E premte, 19.04.2024, 12:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: ‘Vjeshtë ndjenjash’ dhe vjeshta e zemrave të shuara e Irena Hoxhës

E hene, 07.08.2023, 07:50 PM


“Vjeshtë ndjenjash” dhe vjeshta e zemrave të shuara  e Irena Hoxhës

Nga Albert Z. ZHOLI (shkrimtar, publicist)

Irena Hoxha Curraj, ka vite që është bërë e njohur për lexuesin e saj. Tashmë në këtë vjeshtë, ajo vjen me një libër të ri, librin e shtatë me një titull sugjesticionues, “Vjeshtë ndjenjash”. Të gjithë poetët kanë një debulesë për këtë stinë. Stina e gjetheve të kuqërremta. Stina që grish më shumë muzën dhe dëshirën për të bërë diçka ndryshe. Dhe nuk gabojmë nëse themi se poetët dhe piktorët veprat më të bukura i kanë bërë për këtë stinë. Seç ka diçka misterioze, diçka enigmë, të ngjyrosur me penela malli, dhe tërheqese kjo stinë. Vjeshta është një nga stinët e vitit që u jep njerëzve më shumë ndjenja sesa një vullkan, duke qenë se ka ndryshime të shumta mjedisore dhe fenologjike. Ajo dallohet për të patur një periudhë të shkurtër ditësh, rënien tipike të gjetheve nga pemët gjetherënëse, kthimin e të ftohtit dhe rënien e temperaturave. Është sikur të ishin disa muaj tranzicion jetësor në të cilin kohëzgjatja e ditëve zvogëlohet, temperaturat po ulen, disa sjelljet e qenieve të gjalla modifikohen, etj. Nëse mund ta përcaktojmë vjeshtën në një mënyrë koncize, mund ta themi atë është një kohë ndryshimi. Këto ndryshime mjedisore evokojnë ndjenja të ndryshme tek njerëzit siç janë ndjenja e kalimit të kohës dhe nostalgjia. Fakti që kemi ardhur edhe nga një periudhë ku zakonisht ka pushime, udhëtime, më pak përgjegjësi, etj, vjeshta sikur është një stacion i domosdoshëm reflektimi. Ajo sikur  na ndihmon të ndihemi dhe të kuptojmë se po kthehemi në muajt e detyrimit më të madh të punës dhe krijmit dhe shkollës. Në këtë vëllim autorja vjen me një  tematikë të pasur, me një stil të lirshëm, me fabula të qëmtuara dhe me  rritje përgjegjësie në vargëzim. Duke jetuar për shumë vite në emigracion, ajo ka fituar një kulturë tjetër të ndijimit dhe të perceptimit të jetës, ambientit dhe të kërkesave ndaj poezisë. Nga vëllimi në vëllim, ajo nuk ka rritur sasinë e poezive por cilësinë e tyre, tematikën konkrete, figuracionin letrar, cilësinë e lëndës së parë, harmonizimin e ideve, përshtatjen e fabulës me problematikën e jetës së përditshme. Sigurisht, eskperienca jetësore ka të bëjë shumë me nivelin artistik të veprës dhe Irena në këtë vëllim vjen pas një eksperinece 18-vjeçare që po udhëton me poezinë, dhe di të thith nektar të pastër që largon me sitë ndërgjegjeje parazitizmat poetike apo përsëritjet e panevojshme që sjellin  stonime esetike të bezdisshme. Në teamtikën e larmishme të befason malli, dashuria, atdheu, fëmijët, miqësia, puna, hallet shqetësimet dhe ravijëzimi i çdo segmenti jetësor që sjell diçka të re në poezi.  Në poezinë …

ZJARRI  I  DASHURISË

Degën  e heshtur  zemra  e thehu

e fjalët zbritën si uji  në krua!

Aty ku buza e etur nuk priti,

e lagur nga loti, të  tha,  të  dua!

Dega e heshtur, zemra që e theu, fjalët që zbritën në krua, etj…Disa figura letrare që janë një metaforë  e pastër për atë që ne e quajmë burim frymëzimi, parajsë e jetës, Dashuri. Stili lakonik dhe sitemimi i grupfjalëve në këtë poezi janë shumë ndryshe nga klishetë. Duken vargje të thjeshta, por aq të bukura, të çiltra, të thëna me zemër, pa asnjë hermetizim duke larguar nga vetja vargonjtë dhe stonimet nga ambient shoqëror i ngurtë. Kjo poezi sjell një frymë tjetër të ndjenjës dhe fjalës së bukur Dashuri. Por kam shkëputur dhe disa vargje të tjera…

Oh, për jetën  pulgun, fshatin,

Punëtorët  dhe  kombinatin!

Çerdhe  kopshte dhe fëmijë,

të  rritur  në  të  nënës  gji!

Kujtime apo vegime?! Çfarë sjell në këto vargje autorja që ka 30 vjet që po kalon jetën mes Vlorës, Greqisë dhe Anglisë?! Nostalgji! Po! Kujtimet e fëminisë dhe rinisë. Ato vite kanë lënë shenja të pashlyeshme në jetën e saj. Autorja i përcjell këto kujtime me sinqeritet fëminor. Një jetë e thjeshtë por e bukur. Një jetë pa pretendime, por e veshur me mantelin e mirësisë, dashurisë, respektit, punës dhe kolektivitetit. Duket se në këto vargje gjen një ambient familjar të mirënjohur dhe të shumë kërkuar. Globalizmi, sikur ka zbehur shumë vlera jetësore, na ka larguar, na ka ndarë, na ka humbur shoqërinë e sinqertë, lidhjen me natyrën, me jetën kolektive. Poezi të tilla kanë aq atmosferë vërtetësie, sa mendon se një jetë e tillë nuk ka egzistuar! Në libër do gjeni shumë poezi që  kanë mall atdheu dhe thirrje atdhedashurie dhe njerëzore. Ky libër i ri i Irenës është një “xhevair i ri” në gjerdanin e saj të bukur të krijimtarisë. Ajo me këtë vëllim tregon se puna, jeta e ka bërë më shumë seleskionuese, më shumë pretenduese dhe më shumë ëndërrimtare. Por mbi të gjitha, ajo,  në këtë vëllim jep një mesazh të madh, që jeta duhet jetuar siç të vjen dhe të gjithë duhet të këmbgulim me punë, dije duke shkruar që të përcjellim miqësi, buzëqeshje dhe ëndrra të bukura larg armiqësive, xhelozive irreale, mërive absurte. Kjo vjeshtë le të jetë e bukur, ashtu si vargjet e Irenës për çdo shqiptar në botë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora