Mendime
Nue Oroshi: Bjerrakohësit
E merkure, 28.06.2023, 07:38 PM
Bjerrakohësit
Nga
Nue Oroshi
Mbajtja
e njëtrajtshmerisë në sferën e qiellit magjik sillet sikur në një kuti rrethore
ku lëvizshmëria për të pambërrishmën është e realizuar përmes futjes në
përdorim të mendjës.Ta futësh mendjën në përdorim pa e matur kohën se sa zgjatë
mendimi prej fillimit të të menduarit e deri në realizimin e mendimit janë disa
sekonda që vendosin për ardhmërinë e botës e cila sillet në një hark kohor prej
këndit magjik.Edhe përcjellja e mendjës në lojën e shtojzovalleve e deri në
dhënien e mendimit për bukën, kripën e zemrën janë sjellur në tiparët e
shqiptarit që ka pasur zemër para se të kishte pasuri. E pasurinë e ruante për
mikun e plumbin për armikun. Kështu mbijetuam shekuj me radhë. Për
ruajtjen e identitetit kombëtar nuk
mjaftojnë vetëm fjalët por duhet edhe veprim konkret.E veprimi konkret nuk
është aspak i lehtë. Ai don angazhim,mund, derdhje të djersëve,shpenzim të
pasurisë e deri tek derdhja e gjakut pika-pika, për ti dhuruar atdheut
edhe gjenë më të shtrenjtë- jetën.
Në
një shtrëngim mendimesh të dalin para atdhetarët e internetit, të cilët me
ndonjë gotë raki përpara apo ndonjë çaji rusi me lugë të ndryshkur shesin
përralla për atdhe dashuri e në mbrëmje vonë pasiqë shajnë e shajnë veprimtarët
e vërtetë kombëtar ja fusin gjumit të
arushës deri në mëngjes për tu përgaditur serish të krijojnë objektet e fjalëve
dhe thashetheme të kota për ditën e nesërme.
Këta
lloj personash janë sikurse ai kali dori i thoshim dikur kali me dredhë të
djallit, apo kali me shenjën qifteli, i
cili në gjysmën e parë të ditës shikon ta mbys të zotin e shpisë kurse mbas
gjysmës se tjetër të ditës shikon ta mbyes vetvetën. Na u kanë shumëuar shumë
veprimtarë të tillë që lirisht mundemi më i quajtur bjerrësit e kohës se kotë.E
asnjëherë nuk e pyesin vetvetën bjerrakohësit se çka kanë arritur në jetën e
tyre në profesionin që janë marrë.Dhe derisa në prapakthim një pjesë e shqiptarëve mirren me bjerrakohën e humbur
dhe mendimin për të qenë ai person që vërtetë nuk është.Shpeshherë halucionacionet
apo ëndrrat me sy hapur i vendosin disa persona në dashurinë ndaj vetvetës.Ata
e dashurojnë vetvehtën dhe mendojnë gjatë tërë kohës se janë të mëdhenj: janë
intelektual, publicist e gazetar janë atdhetar, janë politikan e çdo epitet ja
japin vetvetës.Por kur ja shikon arritshmerinë qoftë kombëtare, profesionale
apo botuese të veprave ato i kanë në nivelin e zeros.
Personat
e tillë i ke çdo kund në çdo shtet por fatkeqësisht ne shqiptarët i kemi me
shumicë.I kemi veprimtarët që i thonë vetës veprimtar kombëtar pa kryer asnjë
veprimtari kombëtare.I thonë vehtës shkrimtar e publicist, historian e studiues
pa botuar asnjë vepër shkencore.Pra, tipat e tillë i kanë të mëdha apetitet dhe
dashurinë në vetvetën saqë mendojnë të gjorët se bota sillet rreth tyre a në
fakt janë vetëm tipa të humbur në shkretirë të cilët presin çdo ditë të
thonë diçka pa thënë asgjë.
Shpesh
me kujtohet një debat i mehershëm me tipat e tillë që gjithmonë për shkak të
gjelozisë qoftë në arritjen e tjetrit qoftë gjelozisë profesionale apo
arritjeve kombëtare asnjëherë nuk janë
të kënaqur me punën e tjetrit. Ata me plot vetbesim e kritikojnë punën
profesionale të një studiuesi pa botuar kurrë asnjë studim, ata kritikojnë
librat e tjetrit pa botuar kurrë asnjë libër te vetin, ata kritikojnë projektët
kombëtare pa realizuar kurrë asnjë projekt të vetin. E gjithë çka bëjnë ata
është të flasin e kritikojnë, duke pirë çaj rusi e duke quar ndonjë gotë
raki.Madje kur i qojnë nga katër apo pesë gota raki dhe kur i pijnë nga pesë
apo edhe gjashtë çaja të rusit bëhen aq të menqur sa që kur e shikojnë vehtën
para pasqyrës ju duket vetja shumë të mëdhenj dhe thonë se nuk mund të na kaloj
asnjë studiues, publicist apo politikan.
Halucionacionistët
që shohin ënderr me sy hapur i sheh kudo.Ata janë rritur shumë dhe është
fatbardhësi se dallohën kudo që në fjalën e parë apo në shkronjat e
para.Mungesën e kulturës e paraqesin kudo ku shkruajnë.Kudo ku flasin.
Bjerrakohësit
para se ta kritikojnë një libër të tjetrit është mirë të shkruajnë vet një
libër, deri sa humbin kohë duke kritikuar me projektët e të tjerëve është mirë
të ulen ta nxejnë karrigën dhe të përgadisin një projekt kombëtar të tyre dhe
atë projekt ta realizojnë në vepër. Nëse nuk janë në gjendje që mos të bëjnë
asgjë qoftë në aspektin intelektual, qoftë në aspektin kombëtarë apo në atë të
zhvillimit ekonomik është mirë të heshtin të pijnë ato çajra të rusit e ato
gota të rakisë dhe ta bëjnë gjumin e arushës siç e kanë bërë gjatë tërë jetës
se tyre.