E enjte, 25.04.2024, 11:22 PM (GMT+1)

Mendime

Ndue Ukaj: Udhëheqës jo parimor e tipik oriental

E premte, 23.06.2023, 08:59 PM


Ndue Ukaj:

Kryeministri i vendit tonë shtiret parimor e perëndimor, por në fakt është krejt e kundërta - është udhëheqës jo parimor e tipik oriental- i formuar me bindje dhe botëkuptime orientale.

E orientali shqiptar, siç na përshkruan Krist Maloki në analizën e tij të thukët “Oriental apo okcidental” të botuar në vitin 1937 te “Hylli i Dritës “në shpirtin e vet asht kryekëput rrënimtar, asht destruktiv.”

Dhe historia politike e Kurtit është kryekëput rrënimtare e destruktive.

Ai është tipiku i politikanit që ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Kështu ka vepruar në opozitë dhe kështu vepron sot në krye të qeverisë.

Në vazhdën e analizës së Malokit, “orientali shqiptar është i zoti për të gjitha...turpet.”

Kosova e sotme është përbrenda gjitha turpeve politike: është mosmirënjohëse, e pabesë, duke zhvilluar një lojë politike të keqe që veç dobi s’mund t’i sjellë Kosovës.

Në të vërtetë, veprimet e tij kinse në emër drejtësisë, duke e izoluar vendin janë padrejtësia më e madhe që mund t'i bëhet Kosovës, historisë së saj, dhe më e keqja, një faturë shumë e shtrenjtë të cilën do ta paguajmë gjatë.

Ai dhe sejmenët e tij politikë sikur të flisnin me kaq afsh për Kosovën siç flasin për Serbinë, Rusinë, për bandat e për krimin, sikur fjalori i tyre të kishte më shumë fjalë krijuese e të matura, me siguri në vendin tonë do të kishte më shumë paqe, progres, liri, mirëkuptim dhe kryesorja - më shumë punë të vërteta.

Dihet, Serbia s’ka se si të punojë kundër nesh më shumë seç mund të punojmë ne për veten tonë.

Por, qeveria e jonë thellësisht orientale s’punon asgjë për vendin, është e ashpër, s’ka ideale zhvillimi, s’ka asnjë punë të madhe e as s’ka miq, prandaj puna e tyre kryesore vazhdon të jetë propaganda.

Dihet, viteve të 90-ta, dikujt u janë prishë ëndrrat për një çlirim pa përkrahjen e NATO-s, për një çlirim ngadhënjimtar të tipit partizan.

Kjo farë asokohe është provuar të hidhët në tokën e Kosovës, por s’ka mbi.

Njerëzit e këtij vendi duhet të vetëdijesohen se triumfet partizane s’kanë të bëjnë asgjë më liri, drejtësi, mirëqenie e përparim. Ato janë epshe ideologjike që sjellin izolim, despoti orientale, padrejtësi dhe si rrjedhojë, prapambeturi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora