E premte, 26.04.2024, 05:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ksenofon M. Dilo: Burri i vyer i kombit Petro Harito

E shtune, 09.05.2009, 03:16 PM


Petro Harito
Petro Harito
Burri i vyer i kombit Petro Harito  

Nga Ksenofon  M.  Dilo

Shqiptarizmi as nuk plaket as nuk  vdes.

Kaluan  vite.  E  reja merr ç’i takon  dhe  i jep hakun sé kaluarès.  Koha  èshtè  e  etur pèr DEMOKRACI. E uritur  pèr DREJTESI. Kjo, kèrkon soliden.Grindjet ,amullitè kèrkojnè e i duan varrmihèsit e kombit,qè presin sa ne tè flèmè.Vetèm filosofia e disa  brumbujve e sheh çèshtjen kombètare né interesin e vet dhe, u detyron tè  njèjtin avaz- tèrè jetèn  tè  vazhdojnè   kryqèzatèn  kundèr patriotève!  Ti bien gjoksit  duke mburrur bèmat  dhe vet-veten,  tè ngrènè né qiell “meritat” e tyre.  Sè fundi  çudia: ”Kush nuk  bindet nuk do popullin!”
    Dhimbjet janè tè shumta. Ato tè shqiptarit  patriot kalojnè ç’do tjetèr . Trishtohesh kur burra me pèrmasa tè tilla si Petro Harito , Jani Dilo etj. qè busull térè jetè kishin  p a t r i o t i z m i n   dènohen me heshtje!    Historia nuk vidhet. Kombi na kèrkon kurdoherè modestè po, kasta e kuqe pèrdor tèrè arsenalin e  marifeteve tè saj pèr tè poshtèruar virtytin. Mè kryesorja metodè e pèrdorur- terrori ! Kjo shpjegon qè dhe jetèn nuk e filloi nga djepi po, nga varret…   Me paturpèsi ,né Nivan tè Zagorisè nèn portèn    e tè Atit tè  Petro Haritos(Mihal  Harito-s,krahut tè djathtè tè Abdyl Frasherit, pjesmarrès né lidhjen e Prizrenit) atè ditè qè ja e shkatèrroi  ,shkroi me germa te medha :“UJET  FLE,  HASMI   S’FLE” ? !
     Po.. hasmi?!  Hasèm   askush tjetèr ,veç atyre qè urdhèruan  tè dhunohej kujtesa historike, né  vèndin qe ngroh  si Dielli’  zèmra  e zagoritit  !.. ishtè  enveristi ,qè largohej prej qènies njerèzore e  harrin si robot qè funksionon verbèrisht dhe pa menduar  deri ,tè  shkatèrrohej  dhe ajo portè, me ato vlerat e  veçanta  arkitektonike dhe  historike, e  diplomatit  Mihal Harito  qè, mènçuria popullore   thosh :                                                                                                       
   “…Kur dilje né portè e rrinje 
          Ç’bèhej né Stamboll e dinje. “

   Njeriu ndjeu  dhimbje  , dobèsia banale e mèndjes enveriste ,pèrbuzte virtytet kombètare! Kuqo-dopingèt  kishin nevojè pèr tè mobilizuar tèrè potencialin emocional e mendor, pèr tè dobèsuar kujtesèn kombètre  ,  qè shqiptari tè vuante shqiptarizmin !…Identifikohej akti  patriotik me aktin e vuajtjes ,deri   tè mbesa è Mihalit,bijès sé Petro  Haritos  ,zonjès sé nderuar- Ifijeni, .  nuk ju lejua tè banonte né  shtèpinè e tè parève tè saj  !!  Nga mèndja,nuk mè çkitet : ish né ato çaste agonie(nènèntor 2007-tès) ..  ajo MEME e mèkuar qysh né fèmirinè e saj me  patriotizèm,   kur..  vèshtroi  flamurin me  shkabèn dy krenare qè u- çpalos..  (edhe pse doktorèt hequr çdo shpresè..)  foli me gjithè shpirt: -“Sa  lezet ka ky FLAMUR i SKENDERBEUT, sa  krenare kjo shqiponjè dy krenare! Afromani ta puth  njè çikè !..”…e ..me sa fuqi i kish mbetur  e shtèrngoi me dorèn e Saj  aq sa mundi! ..Shkojnè njerèzit tani afèr asaj shtèpie te ai  rrap madhèshtor- ,urojnè tè birin(dikush dhe ndihmon-  èshtè gjak shqiptari qè vlon)   e   saj,   Piron (inxhinieri  dinjtoz  qè, dhe né demokraci  né vazhdimèsi.. persekutimi..i rèndon)  edhe pse né kushte shume tè vèshtira me njè punè vetmohuese plotèson “zbrazètinè”.,shmang dhunèn  mbi kujtesèn kombètare..,  né vèndin ku kanè hyrè e kanè dalè Burra tè  Kombit . 
         Kanè histori   ata Burra   tè besès, tè fortè si stralli,hijerèndè si rrapi,tè bèjshèm,tè drejtè,kurrè   s’i   ranè gjoksit me grushta,as qaheshin e shkumèzonin prapa gardhit por,serjozè,tè mènçur qè e kishin pèr turp tè tè mburreshin e tè flisnin pèr trimèrinè e tyre( se,veç gratè flasin né Zagori pèr to).     Burri  zagorit e ka trimèrinè né gjak, e tregon kur duhet..  sa dhe né monizèm  me zgjuarèsi ,baruti i kèngès sé tij kèrkonte opozitè. Isua ,  mbushte…kèngèn   aprovonte bujshèm  mesazhin qè shpèrthente (dhimbjen pèr dobèsitè parimore,morale dhe ideollogjike):
”More rrap tè qofshim falè,more  rrap!  
Ku i ke burrat e parè ,more rrap!..”
    Shtonte efektin kuptimor tè kètyre vargjeve,vlera  e mbèshtetjes emocionale te shqiptarizmit,tè    ngrinte peshè  kènga labe sa, shtynte dhe dègjuesin mè indiferent tè jetè, dakord me to. Mè madhorja  ,shquante bukuria e shpirtit shqiptar ! dhe ç’ka jeton nè botèn e shpirtit tè shqiptarit, nuk vdes kurrè.
   Eshtè force lèvizèse e karakterit,energji shpirtèrore, nè vèndin ku burri kèrkon burra  tè vèshtrojnè  rrugèn e pèrjetèsisè.  Koha i kèrkonte dhe i kèrkon burrat  è  besès e tè fjalès,burra qè nuk u dridhej qerpiku,si tè parèt.,si Ilia Dilo Sheperi, Petro Hariton,Jani Dilo-n,Aristidh Rucin,Cajupin, Jorgji Cakon etj se, shqiptarizmi nuk plaket  Gjallèron e shquan dukshèm  sot, i riu  me sedrèn shqiptare nè universete kudo duke u-prezantuar denjèsisht   para botès krenar , jam shqiptar! .Edhe nè kètè mes   pèrsèritet  tani e vèrteta e qèmotshme, njèkohèsisht dhe oshètima e  fjalès me zè tè lartè  ,e besimit tè patundur tè rilindasve:   Sh q i p t a r è t  janè  tè   v e ç a n t è !-
     Po kush ishte  rilindasi  Petro Harito?  Le tè citojmè fjalimin e profesor   Ilia    Dilo Sheperit ( para  arkivolit  tè Petro Haritos,73 vjet mè pare):
:“ Zi e madhe? mbuloi sot tèrè ZAGORINE,vèndin e lindjes sate.Ngushèllim tè thellè pèrhap sot né tè gjithè anèt e SHQIPERISE lajmi i papritur i vdekjes sate,o bir i shtrènjtè i Zagorisè o burrè i vlefshèm i Shqipèrisè.
  Qysh ike dhe e le pèr jetè Shqipèrinè tènde qè e deshe aq shumè. Qysh nuk kujtove fare Zagorinè tènde,qè tè ka pasur kurdoherè tè vetmin mbrojtès né rrezik,tè vetmin udhèheqès né ditè tè kèqija dhe tè vèshtira,tè vetmin pèrfaqèsues né gèzime dhe hidhèrime.
   
 Po,qysh nuk tè erdhi keq pèr fèmijèn tènde,qè e le tè mitur e tè parritur,pèr fèmijèn tènde qè kishte kaq nevojè pèr kujdesitè e tua atnore,pèr Nènèn dhe Hallèn tènde,qè u qe thènè tè pinin dhe kètè kupè tè hidhur,pèr farefisin tènd qè tè adhuronte,qè tè mbèshtetesh tèrèsisht mbi ty?
           Mbylle sytè,o, Petro Harito dhe i le  tè gjithè dhe tè gjitha dhe bashkè me fèmijèn tènde tè dèshpèruar,bashkè me farefisin tènd tè pikèlluar,bashkè me Zagorien tènde tè shkretuar,derdh lotè hidhèrimi dhe tèrè Shqipèria qè tè njojti,i tèrè Atdheu ynè,tè cilit aq bukur i shèrbenje gjer né kètè ditè,i shtyrè nga ndjenjat fisnike  tè zèmrès sate tè madhe.
           Bir i BABAIT tè mirè, i  M i h a l    H a r i t o s ,qè nderoi tèrè vèndin duke PERFAQESUAR SHQIPERINE E TERE PREJ SHKODRE GJER NE PREVEZE si d e p u t e t  né parlamentin e parè  tè perandorisè Ottomane mè 1878-tè, bir i atij Babai,dhe nip  i atij  ILIA HARITO, qè e nderonte tèrè vilajeti i Janinès, bir them dhe nip i atyre burrave qè tè lanè si trashègim njè emèr aq tè lèvduar po dhe me detyra sa tè larta aq dhe tè rènda,i pasove.
           Ishte  z è m r a   jote  e m a dhe , ishin ndjenjat e tua fisnike dhe p a t r i o t i ke, ato qè tè bènè t’a mbaje lart kètè emèr,ato qè tè bènè tè vlefshèm pèr Atdhe,ato qè tè udhèhiqnin né çdo rast tè mirrje udhèn e nderit , tè bashkoheshe kurdoherè me shokèt mè tè kulluar né ndjenja , mè tè matur né vendime dhe veprime pèr tè mirèn ,  pèr shpètimin e A t dh e u t.
            Né ditèt e tua SHQIPERIA jonè e dashur ndeshi  né vèshtirèsi  mè tè mèdha tè jetès sé saj tè gjatè,shkoi peripècitè mè tè rrezikèshme , pati nevojèn pèr ndihmèn mè tè gjallè tè bijve tè saj .  Dhe do tè ishte tepèr e gjatè sikur tè nisja tè  n u m è r o n  j a   njè nga njè tè gjitha punèt e tua ,  sikur tè matesha tè analizonja gjithè ndjenjat qè tè shtynin  né ato punè pèr tè mirèn e A t dh e u t ,  o ,   burrè i  v y e r i SHQIPERISE.
             Né kohèn e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar tè Sh q i p t a r i t , nuk pushove sé  m b u rr u r i  qè jeshe SHQIPTAR ,as  p e sh o v e  pèrbuzjet , as  dhe rreziqet qè shkaktonin kèto mburrjet e tua fisnike.
             Né kohèn e autonomisè kundèrshtove paudhèsinè me sa ishte njerèzisht e mundur dhe e  rr e z i k o v e   b u j a r i sh t    j e t è n   t è n d e kur u  ngrite  e   v a j t e  
i     p a f t u a r   né   H O R M O V E   né mes tè andartèvet dhe u pèrpoqe me  ç’do mènyrè  qè tè shpètonje vèllezèrit  SH q i p t a r è   M u h a m e d a n è nga rreziku  qè  i
k è r c è n o n t e .
             Né mbledhjen panepiriote tè Delvinès  e  shfaqe  burrèrisht  mendimin  tènd  qè E P I R I  ishte i  SHQIPERISE dhe duhej  t’ì    l è sh o h e j    SH Q I P E R I S E.
             Né  kohèn e Italisè i pèrbuze  nderimet  e  nuk pajtoheshe me  interein   e indipendencès shqiptare.  Zbrite  ngjer né bashkèfjalim me njerèz keq-bèrès,qè tè ndaloje veprimet kundèr katundeve  tè Shqipèrisè,né tè cilat provinca jote e Gjirokastrès tè ka zgjedhur kurdoherè si pèrfaqèsues tè saj pèr meritat e tua,qèndrove
kurdoherè i pandarè nga shokèt qè pèrpiqeshin pèr tè mirèn e mirèkuptimit tè Atdheut, dhe, kur e desh  nevoja, nuk  dyshove  tè bashkpunoje me  ta , pèr  shpètimin   e SHQIPERISE.
              Nuk u druajte  né çdo rast tè çfaqje mendimet qè tè diktonte zèmra jote e pastèr,dhe nuk u dèshpèrove kurrè,as u zèmèrove kurrè kundèr atyre qè keqshpjegonin
 fjalèt e tua  tè  kthjellta ,   ndjenjat  e  tua  tè  kulluara.
              Kèto sjelljet e tua tè nderuara tè mbajtèn lart né sy tè  p o p u ll i t  sh q i p t a r dhe  tèrhoqèn mbi Ty dashurinè e M b r e t i t  tonè,i cili tè pati  kurdoherè  né tè djathtè tè Tij. Deputetève dhe  nèpunèsve tè lartè tè shtetit tè cilèt,  tè gjithè sot , me lajmin e papritur tè vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi sé bashku me fèmijèn tènde tè pikèlluar ,  sé  bashku me  Zagorien  t’ènde  qè  tè  èshtè  mbledhur  sot  kètu  e   po   tè qan me lot.

                 Né njè  hidhèrim  tè  kètillè   janè tè pafuqishme fjalèt  , nuk zènè vènd pèr ngushèllim .F e j a  vetèm  èshtè ajo qè largon dèshpèrimin , f e j a  qè thèrret e thotè :”Tè  tjera janè  mendimet e njrzve  dhe tè  tjera  urdhèrat e Perèndisè  pèr tè mirèn tonè”:    Tè  pèrunjemi  para  urdhèrave  tè  PERENDISE , le tè pèrmbajmè  hidhèrimin  e madh, le  t’i lutemi  tè Madhit   Z O T  tè derdhi balsamin e ngushèllimit,  né fèmijèn  dhe né farefisin e Tij tè pangushèlluar,dhe , duke ditur qè s’ ka  njeri pa tè mèkate né  kètè botè, le ti lutemi atij ZOTI  t’a  ç’lodhi né banime tè tè  drejtève, duke  thènè:
“  N D I E     Z O T      SH P I R T I N     E      T I J    !  “

   
  Sot,me  atdhetarin  zèmèr-zjarrtè  PETRO  HARITO  e ndjejmè vehten  krenarè,ndonse  dikujt duhet t’i skuqet faqja qè u la né harresè.. ai  qè gèzonte  respektin e miqve dhe tè armiqve “ nuk vete unè me  yje  qè perèndojnè-tha kryetari i   partise  opozitare me tè, né parlament-por mbaj sytè  mbi yllin e polit-Xha  PETRON- dhe kèshilloj  gjithè  shqiptarèt  qè tè  bèjnè po  kèshtu né se, duan shpètimin e Atdheut.” 
   Te tiilè ishin burrat e kombit qè,tè pajisur me pikpamje dhe me virtyte tè  larta nuk èshtè çudi pse dènohen me harresè nga  ata qè  e shikojnè popullin si njè masè amorfe ,tè cilèn mund ta manipulojnè sipas qejfit dhe interesave tè tyre, se   realitetin shoqèror  para tè tillève  qènkèrka arenè e gjesteve tè automatizuara !  Angazhimi,lufta e pandèrprerè e  burrave si  Petro Harito etj. né temperaturèn e kohes  aq tè shqetèsuar, pèr triumfin e   idealeve k o m b è t a r e , pèr triumfin  e sé  d r e j t è s   e  sé  v è r t e t è s,  èshtè pèr brezat e ardhmè  udhè-rrèfyes. 



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora