E shtune, 27.04.2024, 02:12 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Lidhur me mosmarrëveshjet tona

E enjte, 12.03.2009, 08:00 PM


Lidhur me mosmarrëveshjet tona

Nga Bekim REXHEPI
 
“Nënë Tereza mund të ishte “e madhe” por as djersën, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun as varrin - nuk ja fali tokës shqiptare”. (M. Pirraku).
Por, pse, M.Pirraku është kaq i vogël dhe që ka po kaq vlerë sa kjo fjali e thënë sipër. Ky autor edhe në vitet 90-ta, u orvat në polemikat e tij, të radhës, që edhe kryetrimin Isa Boletinin, ta nxjerrë si tradhtar. Aq larg shkuan këto kritika te tij, në ato kohë kur vendi kishte nevojë për moralizim nga figurat e historisë kombëtar për luftë kundër Serbisë.
M. Pirraku, në ato vite përpiqej që shqiptarëve t’ua degradonte figurat e rëndësishme të kulturës shqiptare. Që shqiptarët të mos kenë moral kundrejt Serbisë. Dhe këtë që e bëri M. Pirraku, ngjashëm po e bëjnë edhe sot, disa Muhamedanë Picërrakë, kundrejt Nënës Terezë.
M. Pirraku me kompani, nuk arriti dot të bëhet as Isa Boletini,  e gjithashtu as Muhamedan Picërrak, nuk arritën dot të bëhen as më te mirë se Nëna Terezë.
Kështu i jap të drejtë një mikut tim, në librin e tij para 14 viteve. “ Dhe kur të Gjallët nuk merren vesh që së paku të bashkohen për të respektuar të Vdekurit, është vështirë që punët e kombit të shpresohen të shkojnë mirë. Aq më pak të shtetit.” (F. Myrtaj).
Në këtë, pikëvështrim ma merr mendja: – Dhe siç duket më qartë se në këto punët tona, nuk kanë gisht vetëm qarqet shqiptare, karshi të Vdekurve të tyre, që lanë gjurmë në historinë e tyre, dhe që po kontestohet nga të Gjallët me mosmarrëveshje.
Padyshim që neve shqiptarëve, prapë po del në skenë:

Geni, natyra e tyre, apo kultivimi i kësaj prirjeje, nga ata që ishin të interesuar që shqiptarët kurrë të mos ndjeheshin bashkë? (F. Myrtaj).
Ata të Gjallët e sotëm, që duan që shqiptarët të jenë, të ndjehen bashkë, të mos luajnë me të Vdekurit e djeshëm. Ashtu siç u intereson të Gjallëve të sotëm, të luajnë me vendin e të vdekurëve, duke ua ripërcaktuar rivendin që ata tashmë e kanë, në këtë histori, e që është e jona.
Gjithnjë e më shumë po vihen në funksion ide dhe tendenca antishqiptare, që kjo histori e jona të mos bëhet e jona, pse s'na pëlqen sot historia jonë, siç ishte dje.
Historia jonë e djeshme, së paku na lë dhe këtë mundësi te vetme, të mësojmë, të mund të mësojmë se paku atë, që të djeshmit tanë e bënë ashtu siç e bënë, ta bëjmë ne sot, më mirë se ç’mundën ata ta bënin dje këtë Histori, që fundi do te jetë e jona. Të mos e shajmë sot, të djeshmën tonë të dikurshme, që të mos na kthehet nesër, me sharje e sotmja jonë e përditshme...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora