E premte, 26.04.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Egzona e vogël

E marte, 30.06.2009, 06:59 PM


Tregim

Halit Bogaj

EGZONA E VOGËL

Egzona e vogël sërish kishte dalur ta rishikonte fshatin e djegur nga forcat serbe.Edhe ajo çuditej me atë racë të egër që nuk kishte kursyer asnjë shtëpi shqiptare, asnjë kulm dhe asnjë vatër të fshatit të saj.Ajo mendonte dhe çuditej se si ishte e mundur të ndodhte i tërë ai tmerr aq barbar që nuk kishte mundur ta parashikonte askush.Mendonte dhe thoshte- “vallë si ishte e mundur që në botë të ekzistonin njerëz të tillë aq të pashpirtë  dhe pa kurrfarë ndjenjash njerëzore  që e kishin ndezur në mënyrë aq barbare  shtëpinë e saj të dashur,fshatin,fshatrat dhe thuajse tërë Kosovën.Çfarë njerëzish kishin qenë ata që kishin vepruar në atë mënyrë vandaliste dhe sikur të ishin piromanët më të egër që i kishte parë ndonjëherë njerëzimi, qoftë edhe në  ndonjë anë të botës së pa  pacivilizuar.Egzona e vogël bënte parreshtur pyetje se si ishte e mundur një urrejtje aq e madhe antishqiptare nga një popull që nuk kishte asnjë të drejtë në vendet tona stërgjyshore dhe shpeshherë i krahasonte me bisha të tërbuara që nuk ngopeshin me gjak njeriu dhe me vuajtjet tona shekullore.

Ajo në vend që të luante me lodrat e saj fëmijënore, si të gjitha shoqet e saj të botës së lirë, në kokën e vetë duhej t`i rikujtonte krimet çetnike dhe masakrat e tyre të bëra ndaj popullit tonë që i kërkonte vetëm të drejtat dhe lirinë e tij..Dukej se edhe Egzona piqej para kohe dhe logjikonte sikur të ishte e rritur, duke i kujtuar të gjithë të afërmit e saj që i kishte pranë dhe larg vetëvetes.I kujtohej edhe dita e kobshme kur kishte shkuar në Prishtinë pas ardhjes së forcave serbe në Drenicë.E dinte Egzona se sa vështirë ishte ta lëshonte shtëpinë e saj dhe të vendosej në shtëpinë e tjetërkuj dhe të gjitha të zezat i kishte provuar në moshën e saj të njomë, duke e ndier veten si një vajzë e rritur që kuptonte shumë më tepër se sa duhej..Pas kthimit në vendlindje dhe shkuarjes së Misionit të Vokerit nga Kosova, Egzona kishte qëndruar në malet e Drenicës dhe me sytë e saj e kishte përjetuar ferrin e vërtetë.Pas fillimit të bombardimeve madhështore të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, çetnikët ishin tërbuar edhe më tepër dhe bënin kërdinë mbi popullsinë civile në Kosovë. .Egzona e vendosur në male kishte dëgjuar edhe për vrasjen e poetit Ymer Elshani me tërë familjen dhe ndiente dhembje të madhe ngase i kishte lexuar disa nga vjershat dhe tregimet e tij të bukura dhe patriotike.I dhembsej poeti i madh dhe mbarë  familja e tij me rrënjët iliro-dardane dhe vazhdimisht dëgjonte të  shtënat dhe krismat e artilerisë së çmendur serbe, duke e pritur me padurim ditën e çlirimit përfundimtar të vendit dhe popullit të saj.Çetnikët e egërsuar sheshelianë të racës   karpatiane e vazhdonin misionin e tyre të shëmtuar dhe donin ta zhbënin Kosovën dhe tokën e saj, por as Zoti nuk i lejoi  ta realizonin ëndrrën  drakonike,duke e dërguar Bill Klintonin shpëtimtar për ta dëbuar një armik aq shtazarak dhe të përbetuar antishqiptar.Edhe Egzona e kuptoi se ndodhi një mrekulli e tillë aq e mdhe dhe vendimtare në një vend të vrarë, të djegur dhe të masakruar në mënyrë të pamëshirshme.Shtëpia ishte djegur dhe babai i Egzonës vendosi një tendë në oborrin e vetë për ta kaluar verën ashtu siç mundej.Babai i saj optimist dhe profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe i jepte zemër dhe vullnet Egzonës se ditët e mira do të vinin edhe për familjen e tyre dhe se bota do t`ia ndërtonte shtëpinë,ashtu siç e kishte çliruar edhe atdheun tonë nga  bandat e pamëshirshme . Babai i  saj i dashur i premtonte se e ardhmja do të ishte shumë më e bukur dhe se shtëpia e tyre do të ngritej një ditë me ngrohtësinë e saj të  pashuar dhe jetësore.Egzona i besonte babait  të vetë të respektuar ,por mendja i shkonte edhe në mundësitë e tjera që  shtëpia të mos ndërtohej  as në atë verë, çfarë ndodhi me të vërtetë.Në vitin e parë të kthimit tonë biblik dhe triumfal Egzona kishte qëndruar në një ahur të lopëve të cilin e kishte adaptuar deri diku babai i saj .

Kaloi dimri i parë dhe erdhi i dyti kurse Egzona prapë jetonte dhe banonte në ahur.Kishin ardhur gazetarë të dryshëm dhe përfaqësues të shoqatave bamirëse dhe ndërtimore por akoma nuk kishin vendosur për ta ndërtuar shtëpinë e  Egzonës e cila ishte bërë rrafsh me tokë.Profesori i gjuhës shqipe, nga treva heroike e Drenicës, i cili gjatë bombardimeve të  NATO-s kishte qëndruar në malet e saj,me pesë fëmijët e vetë,nënën  dhe gruanë, kishte vendosur që të jetonte në atë vendin ku kishin banuar kafshët, me shpresë se e nesërmja e lumtur do të trokiste edhe në dyert e tij.Me mençurinë,burrërinë dhe altruizmin e vetë ai bëhej edhe më i madh në  syte dhe mendjen njerëzore,duke vazhduar vullnetin e tij të madh që t’ i mësonte nxënësit e tij të adhuruar..Për profesorin e nderuar vinin premtime të ndryshme se do të bëhej mirë dhe do t`i ndërtohej shtëpia por ai akoma banonte në ahur,duke shpresuar me bindje të thellë se lumturia do të arrinte edhe për fëmijët e tij dhe duke pasur besim tek ata që u erdhën në ndihmë trojeve tona të pushtuara nga barbaria sllave.Profesori i ndershëm, krenar dhe me orientime të thella kombëtare,ishte i qetë,pa zhurmë dhe me shpirt të pastër njerëzor që dinte të priste dhe të shpresonte vazhdimisht.

Dikush shpeshherë mendonte se Kosova e çliruar duhej të çlirohej nga vetëvetja dhe nga njerëzit tanë të cilët shumë shpejt harruan se ku ishim dhe çfarë kishim përjetuar në atë ferr të madh nëpër të cilin kaluam.Profesorin dhe Egzonën dikush edhe në dimrin e dytë i la në ahur, duke mos u skuqur aspak për një padrejtësi të tillë aq të madhe !Egzona e vogël, ashtu si edhe Ana Franku në Ditarin e saj gjatë Luftës së Dytë botërore,vazhdonte ta mbante shënimet e veta mbi të gjitha tmerret e përjetuara,ku ishin të shënuara edhe vargjet e bukura kushtuar nipit të saj të vrarë në moshën 16 vjeçare,  i cili kishte mbetur në male për t’ u ndihmuar luftëtarëve të lirisë  shqiptare. Shënonte ngjarje dhe kujtime të ndryshme ,pa harruar asgjë nga të gjitha ato çaste lemeritëse nëpër të cilat kishte kaluar bashkë me mijra shqiptarë të tjerë të lodhur,të frikësuar ,të uritur dhe të rraskapitur.. Edhe Egzona e dinte se nuk e kishte merituar një fat  aq të vështirë që  pas një katrahure të tillë -të banonte dy dimra të acartë në ahur të bagëtive.Ndodhën mrekullira të papara dhe një ditë u ngrit edhe shtëpia e saj e bukur,duke iu kujtuar edhe fjalët e Klintonit kur kishte thënë”se do t`i ndërtojmë shtëpitë e djegura dhe do t`i bëjmë edhe më të bukura se që kanë qenë”.U vendosën në  shtëpinë e ndërtuar nga ata tek të cilët nuk e kishte humbur asnjëherë besimin babai i saj vizionar.


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora