E shtune, 27.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Mariza Ikonomi: Di te jem edhe agresive

E marte, 30.05.2006, 07:43 PM


Mariza Ikonomi
Dhe pse pak e ka treguar, ajo pohon se “di te jete edhe agresive” ne skene. Dhe nuk eshte se e ka mbajtur shume te fshehur, por nuk e ka treguar shpesh, pervecse ne Top Show-n e se premtes, ku u shfaq me nje kenge “hard” dhe me nje ze qe se kishim degjuar me pare. Dikur e irritonin thashethemet, ndersa tani i sheh me gjakftohtesi, ndersa pranon se lidhja e saj me te dashurin ka marre fund, e qe per momentin eshte singell. Turne do te kete shume kete vere, por te kushtezuar nga diploma e saj. Por Kosova, Maqedonia, Zvicra, qytetet kryesore te Shqiperise dhe shqiptaret e Londres do ta kene te pranishem zerin e Mariza Ikonomit.

Prej kohesh nuk ju shohim ne skenen shqiptare, dhe as ne pub-e. C’ka ndodhur?

Gjate gjithe kohes kam qene ne aktivitete dhe jo ne Tirane, por ne Kosove, Maqedoni, diaspore, dhe kjo ka bere qe te mos kem shume kohe te merrem me pub-et e Tiranes. Por kur gjej kohe dhe kur me behen oferta, i pranoj me shume kenaqesi, pasi edhe fillimet e mia jane ketu, dhe ndjehesh shume mire kur je ne vendin tend, ku dhe emocionet jane shume te bukura ketu.

Mjuzikoli po hyn edhe ne Shqiperi, ke menduar ndonjehere qe mund jesh ne skene me nje mjuzikoll?

Mjuzilloll, do me pelqente shume qe te isha ne nje te tille, por ndoshta kur te organizohen te tjere edhe mund te jem. Por gjithmone me ka pelqyer te jem ne nje mjuzikoll. Por qe e vogel me ka pelqyer jo vetem roli si kengetare, pasi mendoj qe jam e afte jo vetem te kendoj, por edhe te interpretoj ne skene, te aktroj, te kercej, ndaj duke i pasur keto, kam menduar qe mund te jem ne nje mjuzikoll. Per me teper qe kam edhe pasion e vullnet per te bere nje gje te tille.

Keni qene dhe keni munguar neper festivale, jeni shprehur shpesh per zhgenjimin qe ju kane sjelle...

Une e kam thene shpesh, qe i kam provuar si fitoret, ashtu edhe disfatat, dhe nje artist duhet t’i provoje te gjitha keto. Dhe brenda nje artisti duhet te jete edhe humbja, pasi ajo te jep shume force per te vazhduar dhe te kerkosh edhe me shume tek vetja. Duke fituar ne shume raste, mendon se nuk ke ku shkon me, dhe keto disfata mua me kane ndihmuar shume qe ta kuptoj veten dhe cfare dua ne te vertete. Me japin force qe te vazhdoj. Dhe mund te jem zhgenjyer shume per momentin, por jam e vetedijshme per vlerat qe kam, dhe kritiket e muzikes me kane vleresuar, ndaj edhe zhgenjimi ka qene vetem momental. Ne cdo rast kam pasur publikun i cili me ka perkrahur gjithmone, dhe kur nje artist ka publikun, atehere ai ka gjithcka. Cmimi sigurisht qe eshte nje stimulues shume i mire, por edhe pa cmim, kur ke publikun dhe kenga pelqehet, nuk ka kenaqesi me te madhe per dike. Edhe kur nuk jam vleresuar me cmim, nuk jam ndjere pa vlera, perkundrazi.

Ne festivalin e fundvitit erdhet ne skene me nje duet me Erion Korinin. Si erdhi ai bashkepunim?

Ka qene Kristi, ai qe me ka marre ne telefon per kengen, dhe kompozimet e tij me pelqejne shume. E provova kengen dhe ndjeja mungesen e nje zeri mashkullor, dhe Erioni eshte nje kengetar te cilin e vleresoj shume per vokalin. Ndaj kur u sugjerua per emrin e tij isha ‘Ok’. Dhe me vjen mire qe, kur eshte kenduar kenga, zerat tane u shkrine shume mire me njeri-tjetrin dhe emocioni u dha ashtu sic edhe duhej te jepej. Ne beme maksimumin, ndersa me teper prishej.

Cfare beni per te ardhur ndryshe ne skene?

Nuk “luaj” shume me look-un, dhe pse kam bere shume ndryshime me floket, te kuqe, te verdha, jeshile. Por pervec tij qe eshte shume i rendesishem, i jap shume rendesi edhe veshjes. Por ajo cka eshte me e rendesishme…zeri, interpretimi dhe stili qe une kendoj. Mund te kendosh disa kenge melankolike shume te bukura, por publiku mesohet me ate qe ti je dhe thote: Bukur…bukur, por nuk na solli ndonje gje te re. Por ndjehem mire tek melankolikja, pasi i pershtatet edhe natyresi sime, por di te jem edhe ndryshe.

Por ju dini te jeni edhe shume “agresive”, pse e kishit mbajtur kaq te “fshehur”?

Po, edhe une nxehem dhe kam momentet e mia…Por ne fakt nuk e kam mbajtur te fshehur qe une di te kendoj edhe “hard”. Mbase nuk e kam shfaqur shume kete gje dhe nuk kam dale shpesh duke kenduar ne kete lloj rryme. Por nuk e kam mbajtur te fshehur, pasi une gjithmone jap ate cka jam. Pervecse jam melankolike, jam edhe agresive ne disa raste, por duke qene ne pak raste, kjo ka te beje me ate cka une shfaq me shume.

Kosova ju ka “mbeshtjelle” rreth vetes, po kenge te reja dhe album do kemi keto kohe?

Po, jam duke punuar per albumin tim dhe po bej disa bashkepunime dhe ne Kosove. Po realizoj disa kenge te reja, qe do te jene pjese e albumit, por kam impenjime edhe me diplomen, dhe shpresoj shume qe albumi te dale sa me shpejt. Por nese ne keto kohe nuk do te kete album se shpejti, do kete fare shpejt 2 kenge qe po realizoj, ne te cilat do dal krejt ndryshe, ku do tregoj ate anen tjeter qe nuk e kam shfaqur shume. Jane kenge ritmike dhe te kohes.

Sa e kuron veten per te interpretuar bukur ne skene?

Mundohem te vij kendshem ne skene. Dhe eshte shume e rendesishme ajo qe t’i i jep publikut, ate cka i transmeton me interpretim. Dhe nuk mund te mohoj qe e kuroj veten per t’i transmetuar publikut mesazhin qe mbart brenda vetes qe te ndjehemi mire edhe une publiku.

Ajo cka ju kendoni, i shkruan Ledia, motra juaj. Nuk doni te dilni nga familja?

Shumicen e kengeve i kam bere me te, dhe ndjehem mire e i besoj shume. Ajo e kupton mire natyren time dhe nje pjese sado e vogel e teksteve kane dicka timen brenda.

Shume kengetare zhvishen ne skene, ndersa ju vini sensuale…

Nuk me vjen mire te shoh ne skene zhveshje ne kufijte e vulgaritetit apo vulgare, qe ne vendin tone ndodh rendom. Jam dakord qe nje femer te nxjerre nje pjese te trupit te saj qe tregon sensualitet, por jo deri ne piken e zhveshjes. Ka te beje shume edhe interpretimi.

Thashethemet per personat publike nuk reshtin asnjehere, po ju sa ju irritojne?

Kur je person publik, duhet te kesh parasysh se keto gjera do te shoqerojne gjate gjithe kohes. Mbase ne fillim me irritonin, por tani…, pastaj thone se e rendesishme eshte te merren me ty, pastaj se cfare thone…Nuk jam shume dakord me kete, pasi une e ruaj shume imazhin tim, por kur je person publik nuk ke cfare i ben, ndaj edhe e ruaj qetesine.

Por ka edhe tituj per ndarje nga i dashuri, largime, ikje. Sa te verteta ka ketu?

Ka disa ne fakt. Sa i takon ndarjes...ato jane gjera normale dhe ne duhet ta pranojme qe ashtu ndodhi. Gjerat nuk shkonin me, ndaj edhe ajo qe mbetej ishte ndarja. Por kjo eshte jeta dhe nuk ke c’i ben.

Po cfare kerkon nga nje lidhje?

Mbeshtetje! Nje person qe te mbeshtet dhe qe te ndjehesh mire, eshte shume e rendesishme ne nje lidhje. Ka edhe te tjera gjera, por eshte mire kur ke mbeshtetje dhe te tjerat vijne.

Behesh pishman per gjera te se shkuares tende?

Deri tani jo, mbase me vone edhe mund te kete ndonje gje per te cilen edhe mund te behem pishman.
Per momentin singell?

Ehe...per momentin nuk kam te dashur.

Bisedoi: Anisa YMERI - Korrieri

Kengetarja 21-vjecare Mariza Ikonomi rrefen per "KJ" sekretet e jetes se saj private, dashurine, pasionet dhe endrrat e mbetura ne sirtar...

Po te kisha lindur mashkull do te isha bere futbollist

Eshte vetem 21 vjece, por ka nje karriere mjaft te suksesshme ne fushen e muzikes. Mariza Ikonomi eshte ngjitur ne skenen e madhe te festivalit kombetar ne moshen dhjetevjecare, si bashkeintepretuese me kantautorin e njohur Francesk Radi. Ishte pikerisht ky i fundit, ai qe e perzgjodhi Marizen e vogel, si te pershtatshme per te kenduar kengen "Telefonate zemrash". Qe ne ate periudhe publiku dashurohet me zerin e embel te vogelushes, e cila fillon te kuptoje se kishte lindur vetem per te kenduar. Sukseset e Marizes pasojne njeri-tjetrin. Ne festivalin e femijeve, ajo merr cmimin e pare me kengen "Memedheu". Po me kete kenge fiton perseri cmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te Femijeve. Ne Maqedoni, Mariza fiton cmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen "Le te kete gjithmone pranvere", ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, tani e duartroket me zjarr Marizen 17-vjecare por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin "Ilirianet" ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi mirepritet ne festivalin e madh me kenget "Ti me fal" dhe "Dashuri dhe Lot". Me pas, ajo vleresohet me cmime te medha ne kompeticione te rendesishme muzikore te zhvilluara ne Tirane.

Mariza studion per kanto prane Akademise se Larte te Arteve. Ajo eshte vazhdimisht e ngarkuar me aktivitete te ndryshme muzikore dhe shpesh nuk arrin te gjeje kohen e duhur per t'u marre me gjera te tjera. Thote se defekti me i madh qe ajo ka eshte neglizhenca. "Neglizhoj shume dhe ndonjehere eshte shume vone per te korrigjuar dicka",- thote ajo. Ndersa vecon si pike te forte te karakterit te saj kerkesen e madhe ndaj vetes dhe faktin qe asnjehere nuk kenaqet plotesisht me sukseset qe arrin. Mariza eshte e apasionuar pas futbollit. Eshte shume tifoze dhe ndjek rregullisht kampionatet e futbollit. Dhe, a e dini cfare thote?: "Po te kisha lindur mashkull, me siguri do te isha bere futbollist". I pelqen te eksperimetoje me lukun e saj. Ka manine per te ndryshuar vazhdimisht modelin apo ngjyren e flokeve, gje qe jo gjithmone i jep rezultatin e deshiruar. Gjithsesi, asaj i pelqen te ndryshoje, pasi sic shprehet edhe vete "publiku nuk e ka qejf rutinen". Mariza beson shume ne Zot dhe nuk harron asnjehere te thote lutjen e saj perpara se te dale ne skene.

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Si u zbulua dhuntia e Marizes se vogel per te kenduar bukur?

- Eshte mamaja ime ajo qe e zbuloi talentin qe kisha per te kenduar. Dke qene se edhe ajo eshte marre me aktivitete muzikore qe e vogel "mami im kendon vertet bukur, pavaresisht se kushtet e asaj kohe nuk ishin te favorshme qe ajo te vazhdonte ate qe deshironte), u be edhe nxitesja kryesore qe une te ndiqja rrugen e muzikes. Rreth moshes shtate vjecare prinderit me cuan ne Pallatin e Pioniereve me shpresen qe une te filloja te aktivizohesha qe ne ate periudhe. Por aty ishte nje profesor, i cili nuk kishte shume besim tek aftesite e mia. Ai u tha prinderve, qe une nuk kisha talentin e duhur per t'u marre me muzike. Por pavaresisht nga kjo, mami insistonte qe une te kendoja dhe pas dy vjetesh me dergon serish ne Pallat te Pioniereve. Per fat te mire, aty nuk ndodhej me ai profesori qe nuk me kishte pelqyer dhe keshtu une fillova te aktivizohesha ne muzike. Aktivitet pas aktiviteti, nje dite prej ditesh krejt rastesisht, une e pashe veten perkrah kantautorit Francesk Radi, ne festivalin e madh te kenges ne RadioTelevizion. Them krejt rastesisht, pasi ishte ai qe me perzgjodhi si nje vajze qe i pershtatej kenges se tij "Telefonate zemrash". Francesku nuk me tregoi qe ne fillim qe ishte kenge per ne festival, me tha qe ishte thjesht per radio, ne menyre qe te mos ekzaltohesha se tepermi.

- Ishit vetem dhjete vjece, e megjithate arritet te ngjiteshit ne nje skene te madhe. A i mbani mend emocionet e atyre momenteve?

- Te them te drejten, kur je ende femije nuk i mendon shume emocionet. Por sa me shume kohe kalon, aq me shume e ndien madheshtine e atij momenti. Te shfaqet vazhdimisht perpara syve.

- Me cfare po merreni aktualisht?

- Tani po merrem me albumin e ri. Shpresoj gjithashtu te bej nje tjeter koncert recital, por kesaj radhe ne Tirane. Heren e fundit, ne mars te vitit te shkuar, une dhashe nje koncert recital ne Kosove. Ishin vertet caste te bukura dhe suksesin e atij koncerti dua ta perseris tashme ne kryeqytetin shqiptar. Vec kesaj, po punoj edhe per aktivitete muzikore jashte vendit. Kam plot projekte te tilla dhe jam vazhdimisht e ngarkuar me pune.

- Si ju ben te ndiheni fakti qe pavaresisht se jeni shume e re, keni nje karriere te pasur ne fushen e muzikes?

- Duhet ta pranoj qe ndihem mire me ato qe kam arritur deri ne keto momente. Por njeriu duhet te kerkoje sa me teper nga vetja. Sado qe miqte apo te njohurit e mi me bejne komplimente dhe me urojne per punen time, une asnjehere nuk kenaqem plotesisht dhe vazhdoj te kerkoj gjithmone nga vetja.

- Cilet jane kengetaret tuaj te preferuar?

- Jane disa. Kristina Aguilera me pelqen shume. "U 2"-te gjithashtu i kam qejf, Selin Dion, Maria Khery, Uitni Hjuston, etj.

- Gjate interpretimit tuaj, a jeni perpjekur te imitoni ndonjerin prej tyre?

- Une dua te jem vetvetja. Por mendoj se cdo artist dashur pa dashur, merr dicka nga nje artist tjeter. Kjo vjen mbase edhe si rezultat i te degjuarit ne menyre te vazhdueshme te kengeve te tij.

- Pervec muzikes, cfare pasionesh te tjera ka Mariza?

- Mua me pelqen te bej shume gjera. Ne menyre te vecante me pelqen sporti, pavaresisht se qe ne moshe te vogel nuk jam marre me me asnje aktivitet sportiv, made jam deri diku natyre e ngathet. Jam e apasionuar pas futbollit meqenese edhe babi im eshte marre me futboll. Kur isha femije e vezhgoja nga afer kur ai luante. Edhe kampionatet e futbollit me pelqen t'i ndjek qe te gjitha. Dhe a e di cfare? Them se po te kisha lindur mashkull me siguri do te isha bere futbollist.

- Kjo do te thote se jeni shume tifoze, apo jo?

- Sigurisht, jam shume tifoze. Ne kampionatin e fundit evropian isha me Suedine, ndersa ne boteror, jam gjithmone me Brazilin.

- Shkoni ne stadium?

- Kam qene vetem njehere ne nje ndeshje, ku me sa mbaj mend, luante Tirana me Partizanin. Megjithate, me shume se sa te shkoj ne stadium, futbollin me pelqen ta shijoj permes ekraneve te medha me shume njerez dhe me nje birre e disa patatina perpara. Keshtu eshte me kendshem.

- Si e kaloni kohen e lire?

- Me pelqen te argetohem me shoqerine. Nuk eshte se kam shoqeri shume te zgjeruar. Njoh plot njerez, por miqte e vertete me te cilet rri, i perkasin nje rrethi shume te ngushte. Keshtu qe kohen e lire mundohem t'ua kushtoj miqve me te afert dhe me besnike qe kam.

- Te flasim pak per lukun apo thene ndryshe, paraqitjen e jashtme. Sa i rendesishem eshte per ju ky element?

- Per mua, luku eshte shume i rendesishem. Pavaresisht se kur kerkon te kesh nje luk sa me perfekt, ndodh edhe qe ta prishesh fare. Une kam nje ves te keq qe lidhet me floket. Kam manine per t'u marre vazhdimisht me to, per t'i prere, per te ndryshuar ngjyre apo model dhe kjo gje ndonjehere nuk me jep rezultatet e deshiruara. Ka raste qe eksperimentet qe une bej me floket me rezultojne jo efektive. Megjithate, luku per nje artist eshte vertet shume i rendesishem. Artisti duhet te ndryshoje vazhdimisht pasi duke patur te njejten pamje, fillon e behesh monoton edhe per publikun.

- Ju perpiqeni te keni nje luk te persosur edhe ne jeten e perditshme?

- Sigurisht. Me pelqen te jem ndryshe edhe ne jeten e perditshme, jo vetem ne skene. Persa u takon veshjeve qe perdor, ato jane ne varesi te diteve apo rrethanave. Ne pergjithesi jam e prirur drejt veshjeve elegante, por nuk i perjashtoj as veshjet sportive. Mjafton qe nje veshje te me rrije mire dhe te ngjaje bukur ne trupin tim.

- Meqenese folet per elegancen... Kush eshte sekreti i elegances suaj trupore; dieta, apo palestra?

- Une nuk mbaj diete. Jam gjithmone ne levizje dhe e angazhuar me aktivitete te ndryshme, prandaj them se eleganca ime eshte krejtesisht natyrale. Ne palester do te me pelqente te shkoja, jo me qellimin per t'u dobesuar, por per te larguar streset dhe per t'u ndier me mire. Por fatkeqesisht nuk kam kohe per ta bere kete gje.

- Me ke jeton Mariza?

- Une jetoj me mamin, babin dhe motren. Kohet e fundit na eshte shtuar edhe nje pjesetar tjeter ne familjen tone, nje moter e vogel, Kiti... "qesh). Ne fakt, eshte nje qen i bukur por une e konsideroj si nje moter te vogel. Ne fillim nuk i kisha edhe shume qejf kafshet. Por qe nga momenti qe Kiti ka ardhur ne shtepine tone me ka ndryshuar totalisht mendimi qe kam pasu per kafshet. Kiti eshte e mrekullueshme, pervecse nuk di te flase dhe te shprehe ato qe mendon, me duket krejtesisht si ne. Me duket sikur ajo kupton gjithcka. Ndiej qe qendrimi prane saj, me clodh jashte mase.

- Tani vjen edhe pyetja me e veshtire, te ciles ne pergjithesi te gjithe te intervistuarit kerkojne t'i shmangen... A eshte Mariza e dashuruar?

- ...Te them jo, do te genjeja "qesh). Pastaj, njerezit qe me njohin e dine kete gje. Prandaj, po them: Jam e dashuruar.

- ...Dhe si ndiheni?

- Dashuria ka baticat dhe zbaticat e saj. Njehere ndihem mire, njehere keq. Si gjithe te tjeret....

- Cilat jane disa nga pikat e forta dhe te dobeta te karakterit tuaj. Me pak fjale, si eshte Mariza?

- Mendoj se jam pak neglizhente ndaj gjerave. Ne momentin qe gjerat behen "kapice" atehere perpiqem t'i rikuperoj dhe t'u kushtoj rendesine e duhur. Por ndodh qe te jete teper vone per kete gje. Neglizhenca eshte nje e mete e imja. Ndersa element pozitiv eshte kerkesa qe kam ndaj vetes. Gjithmone kerkoj me teper nga vetja, nuk kenaqem me pak. Madje, kerkoj edhe nga te tjeret te me japin ate qe une meritoj.

- Ne kenge dukeni natyre e brishte dhe melankolike. E tille jeni edhe ne realitet?

- Nuk jam edhe aq e brishte. Por mua me shkon ai stil te kenduari. Sado qe mund te kendoj edhe kenge te nje stili tjeter, tek kenget e qeta e ndiej veten me mire. Edhe publiku me pelqen me teper ne kete stil.

- Te ndalemi tani tek thashethemet. Sa ndikoheni prej tyre dhe si ndiheni kur degjoni se jeni bere objekt thashethemesh?

- Une jam pak indiferente ndaj ketyre gjerave. Ne fillim ndihesha keq kur degjoja qe shpifej per mua. Por me kalimin e kohes, ato behen normale dhe ne fund te fundit, mendoj se e rendesishme eshte qe njerezit flasin per mua, qofte per mire dhe qofte per keq. Duhet vleresuar fakti qe njerezit kujtohen per ty, pavaresisht nga ato qe thone.

- Cili eshte thashethemi me i cuditshem qe keni degjuar per veten?

- Kam degjuar shume te tilla. Por ato me te cuditshmet kane qene qe: "Mariza "shkon" me femra" apo "Mariza drogohet". E tmerrshme, apo jo?!..."qesh)

- Si reagojne adhuruesit tuaj kur ju shohin ne rruge?

- Ne fakt, une kur eci ne rruge, zakonisht mbaj kufje, ngaqe nuk dua t'i degjoj reagimet e njerezve. Ka reagime te kendshme sic ka edhe te pakendshme. Pastaj, ka plot njerez qe te pelqejne por nuk dine t'i shprehin ato qe kane ne zemer dhe flasin ne nje menyre shume banale. Por une perpiqem t'i kuptoj dhe nuk merzitem.

- Ju keni kenduar edhe jashte Shqiperise. Ku ndryshon publiku i huaj nga ai shqiptar?

- Kam vene re qe njerezit ketu e duan artin, por jane pak indiferente ndaj tij. Ata te vleresojne, por nuk arrijne ta shprehin ate qe ndiejne. Jashte shtetit ndodh ndryshe. Te duartrokasin, bertasin per ty, duke te dhene keshtu entuziazmin dhe kurajon per te cilen ti ke nevoje. Kjo ka shume rendesi per mua. Une jam natyre e ndrojtur dhe kur shoh nje publik te ndezur jap me shume nga vetja ime. Ndaj dhe me vjen ke qe jap me shume jashte shtetit se sa ne Shqiperi...

- A do t'iu pelqente te jetonit jashte Shqiperise? Shume nga koleget tuaj e kane bere nje gje te tille...

- E kam menduar gjithmone kete gje, por ndiej qe jam shume konfuze. E provova para disa kohesh ne Hollande. Kur je ne Shqiperi ke deshire te ikesh jashte shtetit. Por ne momentin qe je diku larg vendit tend, kupton qe gjerat jane ndryshe nga c'i kishe menduar. Te merr malli per njerezit, ke deshire te shkembesh dy fjale me nje te njohur. Ketu eshte me ndryshe, vete ambienti eshte me miqesor.

- Cili eshte vendi qe ju ka lene me teper mbresa gjate udhetimeve tuaja?

- Anglia me pelqen shume, vecanerisht Londra. Moti eshte disi problematik por si vend eshte me te vertete i shkelqyer. Njerezit jane moskokecares, secili shikon punen e tij dhe ndoshta per kete me pelqen me teper.

- Ushqimi i preferuar...

- Te gjitha... "qesh). Nuk u bej naze ushqimeve, megjithate, pula me pelqen shume.

- A ka Mariza ndonje enderr qe vazhdon te jete ende ne sirtar?

- Po, eshte nje enderr e parealizuar, te cilen e kam enderruar gjate viteve te femijerise sime dhe vazhdoj ta enderroj edhe sot e kesaj dite. Do te me pelqente qe pervecse ne Shqiperi te behesha nje kengetare e afirmuar ne te gjithe boten, gje qe me duket shume e veshtire. Dhe sa me shume rritesh, aq me shume e kupton qe eshte thjesht nje enderr. Megjithate shpresa vdes e fundit dhe une vazhdoj te rri me shprese qe kjo gje nje dite mund te ndodhe. Mbase kjo eshte ajo endrra ime e mbetur ne sirtar...

- A keni ne projekt dicka te vecante persa i takon jetes private?

- Te them te drejten, nuk e kam menduar ndonjehere kete gje. Planet nuk para realizohen, prandaj eshte me mire te mos i thuresh fare ato. Ne fund te fundit, gjerat do te shkojne ashtu sic i ka shkruar Zoti.

-...Besoni ne Zot?

- Shume. I perkas besimit te krishtere. Vazhdimisht i lutem Zotit dhe ky eshte nje rit qe me qeteson se tepermi. Lutem gjithmone edhe perpara se te ngjitem ne skene.

Koha Jone - Tetor 2004



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora