E shtune, 15.05.2021, 10:35 PM (GMT+1)

Lajme

Burgim të përjetshëm për Fort Dix, vëllezërve Duka

E merkure, 29.04.2009, 11:21 PM


Nga Beqir Sina, Nju Xhersi

Një jehonë e paparë i është bërë arrestimit të katër shqiptarëve nga mediat serbe, greke dhe ruso file prej arrestimit dhe deri dje me dënimin e tre shqiptarëve, Dritan Duka, 28 vjeç, Shain Duka, 26 vjeç, Elvir Duka, 23 vjeç, që të tre shqiptarë emigrantë nga Dibra e Madhe (Spase).
 
Gjykata e Camdenit në Nju-Xhersi ka dënuar me burgim të përjetshëm tre vëllezërit Duka nga Dibra, për komplot ndaj bazës ushtarake Fort Dix në afërsi të Nju-Xhersit. Gjykata vendosi burgim të përjetshëm për Dritan Dukën (28), Shain Dukën (26) dhe Elvir Dukën, ndërsa për vëllain e tretë të tyre Shain Dukën (26) pritet që të mërkurën të shpallet vendimi i gjykatës. Të tre emigrantët janë me origjinë nga Dibra e Madhe (fshati Spase) dhe një kohë të gjatë po jetonin dhe punonin në SHBA. Përveç tyre janë edhe dy të akuzuar të tjerë, shtetasi turk Serdar Tartar (23) dhe Mohamad Ibrahim Shneuer (22) nga Jordania, ndaj të cilëve po ashtu pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatësve.

Akuza i ngarkoi ata për komplot ndaj një baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me përgatitjen e rekrutëve. Në tetor të vitit të kaluar, ata janë shpallur fajtorë nga një juri prej 11 vetash.

Gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli. Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Në rastin e të pandehurve për sulmin kundër Fort Dix, shpallja e tyre fajtorë mund edhe t'i çojë të akuzuarit deri në burgim të përjetshëm.

Avokati i kësaj çështjeje e hedh përsëri poshtë akuzën, duke thënë se klientët e tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare.

Emigrantët u arrestuan në vitin 2007 pas një survejimi të FBI-së dhe CIA-s. Gjatë procesit gjyqësor që ka zgjatur tetë javë, prokurorët kanë përcaktuar se bëhet fjalë për radikalë islamik dhe se ata kishin planifikuar sulm të organizuar për të vrarë ushtarë amerikanë në bazën amerikane ushtarake Fort Dix që gjendet 60 kilometra në largësi të Nju Xhersit.

Gjykimi dhe dënimi

Shain Duka ka qenë i dënuari i parë që iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, me akuzën për rolin e tij në një komplot, që siç tha gjykatësi i kësaj çështje, për të vrarë ushtarë në Fort Dix.

Ai është njeri nga të tre vëllezërit nga Dibra e Madhe, që jetojnë në Cheery Hill, dhe që u dënuan në një gjykim historik mbrëmë vonë nga një Gjykatë Federale në Camden. Gjyqi i tyre, zgjati më shumë se një vit dhe konsiderohet si gjyqi më i gjatë në historinë e llojit të kësaj akuze.

Elvir Duka u dënua me burgim të përjetshëm dhe Dritan Duka gjithashtu mori dënim të përjetshëm plus 30 vjet.

Ata kanë gjasa që të dërgohen për të vuajtur dënimin në burgje të veçanta të sigurisë super –maksimale, në burgjet federale, thanë zyrtarët në kushte të anonimitetit. Në dy vitet e fundit, ata kanë qenë në paraburgim në Qendrën Federale të Paraburgimit në Filadelfia.

Vëllezërit, Duka, së bashku me dy të tjerët, një turk dhe një jordanez, ishin bashkë të pandehur, dhe janë dënuar në dhjetor 2008, po me të njëjtin dënim që dha Gjykata dje, edhe nga një juri prej 11 vetash, për konspiracion, akuza: "për të vrarë ushtarët e shërbimeve me uniformë në një komplot, ku shërbejnë e stërviten rekrutët në bazën ushtarake Fort Dix, bazë, e cila sipas akuzës qe ngritur ndaj tyre e identifikuar si një objektiv që të ishte i mundur për sulm".

Megjithëse gjatë shqiptimit të dënimit gjykatësi Kugler, i " liroi ata nga akuzat për tentativë vrasjeje," nuk ndikoi aspak në marrjen e vendimit për burgim të përjetshëm plus 30 vjet.

Dritan Duka dëshmoi gjithashtu, gjatë gjykimit, dje se ai ishte i shpalljes "Krejtësisht të pafajshëm" dhe se gjyqi në këtë rast nuk do të kishte asnjë lloj vendimi të këtillë "pa gënjeshtrat dhe fantazitë e shpifura ndaj tij bashkë me vëllezërit nga informatorët".

Avokatë mbrojtjes të tre vëllezërve Duka, jo vetëm në gjyqin e zhvilluar dje, por prej se kur ata u arrestuan "kanë argumentuar se tre vëllezërit Duka kurrë nuk kanë pasur në mendje ndonjë komplot. “Dhe çdo propozim ka qenë një “mendim" i avancuar, duke u paguar informatorëve shuma të mëdha financiare për përfitime personale, domethënë edhe shkelje ligjore në statusin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha avokati i vëllezërve Duka.

Lobi serb akuzon

Një jehonë e paparë i është bërë arrestimit të katër shqiptarëve nga mediat serbe, greke dhe ruso file prej arrestimit dhe deri dje me dënimin e tre shqiptarëve, Dritan Duka, 28 vjeç, Shain Duka, 26 vjeç, Elvir Duka, 23 vjeç, që të tre shqiptarë emigrantë nga Dibra e Madhe (Spase). Kjo vlen, pa përmendur artikujt dhe komentet on-line, ku sidomos ku janë të përfshirë edhe personalitete, por dhe njerëz të thjeshtë serbë dhe serbo-amerikanë, grek dhe rusë, që janë ende duke i akuzuar shqiptarët se kanë prirje ekstreme islamike. Kaq të forta janë këto komente, sa kur filluan këto sule kundër shqiptarëve, u desh që edhe një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ta konsideronte, arrestimin e të pestëve si një “grup të izoluar” dhe që vepronte në mënyrë "të pa kuptueshme", pa pasur lidhje me grupe të ndryshme terroriste.

Por as kjo deklaratë nuk e “zbuti” qëndrimin e këtyre komentuesve. Mjafton një kërkim i thjeshtë për komplotin siç e quan media amerikane komplotin e planifikuar në “Fort Diks”, dhe vërehet lehtësisht se pjesa dërrmuese e artikujve, por dhe e komenteve për këtë çështje, i takon kategorisë serbe, greke dhe ruso file, që përpiqet të përshtatë në një mënyrë, a në një tjetër këtë ngjarje në kontekstin e “terrorizmit islamik”, që sipas tyre gëlon në mesin e shqiptarëve. Gjithsesi, përtej këtyre komenteve, është fakt se shqiptarët janë populli më pro amerikan në botë. Kjo është dëshmuar shumë herë gjer më sot. "Jemi mahnitur, unë dhe presidenti Bush, nga pritja madhështore që na bëri populli shqiptarë. Asnjëherë, në jetën time nuk kam parë kaq shumë njerëz të shprehin gëzimin e tyre për presidentin e SHBA-ve”, theksoi ish- zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Diana Perino. Lidhjet shqiptaro-amerikane janë të sinqerta që dëshmojnë se Amerika do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. “Ju vetëm që i treguat botës se jeni populli më pro Amerikan në botë, por keni bërë për vete edhe SHBA-të e popullin amerikan”, theksoi Perino. Lidhjet tradicionale tashmë janë të forcuara dhe të përhershme. “Ju keni forcuar edhe më shumë lidhjet, keni forcuar miqësinë me SHBA-ës". Një rrugë në Tiranë, e mori emrin "Rruga Presidenti George W. Bush", theksoi Perino në konventën e republikanëve të rajonit Westchester dhe New York-ut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora