E premte, 26.04.2024, 11:57 PM (GMT+1)

Mendime

Niko Stillo: Është koha që çamët të veprojnë në mënyrë ligjore

E shtune, 14.03.2009, 11:19 AM


Ne duhet të lëvizim shumë, shpesh, të komunikojmë, të lidhim mardhënie me avokatët, për të kërkuar ato ç’na takojnë
 
Është koha që çamët të veprojnë në mënyrë ligjore

Nga Albert Zholi
 
Niko Stillo apo “njeriu akademi” është një çam nga fshati Ftinë (Prevezë), fshat me banorë çamë ortodoksë. Ai ka mbi dyzet vjet emigrant në Gjermani por asnjëherrë nuk ka rreshtur së quajturi veten çam dhe së foluri çamçen e vjetër. Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.
Ai ka botuar mbi 10 libra për çështjen çame dhe është një nga historianët që e njeh me themel këtë çështje dhe e ka ngritur zërin e protestës për këtë çështje në shumë organizma ndërkombëtarë. Në Simpoziumin e zhvilluar ditët e fundit në Hotel “Tirana International” për çështjen çame ai midis të tjerave me ngulmimin e të pranishmëve foli në çamçen e vjetër, gjuhë e cila u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit.
 
Si kanë bashkjetuar çamët ortodoksë dhe ato myslimanë sipas tregimeve të të afrëmve të tu dhe të vet kohës kur ju keni jetuar në Greqi?
 
Ne në Prevezë ishin krejt tolerant ishim të gjithë bashkë, çamët ortodoksë dhe çamët myslimanë. Ne quheshim çamë pavarsisht se kishim besime të ndryshme fetare. Por traditat dhe zakonet i kishim thuajse njëlloj, pavarsisht se disa shkonin në kishe disa në xhami. Ne shkonim në të gjitha fshatrat dhe kishim unitet. Fshatrat tona janë shumë të bukur dhe ne i vizitonim të gjitha. Por ne kishim edhe martesa mes nesh.
 
A i keni kërkuar të drejtat tuaja kur filluan spastrimet etnike në Çamëri?

Po. Ne në Prevezë kemi qenë të parët që i kemi kërkuar parlamentit të Athinës që muslimani i parë Ali Beu (që ishte njeri i kulturës) kishte të drejta në kërkesat mbi të drejtat e pronës dhe lëvizjes së padrejtë të çamëve nga trojet e tyre.
 
Kush ju ftoi në këtë simpozium?

Erdha me ftesën e Ahmet Mehmetit që më mori në telefon dhe më kërkoi që të marr pjesë në simpozium dhe të flas për të drejtat e shqiptarëve dhe çamëve në Greqi. Por që në ftesë i thashë për cilat të drejta mund të flasë ? Problemet vijnë nga metodat e policisë, nga metodat të cilat duan që ti mbajnë shqiptarët dhe çamët larg njëri tjetrit, si të frikësuar.
 
Ju jeni larguar shumë shpejt nga Çamëria. Mund të na sillni disa kujtime nga rrëfimet e të afërmve?

Kur isha 15 vjeç kishte ardhur në fshat një dhespot, u thotë që të vejë gjithë fshati në klishë. Shkojtën shumë ndërsa 4 pleq nuk vajtën në klishë. Kur mbaroi klisha meshën (pasi kur është në mesha në klisshë, dyqanet nuk janë hapur, por mbyllen dhe rrijnë ashtu sa mbaron mesha.l). Vetëm 4 pleqtë shkuan në kafene kundër të gjithëve. Pas meshës, shkon afër tyre prifti dhe u thotë: Pse nuk erdhët në kishë?
Dhespoti apo njeriu i shenjtë ( i tha njëri) ku ka qenë kur i thernin apo i zbonin çamët ? Ku i kishin sitë në atë kohë?. Pse nuk i mblodhët njerëzit si sot që të mos i vrisnin apo zbonin? Prifti nuk tha snjë fjalë. Nuk dinte çtë thoshte. Një çoban shkoi të pinte ujë dhe në këtë kohë shkon policia dhe i shkruan në bashki një gjobë pse i ke lënë bagëtitë vetëm. Ato mund të prishnin të mbjellat e të tjerëve. Do marrësh gjobë i thanë. Ai u habit. Edhe ujë nuk duhet të pimë ne çamët?-u tha çobani.Kështu bëhej ndaj çamëve dikur nga njerëz të veçantë. Por çamët e të dy besimeve fetare shkonin shumë irë me njeri-tjetrin.
 
Ju jeni emigrant tashmë në Gjermani. A keni ndjerë shenja racizmi në këtë vend të zhvilluar të BE-së?

Racizmi sidomos në vitet e fillimit është ndjerë shumë. Por edhe sot në shumë vende të botës kështu bëhet ndaj emigrantëve. Unë jam 40 vjet emigrant në Gjermani edhe atje ka shumë racizëm. Kur Turqit erdhën në fillim në Gjermani thuajse nuk lëviznin apo bënin bashkim familjar. Edhe grekët në fillimet e tyre si emigrantë në Gjermani nuk gëzonin ato të drejta. Kalonin në majë të gjëlpërës kur kalonin kufijtë. Siç bëhet me shqiptaërt apo turqit sot që nuk janë në BE. Grekët kur nuk ishin në BE kishin shumë kufizime. Ndërsa sot ata mund të kalojnë në kufirin gjerman edhe mace edhe qenë”. Pra këto janë të drejtat por nga propaganda del se nuk egziston racizëm. Në zemër të camërisë kanë ndodhur shumë ngjarje. Ngjarje nga më të pabesueshmet.
 
Si janë përjetuar vitet e komunizmit kur nuk mund të kishte asnjë kalim në kufirin grek apo nanasjelltas?

Në sistemin komunist çamët ishin në mes dy zjarresh. Nga njëra anë kishim “ujk dhe krokodil”, nga ana tjetër një mur. Kushdo që të shkonte për Shqipëri e “hante krokodili”, po kështu kush donte të kalonte murin me tela shqiptar e priste e njëjta gjë. Askush në atë kohë, në regjimin komunist nuk u kujtua për të drejtat e tyre. Ata nuk kishin si të komunikonin. U shpërndanë nëpër botë. As çamët ortodoksë që mbetën as ata uslimanë nuk mund të shkëmbenin mendime ose të kontaktonin fizikisht.
 
Po sot si mund të kërkohet e drejta e komunitetit çam?

Sot është koha që muret dhe “krokodilat” imagjinarë të hiqen. Ata që kanë frikë të gjejnë rrugë ligjore, pasi tashmë nuk egziston ai mur apo ai “krokodil” si vite më parë. Tani është pak më ndryshe për çamët. Ka ardhur koha të mos kemi frikë edhe pse ka ndonjë presion nga njerëz të veçuarl. Të dalim të shohim edhe fshatrat e mirë në Pramithi, tokën e të parëve, Igumenicë, Filat, të gjejmë ca avokat që dinë shqip, kështu të kemi një adresë që kush shkon të kërkojë tokat e të parëve, të marrë me vete tapitë, fotografitë e tokave, dokumentat dhe të paraqitet tek këta avokatë. Të hapet edhe zemra mes njerëzve dhe lëvizja të shumfishohet. S’ka në demokraci trëmbje nga “krokodilë fallco”. Ata nuk kanë fuqinë e dikurshme. Ne duhet të lëvizim shumë, shpesh, të komunikojmë, të lidhim mardhënie me avokatët, për të kërkuar ato ç’na takojnë. Ti kërkojmë për çdo ditë
të drejtat tona në mënyrë ligjore. Rrugë dhe forma ka plot, mjafton të interesohemi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora