E merkure, 21.04.2021, 06:47 AM (GMT+1)

Lajme

Lamtumirë Gjon Kapedani

E hene, 01.06.2009, 04:15 PM


Nga Anila Dushi

Përcillet për në banesën e fundit kompozitori

Është ndarë nga jeta kompozitori Gjon Kapedani, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit është bërë në orën 19.00, në Shkodër, qyteti ku u lind 75 vjet më parë. Atje, Gjon Mark Kapedani kreu shkollën fillore françeskane dhe më pas atë të mesme.

Dëshirën për muzikën e mori që në moshë të vogël, si këngëtar në korin e kishës, ndërsa pasioni i tij për muzikën gjeti mbështetjen dhe të Pader Filip Mazrekajt e me vonë të Prenk Jakovës e Tonin Harapit, që ndikuan në formimin e tij muzikor. Në vitin 1969 përfundoi studimet e larta në Konservatorin shtetëror të Tiranës duke marrë titullin "Kompozitor", nën kujdesin e profesorit Çesk Zadeja.

Pas vdekjes së Prenk Jakovës, ai drejtoi Orkestrën Simfonike dhe korin e Filarmonisë së qytetit të Shkodrës. Gjon Kapedani është i njohur si kompozitor e drejtues muzike. Ai ka lëvruar disa gjini të muzikës vokale dhe instrumentale simfonike, përpunime të këngës popullore, etj.

Gjon Kapedani është ndër të parët pedagogë të shkollës së mesme të muzikës në Shkodër, e cila tani mban emrin e Prenk Jakovës. Për vite me radhë ka punuar pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Prej vitesh Kapedani jetonte në Tiranë, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat familjare të Rrmajit të Shkodrës.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora