E premte, 26.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Pse pos fqinjëve edhe shtetet evropiane i frikohen ecjes së shpejtë të Shqipërisë

E diele, 31.05.2009, 08:37 PM


PSE POS FQINJËVE EDHE SHUMË SHTETE EVROPIANE PO I FRIKOHEN  ECJES SË   SHPEJTË TË  SHQIPËRISË

Nga Xhevat Rexhaj
 
Kronistët dhe njerëzit e mendjesë së mpreht janë të predispozuar që të mbajnë mend shumë gjëra që lidhen me histori të popujve dhe shteteve të ndryshme. Ata sigurishtë me mprehtësin e tyre kujtojnë data dhe ngjarje që lidhen me këto dy elemente interesante.
Shtete të ndryshme ,sidomos ato evropiane kishin një të kaluar më të kënaqshme, ishin heret të pozicionuar dhe besa edhe me shkelje të mëdha të të drejtave njerëzore ndaj vendeve tjera ,kishin mbërri një kulminacion në të gjitha fushat e jetës për qytetarët e tyre.dekadat e fundit të shekullit të kaluar këto shtete thuaja se kishin mbërrijtë kulminacionin e tyre për mirëqenje si dhe kishin krijuar imixhin e të pasurve, të fortëve dhe të imponuarve ndaj shtetve që kishin pasur kriza, robëri dhe kishin përjetuar zgjedhen e komunizmit të diktatorëve të ndryshëm. Pas ramjes së murit të Berlinit, pra pas gjunjëzimit të Rusisë dhe ideologjisë totalitare, shumë shtete u gjenden në pozita pat, disa ishin më të përgatitura dhe disa të tjera ishin të fashitura për toke në çdo aspekt, pra ishin thuaj në zero.
Dukej  se disa shtete që kishin qenë në paktin e Varshavës nuk dolen aq të shkatërruar dhe të prapambetura në infrastrukturë, si ato ekonomike edhe ato sociale e kulturore. Këtu u pa qartë se vëllezërit për nga prejardhja sllave ishin mbajtur mirë dhe kishin një përparësi për të u inkuadruar në strukturat euroatlantike, kjo edhe u vërejt shpejt kur Evropa e krishterë i pranoi me shpejtësi në NATO dhe BE të gjitha shtetet sllave, thënë të drejten dukej se hapakrah i pritnin këto shtet duke kujtuar se këto janë kundër Rusisë, mirëpo po shihet se shtete si Sllovakia e Rumunia janë ende kundër Evropës së Bashkuar, dhe pos mjeljes së miliarda eurove nga bankat e BE-së, sikur Greqia, ata ende kolaborojnë me Rusinë.
Krejtë ndryshe ishte me shtetet që dolën me gjak nga federata e ish Jugosllavisë, në njëren anë ishin prapë republikat sllave që kishin krijua infrastrukrurë dhe kapital duke vjedhur shtetin , ndersa nga ana tjeter ishte një oazë e mjerë dhe e prapambetur Kosova, që me qëllim ishte katapultuar nga "vëllezërit ideologjik sllavë ", pra Kosova kishte përjetuar geto dhe segregacion në të gjitha fushat e mundshme jetësore.
Në kufi me Kosovën ishte edhe shteti amë Shqipëria, që si për inat të shqiptarëve e për qef të sllavëve E. Hoxha e kishte katandisur për toke këtë vend, natyren e tij, njerëzit, kulturën, ekonomin pra thjeshtë e kishte zdeshur njeriun shqiptarë nga të tërat duke e bërë rob dhe skllav në shtetin e vet kur shtetet tjera hapëronin me shpejtësi përpara.
Shqipëria, ndodhi thyerja, ndoshta e vonshme por prapseprap e pritshme, kufijtë ishin më të pavlerë njerëzit kërkonin që me shpejtësi të arrinin atë që për 50 vjetë e kishin të humbur, mirëqenjen. Në këtë turrrevrap ndodhen edhe shumë tragjedi, shumë të pamira dhe shumë përqundni, por gradualishtë filluan edhe ndërrimet për të mirë, ardhmëria dukej diku jo larg si përpara.
Në tërë ato tollovi dashakqinjët, që së pari i kemi në fqinjësi ,gjenin ende shqiptarë që të punonin për të keq, pra kundër ecjes përpara të Shqipërisë, e dijmë shumë mirë se çka ndodhi vetëm e vetëm që ta rrëzonin pushtetin që i pari nga ish shtetet komuniste kërkoi dhe u pranua në Partneritet të NATO-s. Fqinjëve tanë e sidomos njërit që është në BE dhe Nato i prisheshin planet dhe i prishej qejfi nëse Shqipëria shpejtë bëhej faktor në rajon, kur dihej problemi i Kosovës e trojeve shqiptare, ajo e dinte se me fukara luan si të dojë ama me një shtet të forcuar duhej të ulte pakëz bishtin.
Pas shumë odisejadave populli shqiptarë në Shqipëri rizgjodhi njeriun dhe partin e cila ëndrrat e eshqiptarëve do i bënte realitet, pra populli e ftoi Sali Berishën që vitet në vijim të u tregonte evropianve se më nuk është partia komuniste në pushtet, pra nuk është më mjerimi por është vullneti dhe dëshira e shqiptarëve për një ardhmëri të përbashkët  në sofren      evropiane ku edhe e ka vendin. Zotëri Berisha me ekipin e tij profesionistë e para së gjithash kombëtarë e atdhetar e pranoi ftesën e shqiptarëve për ndryshime rapide në të mirë të shqiptarëve. Qeveria shqiptare për 4 vite bëri një senzacion të vërtet, bëri një mrekulli dhe bëri një befasi jashtëzakonishtë të madhe jo vetëm për shqiptarët por për Evropën. Një shtet që për katër vite realizon dhe shton bugjetin e shtetit, rrit për vite paga, ndryshon rrënjësisht administraten, rrit mirëqenjen ekonomike e familjare, rritë punsimin, ndryshon në total infrastrukturën e tërë shqiptare, nuk ka si të quhet ndryshe pos si një mrekulli në Evropë. Por tani më shtrohet pyetja, athua a po ua kanda disa vendeve evropiane këtë ngritje marramendëse shqiptare në krye me Berishën' përgjigja sigurishtë që është jo. Të jemi real sikur këso ndryshimesh ose edhe më të vogla të ndodhnin në Serbi Evropa( përjashtoi Anglinë dhe Austrinë deri diku edhe Zvicrren) me dyer hapur do ta pranonte në BE dhe gjetiu. Kjo është më se reale, ka vende në Evropë jo vetem sllave, që me mëri dhe inat po e shikojnë bumin fenomenal shqiptarë, ata janë të parahatshëm dhe inatqor, nëse përcillen mjetet e informimit e injorojnë thuaj se krejtësishtë ndryshimin shqiptarë, kanë frikë se SHBA dhe Anglia do ta preferonin Shqipërinë para Serbisë në BE. Disa komisionerë evropian me sy të mbyllur vlerësojnë Serbinë për liberalizim të vizave, ndersa  Shqipërin jo, ata zotërinjë nuk duhet të frikohen, nëse e kanë për këtë, nga ardhja e shqiptarëve në vendet e tyre, jo shqiptarët e kanë ardhmërin në Shqipëri, kanër pëtrspektivë dhe kanë ardhmëri më të mirë në truallin e tyre të quajturë Shqipëri se sa të vijnë në Evropë e të punojnë për bukë goje si punëtorë krahu ku po punojmë shumë nga ne që kemi ardhur dekada përpara e tani kemi mbetur si huti në mjegullë, shpesh të nënqmuar dhe të degraduar në shumë aspekte.
Zotërinjët e Evropës së bashkuar nuk duhet të frikohen nga shqiptarët sepse ata kanë një ardhmëri të shkelqyer, kanë rini të pastër dhe të shkolluar që tani më i sherbejnë shtetit të tyre ata janë tani më të aftë ta bëjnë Shqipërin një vend të cilit do ilakmojnë evropianët, ne nuk po mplakemi por po ripërtrihemi vazhdimishtë. Shqipëria me përparimet marramendëse po ua plas barkun dhe shpirtin atyre që janë mësuar ¨ta shohin për të keq ndersa po ia zbardh fytyren kombit shqiptarë dhe miqëve tanë që na përkrahen Amerikës së Klintonit dhe Bushit ashtu edhe Mbretërisë angleze të Toni Blerit.
Me sa po duket shqiptarët nuk kanë nevoj më të lypin punë në Evropë, ku me e ditë një ditë evropianët do të punojnë te ne, Shqipëria ka ndryshuar, po ndryshon dhe do të ndryshoi edhe më shumë në katër vitet e ardhme me; Berishën, Topallin,Topin, Bashën, Boden, Mehdiun, Pollon e elitën e tërë.
Evropë Shqipëria i ka plotësuar kushtet më shumë se disa shtete që i keni pranuar në BE të jetë antare e barabartë, mos të u vie inat se së shpejti edhe Kosova do ju trokas deshen disa e nuk deshen se i madhi i letrave shqipe Ismail Kadare tha" koha po punon shpejtë për shqiptarët",  ishim dhe jemi evropian para shumë të tjerëve.
Toka shqiptare tani më ka mjaftë pasuri për shqiptarë, evropian ejani e na vizitoni, keni çka të shihni, ju mirëpresim se jemi mikpritës të mirë.
Realitet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora