tre pushtetet e tij,nuk bëri ndryshimet e kohës kur qe e nevojshme,por duke mos qënë burrë shteti dhe as komisar,ai e shtoi agonine e Shqipërisë dhe i hapi portat e ambasadave të huaja dhe kështu shqiptarët gjetën mundësinë e vetme për t’u bërë pre e tregut kapitalist të punës dhe të politikës së botës së lirë,duke shkelur pa hezitim mbi qetësine dhe jetën normale,megjithëse të varfër.Shkurt nga shiu ranë në breshër,thotë populli,megjithëse ëndërrat qenë ndryshe. R.Alia nuk bëri asgjë që të shpëtonte arritjet themelore të LAÇ-it,të RPSSH dhe PPSH,por u shkreh si pushka e jevgut ( të më falin romët )pa ia bërë bam dhe sot mburret se na shpëtoi nga lufta civile.Ai mbolli kryetarët e partive pluraliste duke i zgjedhur me qiri e lidhur pas qerres së vet dhe sot 17 vjet po sundojnë bashkë packa se ndonjëri luan si Ali Xhixha në tel në publik dhe natën pinë bashkërisht në motelet demokrate të ngritura me pasuritë dhe thesarin e grabitur popullit shqiptar të gjysëm shekulli pune të jashtëzakonshme.Dhe mediat shqiptare u ngrenë dolli e publikojnë kujtimet e tyre si shpëtimtare te demokracisë,në vecanti R.Alisë,kur ai është bashkëprojektues i veprës së Aeronit shqiptar që shkatërruan shtetin dhe ekonominë e vendit dhe s’bënë asnjë politike kombëtare për trojet tona të cilat komisari e veterani demokrat duhej t’i mbronte me cdo kusht,sic qe amaneti i të parëve.I vanë për dhjam qeni edhe dekoratat për ushqim në OKB ( de Kulari ) etj,por shyqyr qe grekeria na e shpëtoi në klinikat e Selanikut.Ai e kreu misionin e vet që iu ngarkua nga antikomunizmi botëror. Politika antikomuniste euroatlantike nxiti lëvizjen e dhjetorit 1990 si lëvizje antikomuniste ( me anëtarë partie të PPSH në krye e jo dhjathtistë ).Kjo lëvizje u shfrytëzua dhe u zhgënjye nga ata vetë që e nisën dhe e financuan brënda dhe jashtë Shqiperisë dhe ende nuk ka të ardhme politike si forë e djathtë,pasi e djathta historike dhe pinjojte e saj kanë përfaqësuar një klasë të vogel dhe te kompromentuar rende me armiqte e Shqiperise ne cdo kohe qe nga nisma e pavaresise me 1912, per te mos thene me pare R.Alia,F.Nano,S.Berisha e kompani e kanaliyuan PS e PD sipas programeve te urdheruar nga miqte qe financuan qysh ne fillim dhe shifrat jane bere pak a shume te njohura per shqiptaret dhe boten.Tranzicioni demokrat u fut ne kaledat greke nga fqinjet dhe faktori nderkombetar per te perfunduar hakmarrjen e planezuar me kohe, qysh ne LANÇ dhe me vone kurr se permbysen dot.Keshtu u hapen rruget e djallit dhe aventurave per te bere demokracine nen parrullen e rrufjaneve poitike,sic do te thoshte E.Hoxha.PS me R.Aline e F.Nanon e filluan me mendesi jo te paster atdhetare,por per interesat e veta kunder popullit te vet,humben kohe dhe doemos kaloi ne pozite dhe PD e keqtrajtoi sipas marreveshjeve ne kulisa,por edhe PD vegel e huaj dhe jo atdhetare me bemat e saj te strategjise “zero” antikomuniste i theu turinjte ne 1997.Ky ish kulmi demokrat qe Shqiperine e beri shkrumb pas eksodeve biblike dhe hakmarrjes qe beri me nenin 24/1 qe shkretoi shtetin tone ne emer te antikomunizmit, modeli i vetem ne bote, i papare ne lindjen komuniste!Pasi u sollen trupat e huaja ne Shqiperi,ku u vendos protektoriati i BE e NATO-s, PS ne fillim me njerez te rinj si B.Fino etjere pastaj me aventurierin F.Nano, i cili ne pazare me S.Barishen ne pozite e mbajten peng ende vendin. Keshtu RSH u fut nen trysnine e ekonomise te fqinjeve e mafjas nderkombetare. Parrulla e qeverisjeve blu e roze u bene allishverishet korruptivene cdo qelize te shoqerise, duke lulezuar tashme 17 vjet trafiqet e cdolloji nen bekimin e BE, qe ben sikur tersellen ndaj tyre, por ne fakt vepron me dashakeqesi dhe paaftesi pasi brehet vete nga aferat korruptive kudo.Politika euroatlantike i perkedheli si flori per t’i vene kazmen e fundit arritjeve te Shqiperise socialiste dhe vete perparimit te saj,por edhe popullit e pasurive te saj mbi toke e nen toke.Ajo nxiti e financoi per ta bere Shqiperine toke te djegur dhe shqipetaret te merguar demokrate moderne per punet e zeza neper boten demokrate!Si kryefjale sot mbetet ende:te shpetoje kush te mund,te vjedh kush guxon!Loja e PS-PD nga ’90 po vazhdon qe shteti ligjor te mos ngrihet dhe populli te mergoje me cdo kush, qe krimi i organizuar ne Shqiperi se bashku me te huajt te ngrejne vila e qiellgerryese per turizmin e shumepritur!Parlamenti shqiptar u be gazi i botes duke mos reaguar per asgje ndaj paudhesive te fqinjeve tane dhe te lobeve te tyre neper bote duke pranuar krizat pa mbarim gjitheperfshirese ne vendin tone dhe ne trojet shqiptare.Parlametni shqiptar eshte zene per gryke nga keto lobe te brendshme e te jashtme n efushen politike,ekonomike,ushtarake,kulturore etj. pa mbarim.A pluralizem i shpallur prodhoi frike qysh ne vitet ’90,pastaj u vendos ditati totalitar i dypartizmit,PS-PD,te tjeret i bien kavallit sipas shkopit te dirigjentit,duke pranuar edhe parti e organizata “vorio-epirote” , “gorane” etj. duke e kthyer Shqiperine ne nje vend shume etnik!Parlamenti, R.Alia,S.Berish,F.Nano etj. po i zbatojne pike per pike urdherat e FMN,BB,BE,NATO,OSBE etj. qe jane organe te ndihmave te urise neper bote (pra nuk i pranuan disa prej tyre sidomos FMN edhe shtete te tjere) dhe hiqen ende shtet sovran?! Si S.Berisha dhe F.Nano kane provokuar shume situata tragjike ne vend me bisedime koke me koke me te huajt si traktati me Greqine,takimet neKrete etj. dhe me ecejaket neper Evrope e SHBA deri te pazarii hapur ne 2005 me drejtorin e CIA-s dhe shown e 2007 ne pallatin e Brigadave per presidentin konsensual ( vulgarizim i pazareve te denja as per gjene e gjalle e derrat ) ende ne ujara te turbullta e ne çorba te helmatisura,duke krijuar shqetesim e kriza ne vend dhe ne trojet shqiptare.

Per t’u hequr demokrate 24 karate,si S.Berisha dhe F.Nano etj hapen portat e Shqiperise per kriminelet bashkepuntore te fashizmit nderkombetare si A.Ermenjin, Ndue Pjeter Gjon Markaj, Arshi Pipen,Leka Zogu etj qe mburren me bemat e tyre antiatdhetare,ne sherbim te armiqeve te shqiptarve!U lejuan te lulezojne partite fashiste te krijuara nga fashistet e renegatet me te njejtet emra “ Balli Kombetar” etj duke i thene botes se po e perjashtojme sot ne tranzicion Shqiperine nga Koalicioni antifashist boteror.kulmi tjeter sot eshte legalizimi i princit trashgimtar Leka II per syte e bukura euroatlantike,si duket pellumb i sjelljes se demokracise shqiptare!Ne nje kohe kur dihet mire se “bota e lire” nuk e perfilli A.Zogun aventurier,mbret i vetshpallur me puç kushtetues dhe pazarlleqet me trojet shqiptare per te mbreteruar me financimet here te serbeve,here te italianeve etj si mbret morionete.Edhe princit Leka I i’u fal puçi etj. bema me pare e ne tranzicion, se keshtu PS e PD jane meshiruesit e shkaterrrimit te vendit.Kriza e thelle politike dhe morale ne Shqiperi eshte ende nje cudi per boten e jashtme, por mjerim dhe ironi per shqiptaret ne te gjitha trojet tona.Kjo krize 17 vjecare po trondit rende kombin tone se po behemi periferia, dele e zeze evropiane, qytetare te dores se dyte dhe me keq se kaq!Po humbasim lavdine,krenarine e dinjitetin dhe shpresen per te ardhmen.Qeverisja shqipetare e tranzicionit eshte me skandalozja hapur fare.E keqja e madhe demsjellese ne vite eshte dyshja e sherrit dhe pazareve monopoliste per interesat fitimprurese mafioze se bashku me fqinjet e faktore nderkombetare te lobeve te sotme,qe po e neperkembin si asnjehere kombin shqiptar dhe ne teresi dhe Shqiperine ne vecanti.Paradokset e demet e renda qe vuajme jane ato kombetare per sfidat e ardhme dhe jo ato dytesore si korrupsioni,trafiqet,prostitucioni etj. fenomene qe po mbysin sot boten mbare,perfshi vendet me demokraci te zhvilluar e te qendrueshme dhe pervoje te shtetit ligjor demokrat (kapitalist). As fajtoret kryesore e as ata dytesor etj as jane hetuar e as jane denuar, perkundrazi kryesoret jane amnistuar per bukuri! Dhe jo vetem kaq por keta zoterinj jane gati te deshmojne kunder krimineleve koke turku ne keta 17 vjet?! Mjerimi i vendit dhe i kombit shqiptar po behet me trondites dhe kjo duket me varferine tone dhe sjelljet e fqinjeve dhe te huajve duke na plasur ne erresire, pa pune, pa perspektive por edhe pa buke,uje e drita duke na shitur gjithcka. Prijesit tane si gjela t ne token e plehut po sfidojne njeri-tjetrin si Don Kishoti me poliken e rremujes se vetedijeshme,duke i ndare shqiptaret ne dy fronte kryesore dhe ne shume llogore partish xhuxhe, qe duan te sundojne me cdo kusht.Ekonomia rajonale ballkanase dhe globale po mbytin ekonomine shqiptare e kosovare.Parate e shqiptareve shkojne ne xhepat e armiqeve te tyre shekullore dhe jo ne eksportet shqiptare, sic u bene te njohur ne Shqiperine socialiste.

Ngaa politika e tranzicionit shqiptare ende kombi shqiptare mbetet i semuri i Ballkanit pasi vuajme nga sindromi i mosberjes perpjekje te gjithaneshme per bashkim pasi jemi ende te percare e te ndare e me miqesi te semura me fqinjet dhe nderkombetaret, pasi fjalet e bukura i ka marre era.Ende shqiptaret jane mes Shilles dhe Karibdes.Çështjas shqiptare eshte ne doren e kurthet e fqinjeve dhe te faktorit nderkombetar OKB e BE.Prijesit e Tiranes, shtetit ame nuk kane nge të merren me çështje kombetare se po hahen si qentë ende për të rindarë trashëgiminë socialiste e private të popullit tonë.Asnjë strategji kombetare! “Çeshtja çame” iu fal grekeve me kuc e me maç?!Asnje fjale per tentativat per te krijuar subjekte te reja shtetrore shqiptare sipas tradites pellazgo-iliro-shqiptare alla Esat pasha bile duke trumbetuar simbole te tjera shqiptare nga ato mbarekombetare?!Asnje kokeçarje per shqiptaret ne Maqedoni, Luginen e Presheves, Malin e Zi,S-nxhak dhe vetem fjale porosi nga miqte keshilltare per Kosoven?!

Per te gjitha keto arsye dhe te tjera pa mbarim shqiptaret jane te shqetesuar per te sotmen dhe te ardhmen e vete. Edhe pas 17 vjetesh enderrojne demokraci!Nen parrullat e demokracise dhe integrimeve euroatlantike po tentohet shperndarja dhe tjetersimi i identitetit shqiptar te njesuar ne shekuj dhe se pari ai i ndarjes se trojeve shqiptare ne 7 pjese, megjithese me shumice shqiptare te popullsise.Mbeshtetesit e ketyre rrymave kundershqiptare po e tradhtojne veten cdo dite e me teper para qendreses kombetare te atdhetareve ende te paorganizuar mire, pasi ende nxitet dhe financohet politika agresive e ngritjeve e perçarje dhe miratimi i platformave antishqiptare ballkanase apo evropiane te mirenjohura tashme te globalizmit.po behet me egersi lufte frontale kunder kultures shqiptare ne cdo fushe duke hapur rrugen cdo gjeje te huaj ne emer te evropianizimit per te plagosur me rende shpirtin e shqiptareve te vuajtur ne shekuj.kjo eshte vorbulla e tranzicionit demokrat shqipetar dhe ju pyes: me thoni qofte edhe nje vorbull tjeter grope te zezë te tille ne Evrope, Mesdhe apo ne bote?!

Atdhetaret shqiptare kudo ne trojet tona dhe ne diaspore si intelektualet ,akademike , studiuesit , historianet etj. duhet te sqarojne boten per te drejtat e kombit tone ne menyre bindese e shkencore te denoncojme shkaktaret e brendshem dhe te jashtem dhe t’u kthejme besimin shqiptareve per t’u ndergjegjesuar dhe luftuar pa hezitime per shendoshjen e synimeve tona. Edhe UNESCO-ja po vlereson e mbron pasurite tona kulturore natyrore e njerezore, pra t’i bashkojme forcat e jo t’ua leme grabitesve serbe e greke kishat tona,fene tone , autoqefaline tone, shenjtoret tane!

Gjate qeverisjes se PD-PS u ripunua historia e Shqiperise dhe ende sot ne 2007 kryeministri ben thirrje per ritushe te reja demokrate autokrate!Kjo histori u tjetersua tashme duke mbuluar arritjet e brezave se gjoja historia e shqiptareve ne shekuj eshte shkruar me mendesi komuniste?!Por keta kapso*historiane harrojne se po perdorin ide fashiste dhe keshillat greko-serbe per te objektivizuar historine shqiptare nga gjoja pervetesimet e historise e trojeve te tyre historike!Per kete funksionon edhe nje komision i perbashket ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe RSH apo ministrine e Arsimit!? Pas mohimeve te skajshme te veprimtarive te rilindasve, te aktoreve te pavaresise tone, te kryengritjeve per liri deri tek LANÇ-i, te arritjeve ne socializem etj. nuk flitet me per visare te kombit,per tradita shekullore por vetem per antikulturat boterore dhe antishqiptare.Kushdo ka bere gabime ne histori dhe ne marshimet e veta te vendit, por jo te behen korrigjime me nihilizma te skajshme dhe te turpshme me ideologji te diteve te sotme integruese nihiliste te shpirtit kombetar te popujve te vegjel. Ne nuk duhet ti hedhim pranga e zinxhire te rinj kombit tone me njemije e nje hilet integruese globaliste

Kosova dhe trojet shqiptare nen ish Jugosllavine

Ngjarjet e viteve 1968-’74 dhe sidomos pas vitit 1981 e ketej bene qe te shkruhej gjat embi pakenaqesine dhe veprimtarite per liri te shqiptareve ne ish Jugosllavi aq sa Tito u detyrua t’u njihte autonomine si subjekt shtet formues juridik vetem ne Kosove.Kjo tashme ishte nderkombtarizimi i ceshtjes se pazgjidhur shqiptare,pasi ngjarjet ne Kosoove nuk jane pare anjehere te palidhura me Shqiperine ame ne dy kuptime: se pari,reklamohej akuza se Tirana nxit trazirat dhe nderhyrjet ne punt e brendshme te ish RFSJ dhe se dyti,shqiptaret nen Jugosllavi kerkojne te drejtat e lirite e tyre dhe dyan bashkimin me Shqiperine.Akuza e pare nuk qe e vertete,por ne baze te konventave nderkombetare Shqiperia kish te drejte ligjore te kerkonte pajtim te njellojt me kombet e tjera te shqiptareve nen Jugosllavi,por ky ze mbytej nga propaganda dhe diversioni e provokacionet Jugosllave brenda e jashte vendit.Edhe veprimtaria atdhetare e shqiptareve atje apo ne diaspore perkthehej nga kundershtaret e brendshem e te jashtem sikur perligjte akuzen serbomadhe,pasi divergjencat me ish Jugosllavine u rriten ne vitet ’70 ’80 sidomos pas vdekjes se Titos,por shqiptaret nismetare te shperberjes se ish Jugosllavise u perballen me bllokun e popujve te tjere,qe nuk donin t’u dilnin nga duart pasurite e trojeve shqiptare nen RFSJ.Shqiperia nuk hoqi dore nga kerkesat e saj ne planin kobetar e nderkombetar permes propagandes,ndersa kosovaret ne vecanti hodhen ne veprimtari konkrete.por shqiptaret nen Jugosllavi,duke qene te percare dhe te ndare ne disa republika nuk arriten dot njehsimin e strategjise “Kosova Republike”! dhe shtypja u rrit ndaj tyre e planifikuar dhe me forca e mjete te sofistikuar.

Shqiperia e dobesuar ekonomikisht ne vitet ’80 dhe problemete e tjera politike brenda udheheqjes se saj e dobesuan me tej para opinionit publik,prondaj Tirana nuk mund te reagonte ne lartesine e domosdoshme per t’u perballur me titistet dhe milloshevicet e pas Titos.Edhe vdekja e E.Hoxhes la boshllek te madh ne ceshtjen kombetare.Kjo dobesi beri qe deri diku ne Kosove e gjetke te lindin dyshime e dyzime per mbrojtjen e Shqiperise dhe kjo u duk edhe ne kursin gandist te LDK dhe vendimet e saj,ne kundershtim me rolin dhe veprimtarine apo besimin qe kishin tek Tirana rinia Kosovare dhe sidomos ajo me origjine fshatare dhe ne diaspore.Kete e tregoi me se miri lufta e UCK dhe parrullat e saj per mobilizimin ne lufte per bashkimin e kombit tone.

Serbia,pasi zgjidhi pjeserish luftrat me republikat ish jugosllave,i ktheu tere baterite per te shtypur levizjen clirimmtare ne Kosove se pari,me dhune me cdo kusht deri me spastrimin etnik te trojeve shqiptare dhe se dyti, duke mobilizuar opinionin e brendshem dhe te jashtem me cdo mjet se Kosova eshte zemra e Serbise se vjeter duke zyrtarizuar serisht protokollet e vjetra te copetimit te trojeve shqiptareprane miqve te saj tradicionale te njejte.Keshtu Serbia mundi te perjastoje Kosoven ne Dejton si ceshtje te brendshme te Sebise pasi faktori nderkombetar qe dakorte pasi nuk pati asnje ze kunder.Ppujt e tjere dhane interesat e veta,e lane ne balte Kosoven e trojet e tjera shqiptare,megjithese shqiptaret serisht luftuan orane tyre te pavaresuar nga Serbia si ne Kroaci etj.Keshtu Kosova mbeti trim i vetem ne fushen e betejes kunder Serbise militariste,kunder Maqedonise se njohur si shtet i pavarur me shpejtesi marramendese dhe e perkrahur njezeri nga faktori nderkombetar,me perjashtim te rezerves qe beri Greqia e cila ka synimet e njohura ne Maqedoni.

Ne keto kushte urgjente dhe alarmi faktori shqipetar, qofte Tirana zyrtare, qofte trojet shqiptare nen Jugosllavi qofte diaspora kosovare neper bote nuk dolen me nje strategji te perbashket, pasi gjendja e brendshme ne Shqiperi, ne Kosove e gjetke mes shqiptareve u acaruan grindjet e percarjet politike.Perpjekjet e vaketa per t’u marre vesh qofte edhe mes rrymave e klaneve te njejta ideologjike nuk u afruan por u larguan me tej, duke pare interesat e ngushta partiake e vetjake per te hypur ne pushtet, duke harruar interesat kombetare. Edhe perpjekjet per te kerkuar ndihme ne Evrope dhe ne SHBA ne fillim nuk dhane rezultate pozitive, pasi ata e njihni mire gjendjen kudo, por zaret ishin hedhur ne Dejton e gjetke ne diplomacine e fshehte dhe ne propaganden e hapur se levizja kosovare per liri e pavaresi edhe ajo paqesore, u quajt terroriste islamike etj.Ketij zjarri i fryn edhe Greqia,Rusia,Kina etj. miq te serbomedhenjve.

Vetem kur SHBA u bind se Milloshevici filloi spastrimin etnik te nje populli te tere qe ata e njihnin mire dhe rivleresuan interesat e tyre ne kete rajon, ku mbanin me paterica edhe Maqedinine, vendosen te veprojne ne kuadrin e interesave madhore te NATO-s ne ballkanin perendimor e me gjere. Amerika pati aleat pamedyshje vetem Angline e drejtuar nga Bleri, ndersa aleatet e tjere ne NATO dhe ne BE hezitonin dhe ngriten secili arsyet e pengesat e tyre per te vepruar njezeri per t’i prere doren genocidit serbmadh.Dhe vertete SHBA deklaroi dhe veproi gati e vetme per ta thyer makinen ushtarake serbomadhe, e cila kapitulloi por me kushte ne favor te saj. U a----stua* Millosheviçi me pazare te ndyra, por jo platforma e tij shovene dhe gjeneralet kriminele per krime kunder njerezimit qe jane te lire edhe sot.

Kosova u clirua ne 1999, por pasojat e Dejtonit,Rambujese, te sulmit rus ne Prishtine,fakti i kryer ne ndihme te Serbise tradicionale ortodokse venia nen protektoriat nderkombetare sipas rezolutes 1244 serish nen sovranitetin e Serbise, zhgenjeu jo vetem UCK-ne luftetare te lirise dhe popullin kosovar por edhe njerezimin perparimtar.Diplomacia sekrete triumfoi serish ne dem te trojeve etnike shqiptare dhe kunder se drejtes per bashkim te kombit shqiptar.Faktori nderkombetare shpalli miratimin e pavaresise se Kosoves pas nje periudhe kalimtare trevjecare nen UNMIK e KFOR,kur punet u zgjaten pertej premtimeve dhe u vertetua bllofi i tyre me qellim per te fituar kohe per pazarlleqet mes Serbise dhe fuqive te medha per interesat e tyre ekonomike e polike ne rajonin e Ballkanit duke risjelle ne kujtese jallten dhe diplomacine levizese pas permbysjes se komunizmit ne Evropen lindore e BS, duke nxjerre nga sirtari traktet e vjetra dhe duke bere trakte te reja dhe ndryshimet ne administraten amerikane pas presidentit Klinton sollen prurje te reja ne perballjen me ariun rus, qe po tregon serish dhembet e luftes se ftohte ne KS te OKB, ne G 8 dhe ne Grupin e Kontaktit ne bisedimet per statusin e pavaresise se Kosoves.Plani i shpallur i Ahtisarit, pas bisedimeve mes antareve te Grupit te Kontaktit dhe jo mes dy paleve te interesuara qe realisht nuk kane arsye te merren vesh,se serbet nuk pranojne asgje edhe pas kasaphanes qe bene ne Kosove, nuk kerkojne asnje falje, perkundrazi bejne fajtore Kosoven, te ciles i kerkojne nenshtrim e kapitullim pa kushte, ndersa kosovaret me te drejte nuk kane pse te bisedojne me serbet, pasi Kosova e kreu misonin e vete te lirise me 1999 dhe kerkon pa medyshje vetvendosje-pavaresine e vet.

Ështe e pafalshme per Grupin e Kontaktit, qe pas 7 vjetesh doli me nje plan te arritur me trysni ndaj Kosoves qe te pranoje faktin e kryer per te decentralizuar territorin e Kosoves, te njohur edhe ne 1974 nga kushtetuta e RFSJ-se, me enklavat serbe e fetare me lidhje direkte e financime nga serbi duke perjashtuar cdo bisedim per ti perfshire trojet shqiptare te lena jashte Kosoves si Luginen e Preshevesh etj. ku edhe u luftua per liri e pavaresi. Administrata nderkombetare ushtarake dhe civile ne Kosove beri leshime te pafalshme ne dem te shqiptareve dhe ne favor te Serbise, Maqedonise, Malit te Zi.Pra diplomacia e OKB-se dhe e BE-se e Rusia u rikthyen ne 1913 ne konferencen e ambasadoreve ne Londer dhe me te njejtat argumente mbajne peng jo vetem Kosoven por tere kombin shqiptar.Pas drames kosovare te KS te OKB,rikthimi nga fillimi i bisedimeve gjoja mes Serbise e Kosoves i ngjan barsaletes se priftit qe kur u zu ngusht tha ta fillonte nga e para! Ky trajtim i ceshtjes tregon se edhe pse grupi perfaqesues kosovar pranoi kompromise qe mund te behen fatale per te ardhmen e shqiptareve ne Kosove dhe per vete Ballkanin e me gjere, perseri Serbia e Rusia e miqte e saj te hapur dhe ne heshtje ne Grupin e Kontaktit dhe ne treshen e famshme te 2007 qe po bejne hetime per ate qe eshte e qarte si drita e diellit,kerkojne vetem e vetem nje pergjunje te shqiptareve pa kushte, qe ne fakt do te coje ne nje autonomi te ndyre dhe jo ne sovranitet shteteror as ne kuptimin e ngushte qe ka sot sovraniteti drejt integrimit euroatlantik dhe evropian,globalist, sidomos per vendet e popujt e vegjel,qe konventat e shpikura nderkombetare sot i denojne pa te drejte te jetojne ne shtete shume etnike edhe kur ke shimice derrmuese sic eshte Kosova.Deri sot propagandohej ruajtja e statukuos,por kjo statukuo u thye mes permbysjes se komunizmit, pas bashkimit te Gjermanise, pas daljes se pavarur te shteteve balltike e tjera ne ish BS, ne Cekosllovaki pas shperndarjes se ish Jugosllavise etj. vetem shqiptareve u kerkohet te rrine urte, te pranojne statukuon e grisur, te pranojne shumeetnine qe se kane se kufizohen me njeri-tjetrin ne 7 shtete dhe te plotesojne standartet e *? BE e NATO-s, te cilat nuk i kane plotesuar as anetaret e tyre Greqia, Italia etj. per minoritetet, per korrupsionin, trafiqet etj.Serish ne keshillohemi nga faktori nderkombetar sic keshillon prifti:beni si them une por mos beni si bej une!?

Per fat te keq qysh ne nismen e tranzicionit demokrat, ne hapat e pare te permbysjes “vullnetare” dhe me “paqe” te komunizmit ne Shqiperi, faktori shqiptar ne Tirane, i perçare, pranoi ndihmat “bujare” te fqinjeve dhe kapitalisteve serbe,greke etj. ballkanas, perfshi kosovare, shumica te financuar nga serbet pasi atdhetaret shqiptare nen Jugosllavi nuk qene dhe nuk jane te pasur por te varfer, punetore neper bote apo te trafikanteve si pronari i gropes se Sejdise, qe mbeti simbol i korrupsionit per te bere kapitalistet tane.Pluralizmi shqiptar, mik i botes, por jo i popullit te vet, hapi portat e dritaret nga hyne mafiet ballkanase e boterore qe ndihmuan Shqiperine me mbeturinat e depove me ushqime te luftes se dyte boterore (faktet jane kokfort dhe iu bene te njohura opinionit publik brenda e jashte, veçse i shijuam pa frike qe e ben Shqiperine vend trafiqesh te çfaredoshme, ku luanin e luajne miliardat me çeshtjet e fajdeve, pastrimin e parave, drogat,armet etj. te cilatu plotesuan me qejfin e kuçkave te sjella edhe nga tere racat e botes demokrate per te shijuar te kamurit, hajdutet e rinj e te vjeter, ngjyrat e ylberitmish te bardhe!? Kjo Tirane zyrtare, atdheu ame, belbezoi perçarte shume vjet per çeshtjen kombetare dhe e gjeti zgjidhjen, duke pranuar e para keshillen e diplomacise nderkombetare, paketen Ahtisari, veçse pavaresi te kushtezuar dhe jo sovranitet shteteror, por me ca gjasa te drejtash, me gojen e kryediplomatit te regjur ne Paris, z.Besnik Musatafaj, i cili sot ka marre pozat e kritizerit ndaj pasardhesit te vete, qe s’qenka aktiv se vete ai vrau kuçedren serbomadhe?Ku-ku,nane;bertasin tek ai, ne raste te tilla.Por edheky s’ka faj, se eci ne vazhden e grazhdit te R.Alise, F.Nanos ne Krete etj;S.Berishes me thyerjen e bllokades kunder Millosheviçit, duke furnizuar me karburant e arme kur Kosova therej, vritej e digjej,spastrohej dhe ky fare prijesi demokrat edhe shfajesohet pa pike cipe ne fytyre ne mediat shqiptarese s’ka kurajon te mbyt a vrase veten per kete turp e shkuar turpit, veç te tjera qe do t’i vbertetoi koha;apo mek-meket para kryeministrit serb, duke mos deshmuar as njohuri fillestare ne historine tone per t’ia perplasur ne fytyre serbomadhit se trojet shqiptare ne Jugosllavi jane te pushtuara dhe jo te katragjysheve te ardhacakeve nga stepat e moçalet nga zbriten si minjte e kenetave, duke shkaterruar dhe pushtuar e krijuar perandori e federata nen tutelen dhe ombrellen e kolonialisteve evropiane te shek.XIX,XX e XXI.

Po ku ta gjejne guximin keta mender kur breket u jane qullur me kohe me bemat e mbrapshta ne kurriz te Shqiperise dhe te kombit tone ne te kater anet e horizontit dhe nen dhe e ne qiell, duke i mbuluar me miqesi e diplomaci e minjve te moçaleve dhe demagogjine per shtet ligjor e demokraci nen hijen e armiqeve dhe kundershtareve te shqipetareve, te cilet u falen dit’ e nate t’ua mbajne avazin si pozite e opozite alternuese demokrate ne kurriz te shqipetareve, qe tash 17 vjet e bene Shqiperine germadhe,erresire, qe i duhen shekuj per te marre veten dhe kohe e luftra te tjera per t’u bashkuar ne trojet e veta natyrore e historike pasi shqiptaret nuk do ta gelltitin lehte integrimin ne Kanosa pa fituar te drejtat e lirite e tyre.

Populli shqiptare ne teresi dhe ai kosovar ne vecanti e kane vleresuar dhe shprehur mirenjohjen te huajve per çlirimin e Kosoves ne 1999, por fatkeqesisht s’mund ta kuptojne se si BE, por edhe SHBA qenkan zene ngushte qe t’i bejne leshime jo parimore Serbise dhe Rusise?! Ne nje çeshtje te qarte si drita e diellit nga çdo kendveshtrim objektiv etnik e vetvendosjes se popujve te nje gjuhe,flamuri e kombi te copetuar tragjikisht prej 1878 deri sot.Nuk jane te pakta sot, si dje, veprimtarite e egra dhe kercenuese kunder atdhetareve shqiptare qe t’i detyrojne keta, me hir e pa hir, sic eshte shprehja “Tahir me pahir” per detyrimet osmane,per te bere pazare me lirine e pavaresine e Kosoves sot ne veçanti edhe te kombit shqiptarne teresi, nje avaz i ri me muzike te vjeter tradhetare!Deri dje shan me ferre e me parrua “internacionalizimin proletar” qe nuk i zgjidhi keto padrejtesi, ndersa sot, po keta lojtare zeusere,sillen shume me keq ne cdo drejtim se ish komunistet e vertete, e jo sharllatene si Tito e Hrushovi, ne cdo plan shoqeror e juridik! Vetvendosja e popujve nuk eshte vendimtare ne bisedimet mes Prishtines e Beogradit, pasi diplomacia e sotme ka nxjerre arsyetime te reja interesash per kompromise.Serbia hegjemone ne ish Jugosllavi ben te qarte sot, se ajo ka pranuar formalisht kufijt e shtetit shqiptar, te cilin desh ta bente republike te 7,per te mos leshuar pe sidomos ne kushtet e sotme per te privatizuar pergjithmone trojet etnike shqiptare.Me kete logjike qysh mbreteria jugosllave dhe titizmi i copetuan trojet shqiptare ne rajonet e kombesive te tjera per te mos i lejuar te bashkoheshin,t’i asimilonin me lehte dhe sido qe erdhen punet te mos lejojne as bashkimin mes tyre as bashkimin me Shqiperine dhe se fundi tentuan spastrimin etnik dhe kekojne ende rindarjen pasi, me forcen e armeve serbe e ruse dhe me me heshtjen e trupave franceze ndane Mitrovicen, sipas modelit fashist gjerman me trupat e Xhafer Deves e qeverine serbe, sipas modelit te se njejtes diplomaci sekrete te fuqive te medha ne perputhje me ate fashiste te Millosheviçit e pasuesve te tij armiq te eger te shqiptareve.Pra mbetet e njejta kornize diplomacie me taktika te reja per te njejten strategji antishqiptare.

Sa rende te rinj boteror jane peruruar qe nga “Maçertania” e Grashaninit ne 1844, te kongresi i Berlinit dhe deri sot ne 2007 dhe nuk u gjend asnje marrveshje objektive per zgjidhjen e drejte te çeshtjes shqiptare, nje plage e hapur etnike dhe njerezore per mbijetese.Ende kombi shqiptar do te njohe kalvarin kolonial dhe luften ortodokse e katolike kunder myslimaneve shqiptar ne Evropen juglindore ne Evropen kristiane kur vete vendet kryesore evropiane po islamizohen nga emigrantet politike dhe ekonomike apo klandestine ne vite, ku jane ngritur e ngrihen edhe kultet fetare myslimane bile ne Rome njera nga me te medhate ne bote?Ku natyralizimi i myslimaneve ne Evrope po shtohet dita dites?Ç’ndryshim kane keta myslimane ne Evrope nga ne myslimanet shqiptar per arsye pushtimesh historike dhe çfare mesazhesh jep Evropa e bota demokrate per femijet e te gjitha feve ne bote qe po jetojne sebashku?Çfare rreziku perbejne myslimanet hipotetike shqiptare sot kur po keta luftuan fashizmin ne nje llogore me antifashiste?Çfare rreziku paraqesin shqiptaret myslimane en trojet e veta kur jane te rrethuar nga anetare te BE dhe filloi integrimi evropian sebashku?Perse politika inegruese e BE vepron me shqiptaret ne Tirane, Prishtine, Maqedoni,Mal te ZI,Luginen e Presheves e Sanxhak ne kundershtim me parimet e veta?Si eshte e mundur qe edhe pas spastrimit etnik ne 1998-1999 t’u kerkohet serish shqiptareve te vihen nen zgjedhen millosheviçiane pa Millosheviçin?Cila eshte kjo filozofi e re integruese, shpikja e re, qe guxon te ndaje e perçaje ende kombin shqiptar dhe ben te vuaje ende Kosoven pas 7 vjete ne varferi e protektorat nderkombetar?Ku jane parimet sovrane te OKB?

Kosova eshte e para qe eshte interesuar, ka luftuar dhe garanton krijimin e shtetit ligjor pasi shkundi shtypjen e dyfishte, ate koloniale dhe shoqerore, se eshte jeta e saj, funksioni i saj i ndertimit te demokracise pas nje lufte çlirimtare te njohur boterisht dhe me pervoje autonomie qe nga 1974 si subjekt juridik shtetformues, ku edhe me pare pakica serbe jetonte pa probleme me tolerancen e njohur shqiptare dhe jo ate serbomadhe!

Do te jete faj trashanik te mendohet se Kosova nuk mund te vetqeveriset se s’qenka ne gjendje te siguroje e garantoje jeten e pakicave aq te vogla brenda saj, jo vetem serbe, por edhe turke etj. per te cilat i ha meraku miqt e serbeve.Sllavojugoret kane bere te zezat kunder shqiptareve, te cilet nuk u jane pergjigjur me te njejten monedhe, ndryshe ata do te kishin ikur me kohe, sic ka ndodhur ne vende te tjera, se shqiptaret jane nga natyra tolerante.Gjithashtu Ballkani nuk e tret dot pavaresine e shqiptareve ne trojet e veta se nuk jane te gatshem per ta pranuar Serbia,Greqia,Maqedonia,Mali i Zi.Formula shumetnike dhe e enklavave serbo-boshnjake,nje shpikje qe po e pergenjeshtron vete jeta nuk mund t’u imponohet trojeve shqiptare dhe nese kjo do te jete kemisha e forces e treshes se Grupit te Kontaktit nuk do te kete jete te gjate dhe do te shpertheje ajo qe rrjedh prej kesaj kemishe forece nga OKB e BE. Kaq pervoje e ka faktori nderkombetar dhe vete sllavojugoret nga shek.XIX deri sot.Sovraniteti i kufizuar dhe i kontrolluar i Kosoves do te jete krejt i gabuar, i fajesuar dhe i pajustifikuar nga konventat nderkombetare ne fuqi, i penguar pa argumenta bindese, me arsyetime interesash te fuqive te medha gjeopolitike, ku ne fund te fundit territori i Kosoves sot nuk ka me ate rendesi te shekujve te kaluar e te luftes se ftohte,veç argumentin e interesave ekonomike per ti lene Serbise se Madhe apsurite e shqiptareve.Bota ta di mire se ne nje rast te tille ajo po fabrikon,sic e ka nisur serish ne 1999 me Mitrovicen e tjera, bomben shperthyese te planezuar dhe financuar nga OKB e BE.Ne nje rast te tille,kjo do te jete nje bombe e ngjashme me dy luftrat boterore,qe nisen po ne kete fuçi baruti,qe fuqite e medha ia kane marre doren per ta perdorur sa here te duan qe te shpetojne nga krizat ekonomike dhe te ribejne ndarjen e hapesirave gjeopolitike evropiane e boterore,me qe edhe integrimi evropian po has ne shrren e vet, ne sharren e NATO-s dhe ne shrren e vijimesise se luftes se ftohte me Rusine, qe kerkon te rizgjoje hapersiren jetike te saj pas humbjeve fatale ne 1989.Mos i harroni zoterinj skenaret e luftes se ftohte per luften e trete boterore?!te cilat ne shumicen e tyre fillonin me krizen ne Kosove!

Ështe nje turp i rradhes qe OKB,BE,G-8 e forume te tjera nderkombetare merren me kombin shqiptar per te retushuar interesat e tyre.Kosova e ka shpallur edhe vete pavaresine nje here, bile me referendum dhe do ta shpalle serish, qofte edhe me referendum, ne menyre te njeaneshme, se eshte ne te drejten e saj,por shqiptaret kerkojne mirekuptim e bashkepunim per ta zgjidhur paqesisht dhe jo me fakt te kryer siç beni ju zoterinj te medhenj, qe pastaj pa u bere te akuzoni, siç jeni mesuar ne shekuj!Debatin per sovranitetin e Kosoves s’ka te drejte ta beje KS i OKB-se, por u pa se ky forum po manipulohet keq ne shekullin e ri nga forca qe duan ta hedhin ne ere pasi nuk e kryen me funksionimin e tyre e vet per çka u krijua,tani jane interesa te tjera ne loje dhe jo ato te pas luftes se dyte boterore,pra do te falimentoje serish Lidhja e Kombeve ne kohen e vet!Ç’jane bisedimet teknike mes Prishtines e Beogradit?Ç’do te thote te bejne perpjekje per te gjetur kompromis?A nuk ish komromis jashte natyres etnike dhe parimeve te sotme te OKB,BE etj.apo plani i Ahtisarit,qe kosovaret, dhe jo shqiptaret,e nenvizoj,kosovaret dhe jo shqiptaret, e pranuan se nuk u lejohet shteg tjeter?!Ç’domethene decentralizim i pushtetit ne Kosove kur asnje shtet s’ka decentralizim te tille per pakicat, per trashegimite kulturore, per te drejtat e lirite etnike,per gjuhet etj. veç nje kushtetute sovrane me pushtet vendor dhe qendror ?!Çfare sygjerime do t’i bejne serish z.Ahtisar kur kuptohet qarte se plani i tij i miratuar nga Grupi i Kontaktit qenka hedhur poshte ne teresi dhe i kerkohet te filloje nga e para si prifti ne ligjerim?!Veç shkaterrimeve dhe humbjeve njerezore,vetem ne 1999, serish Kosova dashka te demshperbleje Serbine me trojet e saj, kishat e saj, pasurite e saj, t’i ktheje borxhe ekonomike qe s’i ka, t’i jape demshperblime qe s’i takojne,perkundrazi Serbia jo vetem te kerkoje falje, por t’i ktheje njerezit e humbur; t’i tregoje varresat masive jashte trojeve tona per te marre eshtrat e bijve e bijave; t’i ktheje borxhet e ish RFSJ, t’i jape demshperblime deri me nje per genocidin per 1981 dhe spastrimet etnike etj. qe Kosova dhe shqiptaret te kene fare pak garanci se serbomedhenjte nuk do te hidhen serish ne sulme barbare pasi ushtria e paramilitaret serbe jane ne gadishmeri ne kufi dhe presin bilbilin per te marshuar si Arkanet, miqte e tyre ruse e greke etj.

Nuk eshte aspak sekret se rezoluta e OKB ne 1944,rikthimi i bisedimeve nga KS i OKB dhe kalimi nen protektoratin e BE,prishja e kornizave detyruese te planit Ahtisari dhe debatet ne kancelerite diplomatike e mediat sot duan te perligjin perpjekjet e fundit te shek.XX e shek.XXI qe te miratohen nen ze e me ze tjetersimi i flamurit kombetar shqiptar ne Kosove, qe s’ka te beje fare as me shembullin Gjermani-Austri etj. per krijimin e nje identiteti te ri kombetar, por jo shqiptar, ne fushen shtetformuese,gjuhesore,kulturore etj. te ashtuquajturit identitet kosovar-dardan, qe eshte nje çorbe serbomadhe,grekomadhe,maqedonomadhe,malazezomadhe me bekimin e miqve lindore e perendimore, te cilet kane gjetur edhe pashallaret shqiptare alla Esat pashe Toptani?!Duket qe tradita kolonizuese nuk le asgje ne harrese!Por kjo eshte nje elite e re moderne, alla Izrael kunder Palestines, se faktori nderkombetare qenka i etur per nje Pestine ballkanase?! Apo per nje Irak ballkanas?! Zgjidhni e merrni zoterinj diplomate te kulisave!Te gjitha elitat perandorake kane deshtuar si ish Jugosllavia,Rusia postkomuniste deri diku;Skocia do pavaresi nga Anglia, pas luftes se njohur irlandeze dhe zbehjes se saj perkohesisht etj.

Administratat qeverisese pas viteve ’90 deri sot ne Tirane, Prishtine,Shkup,Podgorice etj. nen urdherat e kontrollin nderkombetar e cifcinjve vendas jane ne kontradite me vetveten si vendesit dhe nderkombetaret qe po prodhojne vetem kriza dhe jetojne ne qejfe e ahenge, me vjedhje te pasurive kombetare, me privilegje princore, me vila e llogari bankare brenda dhe jashte trojeve shqiptare, por fati nuk ecen gjithnje me paterica dhe me parate e pista te cdo ngjyre pluralizmi.Ne kete bote paguhen mekatet si deri me sot!Nje dite do t’u ndrije buzeqeshja dhe do t’u bjere kokes.Mesazhi i Nene Terezes nuk e gjeti as Zotin as Krishtin, as parajsen eshte kuptimplote,ajo dha jeten me friken e erresires pa shprese drite!Dhe mos e quani shenjtore, deri sot e ka vertetuar mesazhin e saj edhe lufterat nderfetare te pergjakshme!

Tkurrja apo rrudhja e trojeve shqiptare ende ne shek.XXI eshte as me pak as me shume veçse nje kurs i ri neokolonialist i mospranimit te vetvendosjes se popujve dhe pohim i lojes integruese, qe permban thelbin integrues te gjeopolitikes se re te diplomacise se OKB,BE etj.

Çeshtja çame-brenge dhe problem i pandare i kombit shqiptar ne Ballkan,BE,NATO,OKB

Thirrja e mesimi i rilindasve tane “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” mbeten te tilla edhe sot e ne te ardhmen per shqiptaret.Çeshtja çame dhe trojeve te tjera etnike shqiptare nen Greqi eshte e pandare ne teresia e zgjidhjes se çeshtjes shqiptare ne Ballkan.Çdo vonese trajtimi i ketij problemi rrit rreziqet ne Ballkan dhe me gjere, pasi fqinjet dhe fuqite e medha kane me teper se nje shekull qe po keqtrajtojne kombin shqiptar per bret e fqinjeve shovene!?

Qysh nga shek.V p.e.s Greqia me zemer Athinen agresive per ekspansion territori ne ballkan e Azi, zyrtarizoi mohimin e kultures pellazge dhe filloi me ligje te rrepta per ta tjetersuar historine parahelene ne trojet mesdhetare,ku erdhen si pushtues, dhe ta paraqisin veten si djepi i vetem i qyteterimit evropian.Por ata e paten te veshtire te mbulojne e mashtrojne per gjithcka pasi historia le deshmi te pashlyeshme pas çdo politike spastrimi e katastrofash natyrore e njerezore.Me 1804 profesori dinak grek i Athines, mbajti leksione ne universitetin e mirenjohur te Sorbones ne Paris,ku rihapi strategjine dhe mbroi tezen se kultura greke eshte djepi i kultures perndimore, duke pervetesuar dhe zyrtarizuar para botes, se helenet qenkan themeli i ketij djepi jo vetem ne Evrope,por edhe ne bote,duke mbuluar jo vetem kulturen pellazgo-ilire,por edhe ate lindore, megjithese ardhacake prej lindjes si semite, origjine qe e kane mohuar dhe perpiqen ta rivendosin ne alpet shqiptare.Pra helenet ngriten mitin e te drejtes historike ne Ballkan dhe me vone te drejten e fese orthodokse te bazuar me kombesine.Me keto dy shtylla greket veprojne edhe sot ne piktakimet e tre kontinenteve (Evrope-Azi-Afrike).Nga mesi i shek.XIX ngriten platformen shovene te “Idese se Madhe” helene dhe nga mesi i shek.XX filluan dhe vazhdojne pastrimin e teksteve greke dhe te toponimeve nga trashegimia pellazgo-iliro-shqiptare, duke nxjerre karten historike, te fese orthodokse dhe te “Vorio-Epirit” me synime aneksimi te trojeve te tjera pasi u qeshi buza me gllaberimin e trojeve nga kongresi i Berlinit e deri sot me dredhite e tyre dhe shpaten e fuqive te medha mbrojtese! Politike e diplomatici qe s’ka rreshtur ende ne ditet tona.

Me kot shqiptaret bene luftra mbrojtese, ankesa dhe kerkesa ne forumet nderkombetare qe coptuan fillimisht tragjikisht trojet tona etnike para e gjate shek.XX. Faktori nderkombetar mbroi dhe mbron ende diplomacine grekomadhe se sllavojugore per tjetersimin e trojeve tona,pasi keto nuk e ndalen asnjehere propaganden, diversionin e provokacionin ne kufijte tane dhe ne media e forumet nderkombetare.Ne shqiptaret, edhe qevrite e Shqiperise se vogel ppolitike, ekemi ngritue zerin e protestes jo ne menyre shkencore me studime e botime te mirefillta per t’ia bere botes te njohura historine tone,por vetem me deklarata te pakta qeveritare, me shkrime atdhetaresh, jo me platforma akademike dhe nuk kemi luftuar per te gjetur miq te fuqishem ne rrethet shkencore ne Ballkan,Evrope e me gjere per te mbrojtur te drejtat e lirite tona.Edhe ata studiues e historiane qe kane dalur ne mbrojtjen tone perfshi greke etj. jo vetem nuk jane perkthyer te gjithe ne shqip apo perdorur ne propaganden tone kombetare, por ka patur edhe kundervenie nga puthdoret tane te tezave armiqesore apo kundershtare te shqiptareve, siç bene sot mjaft njerez e grupe interesi apo te shitur tek shovenet fqinjsic iu be me harten greke ne librin e klases se 6-te nga komisioni ministrise etj. edhe pse zbulimet arkeologjike po deshmojne per te kunderten edhe ne ditet tona.Pra ne kemi qene e jemi jo aktive, jo diplomate dhe te frikshem per te kerkuar te drejtat tona nga trysnia shekullore e fqinjeve e miqve te tyre.

Sot ne demokraci dhe gjate proceseve integruese euroatlantike eshte rasti i vetem dhe ligjor,plotesisht i mundshem,per te ngritur pa frike zgjidhjen e ribashkimit te kombit shqiptar, ndryshe kjo çeshtje do te mbetet jo vetem nje shprese e jona, por edhe nje rrezik per BE dhe me gjre, nese keta nuk heqin dore nga asimilimi e tjetersimii trojeve etnike shqiptare.

S.Berisha beri gabimin fatal qe nenshkroi traktatin e miqesise me Greqine pa bere asnje rezerve per te drejtat çame dhe shqiptare ne trojet e veta,por u be partner i ligjit te luftes gre te 1940, kur greket mohojne ne thelb çeshtjen çame e jo me per trojet e tjera shqiptare nen Greqi;kur greket na bejne trysni politike, ekonomike,territoriale e diplomatike e kulturore per te pranuar faktet e kryer te greqizimit, jo vetem te arvanitasve ne Greqine (te cilet s’kane asnje te drejte, as ate gjuhesore-kulturore), por edhe te çameve te spastruar nga trojet e veta dhe te çameve ortodokse qe jetojne ne trojet e veta etnike stregjysherore, natyrore dhe historike.Kur Greqia po tjetersonte me ligje fashiste pasurite e shqiptareve ne Greqi, qe prej 1913;kur po trajton si skllever te merguarit shqiptare pas viteve ’90 dhe nuk u njeh asnje te drejte sipas konventave nderkombetare veç asimilimit dhe marrjes se shtetesise greke etj.Per keto ligje fashiste e mosrespektim apo moszbatim te traktateve nderkombetare te Greqise ndaj shqiptareve, nuk kundervepron as OKB, as BE, as OSBE etj. pasi keto forume jane molpsur dhe blere nga lobet e fuqishme greke qe shpenzojne miliarda dhe vene veton kur vjen puna per te dhene te drejtat kombit shqiptar dhe shtetit shqiptare e shqiptareve ne pergjithesi, duke i mbajtur peng ne nje minoritet grek, ish bujq tek bejleret shqiptare, te cileve Shqiperia u ka dhene te drejta e liri maksimale duke i bere edhe pronare toke ne krahasim me vendet e tjera si ne Angli,France,SHBA etj.Jo vetem kaq po Greqia po ben shantazhe, provokime e diversione me organizaten “Omonia” e partine PBDNJ kunder shtetit e kombit shqiptar.Qeverite tona te tranzicionit blu e roze jane bere servile te peshtyra te gjunjezuara para politikes greke aq sa kryeministri keto dite kerkon te botohen urgjent tekstet ne gjuhen greke edhe per shkollat 9 vjecare me shqiptare si ne Himare, Korce,Tirane etj. dhe M.P.Jashtme e RSH po rishikon tekstet shqiptare per te hequr referencat historike te historise shqiptare per teket e helenizmit ne menyre te njeanshme etj. pa fund marrezi te tranzicioinit shqiptar!?

Eshte koha te denoncojme publikisht urgjentisht keto nderhyrje te reja dhe zgjidhjen e padrejtesive te bera deri sot.Kete duhet ta beje edhe Kosova e trojet e tjere etnike nen ish RFSJ dhe te mos pranojne traktate miqesie me Serbine e tjera shtete xhuxhe si traktati i RSH me Greqine, pa zgjidhur çeshtjen kombetare shqiptare, ndryshe firmetaret do ti denojne historia dhe shqiptaret nuk do te rrine me duarkryq dhe te presin si te mundin rrufete e zeuseve sllavojugore e greke.Mjaft me trojet shqiptare ne roberi,mjaft me te kolonizuar,te spastruar,te shperngulur,mjaft me me genocide etj.Shqiptaret duhet te kerkojne qe armiqte e tyre te pohojne pendimin per keto krime dhe te demshperblejne popullin shqiptar,siç po veprohet me popuj te tjere deri te ribashkimi i trojeve tona.Dokumentacioni i traktateve tragjike duhet hapur dhe ne duhet te kembengulim per te drejtat tona etnike, duke i denoncuar me force.Kjo edhte drejtesi e liri!!!

Shqipetaret bejne perpara ne historine e vete

Ne fakt sidomos ne shek.XX shqipetari ka bere ndryshime te panderprera ne jete, ne shoqeri, ne shpirt, duke u bere me ndergjegje e vendosmeri, guxim, arsim e culture.Ka punuar gjithnje te jetoje mire, ta ndertoje me mire jetesen, te mendoje me mire per perballimin e nevojave dhe krizave, te ece me kohen e perparimin. Ne I kujtojme nevojat e kohes dhe keshtu jemi mbajtur gjalle e kemi perparuar me pune e lufte.Per liri e pavaresi kemi perdorur grushtin se nuk na eshte lene mundesi tjeter.Ne kohe paqeje kemi ecur edhe me teknike,shkence e culture. Qyteterimi shqipetar I shtoi nevojat e kerkesat se ushtua edhe popullsia per here te pare ne vitet 1945-’90. Toka u kufizua dhe po kerkohen menyra te tjera per te jetuar, perfshi mergimin, qe per fat te keq ne trojet tona eshte plag e hershme nga lufterat e varferia, nga shpernguljet e spastrimet etnike. Sot ne demokraci kudo ne trojet tona njeriu duhet te jete me I pergatitur dhe me I armatosur me dije per te perballuar jeten dhe ruajtur lirine relative edhe ne Shqiperi e Kosove e gjetke ne shtetet e tjera.Ai qe eshte me I forti, me I zoti del fitimtar, ndryshe mbetej I varfer.Fatkeqesisht shumica derrmuese jemi te varfer dhe te kamurit s’pyesin me per te varfrit se jetojne a vdesin, se mergojne a c’bejne.Kjo varferi e skajshme dhe ndarja e shqipetareve eshte fatkeqesia me rende ne ditet tona dhe per keto arsye, per ngjarjet e tranzicionit ne Shqiperi dhe te luftrave ne trojet shqipetare nen Jugosllavi, faktori nderkombetar na sheh me dyshim dhe habi sepse nuk merremi vesh as me vetveten as me nderkombetaret. Prijtaret tane kane zgjedhur rrugen e korrupsionit me cdo menyre dhe nderkombetaret duan t’I vene ne rrugen e vet, por ende pa sukses, pasi korrupsioni e mafia ne shtetet e sotme eshte kryefjala e grupeve qe luftojne ne pozite dhe ne opozite, loja demokratike me voten dhe abuzimi me popujt.

Pra sido te veje filli I shqipetareve pasi kudo ky eshte shqetesimi yne I pare, ndryshe keshtu ten dare, po ecim drejt integrimit evropian me shume te panjohur dhe perplasjet e forta kudo qe ndodhemi mes partive shqipetare dhe me etnite e tjera ne rivalitetet per pushtet dhe racizem kunder shqiptareve, me synime per ten a asimiluar dhe tretur ne megrim apo nen pushtetin e fqinjeve shovene. Asnje dashamiresi, as pendim, asnje marrveshje per mirekuptim dhe bashkepunim. Edhe kaq sa behet eshte I detyruar nga faktori nderkombetar pasi fqinjet ballkanas, perfshi Italine, synojne trojet shqiptare si vazhdim te tregut te tyre te lire, por edhe me synimet e vjetra territoriale e kulturore.

E ardhmja e cdo populli por sidomos e popujve te vegjel varet nga numri I tyre( shtresa e popullsise, dhe ka vite qe ende jemi duke rene lindjet nga pasurite qe I kemi pak a shume dhe vlerat morale qe tregojne per interesin e perbashket te kombit tone per te qene te lire dhe te garantuar ne pavaresi. Shqiptaret kane virtyte, tradita, zotesi, moral te shendoshe per te siguruar te ardhmen si nje shtet I madh apo aty afer vendeve te vogla ne bote qe nga 162 shtete ne OKB, shumica jane vende te vogla e jo me keto pasuri e popullsi qe kane trojet shqiptare. Deri sot shqiptaret I kane perballuar luftrat e semundjet, varferineme lindjet e shumta per te mire e per te keq, cilesi qe popuj te tjere e kane humbur tashme e jane ne renie.Ne vitet e paqes ne kemi marre veten, pra duhet te ecim ne kete drejtim, te rritet lindshmeria, si tradite edhe ne varferi, megjithese kerkesat sot jane te shumta per jetese te mire. Shqiptaret ne socializem dhe ne trojet e tjera (ne megrim ose jo) treguan se jane punedashes, se kane vullnet per pune kur ia shohin te miren dhe kane kuptuar tyashme se pa pune s’mund te behet, sic po shohim edhe sot ne tranzicion. Duke u marre me pune do largohemi nga veset e papunesise e varferise,puna permireson moralin dhe virtytet, me pune rritet mireqenia ekonomike, e cila do t’I beje shqiptaret faktorin kryesor net e ardhmen, ndryshe do mbetemi ende te varfer dhe ne trysnine e te huajve,l ne fushen politike, ekonomike, ushtarake, kulturore.

Fitorja dhe ruajtja e lirise e pavaresise , qofte ne integrim kerkon perpjekjet e panderprera per t’u bashkuar,per te mos i nderprere punen, per t’I forcuar e fituar ne te gjitha trojet te drejtat e lirite e njohura, per pjesmarrje ne pushtet si etnike sovrane dhe e barabarte me te tjeret, per te pervetesuar artin e te qeverisurit sipas pervojave te vjetra e te reja, per te pervetesuar te rejat e qyteterimit dhe te shkencave, per te perballuar sfidat e kohes.

Sot ne fillimet e shek.XXI ne kushtet e sotme nuk jemi me aq te izluar si edhe ne shekullin e fundit, sot kemi mundesi te gjera per t’u takuar e njohur, per t’u vellazeruar me tej dhe per te trajtuar hallet e problemet tona etnike dhe ritmet e marshimit historic te se ardhmes,se nuk jemi me te rrethuar,te klonuar ,te ngrire ne male,ne varferi biblike e ne praopambetje te skajshme,pa arsim e pa culture.Ne duhet te jemi me kerkues sot ndaj vetqeverisjes dhe qeverisjes per mireqenie e zhvillimdhe te mos perkulemi para pengesave te kohes qofte nga fqinjet qofte nga kornizat e tjera integruese.Ne nuk duhet t’I falim me as gabiimet me te vogla qeverisjeve tona,prandaj edhe nderrimin e pushteteve duhet ta kerkojme me ngulm sa te arrijme atje ku duhet te aarijme dhe te mos I lejojme prijtaret tane tre spekullojne m etej me votat tona dhe akrobacite me fqinjet e tjere qe jane kundershtaret tane.Duhet te kerkojme dhe gjejme miqte e vertete,te zeme miq te rinje dhe jo miq per fiq,miq qe na kuptojne problemet dhe qe te na ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve ne marredhenie dypaleshe dhe ne OKB,BE,NATO etj pa te cilet ne do te jemi cirak te qeverive fqinje e miqve te tyre,si deri me sot.Perparesite gjeopolitike I kemi per te siguruar disa perparesi nga fqinjet ne trojet tona,pasi kemi rruget strategjike tokesore,ajrore e detare per t’u hapur ne bote,ne tregun e lire dhe me mundesite tona ekonomike.Fete tona na japin edhe nje perparesi per te hyre ne bisedime me shume popuj pa u hequr nga hunda nga asnje fondamentalizem fetar I hapur a I fshehur.Jo vetem kaq por shqipptaret mund t’u mesojne te tjereve tolerancen tone te tradites,si factor lidhje miqesish.

Rilindasit tane e shpalosen luften per liri e pavaresi qysh prej 1850 e deri ne paveresi dhe kjo ide e tradite vijoi me zikzake,por fitorja e lirise ne Kosove e ka bere urgjente ndrryshimin e strategjise se shqiptareve: nga lufta e copezuar ne luften e njesuar per bashkimin kombetar.Sot kushtet jane shume me te favorshme,ndergjegjesimi me I madh,mundesite me te mira per te dale me plan-programe te studiuara e te argumentuara shkencerisht para botes,e cila duhet te vihet nen trysnine shkencore per te hapur arkivat e protokolleve e traktateve te padrejtesive qe na eshte bere deri sot.Ne duhet jo vetem te shkruajme libra,gazeta e revista per ne shqiptaret,por mediat e shkruara e pamore si dhe librat tona duhet te jepen ne gjuhet e huaj,sic behej ne Shqiperine socialiste,per te beret e njohur historine tone,arritjet tona,kerkesat e programet tona atdhetare,pse jo nacionale pasi fjala nacionalizem ka bere edhe koto shtete qe ne na mohojne bashkimin etnik e natyror.Fakti qe shqiptaret s’kane bere agresione ndaj fqinjeve,por vecese jemi mbrojtur nga diversionet e pushtimet e tyre,eshte ne favorin tone.Ne duhet t’u kthehemi mire argumenteve shtetformuese te rilindasve,te studiuesve,historianeve e shkencetareve shqiptare dhe te huaj dhe te mos percmojme ende keto arritje qe nga pellazget,iliret e deri tek ne.Te mos turperohen disa shkencetare shqiptare se po permendin pellazget,qe po I quaj per turp:parailire?!Cdo me thene parailire?Bota I njeh,por I fsheh se edhe ne si shtet nuk I kemi dhene rendesine studimeve pellazge,ku bota eshte me pare se ne.Arritja e studimeve ilire na ka hapur derene madhe per tek pellazget,gjuha shqipe na e ka themelin e gjuheve mbi te cilen jane zhvilluar gjuhet e tjera sic deshmojne gjuhetaret.Ende sot germimet arkeologjike flasin per gjetjet e deshmive te koherave te errata,te qyteterimit pellazgo-ilire,qe deshmojne per qenien tone te rrenjes se tyre.Keto mesime te perjeteshme jane udherrefyese per sfidat tona net e ardhmen deri ne bashkimin tone kombetar,pa te cilin as mund te vemi ndryshe ne proceset integruese ne BE.

Revolucionari I mirenjohur francez Danton ka thene: “Guxim,guxim dhe perseri guxim”!Kjo thenie profetikee e zbatuar ne France eshte nje mesim I revolucionit francez “liri,barazi,vellazerim” qe franket I bene nje shtet te madh ne Evrope dhe qe kane luajtur e luajne ende rol ne bote.Ky guxim u duhet edhe shqiptareve te shek.XXI per nje synim kombetar te pavdekshem njerezor te domosdoshem etnik,natyror e historic.Ne nuk prishim kufinjte e askujt se kufizohemi me vetveten,se kemi te drejte te vetvendosi,te integrohemi me vullnetin tone dhe me pakicat e vogla,te cilat e kane fituar me kohe lumturine e barabarte si shqiptaret dhe jo e kunderta ne asnje shtet fqinje.Kete perparesi bota e ka te qarte, pasi ne kemi dhene lirit e te drejtat pakicave me mire se ato qe kerkohen sot nga BE,OKB,OSBE etj. Pavaresisht nga pallavrat greko-serbe-maqedone-malazeze.Gjithe shqiptaret qe e ndjejne veten atdhetare, me mtivin pa dallim feje,krahine,ideje, duhet te veprojne papushim per t’u ndergjegjesuar dhe aftesuar, fuqizuar dhe garantuar kombin shqiptar per t’I njohur dhe mbrojtur te drejtat e lirite, interesat e veta Brenda e jashte trojeve tona, shkurt ne ne atdheun e vet ne Ballkan dhe ne arenen nderkombetare si shtet Sovran.

Vetedija jone kombetare ne te gjitha trojet tona ka mangesi serioze dhe perballja me problemet reale ne to ende e vaket per ate gjak qe ka shqiptari per liri e pavaresi e ribashkim kombetar.Ështe ende paradoks sot pse s’po I kuptojme e s’po vprojme me urgjentisht per detyrat tona kombetare dhe veprimet qe duhet te behen per t’I vene ne jete pa humbur shansin historic ne sfidat e sotme.

Ne kohet me vendimtare historike shqiptaret kane lene ne mes rrugen e luftes per te drejtat e lirite e tyre sidomos nen perandorine osmane, pas luftes se pare e te dyte boterore dhe gjate luftes se UCK ne bisedimet me faktorin nderkombetar kur çeshtja e shkolonizimit u shtrua per zgjidhje edhe ne konferencat e paqes OKB,OSBE, rtj. Ne Rambuje u be mbrapa e jo para dhe nuk u perfshine tere trojet shqiptare ne luften clirimtare, sidomos qytetet dhe iu besua keshillave te nderkombetareve apo trysnive te tyre qysh nga 1878.

Shqiptaret po pranojne sot, me mendjelehtesi dhe pa argumente bindese, shuetnine e trojeve shqiptare kur s’jemi te tille, as si serbet, as si greket etj. Pasi trojet tona kane shumicen derrmuese ne trojet e veta,perfshi Çamerine, ku gjuha flitet ne shtepi, ashtu siç flitet ne tere Greqine nga arvanitet, te cilet ende nuk po reagojne per te drejtat dhe lirite e tyre nga trysnia greke, te ciles duhet t’I perballen me force duke denoncuarkete gjendje dhe per t’i bere presion te mos ecin me revan ne synimet e tyre.Po keshtu ne nuk po ngrohemi me force per te kundershtuar me argumente bindese perpjekjet e fqinjeve per te grumbulluar,krijuar dhe propaganduar pakicat e tyre etnike me mashtrime e fallsifikime te shumta si ato historike shifrat e fryra te popullsive ,besimin fetar etj trysni gjoja demokrate duke manipuluar konventat nderkombetare si te mos ishin te barabarta edhe per ne shqiptaret.

Epoka ças enveriane,kjo ramiziane,berishiane dhe nanore do te mbeteb ne historine tone e te njerezimit si nje njolle e zeze e pashlyer, te cilen bota e qyteteruar e studion me vemendje per ta ndaluar perseritjen e saj ne ndonje fare menyre, pasi kjo e rrenoi Shqipçeriane dhe kombin shqiptar me mizorisht se perandori e fqinjet pushtues ne shekuj, duke tjetersuar tere traditat e historine tone dhe duke na paraqitur para botes ashtu sic na akuzojne armiqte me te betuar te ne shqiptareve, sa bota stepet para nesh si te ishim aliene me rrufe zeusi.Paradoksi me I madh I ketij tranzicioni eshte pushtimi I shqiptareve nga shqiptaret, fakt I pare e I vetem ne histori me krijimin e ------------------------------*?

Faktori nderkombetar qe nga Kongresi I Berlinit deri tek rezoluta 124 e KS te OKB dhe e Grupit te Kontaktit qe merret me statusin e kosoves ne vecanti nuk e shtroi ceshtjen shqiptare ne teresi , por ka perdorur faktin e kryer me vendimet e marra pa perfituar njohjen e ceshtjes, kerkesat tona dhe duke I mbajtur shqiptaret ne bisedime sa per forme e jo per venimmarrje dhe duke I detyruar shqiptaret te pranojne pa kushte , pa rezerva, kompromise te demshme nen trysnine e tyre politike, ekonomike, ushtarake.Mbikqyrja nderkombetare ka vijuar mbi shqiptaret ne cdo kohe si shpata e Damokleut,pasi sa nisin shqiptaret ndonje levizje, qofte edhe paqesore, kundershtaret tane hidhen ne sulme armiqesore per t’I future ne kanalet e tyre kolonizuese se per te paralizuar si gjithnje ribashkimin e forcave atdhetare shqiptare.Asnjehere asnje referendum dhe degjim zeri te perfaqesuesve shqiptare, por gjithnje komision pas komisioni, te cilet sic dihet krijohen jo per te zgjedhur ceshtje po per t’I hedhur zinxhiret e spirancat atje ku duhet per te na zene ne gryke e te dorezohemi me humbje si deri me sot.

Shqiptaret nuk po reagojne ne forumet nderkombetare euroatlantike per te denoncuar veprimtarite e gjithanshme te fqinjeve e te fuqive te medha ne trojet tona dhe trysnite ne keto forume te cdo lloji qe jane ne kundershtim flagrant edhe te normave te OKB,BE,OSBE,NATO-s etj edhe per anetaret e vet.Jo vetem kaq por keto forume nuk kontrollojne dhe nuk marrin masa ndeshkuese per anetaret e vet qe I shkelin vendimet e perbashketa.Kjo tolerance e heshtur e shqiptareve para ndekombetareve dhe opinionit publik boteror eshte nje tradheti e heshtur e interesave te veta dhe para interesave antishqiptare .Kjo heshtj e nxit te huajt jo vetem te mos degjojne edhe zerat e protestes nga atdhetare shqiptare, por te marrin masa mbytese me lloj lloj demagogjie si keto qe na serviren ne shtyp se hyrja ne NATO do te na beje te lumtur(kur ne do paguajme e jo do marrim leke etj), se integrimi do na lumturoje kur ne na kerkohen standarte qe s’ua kane detyruar as vetes se tyre apo miqve te tyre etj.Dhe ne themi si qeveri: amin o hoxh! Si eshte e mundur qe asnje burre shteti I cdo niveli te mos ngreje zerin e denoncoje siç bente F.Noli ne Lidhjen e Kombeve dhe me vone E.Hoxha edhe per nje provokacion a incident te vogel kunder sovranitetit tone.Perkundrazi servilopushtetaret nxitojne t’I perligjin mos u prishet qejfi?!

Jo vetem qe miqve( u thencin!) u tolerojme shumke kur vjen puna per te drejtat dhe lirite tona etnike,natyrore e historike,por edhe armiqeve tane u bejme leshime kompromisi te rend ate pariparueshme me vone pasi tregohemi tolerante ne bisedime e tavolina ku merren vendimet dhe me pas histerike e intolerante me deklarata bajate m enje mije e nje arsye duke fajesur te huajte kur atyre s’u eshte vene kufiri tek thana ne bisedime dhe me veprime.Ku jane protestat e manifestimet sot per statusin e Kosoves,per ceshtjen shqiptare net e gjithe trojet shqiptare kur popuj te tjere ngrihen e kerkojne demshperblim se u mungoi drita nga nje avari objective!?Amendojme rrjedhojat e kesaj heshtje kur s’kane heshtur as barinjte ne 1878,1913 etj.?!Perse tjeter duhet te protestojme kur s’ngriihemi per lirite e te drejtattona por pime kafe e hame mbeturinat qe na bie tregu mashtrues I fqinjeve etj.?!Mire per buke,drita e uje nuk ngrihemi ne proteste,se I qajme hallin qeverive se s’kane c’te bejne dhe me kete naivitet pranojme edhe fqinjet edhe fuqite e medha ten a bejne te gjalle te vdekur?!Edhe Levizja Vetvendosja ne Kosove nuk po mbeshtetet sikur te ishte nje levizje Zulu a Honolulu!Prirjsit tane ne keto dite vendimtare ( 120 te Kosoves )gjejne kohe te pushojne,te lahen ne Dhermi,te pergatiten per kacafytjet e rradhes ne shtator,per vjedhjet e pasurive me legalizimet ne bathoret dhe kompesimet ne bregdet,etj.!Pse Kosova po lihet vetem perballe treshes e trysnive kur eshte kohe alarmi kombetar dhe jo qejfi zuzar?!Ku-je ne diell,marrezi mbi qiell?!

Kaardhur koha te ndergjegjesohemi urgjentisht per te zgjidhur rrugen me te drejte per te zgjidhur ceshtjene tone kombetare me nje strategji te hartuar miredhe jo me konkurse per te fituar emblema e flamure antishqiptare as per problemet e RSH at te Kosoves.Eshte antikombetare te krijojme shtete paralele kur jemi te vetrrethuar nga shqiptare ,pasi koha po tregon se edhe shqiptaret ne Maqedoni,luginen e Presheves,Mal te Zi,Sanxhak apo Greqi nuk po rrine duar lidhur,pasi kudo po keqtrajtohen edhe pse u be marreveshja e Ohrit,nuk po njihet gjuha ametare e arsim-kultura, trajtohen si shtetas te dores se dyte etj; keshtu qe do t’u vije dita te kerkojne si fillim autonomi,vetqeverisje etj. Qe do kalojne ne kerkesa ribashkimi kombetar me kohe,pavaresisht ecjeve integruese,qe per ne shqiptaret do te jene te mundimshme kurdohere.Fatkeqesisht pothuajse se s’po behet asgje nga qeverisjet pluraliste te RSH.

Sot ne epoken e globalizmit boteror dhe integrimit ne BE e NATO,shqiptaret ne teresi ne trojet e veta duhen te mbrohen me mjete demokrate dhe guximtare pasi ne thelb ka filluar qysh pas permbysjes se komuniznit nje lufte qyteterimesh dhe kulturash kombetare permes formulas integruese dhe shume etnike,qe jane ne favor te popujve te medhenj.Nese shqiptaret nuk mbrohen dhe nuk zhvillojne kulturene tyre,atehere do te asimilohen,sic u ka ndodhur popujve te tjerederi sot.Ketu s’eshte qellimi te behemi patetike apo hyjnore si atdhetare,por per te mbrojtur shpirtin tone,duke mos pranuar globalizmin si kembet e dhise dhe kozmopolitizmin e botes gjoja te kulturuar,e cila po ben trysni te skajshme,per t’I tjetersuar brezat e rinj ne sherbim te strategjive turbulluese qe cojne ne konflikte te reja rajonale dhe boterore,sic e deshirojne manjatet e parase,te cileve nga kjo krize boterore u kane rene fitimet.Bota ne zjarr ne pyje nuk eshte nje ogur mire per asnje,keto zjarre jane shkaterrues se terrorizmi nderkombetar kur kete terrorizem po e trajtojne si duan,kur duan dhe te nxitur ete paguar me parat e taksapaguesve dhe trafiqet boterore te centralizuara dh ete lejuara sipas ndarjes se re kolonialiste te sferave ekonomike reale sot.

Shqiptaret,Shqiperia dhe Kosova e te tjeret ne trojet e veta jane te vendosur te luftojne,te rrojne dhe te perparojne me forcat e veta sic kane bere deri sot dhe sigurisht qe do t’I gjejme rruget per t’I kaperxyer veshtiresite e pengesat politike dhe ekonomike per t’I rivendosur cungimet e trojeve tona,mbrojtjen e pasurive tona ekonomike dhe kulures sone.Evropa e Rusia po bejne me greket e serbet sic thote shqiptari: “Kush perpiqet t’I beje gropen tjetrit,bie vete Brenda!”Po u interesoje ta mbajne Ballkanin fuci baruti,se ia kane pare hairin me luftra edhe ne koken e tyre e jo vetem te qerozit ballkanas!

Lufta dhe fitorja e UCK,at one luginen e Presheves,ne Maqedoni,perpjekje per liri e te drejta te shqiptareve ne Mal te Zi ,Sanxhak etj. I kane dhene hapsire dhe rendesi te nje epoke te re per shqiptaret per te vene ne jete edhe me cdo cmim lirite dhe te drejtat e veta,sic I gezojne edhe popujt e tjere.Nje levizje me te ardhme eshte kerkesa etnike natyrore e shqiptareve per bashkimin e kombit,qe kerkon mos zvarritet me,eshte synuese dhe sfiduese ne rrjedhat e sotme ne Ballkan.Lokomotiva e historise e ka perfshire kombin tone ne fushen e lirise e pavaresise,prandaj ne duhet te veprojme per t’I keputur xinxhiret me te cilet na kane lidhur padrejtesisht.Demokracia mburret e krenohet me arritjet e veta,por shqipetareve nuk ua jep as me pikatore ose ben veshin e shurdher e syrin qorr se iu prishen progonzat e se ardhmes fqinjeve tane dhe interesave te tyre ekonomike,politike e ushtarake.Kjo kthese rrenjesore e kombit shqiptar duhet te realizohet sot ne shek XXI.Boll jane pergjakur shqiptaret ne shekuj,ndryshe shqipetaret nuk do te heqin dore nga liria,pavaresia,krenaria e atdhedashuria,pavaresisht se sot ka nje dremitje te brezave nga tollovia qe shkaktoi gjeopolitika ballkanase e boterore.Ndergjegja e shqipetareve po ecen ne kahjen e duhur te rilindasve tane dhe realitetin e sotem te rendit te ri boteror liridashes.

Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen e te mos lejojne me skenaret qe na cuan ne kete grade politike e ekonomike.Mos presim halve nga SHBA,OKB,BE,NATO,OSBE etj. Se jemi me te qarte sot pas 17 vjetesh demokraci.Kujtoni se kur I thane ish president Bush (plakut),ish drejtor I CIA-s,te ndihmonte ekonomikisht vendet lindore ish komuniste,ai tha qarte se ndihma me e madhe ishte lufta per permbysjen e komunizmit dhe ironizoi:Tani t’u japim duarve e kembeve ne pune!Edhe Gorbacovi,arqitekti pashrushovian I perfundimit te permbysjes se komunizmit,I trimeruar ne guzhinen e sherbimeve sekrete perendimore,foli per trimat antikomuniste ne vendet e lindjes dhe programet qe I paraqiti per t’I zbatuar ne 1988,sic e pohon edhe Ramiz Alia per ate leter te Gorbacovit, qe e mbajti ne sirtar nga 1988,Gorbacovi numuroi 11 dhe la pa permendur te 12 dreq,sic thote shqiptari,tranzicioni shqiptar e tregoi kush ishte ky zotni I konvertuar nga komunist ne arqitekt te hershem antishqiptar dhe Shqiperia u shkaterrua ne 1991-’92.Nga 1992-’97 S.Berisha e Rajersoni I ben gropen popullit shqiptar me hakmarrjen e 42/1 e bemat e tjera dhe me kryengritjen e princit Leka ne 1998.Pastaj lelezoi F.Nano,qe iku nga syte kembet kur Leka Zogu printe dhe digjej kryeministria ne 1998 dhe beri ato vepra qe ne 2005 ra nga kalaja,duke risjellur,sipas kontrates,bipartiake,alternimin e pushtetit ne duart e atij u shqua per shkaterrim e jo demokratizimin e Shqiperise e te kombit dhe tani ne 2007 po na fut ne erresiren e plote kombetare(pa drite,uje,pa prone,etj.) dhe s’dime ku do te perfundoje ky kaos vullkanik.Nje miku im I huaj me tha : S’u le kush te ngrini ekonomine,as fqinjet,as te tjeret,Ballkani u duhet keshtu.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora