Kulturë
Sadri Sadrija: Cikël poetik nga Jehona Agushi
E merkure, 08.04.2009, 07:37 PM
Jehona Agushi
Cikël poetik nga Jehona Agushi
Nga Sadri Sadrija
Jehona Agushi u lind më 26.05.1980, në Gjakovë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Mjekësisë-dega e farmacisë, i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë, degën Letërsi dhe Gjuhë shqipe, e ka kryer në Prishtinë. Është edhe sot e pa punë. Më shkrime, në poezi dhe në prozë, ka filluar të meret qysh herët. Ka bashkpunuar me gazeta dhe revista të ndryshme. Deri më tani ka botuar pesë përmbledhje poezish:
1. “ Leheje në gjurmë”-2000, poezi
2. “Rruga e mëngjesit”- 2001, poezi
3. “Stuhi e muzgut” – 2002, poezi
4. “Miniaturë e përlotur”- 2002, poezi
5. “Hija e vetmisë” – 2004, poezi
6. “Anatomia e bletës”- dispensë e bletarisë- 2000, prozë
Në vargjet e poezisë së vet, Jehona mundohet te dalë nga gjendja e ankthit, nga koha e mërzitur, duke shprehur papajtushmërinë dhe paknaqësinë shpirtërore. Keshtu i del hapur optimizmi për të ardhmen, dashuria për jetën, për njeriun, e mbi të gjitha për lirinë e paguar shtrenjtë me gjakun e derdhur të dëshmorëve, martirëve dhe ish- të burgosurve, të cilët ishin përjetues të masakrës dhe torturave nëpër kazamatat serbe.
Kornizë e Dritares
/Dajës Jahë Sadrija, i burgosur
në burgun e Pozharevcit)
Dita agoi
Dera e hekurt prapë trokiti
Mallënxhimi i preku hënën
Trëndafilit i humbi ngjyra
Era jetime mbeti
Bubullima vret qiellin
Për lulëkuqet e thara
Ngricë bëhet, shtrëngata
Korrnizë e dritares shëtiste
Frymëmarrje e thellë
Vret vdekjen
Me bashkimin e duarve
Lutjet kurorëzohen
Kornizë e dritares
Të mplaku durimi
Në ëndërrim të vitëve
26-05-2000- Nga përmbledhja:
“Rruga e mëngjesit”
Arkivolet
Arkivolet
Mbi supe të dhembjes
Për në varre ecin
Ku asgjë e tyre më nuk është
Bota, jeta, buzëqeshja, loti
Me flamur të kuq mbuluar
Dhuratë për detyrën e kryer
Arkivolet të qetë në varre zbresin
Për t’u përjetësuar
Gllogjan, 1999
Binduni
Binduni o bisha
dhe ju njerëz të pashpirtë
se në Kosovë do të ketë dritë
dritë e Kosovës është pavarësia
mjalti i jetës është liria
Prishtinë, 2002
Dje, Sot, Nesër
Dje
Në muzgun e mbrëmjes
Unë hëna dhe hija
Sot
Erërat gjethet e psherëtimat
Nesër
Nesër do të ndizen zjarret
Prishtinë, 2002
Realitetin e rendë, Jehona, e mund vetëm me anë të poezisë, dhe siç duket, vëtem aty e gjenë ngushëllimin dhe shpëtimin.