Speciale » Alia
Lutfi Alia: Duka Gjoni II Kastrioti (6)
E hene, 13.02.2023, 08:00 PM
DUKA I GJONI II KASTRIOTI,
I
IMPLIKUAR NË KONFLIKTE TREGTARE DHE NË PROÇESE GJYQËSORE.
Nga
Lutfi ALIA, Siena - Itali
Më 12 mars 1495,
Gjoni II Kastrioti përfshihet në një konflikt tripalësh me tregtarët venecianë
Giovanni e Marko Bragadin dhe me dorëzënësin e tij Nikolla Barone jurist dhe
presidenti i Dhomës të Përmbarimit. Giovanni Bragadin, i dha 130 dukate Gjonit
II Kastrioti dhe i premtoi t’i dorëzoi në Lecce mëndafshin me vlerë 50 dukate,
me çmim 6 dukate një barrë mëndafshi ndërsa Gjoni II, në këmbim të vlerës 180
dukate, brenda muajit maj 1495, do t’iu dorëzonte vëllezërve Bragadin, sasi
vaji ulliri me të njejtën vlerë (180 dukate), me çmimin për litër si ishte në
tregun e shkurtit 1495. Gjoni II nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe në këto
rrethana Bragadin iu drejtua dorëzënësit Nikolla Barone, të cilit i kërkoi të
paguheshin shpenzimet që kishte bërë dhe për anullimin e blerjes të vajit të
ullirit, sepse Gjoni ia kishte dhënë me çmim më të lartë. [Archivio di Stato
di Napoli, R.C.Sommaria, Ordinamento Zeni, fs. 168/29].[Volpicella
Regis p. 278] [Sanudo Diarii vol. I col. 221 e, vol. II col. 292].
Ky konflikt
vazhdoi gjatë. Më 12 maj 1495, në proçesin gjyqësor në Napoli prezantohet
Viçenco Barone, i cili deklaroi se gjyqi duhet të detyrojë dukën Gjoni II të
paguaj shumat e pretenduara nga Bragadin. Më 7 korrik 1495, gjyqi urdhëroi
dukën Gjoni II të shlyej detyrimet financiare ndaj Bragadin: “Venecianus
algozerius Sacri Regii Provincialis Consilii retulit se [Bari?] die VII eiusdem
intimasse predicta Illustri domino Joanne Castrioto modo et forma un supra,
presentibus notario Monaco, Johanne Paulo Vernaglione, Bernardino Morrea et
Flore de Melpignano, tutti galatinesi”. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ.,
Ord. Zeni, fasc 168, fsc. 29, nel decreto del 26.V. 1498.]
Nga verifikimi i
dokumentave të proçeseve gjyqësore lidhur me këtë marrëveshje tregëtare,
Vallone ka konstatuar se konflikti vazhdonte i pa zgjidhur, madje më 7 shtator
1497 Bragadin kishte kërcënuar Barone që ishte deklaruar garant, t’i kthente
shumën e shpenzimeve për shitjen e mëndafshit Gjonit II Kastrioti. Më 17 shkurt
1498, gjyqi kishte vendosur të dëmshpërblehet Bragadin për borxhin që kishte
Gjoni II, çka konfirmohet me sentencën e 24 janarit 1498, ku shprehet se
krediti duhet të bazohet në vlerën e mallit dhe jo në valutë, sipas çmimit të
vajit në vitin 1495, që ishte 6, 5 deri 7 dukate për fuçi dhe jo me çmimin e
rritur më pas. Gjyqi më 5 maj 1498 shpalli vendimin, duke i dhënë në
dispozicion një kohë të shkurtër zbatimi të sentencës, në rast të kundërt Gjoni
II e kishte humbur proçesin. Vinçenco Barone si dorëzënës i marrëveshjes, u
prezantua në proçesin gjyqësor më 22 maj 1498. [ASN, R. Cam. Sommaria, Proc.
civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29, nel decreto del 26. V. 1498].
Sipas një
dokumenti që ndodhet në arkivin e Napolit, për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje
më 11 korrik 1498, ndërhyri Andronika Kastrioti, e cila i dërgoi një letër
trupit gjykues ku i kërkon të zgjidhet ky proçes, duke u shprehur në mbrojtje
të Gjonit II Kastrioti. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni,
fascio 168, fsc. 29 c. 64r-64v].
Në vazhdim po
prezantoj një fragment të letrës dërguar nga Princesha Andronika Kastrioti.
L’intervento di
Andronica (11.VII. 1498).
In Regia Camera
Summarie exponitur pro parte Illustris Scanalibech matris excellentis domino
Johannis Castrioti eius filii et dicitur quod ad ipsam exponentis pervenit
qualiter de emptione facta per nobilem Marcum Bergandinum de certa quantitate
olei a dicto eius filio seu a quondam nobili Nicolao Barono pro ducatis centum
octuaginta. Idem Marcus quia pretendit dictam quantitatem olei non fuisse sibi
consignatam in tempore convento, intendit in presentiarum ab heredibus dicti
quondam Nicolai seu a nobili Vincentio Barono salmas quinquaginta ad precium
quo oleum in presentiarum in terra Bari seu Idrontis valebat, pro eo quod idem
Vincentius condemnatus fuit ad solvendum salmas quinquaginta et alias prout in
assertis sententiis et decretis latius in eadem Camera continetur. Et quoniam
in rei veritate dictus eius filius dictae venditionis fuit principalis et
dictus quondam Nicolaus licet se obligaverit in solidum, id fecit ad preces
dicti domini Johannis filius eiusdem exponentis, et non fuit cum iustitia
dictus Vincentius condemnatus, nec possent dicti heredes de cetero etiam
condemnari ad tradendum dictas salmas quinquaginta, cum precium olei in
presentiarum sit altum, et quelibet salma ad minus, ut fertur, valet ducatos septem,
ad quam quantitatem seu precium non potest pacto aliquo comdemnari pro eo quod
idem Johannes filius eiusdem exponentis tempore consignationis faciende iuxta
formam venditionis voluit eidem Marco seu eius procuratori dictam quantitatem
venditam consignare, et sic ipsum ad recipiendum requisivit, et cum recusasset
protestatus fuit contra eundem Marcum seu eius procuratorem cum per ipsum
Johannem non restabat sed per ipsum Marcum ad ipsum oleum recipiendum etj.
Në këtë kohë, Gjoni II ndodhej në feudet e tij në San Pietro në Galatina, pra nuk ishte i pranishëm në proçesin gjyqësor e në këto rrethana, në mbrojtje të tij doli Andronika, e cila nuk kishte asnjë detyrim, por ajo zgjodhi rrugën ta mbrojë të birin me nje letër drejtuar trupit gjykues, si theksojnë shumë autorë, letër e shkruar në latinisht dhe e redaktuar nga jurista kompetenta. Në letër theksohet se Gjoni II e kishte njoftuar Bragadin të merrte sasinë e vajit me çmimin e 1495, por ai nuk e tërhoqi dhe më pas çmimi u rrit në tregun e vajit, andaj Bragadin nuk mund të pretendojë, në këto rrethana Gjoni II ka detyrim t’i rikthejë shumën prej 180 dukate. [ASN, R. Camera Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 64r-64v.]
Nëna Andronika, e
nisur nga parimet e drejtësisë iu drejtua gjykatës me letër për të kundërshtuar
vendimin e magjistraturës Napolitane, që atë kohë ishte ndër më autorevolet e
Italisë, ndërsa i biri Gjoni II vazhdonte me proçese gjyqësore, që zgjateshin
nga në proçes në tjetrin pa i dhënë të drejtë atij. Nga ana tjetër, Bragadin
dhe Barone, më 12 maj 1498, arrijtën një marrëveshje proçesuale (avokatët e
përkufizojnë “colludium”), me të cilën e detyruan Gjonin II Kastrioti jo vetëm
t’i kthejë 180 dukatet, por dhe të paguaj shpenzimet e proçeseve gjyqësore. [ASN,
R. Camera Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 cc. 62r-63r].
Më 12 korrik 1498,
Gjoni II më anë të avokatëve të tij, prezantoi padi kundër Nikolla dhe
Vinçenco Barone, të cilët sipas tij e
kishin ofenduar me qëndrimin e butë ndaj kundërshtarit akuzues dhe me zgjatjen
e proçeseve gjyqësore pa zgjidhjen e përshtatëshme: “protestatus existit
dicendo quod ipsi quondam Nicolaus et Vincentius [Barone] propter ipsam
inimicitiam ad offendendum ipsum illustrem ducem inire(n)t concordiam cum
adversario suo adeo quod se finge(n)t pro contumace ad dapnificandum eundem
ducem et similia verba”.
Me këtë padi,
Gjoni II pretendon se iu kishte kërkuar Nikolla dhe Vinçenco Barone të mos
impenjoheshin në debat, pa praninë e tij, madje në se të dy ata do t’i kishin
notifikuar divergjencat, Gjoni II do të kishte fituar të drejtat kundër
Bragadin. [ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc.
29 c. 63r.].
Nga ky qëndrim,
trupi gjykues i dha të drejtë Gjonit II. Rreth kësaj ngjarje Volpicella thekson
diferencat në mentalitet ndërmjet nënës Andronika me ndërhyrjen e mençur në
magjistraturën Napolitane dhe nga ana tjetër karakterin grindavec dhe prepotent
të Gjonit II dhe pafatësinë e tij, për t’i zgjidhur ngatërresat me tregtarët
Bragadin. [Volpicella, Regis ... p. 315a].
Stolitë e Gjonit II Kastrioti.
Xhiankarlo Vallone
ka gjetur në arkivën e Napolit, fashikullin që përmbanë dokumenta rreth
konfliktit të Gjonit II me tregëtarët venecianë Bragadin dhe proçes-verbalet e
seancave gjyqësore, që zgjatën nga marsi 1497 deri në tetor 1504 dhe që e
kishin zanafillën në marrëveshjen e vitit 1495, me të cilën Gjoni II do t’i
dorëzonte Bragadinit vajin e ullirit pasi kishte marrë pagesën 180 dukate, nga
të cilat 50 dukate ishin paguar me mallin mëndafsh, si u përshkrua më sipër,
por vaji nuk iu dha, apo si thotë Gjoni, Bragadin nuk e mori në Monopoli dhe në
Otranto ku i kishte depozituar fuçitë e vajit.
Për këtë
marrëveshje, dorëzënës ishte Nikolla Barone, të cilit për garanci Gjoni II i
kishte dhënë disa stoli, me kusht, në se nuk do të ishte respektuar
marrëveshja, me stolitë, ose me shitjen e tyre në ankand, të shlyheshin
detyrimet financiare. Më 21 tetor 1500, Nikolla dhe Vinçenco Barone, i
depozituan autoriteteve gjyqësore listën e këtij koleksioni stolishë të Gjonit
II. [ASN, R.C. Sommaria, Ordin. Zeni, fs.168, f.29, c.58v]
1. Triko gruaje
mëndafshi me mëngë të gjata, e zbukuruar me perla të vogla dhe qëndisur me 16
motive ari.
2. Mantel gruaje
me pala, me motive të qëndisur me fije argjendi dhe ari.
3. Varëse
(tirtirë) me 57 yje të vegjël ari.
4. Varëse
(tirtirë) me dy zefire, të lidhura me fije ari dhe me katër perla rruzullake.
5. Një diamant në
kornizë, i lidhur me varg të artë.
6. Një ikonë me
figurën e Shen Stefanit, me shkrim me germa greke, zbukuruar me argjend në
pjesën e sfondit.
7. Një ikonë me
figurën e Shen Ana dhe virgjëreshën Maria, me sfondin të zbukuruar me argjend.
8. Një ikonë e
vogël, me figurën e Shen Gjon Evangjelistit, me shkrimin e emërit me germa
greke dhe rreth
portretit e
zbukuruar me argjend.
Studiuesit
theksojnë se këto nuk ishin stolitë më të mirë të Dukës Gjoni II Kastrioti, por
si koleksioni që kishte lënë peng për garancinë e marrëveshjes, mato e mbulonin
vlerën prej 180 dukate. Këto stoli, natyrisht shprehin gustot dhe vlera të
pasurive të familjes Kastrioti.
Studiuesit
mendojnë se këto stoli nuk i përkasin Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, sepse
janë stoli femrash, ndërsa ikonat e stilit ortodoks, mund të ishin pronësi të
Andronikës, ose të bashkëshortes Erina Brakoviç, për deri sa Gjoni II ishte
katolik. [G. Vallone, Il laboratorio dell’accoglienza. Albanesi a Galatina
(sec. XV-XVII) in Tra Letteratura e Storia. Studi in onore di R. Jurlaro,
Galatina, Edizione Pan, 2008, pp. 65-76].