E shtune, 27.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ukshin Zajmi: Shqiptari më i njohur në historinë botërore

E merkure, 18.03.2009, 11:36 PM


Klementi XI
Shqiptari më i njohur në historinë botërore

Në 288 vjetorin e vdekjes së Gjovani Françesko Albanit përkatësisht papës shqiptar Klementi XI

Nga Ukshin Zajmi
 
Vepra madhore e kombit shqiptar “Illyricum Sacrum” është ngushtë e lidhur me punën dhe veprimtarinë e papa Klementit XI. Në faqen 221-222 të librit të parë shkruhet:” Papa Klementi XI, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrat kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selinë papnore, u detyrue të ndëpresë punimet e veta historike. Ai, u muer vesh me Jezuitet e Venedikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputtin, i cili, mori në dorëzim landën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve dhe ndihmën financiare”.


……..
Duke filluar nga perandori Dioklecian (ilir nga Spliti) e deri te Nëna Terezë, ka personalitete të shumta shqiptare e me prejardhje shqiptare që kanë fituar famë botërore, por në mesin e tyre dallohet Gjovani Françesko Albani. Familja Albani rrjedh nga Laçi i Kurbinit dhe kishte nga rradhet e saj luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut. Kjo familje nga Laçi u shpërngul në Urbino të Italisë, dhe nga gjiri i saj dolën emra të njohur si kardinal, diplomatë e burra shteti. Në mesin e tyre ishte edhe Gjovani Françesko Albani, i cili u lind me 23 korrik të vitit 1649, pra para 360 vjetësh në Urbino të Italisë. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore ai në Romë ndjek kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetër dhe drejtësi. Pas tetë vitesh diplomohet në drejtësi. Dy vite pas diplomimit (1670) fillon karrierën kishtare. Ka qenë edhe guvernator i Rietit dhe Orvietos. Pas punës së suksesshme në këtë veprimtari Papa
Inocenti XI e emëron sekretar i dekreteve papnore, ndërsa me 13 shkurt të vitit 1690 emërohet kardinal. Pas vdekjes së papa Inoqentit XII është zgjedhur papë me emrin Klimenti XI. Koha kur u zgjodh papë kishte rrethana të ndërlikuara politike në Evropë, e cila pasqyrohej me rivalitetin Mbretërisë Franceze dhe Perandorisë Habsburge. Me gjithë kundërshtimet e tij, sepse nuk dëshironte të ndërhynte si arbitër në konfliktet e ardhshme ndërkombëtare, ai me 8 dhjetor të vitit 1700 është shpallur papë me emrin Klementi XI.
Në rrethanat të cilat i kaloi gjatë ushtrimit të detyrës së papës, ai ishte syçelë dhe nuk merrte vendime pa i studiuar mirë e mirë gjërat, andaj edhe u quajt cunctator, pra njeri që vendimet i merr me vonesë.
Papa Klimenti XI ka qenë principiel, ka pas kod të lartë moral dhe kundërshtar i nepotizmit. Ai ua ndaloi të gjithë të afërmeve përzierjen në politikë dhe çështjet kishtare. Ka qenë bamirës, dhe nga pasuria e tij për të varfëritë ka ndarë një milion skuda.
Ndonëse nuk e dinte gjuhën shqipe, papa Klimenti XI asnjëherë nuk e harroi prejardhjen e tij. Angazhimi i tij për çështjen shqiptare është i madh në sferën kulturore dhe patriotike. Në këtë sferë, ai konvokoi Koncilin ku morën pjesë peshkopët katolik shqiptarë, në vitin 1703 i njohur si Koncili i Arbënit. Këtu është vendosur që literatura fetare të shfrytëzohet në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin 1711 papa Klementi XI themeloi Katedrën e Gjuhës Shqipe në Montoria (Romë).
Vepra madhore e kombit shqiptar “Illyricum Sacrum” është ngushtë e lidhur me punën dhe veprimtarinë e papa Klementit XI. Në faqen 221-222 të librit të parë shkruhet:” Papa Klementi XI, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrat kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selinë papnore, u detyrue të ndërpresë punimet e veta historike. Papa Klementi XI u muer vesh me Jezuitet e Venedikut e këta dërguan në romë at Filip Riceputtin, i cili, mori në dorëzim landën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve dhe ndihmën financiare”. Ky punoi mjaft në këtë vepër madhore, që shumë kombeve u mungon, por qe jetëshkurtër, dhe hartimin e kësaj historie e vazhdoi at Daniel Ferlati, ndërsa e përfundoi Jakobo Koleti, duke e botuar në Split në vitin 1909 vëllimin e nëntë të kësaj vepre. Përndryshe vëllimet tjera janë
botuar në Venedik prej vitit 1751 deri në vitin 1819.

Korpusi Illyricum Sacrum:
1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vëllimi VII Autor Daniel Farlati
1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti

Papa Klementi XI-Albani, vdiq me 19 mars të vitit 1721, pra 288 vjet më parë pasi e udhëhoqi kishën katolike rresht 21 vjet, dhe rreshtohet i katërti për nga vitet e shërbimit në krye të kësaj kishe.
Pra viti 2009 shënon dy përvjetor të këtij personaliteti të madh me prejardhje shqiptare e që kontribuoi mjaft për popullin shqiptarë, andaj meriton të shënohet 360 vjetori i lindjes së tij në muajin korrik dhe 288 vjetori i vdekjes që bie në ditën e sotme.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora