E premte, 26.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nermin Falaski Vlora, mbrojtëse dhe përçuese e kulturës shqiptare

E shtune, 18.04.2009, 11:35 AM


Nermin Falaski Vlora
Nermin Falaski Vlora
Në 88-vjetorin e lindjes

Nermin Falaski Vlora, shkrimtarja dhe studiuesja shqiptare mbush sot 88 vjet nga dita e lindjes. Me prejardhje nga familja e famshme e Vlorajve, Nermini u lind më 18 prill të vitit 1921. Gjithë jetën ajo iu përkushtua me mish e me shpirt çështjes dhe evoluimit të gjuhës shqipe. Që në moshë të vogël mësoi mbi të parët e saj, patriotët e shquar të Shqipërisë dhe çështjen kombëtare. Ajo krenohej se rridhte nga dera e Vlorajve, që kishte nxjerrë burra të zotë për Shqipërinë. Është ushqyer gjithnjë me ndjenja atdhetarie dhe kur ishte ende fëmijë gëzohej kur shqiptarët thonin "Dita e Pavarësise", duke nënkuptuar Ismail Qemal bej Vlorën. Edhe pse vitet kalonin, ajo rritej dhe merrte një edukatë fisnike dhe aristokrate, por kurrë nuk e hoqi mbiemrin Vlora. Nermin Falaski Vlora u martua me Ambasadorin italian, Renzo Falaski, të cilin e shndërroi nga italian në një shqiptar dhe vlonjat të vërtetë. Aq sa mund të përmendet se dhe amaneti i tij i fundit ishte që të varrosej në Kaninë të Vlorës, pranë të parëve të gruas së tij. Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në Universitetin e Sienes në Itali, dhe u diplomua për gjuhësinë e krahasuar. Ka qenë njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj. Një nga studimet e saj më të rëndësishme mbi kulturën shqiptare është "Lashtësia e gjuhës shqipe-sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik". Ndër vepra të tjera të saj përmenden "Zotërimi i kohës", "E nesërmja e kohës", "Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës", "Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët", etj. Ndërroi jetë në vitin 2006, duke lënë pas amanetin për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe. "Kultivimi i gjuhës shqipe është një nga detyrimet kryesore që duhet të ketë si prioritet çdo njëri nga ne, se vetëm në këtë mënyrë, duke ruajtur vlerat dhe identitetin kombëtar, do të arrijmë të marrim vendin e merituar në vendet e zhvilluara", ka thënë Nermin Vlora, duke shpjeguar përkushtimin e saj për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Madje në këtë drejtim ajo u ka lënë një testament dhe nënave shqiptare, të cilave u bën thirrje se, "në këtë kohë të derdhjes së rinisë nëpër botë, roli i nënës shqiptare është shumë i rëndësishëm, në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe, traditës, kulturës shqipe".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora