E premte, 26.04.2024, 07:10 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha

E shtune, 01.08.2009, 02:33 PM



Përfundon procesi zgjedhor i 28 qershorit


Me përfundimin e afatit rutinë pesëditor të apelimeve (të munguara) të partive politike lidhur me numrin e mandateve që dilnin nga përllogaritja e votave të koalicioneve zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit, KQZ-ja ka formalizuar sot përfundimin e procesit. Ashtu siç mendohet, pa asnjë surprizë, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë 70 mandate deputetësh, ndërkohë që së bashku me 4 mandatet e LSI-së, koalicioni i ri qeveritar do të ketë në parlament mbështetjen e 74 deputetëve, një shumicë e fortë kjo, po të merret parasysh edhe fuqia që ka fituar kryeministri me kushtetutën e re. Partia Socialiste ka vetëm 65 mandate, ndërkohë që një mandat i shkon kryetarit ende në detyrë të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për të cilin spekulimet s’po marrin fund lidhur me orientimin e tij politik, pas nisjes së legjislaturës së re. Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve u bë me unanimitet nga KQZ-ja, ku spikati edhe vota “pro” e të përfaqësuesve të Edvinit në këtë institucion.

Që nga kryetari Arben Ristani dhe deri te juristi Njazi Kosovrasti, kanë falënderuar komisionerët zgjedhorë dhe në tërësi aktorët e këtij procesi që kanë mundësuar të realizojnë me angazhim të plotë aktet që i nevojiteshin atij, duke marrë këtu parasysh edhe vështirësitë që kishte procesi për herën e parë të aplikimit të kodit të ri zgjedhor.

Lista e kandidatëve që morën nga një mandat deputeti, për në legjislaturën e re

Qarku SHKODËR

7 mandate të PD

1-Jozefina Topalli

2-Astrit Bushati

3-Arenca Trashani

4-Gezim Dibra

5-Gjok Uldedaj

6-Paulin Stërkaj

7-Ndue Palica

4 mandate të PS

1-Ilir Beqja

2-Tom Doshi

3-Ndue Kola

4-Astrit Beci

Qarku KUKËS

3 mandate të PD

1-Flamur Noka

2-Besnik Dushaj

3-Fatos Hoxha

1 mandat i PS

1-Asllan Dogjani

Qarku LEZHË

4 mandate të PD

1-Edi Paloka

2-Mark Marku

3-Pavlina Hoti

4-Raimond Hoxha

3 mandate të PS

1-Gjok Jaku

2-Gjovalin Kadeli

3-Armando Prenga

Qarku DIBËR

4 mandate të PD

1-Jemin Gjana

2-Sherefedin Shehu

3-Bedri Hoxha

4-Selami Xhepa

2 mandate të PS

1-Sadri Abazi

2-Qemal Minxhozi

Qarku DURRËS

7 mandate të PD

1-Ferdinad Xhaferri

2-Albana Vokshi

3-Gazmend Oketa

4-Ylli Lama

5-Osman Metalla

6-Eduart Halimi

7-Igli Cara

5 mandate të PS

1-Blendi Klosi

2-Rudina Seseri

3-Hazir Gashi

4-Gazmir Bizhga

5-Klodiana Spaniu

1 mandat nga LSI

1-Lefter Koka

Qarku TIRANË

15 mandate të PD

1- Sali Berisha

2-Aldo Bumçi

3-Rajmonda Bulku

4-Bujar Nishani

5-Majlinda Bregu

6-Gerti Bogdani

7-Gent Strazimiri

8-Florian Mima

9-Ilir Rusmali

10-Myqerem Tafaj

11-Luan Skuqi

12-Tritan Shehu

13-Viktor Gumi

14-Arben Imami

15-Lajla Përnaska

15 mandate të PS

1- Vasilika Hysi

2-Besnik Baraj

3-Kastriot Islami

4-Saimir Tahiri

5-Fatmir Xhafaj

6-Andis Harasani

7-Ditmir Bushati

8-Eglantina Gjermeni

9-Namik Dokle

10-Enkeleida Shkreli

11-Eduart Shalsi

12-Xhemal Qefalia

13-Dashamir Peza

14-Ilir Gjoni

15-Artan Gaci

1 mandat i PR

1-Fatmir Mediu

1 mandat i LSI

1-Ilir Meta

Qarku ELBASAN

7 mandate të PD

1-Lulzim Basha

2-Ardian Turku

3-Adriana Gjoni

4-Rrahim Ola

5-Dashnor Sula

6-Luciano Boci

7-Sybi Hida

7 mandate të PS

1-Valentina Leskaj

2-Ilir Bellia

3-Shegushe Ligori

4-Taulant Balla

5- Damian Gjiknuri

6- Agim Leka

7-Skender Hasa

Qarku FIER

9 mandate të PS

1-Gramoz Ruçi

2-Ermelinda Meksi

3-Albert Çaçi

4-Fatos Tusha

5-Armando Subashi

6-Bashkim Fino

7-Ervin Koci

8-Arben Cuko

9-PirroLutaj

6 mandate të PD

1-Sokol Olldashi

2-Ilir Bano

3-Mesila Dode

4-Enkeljd Alibeaj

5-Vasillaq Ngreci

6-Fatos Beja

1 mandat i LSI

1-Dritan Prifti

Qarku KORÇË

6 mandate të PD

1-Ridvan Bode

2-Gjergji Papa

3-Ledina Allolli

4-Edmond Spaho

5-Fatbardh Kadilli

6-Ismail Hoxha

6 mandate të PS

1-Ben Blushi

2-Pandeli Majko

3-Mimi Kodheli

4-Alfred Dalipi

5-Arben Ahmetaj

6-Olta Xhaçkaj

Qarku VLORË

6 mandate të PS

1-Arben Isaraj

2-Luiza Xhuvani

3-Arben Malaj

4-Shpetim Idrizi

5-Eltar Deda

6-Fatmir Toçi

4 mandate të PD

1-Astrit Paozi

2-Ardian Kollozi

3-Leonard Demi

4-Kreshnik Çipi

1 mandat i PDI

1-Dashamir Tahiri

1 mandat i PBDNJ

1-Vangjel Dule

Qarku GJIROKASTËR

3 mandate të PS

1-Arta Dade

2-Bangjel Tavo

3-Elhem Ruka

2 mandate të PD

1-Genc Ruli

2-Spiro Ksera


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora