Kulturë
Bilall Maliqi: Vargje kohë e pakohë
E shtune, 20.06.2009, 01:19 PM

VARGJE KOHE E PAKOHE
(Fehime Selimi, “Kohë Shirash”, Sh.B. “Vatra”, Prishtinë, 2007, faqe 70)
Nga Bilall MALIQI
Gjenerata e viteve të shtatëdhjeta ka dhënë emra të shumtë të krijueve të rinj të cilët mendimet, preokupimet, ndjenjat dhe frymëzimet e tyre poetike i paraqitën në mënyrë indirekte duke i mveshur shprehjet poetike me figura letrare e që shpalosnin objektivitetin e ndodhive nëpër kohën kur u ndeshën motivet dhe inspirimet e tyre me realitetin e atëhershëm kohor.
Kësaj gjenerate të artë i takoi edhe poetesha preshevare Fehime Selimi e cila prej vitit 1980 e tutje u shënua në letrat shqipe si një krijuese e cila do të len gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare.
Fehimja shkroi kryesisht poezi për të rritur dhe në bagazhin e vet krijues kishte të botuar tri përmbledhje poetike , por te kjo krijuese gjejmë edhe poezi për më të vegjlit. Në saje të ruajtjes së dorëshkrimeve të saj nga miqtë e saj u gjet edhe një përmbledhje me poezi e cila falë redaktorit të librit shkrimtarit Jonuz Fetahaj dhe falë bashkëpunimit të shtëpisë Botuese “Vatra” me Shoqatën e Qytetarëve të Luginës së Preshevës” u botua edhe përmbledhja e katërt e autorës të titulluar “Kohë shirash”, ku këtë botim e ndihmoi z. Sefedin Shabani nga Presheva.
Kohë shirash

Kohë e pa kohë është pjesë e këngëtimit poetik të Fehimes, sepse ajo kohë ishte fatale për popullin tonë, këtë autorja me vargje gjysëmhermetike paraqet hapërimin tonë me barrikada të shumta e të rrezikshme që ia imponoi kohëzeza.Këtë shumë mirë e paraqet përmes vargjeve poetike:
“Dikush prore lidhte hapërimet tona
Nëpër kohë
Ishte kohë e pakohë”
(Poezia “Kohë e pa kohë” faqe 14).
Ishte kohë e pakohë që atëbotë e shoqëroi shoqërinë tonë, mjerisht deri te kohëreja e cila lëshoi pakëz shkëndija shprese për një jetë më të lumtur, sepse atëbotë malet mbusheshin me dasmorë që i këndonin këngë kushtrimit e lirisë, sepse fushat i linin shkret që nga mali t‘i mbrojnë me gjakun e tyre e të mbeten legjendë përjetësie…
“Mes dasmave e vdekjeve
Legjenda shtrinte këmbët
Në histori”.
Kjo dasëm nëpër malet arbërore u shpagua shumë herë, por kësaj here historia e shqiptarëve u shkrua me shkronja të (q)arta.
Legjendë-temat
Përveç motivit patriotik dhe vargjeve përkushtimore kushtuar heroines sonë Ganimetes, pastaj Nuses së maleve (Shote Galicës) kushtuar vargje me aqë vlerë dhe precizitet të madh me figurshmëri dhe metaforë të fuqishme, Fehimja shkroi edhe për të kaluarën tonë arkeologjike ku legjendë-temat e preokupuan tej mase dhe shkroi për Kalanë e Rozafës dhe për legjenden e saj, e cila u muros për së gjalli në kala, vetëm e vetëm mos të rrënohet kulla. Me murosjen e Rozafës nuses më të vogël, kalaja shpëtoi.Kjo pra është ajo gjëja më me vlerë te ky libër, sepse autorja legjendën në fjalë e vargëroi dhe i dha jetë sikurse Rozafa që i jepte gji djalit ë saj dhe e përcillte rriten e tij, ashtu edhe autorja ruajti me sukses vlerën e kësaj legjende me anë të vargjeve poetike duke i dhënë kështu një vlerë të lartë artistike, duke e bërë më joshëse dhe kështu e lidhë poezinë drejtpërdrejt me këtë legjendë-film…
Të njejtës temë autorja i shkroi edhe në vazhdim duke shkruar për “Këngën e vashës”, ‘Të bukurën e Dheut” me aqë forcë poetike dhe vlerë të lartë, pastaj shkroi edhe për vendet arkeologjike, për “Ulpianën” vargje tërheqëse. Është e vërtetë se:
“Në vetullën e Tanushës prehet harrimi
Arkeologët gërmojnë buzëqeshjet tua
Dhe ëndrrat e mia
Ulpianë “
(Ulpiana I, faqe 22).
Edhe më tej autorja me sukses vazhdon ta mbajë barazpeshën e vlerave artistike të poezive të saja duke iu servuar kështu lexuesve vargje të paisura me figura latrare dhe me motive gjithëpërfshirëse me një simbolikë të qëlluar deri te poezia e fundit “Homazh për njeriun”, por nuk mundemi t’i anashkalojmë edhe poezitë që e bëjnë këtë libër më të efektshëm si p.sh., “E fundi pa mua”, “Ditët në lojë”, “Mote të ikura”,”Përtej harrimit”, “Lum pagjumësie” etj., të cilat vetëm ia shtojnë peshën e vlerave artistike këtij libri.Prej gjithë kësaj që u tha deri tani, mund lirish të themi se poetesha Fehime Selimi është njëra ndër krijueset më të shquara shqiptare për nga vlerat aristike të shkrimeve të saja…
PËRKUJTIM
Fehime Selimi, lindi më 1954 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës .
Ushtroi profesionin e gazetares në të përditshmen “Rilindja”, pastaj punoi si përkthyese në Kuvendin Krahinor të Kosovës, deri në shembjen e autonomies së Kosovës.
Me krijimtari letrare u mor që nga vitet e shtatëdhjeta. Kryesisht shkroi poezi për të rritur, por gjejmë edhe poezi për të vegjlit.
Veprat letare:
“Fjala ime ka etje” 1980, Shkup,
“Lule në ethe”, “Rilindja”, Prishtinë 1982,
“Dita e trembëdhjetë”, Prishtinë 1990,
“Kohë shirash”, “Vatra”, Prishtinë, 2007 (botim pas vdekjes së autores).
Fehime Selimi vdiq në vitin 2005, duke iu shkëputur kështu mundësia të jetojë e të shkruaj edhe më tutje dhe t’i kontribuojë letërsisë shqiptare me vepra cilësore.Shpresojmë që Fehimës t’i gjendet edhe ndonjë material në dorëshkrim e që ta shohin dritën e botimit…
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
Cikël poetik nga Ndue Ukaj
Poezi nga Ekrem Ajruli
Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
Milazim Kadriu: Poema "Njeriu flamur" të Nuhi Potokut
Halit Bogaj: Hasan Hasani - Dallgët e vërrinit
Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“
Luan Çipi: Koha e rinisë
Agim Gashi: E dua drejtësinë
Ali D. Jasiqi: Poezi kushtuar Bardit të Poezisë Shqipe
Gjon Keka: Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve
Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
Suzana Kuqi: Homazhi
Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar
Edison Ypi: Rruga Kadare
Gjon Neçaj: Festivali ''Sofra Dardane - 2009''
Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”
Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!