Kulturë
Syrja Etemi: Amallgamë ndjenjash
E diele, 09.07.2023, 07:56 PM
AMALLGAMË
NDJENJASH
Shkruan
Syrja Etemi
Në
shenjë të 22 vjetorit të daljes publike të UÇK-në vendbanimin tim, Sllatinë –
Tetovë
(Shpalim
i fletëve nga ditari im i luftës: “Ditarosje nën shurukamën e armëve”)
05.07.2001
AMALLGAMË NDJENJASH
Sot
pas dite, togje prej rreth 40 ushtarësh të UÇK u zdorgjën në fshat nga “mali”
(nga pozicionet mobile në Varvarë, Kala, Breznë). Këtyre iu bashkuan edhe nja
60 pushkë nga vet shllishtinasët (sllatinasët). Në shtëpinë e I.H. të destinuar
për Shtab Lokal të UÇK-së për provincën time, erdhi me suitën e tij edhe Komandant Leka –
si përfaqësues i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”. Kurreshtja ishte aq e madhe sa nuk
mund të përmbaheshin nga gëzimi, qoftë fëmijët që imitonin komandantët e
luftës, qoftë nga të rinjtë e urtë e
rebelë, qoftë nga të moshuarit e ndrojtur
e pa sherr.
Meqë
armëpushimi dypalësh duhej të hynte në
fuqi nga ora 24, duke filluar nga ora
18-05 min. filluan të shtënat e fuqishme të armëve të lehta këmbësorie,
të cilat u intensifikuan nga ora 22-35 min. e që zgjatën deri orë 24. Unë-pa
ndonjë rol prej “poterexhiu”, i gjendur në vendin Te Xhamia e fshatit, të them
në mënyrë “pasive” ndiqja këto krisma që vinin në të katër anët. Me disa njerëz
të paktë që ishim këtu, e s’dinim se ku
të angazhohemi edhe pse dëshironim të kyçeshim në ndonjë “vazife”, sikur u
“neglixhuam” nga autoritetet e Ushtrisë. ”Ndoshta te ne “të shkollës” nuk
shohin ndonjë aftësi
për punë ushtrie! “ –më tha shoku im profesor , L.
-Ndoshta! Por, nuk është pa ndonjë të vërtetë edhe ky
konstatim yti - konfirmova unë.
Harrova
të them edhe këtë se, kur ra
Ushtria poshtë, nga ora 17-00 u ndërmor aksion për hapjen e istikameve, edhe
atë: Te Vaga, Te Udh’e Zavojt, Te Ujti Tharët … Nga vendbanimi im, figura më
eksponative ushtarake vlerësohen: Memedin Abazi, i lindur në v.1966, me arsim
fillor, i martuar - me tre fëmijë dhe i papunësuar; Hamdi Shaqiri: i lindur në
vitin 1965, me arsim fillor, i martuar – me tre fëmijë dhe i papunësuar; Nejazi
Saiti, i lindur në vitin 1967, me arsim fillor, i martuar – me dy fëmijë dhe i
papunësuar; Bekim Beqiri, i lindur në vitin 1969, me arsim fillor, i martuar -
me tre fëmijë dhe i papunësuar; Enver
Neimi, i lindur në vitin 1969, me arsim fillor, i martuar - me tre fëmijë dhe i
papunësuar; Adem Ademi, i lindur në vitin 1959, me arsim jo të plotë fillor -
me tre fëmijë dhe i papunësuar; Imran Beqiri, i lindur në vitin 1972, me arsim
fillor, i pamartuar dhe i papunësuar.
Edhe
këto statistika qartë po flasin, apo?
Ndoshta
këto parametra, në mos për diç tjetër nuk janë të nevojshme, por, ma merr
mendja - për arsye gjeneralizuese do të
kenë peshën dhe domethënien e tyre. Porse, edhe indikatori i mëposhtëm nuk do
të jetë aq relevant kur do të theksoj
faktin se njerëz më të afërt dhe kooperativ me strukturat e larta të
ushtrisë është autori i këtij shkrimi,
Syrja Etemi - pedagog, i lindur në
v.1961, Lulzim Idrizi, i lindur në vitin 1959 - profesor i gjuhës dhe letërsisë
shqipe, Nijazi Huseini, lindur në vitin 1958 - arsimtar me shkollë të lartë,
Hasan Etemi i lindur në vitin 1955 - me shkollë të mesme.
Nga
vendi i punës në Stacionin e Policisë - Tearcë, ashtu të armatosur, u tërhoqën
beshkëvendasët e mi: N.M., B.R., B.S., L.Xh. (ky - nga Bogovina), kurse nga
strukturat - rezervë, u tërhoq A.J., porse, R.Xh. dhe Xh.F. nuk u përulën fare, e, ky i fundit i qëndroi besnik deri në
fund zotëriut të vet nga Jegunoci
(komandantit të policisë maqedonase nga ky fshat).
Prapë
them se të gjithë këto të dhëna që i ceka, në aparencë duken irelevante, por mendoj se këto do të
ndihmojnë, në mos tjetër për t’i nxjerrë këto konstatime:
-Ushtrinë
tonë e përbëjnë pjesa dërmuese njerëz të thjeshtë dhe pa ndonjë përgatitje të
lartë arsimore;
-Njerëz të papunësuar dhe të anashkaluar nga ana
e pushtetit;
-Ushtrisë
i bashkangjiten një numër shumë i vogël i njerëzve “me shkollë”;
-Kur
vin në shprehje cenimi i identitetit kombëtar, edhe njerëz që betimin e japin
në altarin e pushtetit, ata do ta “tradhëtojnë” po këtë pushtet i cili nuk
tregohet i drejtë ndaj të gjithë qytetarëve të saj…
…Dhe,
ja edhe një reflektim:
Nëse
ekziston ditë madhështore e nakatosur me plot emocione e ndjenja të
papërshkruara, dhe e cila duhet të futet në analet e vendbanimit tim, kjo do të
duhej të ishte mu kjo ditë e sotme, 05. 07. 2001, ditë në të cilën, ushtarët
tanë të uniformuar, me emblemën e shqiponjës dykrerëshe me krahë, zbritën në
fshat , duke bërë një parakalim sa fascinant aq edhe inkurajues për popullatën
e vendit. Në sytë e përlotur të bashkëfshatarëve të mi bulonin plim ndjenjash ankthi e gëzimi,
të cilat i manifestonin në mënyra të ndryshme, sidomos duke brohoritur e
uruar, përshëndetur e përqafuar
vëllezërisht e miqësisht.
…Në
të rënë të muzgut e deri në mesnatë, u kall qielli nga flaka e rrebesheve të
plumbave, jo vetëm të ushtarëve të veshur me uniformë, por edhe të shumë e
shumë të rinjve të tjerë të fshatit, po besa edhe të burrave të shtyrë në
moshë.
Sa
arrita të kuptoj për efektin e këtij veprimi, u vërtetova se ky manovrim taktik
kishte për qëllim futjen frikës dhe panikut ndër forcat policore të stacionuar
në fshatrat maqedone përreth katundit tim, Shllishtinë… Dmth: ishte në sprovë,
jo vetëm paradimi i ushtarëve tanë dhe afrimi me popullin, por edhe efekti
psikologjik me rrezatime negative tek armiku. U binda se në kohë lufte qenka
shumë me rëndësi, por ndoshta edhe kryesorja – efekti psikologjik dhe menaxhimi
me të.
Prandaj,
me këtë rast u binda se, nëse të gjithë shqiptarët e Iliridës frikohen se mund
të bien viktimë e represionit të egër të pushtetit maqedonas, të gjithë mund të
japin kontributin e tyre për çlirimin nga ky terror e ta shporim në theqafje të
ashtuquajturin “sindrom i robit”!
Nga e majta – pupëz: Syrja Etemi, komandant Malisheva ngaMalisheva e Drenicës, - ulur: Fani i Pirokut dhe në këmbë, Enver Ademi
06.07.
(e premte)
Qetë.
Njerëzit komentojnë ngjarjen e mbrëmshme. Trema e fshehtë në fytyrat e njerëzve
kamuflohet me fjalët e mëdhaja që fliten në të katër anët e provincës. Te
disa vendas ende vërehet një dozë e
frikës për t’iu afruar ushtarëve të uniformuar të UÇK-së. Frikohen se po
identifikohen e zbulohen nga pushtetmbajtësit sllav. Deri sot çdo komunikim,
kontakt apo bashkëpunim në relacionin: qytetar - ushtri, është bërë në forma të
thuash ilegale apo gjysmëilegale nga droja se nuk dihet sesi do të përfundojë e
gjithë kjo shtjellë. Ndoshta do të rikthehet policia dhe ushtria maqedone dhe
do t’i “gjuajë” bashkëpunëtorët e “terroristëve”!...
Por,
mos të koncentrohem shumë në këto raporte, e t’i lë vend më tepër reagimeve dhe përshtypjeve të freskëta të
mbrëmjes së djeshme, të cilat po rrihen e po lakohen nga njerëzit e të gjitha
moshave, duke filluar nga fëmijët, të rinjtë e të moshuarit. Madje edhe gratë e
plakat nuk duket se janë indiferente
ndaj gjithë kësaj “potere” të madhe.
Jo
mëkot thuhet se në situatat e krijuara trazimi, njerëzit më tepër kanë nevojë
për informacione se për ushqim.