E hene, 27.09.2021, 02:36 AM (GMT+1)

Mendime

Teki Dervishi: Po shihet një dritë në tunel! Urime dita e fitores më të madhe të kombit!

E diele, 31.05.2009, 12:28 PM


Po shihet një dritë në tunel! Urime dita e fitores më të madhe të kombit!

Nga Teki Dervishi

Drita e pritur me shekuj në fund të tunelit, simbolikisht pikërisht sot do të shihet nga dy anët e tij jug veri të Shqipërisë. Dash zoti që kryeministrat t’i lavdrojë historia për punën e tyre në krijimin e presketivave të kësaj kohe plot sfida të dhimbshme, por që historia do t’i përmend për ngjarjën e saj ndër më të mëdhat të kombit shqiptar, rrugën e bashkimit, kjo dihet, sepse shënohet sot, dhe nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa historike e popullit.

Falët më lartë mbase do të duken sadopak ekzagjerime, dhe të tilla janë nëse kuptohen si propagandë politike, e jo si kremtim i një fitoreje që tejkalon çdo lloj varianti të “politikës ditore”. Atyre që u ka penguar ndërtimi i Arterjës në Zemërn e kombit, që mbanë gjallë kombin, le ta dinë se kjo vepër mbetët, kurse politikat e ditës harrohën, ndryshohën kushtetutat, proceset evulojnë, le të evulojnë edhe si thonë në “integrimet evropiane”. Pse jo, por derisa Sllovenia pengon “integrimin” e Kroacisë për dy tri metra kufinj të kontesuar midis këtyre dy shteteve, neve na këshillojnë që të mos “primitiviohemi” me nacionalizëm dhe shtete nacionale, por t’i hapim kufinjët. Pa na pyetur kush po i hapim kufinjët, se nuk është në dorën tonë, por të tjerët po i mbyllin, jo mbase, por vetëm për Kosovë që as në rend dite nuk është për “integrime” me BE-në e Maqedonisë, Malit Zi e sidomos Serbisë.

Pse i pengoi Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërtimi i Arterjës Kombëtare, autostradtës Durrs Besionë? A ishte kjo pengesë çështje “materiale” (mungesë e parave), apo çështje “politike” kur dihet se ajo është agjenci e Kombeve të Bashkuara. Çka të them për Sali Berishën që nuk ia vuri në vesh Kombeve të Bashkuara dhe socialistëve internacionalistë “integruesve” me grekët dhe me BE?

Kosova që nga viti 1910 po mbahet në karantinin ndërkombëtarë të aleancave lindore. Edhe sot është i vetmi vend që nuk i lejohet çarkullimi i mallërave ideve dhe njerëzve me botën, kurse botës mbarë krye me ministrant e armatosur serbë, me mallërat serbe, u lejohet qarkullimi i lire në Evropë dhe në Kosovë.

Por është Shqipëria, më në fund, pas 100 vjetëve, që sot e theu derën e burgut Kosovë, dhe e hapi me det Durrs e Shën Gjinë, kështuqë “kufinjtë verior” “të malokëve” dhe “kosvarëve kokëtrashë” u thyen në shkallën e bashkimit kombëtar, dhe pse të mos jamë kaq subjektiv, simbolikisht këtë kufi (të dhunshëm) e thyen “malokët” e veriut, derisa qytetarët (aty-këtu porgrek aq sa janë) do të vazhdojnë lamentimet hurshqovjane të korit të Politibyuros dhe lugetërëve tjerë antikombëtar. Socialdemokracisë evropiane i them këtu: kot e keni që në burg e mbyllni Kosovë. Ata që na e kanë mbullur derën - nuk kanë det, Kosova e ka derën hapur në det, madje në dy detra që veç shqip mund dhe dinë të flasin.

Teoricentëve të “integrimeve” dhe atyre të “bashkimit kombëtar” (në tavolinë dhe me teorema) u them le të vazhdojnë “punën” e “pajtimit kombëtar” për “bashkim kombëtar”. Derisa të pajtohën për projektin e “bashkimit kombëtar” dhe “integrimeve evropiane” le të pajtohet hoxha me priftin, gega me toskën, komunisti me ballistin, “maloku” me “qyetatarin” e shllagerve greke… dhe derisa të pajtohën këta për bashkim kombëtar dhe integrime tjera, populli shqiptar e theu kufirin që ish mur ndasie, duke na ndarë me hoxhallarë e priftëra, me gegë e me toksë, me “malok” e shllagerista krejt çka u binte ndërmend okupatorëve 600 vjeçar në përpjekjën e tyre për ta çbërë kombin shqiptarë duke e përçarë mes veti dhe duke e “integruar’ jo vetëm në lindje, por kah sytë këmbët.


Prej sot, qarukullimi i lirë i njerzëve dhe mallërave, që bëhet në një gjuhë të cilën e kuptojnë edhe gegët edhe toskët, edhe hoxhët edhe priftërinjët, edhe integristët edhe nacionalistët, prej sot ata janë të bashkuar. Dhe mirë që nuk ua vënë veshin “orjentimeve” në programet e djathtistëve dhe majtistëve fetarëve dhe ateistëve, integristëve dhe klaustofobëve… mjaft priti populli t’ua zgjidhë çështjen “academia” e sponzoruar nga okupatorët. Populli jeton i bashkuar që nga sot kur Arterja kryesore që e mbanë Zemrën në Trupin e shqiptarit, prej sot fillon të funskonojë. Politika le të bëjë alkimi, populli e kuptoi se duhet ecën andej nga ia kishin ndaluar me shekuj. Edhepse ende nuk është arritur “pajtimi kombëtar” i gjaqeve dhe intelektualëve bashibuzukë, “bashkimi kombëtar” u arrit. Nuk dij nga e shpin të tjerët Shqipërinë, por shqiptarët ecin drejtë vetvehtës dhe janë Një dhe nuk bën kurrëmë Dy!

Zogjet, lulet, pemët, fëmijët, yjet lartë në buzëmbramje - të gjithë pëshpërisin: për dy orë në Durrs! E pimë një kafe e kthehemi nga Atdheu në Atdhe! 100 vjet burg, shqiptarët e thyen derën e Bastilës!

Urime dita e fitorës më të madhe të kombit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora