Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha
| E shtune, 01.08.2009, 02:33 PM |

Përfundon procesi zgjedhor i 28 qershoritMe përfundimin e afatit rutinë pesëditor të apelimeve (të munguara) të partive politike lidhur me numrin e mandateve që dilnin nga përllogaritja e votave të koalicioneve zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit, KQZ-ja ka formalizuar sot përfundimin e procesit. Ashtu siç mendohet, pa asnjë surprizë, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë 70 mandate deputetësh, ndërkohë që së bashku me 4 mandatet e LSI-së, koalicioni i ri qeveritar do të ketë në parlament mbështetjen e 74 deputetëve, një shumicë e fortë kjo, po të merret parasysh edhe fuqia që ka fituar kryeministri me kushtetutën e re. Partia Socialiste ka vetëm 65 mandate, ndërkohë që një mandat i shkon kryetarit ende në detyrë të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për të cilin spekulimet s’po marrin fund lidhur me orientimin e tij politik, pas nisjes së legjislaturës së re. Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve u bë me unanimitet nga KQZ-ja, ku spikati edhe vota “pro” e të përfaqësuesve të Edvinit në këtë institucion.Që nga kryetari Arben Ristani dhe deri te juristi Njazi Kosovrasti, kanë falënderuar komisionerët zgjedhorë dhe në tërësi aktorët e këtij procesi që kanë mundësuar të realizojnë me angazhim të plotë aktet që i nevojiteshin atij, duke marrë këtu parasysh edhe vështirësitë që kishte procesi për herën e parë të aplikimit të kodit të ri zgjedhor.Lista e kandidatëve që morën nga një mandat deputeti, për në legjislaturën e reQarku SHKODËR7 mandate të PD1-Jozefina Topalli2-Astrit Bushati3-Arenca Trashani4-Gezim Dibra5-Gjok Uldedaj6-Paulin Stërkaj7-Ndue Palica4 mandate të PS1-Ilir Beqja2-Tom Doshi3-Ndue Kola4-Astrit BeciQarku KUKËS3 mandate të PD1-Flamur Noka2-Besnik Dushaj3-Fatos Hoxha1 mandat i PS1-Asllan DogjaniQarku LEZHË4 mandate të PD1-Edi Paloka2-Mark Marku3-Pavlina Hoti4-Raimond Hoxha3 mandate të PS1-Gjok Jaku2-Gjovalin Kadeli3-Armando PrengaQarku DIBËR4 mandate të PD1-Jemin Gjana2-Sherefedin Shehu3-Bedri Hoxha4-Selami Xhepa2 mandate të PS1-Sadri Abazi2-Qemal MinxhoziQarku DURRËS7 mandate të PD1-Ferdinad Xhaferri2-Albana Vokshi3-Gazmend Oketa4-Ylli Lama5-Osman Metalla6-Eduart Halimi7-Igli Cara5 mandate të PS1-Blendi Klosi2-Rudina Seseri3-Hazir Gashi4-Gazmir Bizhga5-Klodiana Spaniu1 mandat nga LSI1-Lefter KokaQarku TIRANË15 mandate të PD1- Sali Berisha2-Aldo Bumçi3-Rajmonda Bulku4-Bujar Nishani5-Majlinda Bregu6-Gerti Bogdani7-Gent Strazimiri8-Florian Mima9-Ilir Rusmali10-Myqerem Tafaj11-Luan Skuqi12-Tritan Shehu13-Viktor Gumi14-Arben Imami15-Lajla Përnaska15 mandate të PS1- Vasilika Hysi2-Besnik Baraj3-Kastriot Islami4-Saimir Tahiri5-Fatmir Xhafaj6-Andis Harasani7-Ditmir Bushati8-Eglantina Gjermeni9-Namik Dokle10-Enkeleida Shkreli11-Eduart Shalsi12-Xhemal Qefalia13-Dashamir Peza14-Ilir Gjoni15-Artan Gaci1 mandat i PR1-Fatmir Mediu1 mandat i LSI1-Ilir MetaQarku ELBASAN7 mandate të PD1-Lulzim Basha2-Ardian Turku3-Adriana Gjoni4-Rrahim Ola5-Dashnor Sula6-Luciano Boci7-Sybi Hida7 mandate të PS1-Valentina Leskaj2-Ilir Bellia3-Shegushe Ligori4-Taulant Balla5- Damian Gjiknuri6- Agim Leka7-Skender HasaQarku FIER9 mandate të PS1-Gramoz Ruçi2-Ermelinda Meksi3-Albert Çaçi4-Fatos Tusha5-Armando Subashi6-Bashkim Fino7-Ervin Koci8-Arben Cuko9-PirroLutaj6 mandate të PD1-Sokol Olldashi2-Ilir Bano3-Mesila Dode4-Enkeljd Alibeaj5-Vasillaq Ngreci6-Fatos Beja1 mandat i LSI1-Dritan PriftiQarku KORÇË6 mandate të PD1-Ridvan Bode2-Gjergji Papa3-Ledina Allolli4-Edmond Spaho5-Fatbardh Kadilli6-Ismail Hoxha6 mandate të PS1-Ben Blushi2-Pandeli Majko3-Mimi Kodheli4-Alfred Dalipi5-Arben Ahmetaj6-Olta XhaçkajQarku VLORË6 mandate të PS1-Arben Isaraj2-Luiza Xhuvani3-Arben Malaj4-Shpetim Idrizi5-Eltar Deda6-Fatmir Toçi4 mandate të PD1-Astrit Paozi2-Ardian Kollozi3-Leonard Demi4-Kreshnik Çipi1 mandat i PDI1-Dashamir Tahiri1 mandat i PBDNJ1-Vangjel DuleQarku GJIROKASTËR3 mandate të PS1-Arta Dade2-Bangjel Tavo3-Elhem Ruka2 mandate të PD1-Genc Ruli2-Spiro Ksera
Bota Sot
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.