E premte, 01.11.2024, 12:12 AM (GMT)

Mendime

Bajrush Morina: Zbardhet misteri i pamfletit të MUP-it serb

E diele, 15.03.2009, 11:05 AM


Zbardhet misteri i pamfletit të MUP-it serb

E përgatiti: Bajrush Morina

“Po, Rugova ka pasur kontakte me UÇK-në!”

I pyetur nga prokuroria se a ka pasur z.Rugova kontakte me UÇK-në, dëshmitari Merovci tha: “Po, ka pasur kontakte!”.

Dëshmitari Adnan Merovci në dëshminë e tij para Trupit Gjykues hodhi poshtë prapavijën e një pamfleti të MUP-it serb me emblemë të UÇK-së, të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabet cirilikë dhe të nënshkruar nga dr.Ibrahim Rugova.
Të premten ka filluar dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës Adnan Merovci, një prej bashkëpunëtorëve disavjeçarë të dr.Ibrahim Rugovës. Ai po dëshmon në gjykimin kundër komandantit Vlastimir Gjorgjeviq, një ish-ndihmësministër i Ministrisë Serbe për Punë të Brendshme dhe shef i Departamentit të saj për Siguri Publike, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një fushatë të gjerë terrori dhe dhune të drejtuar ndaj civilëve shqiptarë etnikë të Kosovës më 1999. Aktakuza pohon se ai ka marrë pjesë vullnetarisht në një ndërmarrje të përbashkët kriminale që kishte për qëllim dëbimin e shumicës së popullatës shqiptare të Kosovës për të siguruar kontrollin e vazhdueshëm serb mbi territorin. Ndaj Vlastimir Gjorgjeviqit fillimisht është ngritur aktakuza në tetor të vitit 2003, bashkë me gjeneralët e Armatës Jugollave, Nebojsha Pavkoviq dhe Vladimir Lazareviq dhe gjeneralin e Policisë Serbe Sreten Lukiq. Rasti i tyre më vonë i është bashkuar atij të ish-presidentit serb Milan Milutinoviq, të shefit të Shabit të Armatës Jugosllave Dragolub Ojdaniqit dhe zëvendëskryeministrit jugosllav, Nikola Shainoviqit. Këta zyrtarë të lartë serbë, përveç Gjorgjeviqit, më 26 shkurt u dënuan me gjithsej 96 vjet burg të rëndë.
Në dëshminë e sotme Adnan Merovci së pari iu përgjigj pyetjeve të Prokurores e më pastaj edhe të avokatëve mbrojtës dhe trupit Gjykues. Gjatë dëshmisë së tij të paraditës ai bëri një përmbledhje të dhunës më se dhjetëvjeçare serbe në Kosovë të udhëhequr dhe të dirigjuar nga regjimi kriminel serb i Milosheviqit.
“Po, Rugova ka pasur kontakte me UÇK-në!”
Në vazhdim të gjykimit, të kryesuar nga kryegjykatësi Patrick Robinson dhe antarët e Trupit Gjykues Tsvetana Kamenova e Frederick Harhoff, dëshmitari Adnan Merovci foli për dhunën disavjeçare të pushtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Por një prej çështjeve më interesante të dëshmisë së Merovcit ishte koha e luftës dhe relacioni i tij me presidentin Ibrahim Rugova. Merovci tha se ka qenë për më së 10 vjet bashkëpunëtor i stafit të dr.Rugovës dhe se ka qenë bashkë me të gjatë kohës së mbajtjes së tij të dhunshme nga policia serbe në shtëpinë e tij gjatë kohës së luftës.
Një prej pjesëve interesante të dëshmisë së Merovcit ishte pamfleti i shpërndarë në Prishtinë nga pjesëtarët e MUP-it serb pas 23 marsit të vitit 1999, në të cilin ishte shkruar një komunikatë, me emblemë të UÇK-së, në gjuhën shqipe por me alfabet cirilik dhe e nënshkruar në fund nga dr.Ibrahim Rugova. Merovci tha se i kujtohej përmbajtja e këtij pamfleti dhe se një letërpamflet të tillë ai e kishte gjetur edhe para derës së banesës së tij. Përmbajtja e këtij dokumenti, shkrimi në cirilikë dhe gabimet e mëdha gjuhësore në gjuhën shqipe më japin të drejtën të them se ky ka qenë një pamflet i MUP-it serb, i propagandës serbe, i cili ka pasur për qëllim të fusë huti dhe konflikt ndërmjet shqiptarëve dhe liderëve të tyre.
I pyetur nga prokuroria se a ka pasur z.Rugova kontakte me UÇK-në, dëshmitari Merovci tha: “Po, ka pasur kontakte!”.
“Unë u përgjigjem pyetjeve e jo komenteve tuaja”!
Adnan Merovci në vazhdim të dëshmisë së tij foli edhe për pamfletet e tjera të shpërndara nga MUP-i serb, siç ishin ato me katër shkronja S, që janë shenja të emblemës serbe e të cilat ishin ngjitur në dyer të banesave të shqiptarëve të cilët më parë ishin përzënë me dhunë nga policët dhe paramilitarët serbë.
Z. Merovci po vazhdon dëshminë e tij. Ai tash do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës të të akuzuarit serb Vlastimir Gjorgjeviq.
Në vazhdimin e seancës së pasdites, është zhvilluar një “dialog” i nxehtë në mes të dëshmitarit Merovci dhe avokatit mbrojtës Gjurgjiq. Avokati nuk ishte i qartë me pyetjet e tij, ndërkohë që më tepër bënte komente sesa pyeste dëshmitarin. Për një moment z.Merovic iu drejtua atij: “Unë u përgjigjem pyetjeve tuaja, jo komenteve tuaja”
Që nga themelimi i tij para 15 vitesh Tribunali ka ngritur aktakuza ndaj 161 individëve për krime lufte të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Procedurat gjyqësore ndaj 116 individëve kanë përfunduar.
Procedurat gjyqësore momentalisht janë të hapura ndaj 45 të akuzuarve. Njëzet individë janë në fazën e gjykimit, gjashtë presin aktgjykimet dhe dhjetë janë para dhomës së apelit. Dy të akuzuar, Ratko Mladiqi dhe Goran Haxhiqi, janë në arrati dhe ata i pret arrestimi dhe transferimi në Hagë për gjykim.
 
 
Dhe shumë materiale tjera në www.agim.poeticforum.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora