Mendime
Reshat Sahitaj: Stop shamiave arabe në trojet shqiptare!
E premte, 12.08.2022, 09:30 PM
STOP SHAMIAVE ARABE NË TROJET SHQIPTARE
Nga
Reshat Sahitaj
Të
gjithë shqiptarët pa dallim religjioni,
kemi qenë dhe jemi tolerantë ndaj çdo besimi fetar. Historikisht
populli ynë ka jetuar në harmoni
më vëllezërit tjerë të besimeve të ndryshme,
madje në festat fetare kanë shkuar
katolikët të musimanët dhe e kundërta. Kjo tolerancë dhe kjo harmoni religjioze
ndërshqiptare do ta pëngonte armikun tonë shekullor Serbinë dhe Rusinë,
andaj shërbimet e fshehta të tyre do të bënin çmos, që Kosovën ta destabilizonin. Gjermë tani,
këtë temë më së miri e ka trajtuar Ibrahim Kadriu në romanin e tij « Misioni
Rus ».
Paslufta dhe islamizmi
në trojet tona
Mënjëherë
pas luftës, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, fondacionet turko-arabe
lulëzuan në qytetët tona. Fillimisht këto OJQ islamike u futën si shoqata
humanitare, duke hapur kurse të ndryshme të rrobaqepsisë, informatikës, ndihma
për të zhdukur e të varfër … Në këto shoqata perveç kurseve të rrobaqepsisë ,
të informatikës pjesëmarrëset/sit ishin të detyruar të mësonin ligjerata islamike.
Fondacionët
e shumta turko-arabe, e shfrytëzuan varfërin e skajshme të popullit të posa
dalur nga tmerri i luftës , e në anën tjetër demokracinë e brishtë të vendeve
tona. Qeveritë tona që rrëzoheshin çdo një ose vitin e dytë nuk e dinin, ose nuk duanin të dinin së në këto fondacione
mbillej fara e islamizmit radikal. Këto fondacione, psikologjikisht dhe
shpirtërisht përgatitëshin fëmijët shqiptarë si xhihadistët e ardhshëm dhe
mbrojtësit e islamit radikal.
Gjatë
viteve 2000-2005, të rinjt shqiptarë u brumosën më ideologjinë radikale
islamiste, duke ua shpërlarë trurin e tyre nga çdo gjë shqiptare. Këta
djelmosha e vajza shqiptare , në kurset e tyre mësuan dhe iu bindën shefave islamistë se nuk duhej të ekzistonte
kombi shqiptar, sepse mbi të gjitha kombët ishte ai arab që Allahu e kishte
krijuar përmes Profetit Muhamet. Për ata që ndjekinin ato kurse të
informatikës, rrobaqepsisë … nuk ekzistonin prindërit e as familja , sepse
familja e ladhe është ajo e Allahut dhe
e profetit Muhamet.
Më
forcimin dhe shtimin e kuadrove, këto fondacione turko-arabe, në emër të
fëmijëve pa prindër e ndërtuan një Hotel në Prevallë , ku përveç mësimeve
fetare, tani filluan të ushtronin edhe më gjuajtje dhe stërvitije ushtarake.
Prevalla ishte baza ushtarake, kurse Tetova ishte « Truri » i shpërndarjës së
mjeteve materiale, ndërsa Prizreni ishte qyteti ku fshihej armatimi prej nga
xhihadistët shqiptarë një ditë do të shkonin në Siri për të luftuar në emër të
Allahut dhe Muhamtit.
Destabilizimi i
Pavarësisë së Kosovës
Pas
çlirimit Kosova dhe mbarë populli shqiptar, gëzonte simpatinë e SHBA-ve dhe
Europës, kurse Serbia ishte e klasifikuar si vend destabiluzues i paqes në Ballkanit.
Po të vazhdonte kështu shteti ynë i kushte të gjitha dyertë e botës
Perëndimore të hapura. Serbia e vendosi projektin sekret për ndalimin e
përparimit të Kosovës. Ky plan përfshinte qindra miliona dollarë,
që duhej të derdhëshin në vendin tonë. Sikur këto qindra miliona dollarë
të vinin direkt nga Serbia asnjë shqiptar nuk do kishte guximin t’i pranonte.
Serbia zgjodhi vetëm disa indidividë tanë të besueshëm, të cilët do t’i takonte
më Sheikët arabë dhe ekstremistë të Turqisë. Në këtë mënyrë një pjesë emjeteve
materiale vinin nga Serbia e tjetra nga Turqia dhe Arabia që shpërndaheshin në
trojet tona.
Paraj
e ardhur në Kosovë, kryeisisht duhej të
përdorej për ndërtimin e xhamive, një pjesë për shefat e mafies poltike
shqiptare, dhe pjesërisht për bartjën e shamive dhe masivitetin ne luetje në
xhamia. Jemi në një kohë kur Serbia-Turqia dhe Arabia nuk kishin nevojë të
paguanin të rinjt që shkonin për t’u lutur në xhamia sepse fara e mbjellur
dikur tanimë ishin të bindur se janë në rrugën e drejt të Allahut. Detyra e të
gjithë islamistëve të rinj, është përhapja e islmaizmit më forcë në trojet shqiptare.
Tani nuk mjafton islamizmi vetëm në mendje e xhamia , por duhet të përhapet
edhe në veshje, edhe në varrime edhe në biseda private. Detyra e tyre është që
rrugët e Kosovës të mbulohen më shamia të zeza arabe, që finacuesit e këtij
plani sekret të Serbisë , të jenë të kënaqur më bashkëpunëtoret e tyre.
Shamia islamike na dërgon drejt humnerës
Jemi
në muajt e fundit ku ende më trysnin e popullit tonë ta detyrojmë qeverinë që
të marrin hapa për ndalimin e shimve në vende publike e në shkolla as që duhet
bërë fjalë.
Lejimi
i shamaive në vende publike dhe në shkolla, Kosovën e dërgon drejt në humnerë .
Lejmi i shamive në shkolla , është edhe fundi i Kosovës së Pavarur.
https://www.facebook.com/unioni.shkrimtareve