Kulturë
“Pretty Women” skena më e mirë e xhiruar në hotel
E enjte, 20.04.2006, 11:25 PM
![]() |
Richard Gere dhe Julia Roberts |
Klasifikimi
Në vend të parë janë klasifikuar Julia Roberts e Richard Gere në filmin "Pretty Woman" dhe skena është e përcaktuar si “ më e bukura ndër kohët e xhiruar në një holet në historinë e kinemasë” është ajo skenë në të cilën dy divat e Hollywood-it bëjnë banjo në një vaskë luksoze.Skena është xhiruar në të bukurin "Regent Beverly Wilshire" të Los Angeles dhe e shfaq prostitutën e bukur Julia Robers të shoqëruar me mashkullin biznesmen Richard Gere.
Në vendin e dytë është klasifikuar cult-movie "Psycho" dhe skena e votuar nga klientët e Travelodge natyrisht është ajo e vrasjes së Janet Leigh në dush, e cila është xhiruar në Bates Hotel. Për të xhiruar këtë skenë që zgjat vetëm 45 sekonda, regjisorit Hitchcock i është dashur një javë kohë dhe imazhi i vrasjes ëshë parë nga 45 kënde të ndryshme.
Në vendin më të ulët të podiumit klasifikohet një tjetër cult movie, "Shining" i Stanley Kubrick dhe skena e zgjedhur nga klientët e Travelodge është ajo, kur i vogli Danny gjendet ballë për ballë me fantazmat e dy binjakeve në errësirën e Overlook Hotel në Colorado.
Dhjetëshja më e mirë
Klasifikimi i dhjetëshes më të mirë është kompletuar nga filma të tjerë të famshëm; në vendin e katërt renditet "Beverly Hills Cop" dhe skena e votuar është ajo e policit e interpretuar nga Eddie Murphy që shtiret një si një gazetar i cili duhet të intervistojë Michael Jackson në Beverly Palm Hotel të Los Angeles. Në vendin e pestë është filmi "Proposta Indecente" në të cilin, Demi Moore e Woody Harrelson bëjnë dashuri në një shtrat ku të dy kanë lënë një milion dollarë të ofruar nga Robert Redford. Në vendin e gjashtë skena e dashurisë midis Brad Pitt e Gena Davis në "Thelma e Louise", ndërsa në vendin e shtatë gjendet pjesa në të cilën "Ghostbusters" arrijnë në një hotel të famshëm të New York-ut, për të arrestuar një fantazmë pak elegante. Në vendin e tetë është pjesa nga "Padrino", në të cilën Paçino ndërsa është duke darkuar me Diana Keaton merr lajmin se i ati i tij Marlon Brando është qëlluar. Në fund, në vendin e nëntë dhe në të dhjetin pozicionohen, skena finale e “Trainspotting” në të cilën , Ewan McGregor braktis hotelin me paratë e drogës dhe skena e "Pulp Fiction" në të cilën Maria de Medeiros i thotë Bruce Willis, se dëshironte të kishte barkun si një nënë shtatëznë.
Të qetësohesh - Wayne Munnelly, drejtori i Travelodge Sleep shpjegon pse-në e këtij sondazhi: “ Të shohësh televizor, kur je në shtrat mund të ndihmojë për një gjumë të rehatshëm dhe natyrisht për t’u qetësuar pas një dite stresuese. Ekzistojnë shumë skena të xhiruara në hotele të famshme dhe ne dëshironim që të pyesnim personat, se cilat kanë qenë më të mirat të prodhura gjatë qëndrimit në hotelet tona. “Pretty Woman” është një zgjedhje e mirë: është një film që nuk ka moshë dhe është xhiruar tërësisht në një hotel. Dëshirojmë që të gjithë klientët tanë mund të gjejnë dashurinë, siç i ndodh Julia Roberts në filmin e famshëm”.
Komentoni
Artikuj te tjere
Anjeza Branka: Ti bësh shqiptarët të duan muzikën tënde është e vështirë por jo e pamundur
Mehdi Malkaj
Forca femërore e Jonida Maliqit
Sabrina Ferilli
Zbulohet në Korçë varreza 7 mijë vjeçare
Eva Golemi: Tingujt muzikorë i zbutin shpirtrat e njerëzve
Grace Kelly
Luan Bexheti
Gjuha Shqipe Dhe Arsimi Multikulturor Ne Greqi
Teuta Koço: Mbesa e Tefta Tashko Koços, këndon në Nju-Jork
Elizabeta Marku: Për muzikën, braktisa drejtësinë dhe mjekësinë
Flet Turjan Hyska, pjesëtar i grupit "Produkt 28"
Isopolifonia, në udhëkryq mes traditës e modernes
Akrokeraune, Kaloresit E Shen Graalit
Ema Andrea
Orinda Huta, I’m a big, big girl
Shqiptarja e bukur ne kornize
Mihallaq Andrea Dëshira ime, recital në Tiranë
Marseda: Violina dashuria ime e parë
Violeta Zefi