E marte, 21.09.2021, 09:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Moikom Zeqo: Sulova e Poshtme në shekuj

E enjte, 30.04.2009, 06:39 PM


Moikom Zeqo
Moikom Zeqo
Dy fjalë për librin

 “Sulova e Poshtme në shekuj” të autorit Pëllumb Gorica

Nga Dr. Moikom Zeqo

Kam në duar dorëshkrimin e një libri monografik të shkruar nga autori Pëllumb Gorica. Ky është një libër që nuk mund ta lerë lexuesin indiferent, përkundrazi jam i bindur plotsisht me ndërgjegjje të plotë, që gjatë gjithë jetës sime, jo gjithmon kam lexuar një libër me një substancë të tillë, të përqëndruar e artikuluar sipas një optike të shumfishtë në rrafshin e syshikimit gjeografik, historik, etnokulturor, ekonomik, social…

    Është fjala për një monografi mbi Sulovën e Poshtme, një njësie etnografike të rëndësishme, shumë pak të njohur të hartës jo vetëm gjeografike, por edhe të hartës historike dhe kultorogjike në përgjithësi. Autori Pëllumb Gorica, miku im i nderuar, ka treguar një seriozitet dhe një dashuri të pafund për këtë subjekt, që lidhet me ftillirizimin dhe origjinën e tij. Sipas Herodotit, babait të historisë, duke shkruar për origjinën mund të kuptosh kohërat. Historia ka dhe mite dhe legjenda, por është arkeologjia dhe përgjithësisht kronikat që përcaktojnë e klasifikojnë një histori lokale, fragment kuptimplot, përfaqësues e plotsues të një historie kombëtare.

   Ky libër befasues për mua, ndonëse gjatë udhëtimeve të mia e kam ndjerë se peisazhi gjeografik e i mrekullueshëm mbart simbolika historike të patjetërsueshme të trevës. Përshkrimi gjeografik, kodrat shkëmbore të Sulovës, shpellat e habitshme, gjithçka që lidhet me ujrat dhe tokën, rrjedha e poshtme e lumit Devoll, fushat e plleshme, të gjitha sëbashku përbëjnë kaleindoskop ekzistencial të jetës njerzore. Mbi këtë bazament të bekuar natyror kanë lindur gjenezat e prehistorisë, të formimit etnik të fisit të Dasaretëve, duke na prezantuar ndërmjet objekteve arkeologjike, fortifikimeve të lashta një pasuri të pamohueshme dot të historisë, që nuk mund të harrohet.

   Autori i është referuar zbulimeve arkeologjike në vendbanim të Sulovës së Poshtme, kalave, nëndegës jugore të rrugës Egnatia që kalon në Sulovë, duke treguar zhvillimin deri në antikitetin e vonë dhe më pas zhvillimin në mesjetën e hershme dhe të vonë, ku dëshmitë janë fakte të rëndësishme dhe kuptimplote.

  Përshkrimi i Klosit si një vendbanim i vjetër, rrënojat e një kishe të tipit bazilikal që flasin për krishtërimin e hershëm të shekullit IV, pastaj kalimi në etapën historike ku Shqipëria arbërore përballet me pushtimin osman dhe që është një përballje e krishtërimit dhe islamizmit, të gjitha këto janë parë sipas referencave historike të dokumentuara me rigorozitet dhe seriozitet maksimal shkencor. Përshkrimi i monumenteve të pas pushtimit osman, siç është rruga e karvaneve me fragmente në Goricë të Çalës, që vinte nga Prrenjasi i Sulovës së Sipërme, ura e Kadipashajt ose ura e Haxhi Sali Bej Prrenjasit nuk janë thjesht monumente të arkitekturës, por dhe motive ekonomike si dhe të lidhjeve ndërkrahinore mbarshqiptare. Natyrisht historia nuk di të hesht. Dhe aty ku duket se mbi  historinë ka rënë pluhuri i harresës, historia nuk është harruar, ajo zbulohet e rizbulohet papushim. Në çkuptim ? Në kuptimin e rikonstruktimit të ngjarjeve sipas llogjikës dhe vështrimit dokumentar të autorit. Historia është formë e rezistencës popullore ndaj formave që ngurtësojnë ose kufizojnë një popull. Kështu kryengritjet e “Tanzimatit”, dukuria e kaçakëve, lëvizja për liri e pavarsi pas Lidhjes së Prizërenit, pas shpalljes së Pavarsisë, ngjarjet e Luftës së Parë Botrore e të Dytë Botrore tregojnë një vitalitet habitshëm të popullit të zones, çka vërteton maksimën e lashtë “ se çdo gjë mund të hesht, por populli nuk hesht kurrë”. Vitet e pushtimit fashist, fitorja nazifshiste shqiptare, etapa pas çlirimit të vendit., rënia e sistemit totalitar, koha e sotme të gjitha në përgjithësi janë një histori e vijimësuar e një zhvillim plot paradokse, por jo pa identitet. Ç’farë më ka bërë mua përshtypje në këtë libër ? Pse ky libër është i dobishëm dhe besoj se do të jetë i suksesshëm për lexuesit? Ky libër është një organizëm i mençur e një informacion unikal, jo vetëm në suazën e zonës e trevës subjektore, ose objektive. Vetëm një dashuri shumë e madhe me një ngulmim të gjatë në vite  jo vetëm nga librat, por sidomos në terren mund të çoj në realizimin e këtij libri që është në thelb një histori enciklopedike e Sulovës së Poshtme, për të plotësuar me dinjitet një gjymtyrë të gjallë të historisë kombëtare.

   Çdo gjë që shkruhet në këtë libër, ka një ide humaniste dhe shkencore, për të bërë një tabllo sa më të plotë e sa më afër së vërtetës. Instrument mendor të autorit Pëllumb Gorica janë përshkrimi, analiza, llogjika, koleksioni i patjetërsueshëm  i referencave. Ai flet jo vetëm për ngjarjet, por edhe për njerëzit, flet jo vetëm për popullin e zonës, por edhe për individët e shquar, jo vetëm për historinë e etnografinë zakonore, por edhe për historitë politike, kulturore, arsimore, sociale, ekonomike etj.

  Duhet ta përshëndes me gjithë zemër autorin Pëllumb Gorica, për këtë nisëm, që sëndërtoi me këtë libër. Atë që ka bërë ai shumë të tjerë në Sulovë të Poshtme mund ta bënin, por vetëm ai pati kurajon dhe vullnetin e paepur për ta bërë. Dhe kjo nuk është pak. Kjo për mendimin tim është shumë. Është një element i pavdekshëm i kujtesës njerzore që tregon edhe vet figurën e autorit. Hullia e librave të tillë është një mundësi e mrekullueshme për ta rishikuar e pasuruar historinë kombëtare.

  Historia e Sulovës së Poshtme  në vështrimin konvencional është një histori lokale, por në substancë e konceptim ajo shpreh historinë kombëtare me ndjeshmëri, me përfaqësim e protagonizëm të veçantë.

  Duhet ti uroj suksese autorit dhe ta falenderoj për këtë punë të madhe, të meritueshme, rezultat të shumë viteve ngulmim, pasion dhe krijim shkencor ku dashuria e tij si shqiptar e njeri i letrave përfaqësojnë një sintezë të veçantë.



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora