| E premte, 23.06.2023, 08:59 PM |
Ndue Ukaj:
Kryeministri
i vendit tonë shtiret parimor e perëndimor, por në fakt është krejt e kundërta
- është udhëheqës jo parimor e tipik oriental- i formuar me bindje dhe botëkuptime
orientale.
E
orientali shqiptar, siç na përshkruan Krist Maloki në analizën e tij të thukët
“Oriental apo okcidental” të botuar në vitin 1937 te “Hylli i Dritës “në
shpirtin e vet asht kryekëput rrënimtar, asht destruktiv.”
Dhe
historia politike e Kurtit është kryekëput rrënimtare e destruktive.
Ai
është tipiku i politikanit që ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
Kështu
ka vepruar në opozitë dhe kështu vepron sot në krye të qeverisë.
Në
vazhdën e analizës së Malokit, “orientali shqiptar është i zoti për të
gjitha...turpet.”
Kosova
e sotme është përbrenda gjitha turpeve politike: është mosmirënjohëse, e
pabesë, duke zhvilluar një lojë politike të keqe që veç dobi s’mund t’i sjellë
Kosovës.
Në
të vërtetë, veprimet e tij kinse në emër drejtësisë, duke e izoluar vendin janë
padrejtësia më e madhe që mund t'i bëhet Kosovës, historisë së saj, dhe më e
keqja, një faturë shumë e shtrenjtë të cilën do ta paguajmë gjatë.
Ai
dhe sejmenët e tij politikë sikur të flisnin me kaq afsh për Kosovën siç flasin
për Serbinë, Rusinë, për bandat e për krimin, sikur fjalori i tyre të kishte më
shumë fjalë krijuese e të matura, me siguri në vendin tonë do të kishte më
shumë paqe, progres, liri, mirëkuptim dhe kryesorja - më shumë punë të vërteta.
Dihet,
Serbia s’ka se si të punojë kundër nesh më shumë seç mund të punojmë ne për
veten tonë.
Por,
qeveria e jonë thellësisht orientale s’punon asgjë për vendin, është e ashpër,
s’ka ideale zhvillimi, s’ka asnjë punë të madhe e as s’ka miq, prandaj puna e
tyre kryesore vazhdon të jetë propaganda.
Dihet,
viteve të 90-ta, dikujt u janë prishë ëndrrat për një çlirim pa përkrahjen e
NATO-s, për një çlirim ngadhënjimtar të tipit partizan.
Kjo
farë asokohe është provuar të hidhët në tokën e Kosovës, por s’ka mbi.
Njerëzit
e këtij vendi duhet të vetëdijesohen se triumfet partizane s’kanë të bëjnë
asgjë më liri, drejtësi, mirëqenie e përparim. Ato janë epshe ideologjike që
sjellin izolim, despoti orientale, padrejtësi dhe si rrjedhojë, prapambeturi.