Kulturë
Bardhyl Maliqi: Sot u nda prej nesh aktori Anastas Nika
E enjte, 22.06.2023, 07:43 PM
Bardhyl Maliqi:
Sot
u nda prej nesh aktori Anastas Nika, kjo është humbje e madhe për familjes, për
grauan, djemtë, motrat, por edhe për ne miqtë e tij kudo që ndodhemi.
Baballarët tanë kanë qenë miq, unë dhe Anastasi po ashtu, shpresoj se miqësia
do të ketë mbarësi edhe tek fëmijët tanë! Anastasi ka interpretuar disa prej
poemave të mia dhe vetëm libra ka marrë si këmbim. Kafe kemi pirë shpesh,
karrigia e tij ku ai ulej tani rri e brinjuar. por zëri, figura dhe emri i tij
nuk vdes kurrë. Qoftë i lehtë dheu për ty Anastas!
Poema
që po publikoj është pjesë e librit tim poetik të fundit "Zërat e
detit" Ajo është shkruar 10 vjet më parë, kur ai recitonte bashhkë me
Jonën, mesën time të vogë.poemën "Perandoria e Zogjve"
ZËRI
YT TULAT STUHINË...
Kushtuar
aktorit Anastas Nika
Të
jesh aktor si ti,
do
të thotë të lindësh me një uragan emocionesh,
që
nuk i mban dot të strukura në gji,
ato
me furi shpërthejnë kur ti blasfemon,
shtillen
nëpër ajër si re të ngarkuara me shi,
e
ti godet me zërin tënd të lartë;
si
Jupiteri me rrufe vesin e shkallmon,
pastaj
kthjellohet zëri dhe si qielli hapet,
retë
e vogla qetohen dhe fluturojnë si pulëbardha,
ngarendin
dhe ulen në brigjet e Sarandës si mjegulla të kaltra,
ndërsa
ti, me “Në mundsh”, me zërin e mençur të Kiplingut
na
kumton urtësi.
Anastas,
e di, që të jesh aktor do të thotë
të
edukohesh me të bukurat ndjesi:
Me
aromën e çyrekut të bukës së ngrohtë të porsaprerë,
nën
hijen e manit atje në Sopik,
me
erën e rigonit, kur ngjyen vezën e zierë,
me
kundërmimin e lules së blirit në oborr,
me
zërin e nënës që ajrin përkëdhel,
kur
emrin tënd shqipton te pragu i portës:
Erdhe
bir? Anastas, o i miri i shtëpisë,
mbete
në skena, si mbret, si lolo,
kudo
e kurdo si kumt i urtësisë.
Të
flesh e të zgjohesh në skenë,
mbi
libra, me shokët në kantjer,
në
sallën e studimit, në barakat karakatina,
mbi
dallgë, në një triremë.
Anastas,
trurin tënd e popullojnë,
fjalë
arti plot çudira,
stil,
figura, aforizma,
plot
ide, filozofira.
Pishtarndezësit
nuk mungojnë
nga
mësuesi Vasil Kromidha,
te
i madhi Prokop Mima!
Tullë
pas tulle është bërë
gjigand
i Sopikut i tërë,
me
një shqipe të kulluar,
vetullharqet
kreshpëruar
syri
shigjetë e praruar.
Godet
vesin, padrejtësinë,
për
ta bërë Shqipërinë
më
të bukur, më të mirë;
se
rrënjët na mbajnë fort,
nuk
na derdhin nëpër botë,
vulëhumbur
në Evropë,
për
një tas mbushur me çorbë...
“Kafeneja
e ideve” të motivon ty si aktor,
“Aleksandri
i Madh” – çmim merite i përkorë,
ndërsa
tej vrapon “Pegasi”,
të
shpall yll të një klasi;
me
ty luan Margarita
dhe
Kubatis plot merita,
në
Sarandë, në Salaminë
zëri
yt tulat stuhinë...
Zëri
yt vëngon nga lumi,
Më
buçet, më zgjon nga gjumi,
dhe
tre idhuj bashkë më thonë:
Ali
Asllanin dëgjon?
Dëgjon
Konicën dhe Fan Nolin,
dëgjon
Kuksin, Konispolin,
dëgjon
Korçën trëndelinë,
a
Vlorën, që shkund stuhinë:
“
edhe kujtoni tash e tutje
në
të tilla dallavera
kukuvajka
do ‘përtypë
zog
e zoga si përhera;
por
jo… grushti do të bjerë
përmbi
krye të zuzarve
koha
është e maskarenjve,
por
ATDHEU I SHQIPTARËVE!”
Kryelartë
si Kastrioti,
i
hijshëm si Vrana Konti,
flokët
e hapur nëpër erë,
fjalëëmbël
si pranverë.
Si
shqiponja syri i zi,
na
magjeps, zëri i tij,
kur
valëzon plot hijeshi
kur
gjëmon nëpër stuhi.
Ajo
mjekër e praruar,
që
i shkon fjalës tënde,
se
je burrë nga mosha e mendjes,
djalë
i ri nga erë e ëndjes!