E premte, 26.04.2024, 10:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Arben Veselaj: Poezi e veçantë e dy poeteve të veçanta

E diele, 21.06.2009, 11:50 AM


Në kuadër të panairit të librit përurohen dy librat e dy poeteve kosovare: Shqipe Hasani dhe Hasije Slishta- Kryeziu

Poezi e veçantë e dy poeteve të veçanta

Nga Arben Veselaj

Prishtinë, 5 qershor 2009- Në kuadër të panairit të librit që po mbahet në Prishtinë, të enjtën mbrëma janë përuruar tre tituj librash të dy poeteve kosovare: Shqipe Hasani (!Akuareli i dhembjes” e “premtim i lënë peng”) dhe Hasije Selishta- Kryeziu (“Lule ajri”).
Për librin e Shqipe Hasanit kanë folur Rushit Ramabaja dhe Bilall Maliqi, të cilët poezinëe kësaj autoreje e kanë quajtur të kultivuer, me shije dhe stil të veçantë. Sipas Rushit Ramabajës, poezitë e Shqipa Hasanit nga përmbledhja “Akuareli i dhembjes”, degëzohen në tri motive kryesore, që, sipas tij, do të mund të pagëzoheshin kangjelet për atdheun, kangjelet për nënën dhe kangjelet dashurinë.
“Këto janë motive bazë që nuk i tret asnjë kohë dhe nuk i plak asnjë tundim, ngaqë ndanë atdheut, nënës e dashurisë, s’mund të ndriçojë dielli i asnjë dashurimi tjetër. Aty gjithëmënë ka prushimë lulesh, lot zenrash, yje, zezona, luftëra, qëndresë, morte, ngadhnjime, pshertima, etj., që së bashku ndërtojnë filozofinë e lashtë të njeriut për vendlindjen, për artin e të dashuruarit”, ka thënë ndë të tjera Ramabaja. Ai ka shtuar  se në shumë poezi të Shqipe Hasanit haset metafora e atdheut për baladën e lashtë, duke i veshur asaj kostumet e një saage moderne.
Në këtë përurim, për vlerat e librit poetik “Lule e egër”, i poetes Hasihe Selishta- Kryeziu, ka folur Flamur Maloku, i cili ka thënë se poezia e këtij libri formulohet dduke krijuar një sistem të veçantë ligjësimi. Sipas tij, struktura e tekstit analizohet nëpërmjet esencave shënjuse, të cilat reflektohen në poezi.
“Variantet e shumta personale shtresojnë tema, të cilat në poezinëe Hasije Selishtës- Kryeziut artikulohen nga një gjendje shpirtrore përplot emocione”., është shprehur ai. Për poezinë e Hasije Selishtës- Kryeziut ka flur edhe Raif Gashi, i cili ka thënë se, duke e lexuar poezinëe kësaj autoreje, hasë në një stil krejt origjinal te shkrimi poetik “Është rast i rrallë që poezia të niset nga varri e të dalë në mes të largësive për të shkruar testment deri përtej çmendisë e të rikthehet në lule. Poezia e Hasijes e ka vlerën e vërtetë të afirmimit dhe të ruajtjes së idemtitetit”, është shprehur Gashi. Në këtë përurim, poezi nga librat e dy poeteve ka lexuar aktori Reshat Sahitaj, ndërkaq poeti dhe piktori prizrenas, Ibrahim Skënderi, ia ka dhuruar Shqipe Hasanit një pikëturë me portretin e saj.
------------
 Në sallë kishte rreht 100 adhurues të poezisë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora