E premte, 26.04.2024, 06:03 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Një shkrim për Pelivan Azizin, “engjëllin e prangosur”

E marte, 03.02.2009, 07:56 PM


Një shkrim për Pelivan Azizin, “engjëllin e prangosur”

Nga Gëzim Llojdia

Gjurma që njeriu lë pas vetes së tij, në këtë jetën tonë është e madhe. Mirëpo gjurma që la Pelivan Azizi ishte e asaj trage të hershme e të lashtë, raditës vendase dhe patriotizmit. Pelivani nuk është më në këtë botën tonë, por është prore gjurma e tij. Jemi të vëmendshëm në një aspekt. E kam njohur Pelivanin kur botoja në mes te viteve ‘90 gazetën “Zgjimi” në Vlorë. Kishte fytyrën e një engjëlli, mirësinë e Zotit, shpirtin e butë, mendjen e thellë, fjalët e pakta. Përkoi që në dekadën e fundit të shekullit të XX ishte Kryetar i PB të rrethit tonë, që është i njohur për nacionalizëm, pra të ishte kryetar për partinë së cilës i dhanë shumë vite burgu përtej qytetit të tij në Spaç ose ndryshe mos-paç. Aty e njohën edhe ata që nuk e njihnin. Iku siç thoshte Lasgushi ynë, fluturoi, pra sipër maleve me dëborë shpirti i tij. Këto ditë ka qarkulluar në qytetin tonë një libër, që dhurohet për këtë njeri të mirësisë. Engjëlli i prangosur, shkruar nga Mynyr Imer Zyka. Një histori, që duhet gjurmuar sepse erdhi koha për të qartësuar gjërat dhe për të mësuar të vërtetën e të vërtetës. Ligji i lustracionit dhe Instituti, që do të merret me këto çështje do të ketë besoj materiale edhe për të rehabilituar postmortum figura që ende sot nuk i njeh kush, sepse ne kaluam të vetmit në këtë copëz të Ballkanit vuajtjet më mizore në një mision mister të komunizmit shqiptar. Pelivani ishte djalë i tretë i shtëpisë së Sako Nivicës, që u pushkatua pa gjyq në kohë të rrokopujës. Ndërkohë mësoi një histori të çuditshme se djali i tij Zisoja, pra vëllai i Pelos kishte përqafuar idetë e komunizmit, që do ta ndiqnin si hije, për aq kohë sa ishte një ëndërr. Sepse do t’i duhej ta linte këtë tokë të ndiqej e përndiqej, të shtrëngohej e të mërgohej dhe dheu i huaj t’i qëndronte sipër kapicë. Madje edhe vetë Pehlivani, që shkoi partizan në brigadat e çlirimit, erdhi fitimtar në qytet, shkoi në kryeqendër të Shqipërisë, aty ku do t’i zbriste muzgu nga udhëheqja e ideuar nga titistët. Atje ku çdo gjë ngjyrosje në sllavishte shprehet autori Mynyr Zuka, Portrete të marshallit, përshëndetje sllavishte, himni po ai dhe ndërkaq erdhi dhe rebelimi i të riut Pelivan ndaj profesorit sllav: “Zotëri, unë nuk mund ta përshëndes këtë simbol. Është udhëheqësi i shtetit jugosllav dhe jo i yni. Duke ndjerë rrezikun iku në vendlindje ku qëndroi derisa erdhi nëpër një arrati kanosëse vëllai, që dikur kishte përqafuar komunizmin, i arratisur jashtë tokës së tij. Programi që i vëllai i dhuroi atë natë pranë mullarëve ku ndihej era e jonxhishteve të thara ku bëhej fjalë për partinë nacionaliste e agrare të formuar në mërgim. Në katundin e tij, nga dhjetori në mars, agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve, shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje, ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërimën pranverore. Një tufë poezish të shkruara në errësirën Burrel thuhet: “Kur fati s’ju ndiu/dhe vendi duhej lënë.../ju një nga një këmbët ju prenë/se mbas linit të dashur e nënë/se mbas linit atdhenë...
Duhej të kishte qenë viti 1961 dhe vendi i burgimit politik Burrel. Mirëpo dua të kërkoj deri në fund fatin e këtij personazhi të mistershëm. Fatin e librit që i dhanë në dorë natën e pranverës ku hëna luante me retë vendosi tua komunikojë rrethit të tij të afërt, për të kërkuar nëpër mjegull rrugën ku kishin humbur fshatarët. Nga të dhënat që vetë personazhi ka komunikuar me autorin e librit, thuhet se rreth 5 vetë, ishin ose më qartësisht formësuar një grupim që do të ndiqte udhëzime politike sipas parimeve që libri i dhuruar ndajnate përmbante. Era që kanosej quhej një rrezik më shumë. Survejimet dhe përgjimet kishin qarkuar portretin e tij, Pulo do të vish me mua të arratisemi jashtë shtetit, provokimi i radhës. Arrestimi i Pulos u bë siç njihet tashmë, me formulën famëzezë “Në emër të popullit, jeni i arrestuar”. Arrestimi i tij nuk i kishte shpëtuar syrit të popullit dhe njëri kishte vënë në dijeni Çeço Rizanë: “Thuaji nga fshati që Pulon e kanë arrestuar.
Iku pa e parë nënën, nëpër birucat e komunizmit, pa e ndjerë faqen e saj të ngrohtë, dhembshurinë e saj, lotët dhe merakun e patretur që s’u shua, ndërsa balta e vendlindjes i ra përsipër. Ja si shkruante ai në burg: “U mbytët në lumë/u hodhët nga kate/kur mëshirë e kuqe/nuk deshët ti u kapte....
Në hetuesi, skeda e tij ishte; Pulo Nivica, ditëlindja 1928, emri i nënës Xhevo, i babait -Ma keni vrarë!
Peripecitë e burgjeve të diktaturës janë të njohura. Edhe torturat, vuajtjet, mungesa e bukës, puna e lodhshme, zhdukjet e acari... Përmblidhen tash në një fjali qindra vite që u rrënuan nëpër gulagët shqiptarë të hapur nga veri në jug, nga vendi që përgjithmonë lind dielli në perëndim, madje fushat e grurit lulëzonin ashtu sikurse kodrat dhe varrezat e të pafajshmeve, madje quhen ndryshe edhe njesoj - kodrat e grurit dhe fushat e gjakut. Birucat me minjtë kapadainj, hetuesit katilë e pushkatimet që nuk soseshin.
“Përbuzët litarin - shkruan P.Azizi - /tu hidhej në fyt/dhe zorrët këputët/sa mëritët në gjyq...” ishin miqtë e tij të burgjeve. Ato që kanë shkruar për burgjet shqiptare janë fare pak. Janë ca copëra të vogla. Dënimet dhe ridënimet në Spaç ishin një metodë. Kështu do të kishin vazhduar jetemot, kështu do të bëhej rruga e burgjeve, madje do të shtrohej siç e kërkonte bota dhe atje do të dyndej krejt mileti, nëse nuk do të vihej dorë përmbi sistemin mizor. Hapësi i rrugës së burgjeve. Atje jeta kushtëzohej në tmerr, veç pak ajër, ngricë, galeri, tortura... dhe vdis. Një gardian i kishte thënë: e ke të shkruar në ballë, këtej nuk del i gjallë. Burgjet shqiptare të diktaturës ende nuk janë zhbiruar si duhet. Ka historira dhe më tepër se dhimbje! Të gjithë ata reporterë që shtegtojnë nga kryeqendra dhe shkojnë atje bëjnë ca paloreportazhe poetike me fjalë të dhimbshme e shpresa, por asgjëkund s’dihet dhe s’merret vesh kush ishin fajtorët ndërsa ende viktima njihet. Kush ishin xhelatët? Dhimbja nuk u shkaktua nga qielli, por dora e njerëzve të stërvitur të diktaturës e solli, e mbajti në këmbë për 50 vjet. Mizoria e atyre burgjeve të ferrit nuk mund të mbyllet me ato reportazhe poetike se të vuajturit falin, ata falin por jo shoqëria, sepse ata, nëse u jepet një rast tjetër sërish rikthehen në origjinë.
Kujtimi i Pelivan Azizit është ende ndër ne i freskët. Engjëlli ka ndjekur të gjitha udhëzimet. Zbritja u realizua. Pa kërkuar adresë. U skriptua çdo ndryshim i frekuencës së shpirtit. “Aerodromi” - shpirti i saj. Engjëlli i urtësisë. Një nga këto është edhe vetë libri: “Engjëlli i prangosur”, i autorit Mynyr Imer Zyka, lindur në 1961 ne Vezhdanisht. Dhe libra të atillë, dashtë Zoti, te vijne me shpesh, për t’u njohur me jetët e vuajtura në diktaturë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora