Mendime
Enver Bytyçi: Çfarë e bën të pabesueshme non-gratën kundër Berishës?!
E diele, 24.07.2022, 07:50 PM
Çfarë e bën të pabesueshme non-gratën kundër Berishës?!
Nga
Enver Bytyçi
Në
teorinë e matjes dhe vlerësmit të fenomeve, performancës së personazheve dhe
figurave të mëdha, të statistikave, të raporteve, të të dhënave dhe
eksperimenteve shkenca niset nga analiza e tipizimit, operacionalizimit,
variableve, empirizmit dhe të analizës së numrave relativë e kështu me radhë.
Në përfundim shkenca thotë se matja e të dhënave dhe fakteve realizohet përmes
empirizmit dhe numerizmit relativ për një masë ose model të caktuar të
ngjajshëm.
Metodikisht
kjo skemë nuk diskutohet. Ndërsa rregulli i metodës empirike të studimit dhe
vlerësimit kërkon që të përdoret përshkallëzimi. Përshkallëzimi nominativ
përdoret për të dhëna matematike, numërore. Por ka edhe përshkallësim normativ
të renditjes, të intervaleve, të sjelljes, si dhe vlerësim absolut. Në rastin e
Sali Berishës dhe të çdo njeriu tjetër absolutja nuk ekziston. Pra, asnjë
studiues në botë nuk mundet që sjelljen e presidentit amerikan apo dikujt
tjetër të marrë e ta krahasojë me absoluten, me të përkryerën, me perfeksionin,
thënë ndryshe me Zotin!
Nuk
ka ndodhur që studimet empirike të sjellin cilësitë njerëzore në krahasueshmëri
me perfeksionin! As nuk mund të ndodhë. Absolutja në këto studime lidhet me
shifrat, me objektet e numrine tyre, por jo me karakterin, sjelljen dhe
raportet njerëzore, shpirtërore, sociale, politike apo filozofike. Metoda
krahasuese është e vetmja që mat dhe vendos në pozicionin që u takon njerëzve.
Këtë bën edhe Barometri politik, p.sh në vendet më të zhvilluara demokratike si
në SHBA, në Britaninë e Madhe, në Gjermani e kudo. Vetëm në Shqipëri barometrin
politik e bën qeveria! Madje shumë më subjektivisht sesa diktaturat!
Trajtova
pjesën teorike të studimerve dhe vlerësimeve të sjelljes njerëzore për ta
konkretizuar me non-gratën e Sali Berishës si nga SHBA edhe nga Britania e
Madhe. Përcaktimet dhe kriteret shkencore nuk bëjnë asnjë përjashtim në
rregullin e vet. Nuk thonë se nëse një superfuqi, ose një fuqi e madhe merr një
vendim të sajin, ky vendim është i studiuar shkencërisht, me qartësi, saktësi e
domethënie teorike e praktike të pakontestuar. Të dy këto vende e shpallën Sali
Berishën non-grata. Thonë se vendimi është politik e presupozohet se në këtë
rast nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë studim krahasues empirik!
Ndërsa
në teorinë shkencore të studimeve, ato kryehen me qëllim të vendimmarrjes së
drejtë e të pagabuar! Ndërkohë që nëse e studiojmë rastin Berisha në mënyrë të
krahasuar, atëherë do të duhet që të provojmë hipotëzën, nëse ai është kampioni
i korrupsionit dhe rrënimit të demokracisë në Ballkan e në Shqipëri, apo ka të
tjerë kampionë, të cilët "nuk shihen", preken e nuk trajtohen. Një
studim empirik i bazuar në të dhënat e DASH, DEA, Interpol, Europol, OKB-së,
BE-së dhe vetë Komisionit Europian si dhe agjencive të shumta në botë, na çon
në zbulimin e pakundërshtueshëm se Sali Berisha është diku nga fundi në radhën
e rreth 1000 ish dhe aktual politikanëve me më pak gabime e korrupsion në
rajon.
Vendimi
britanik i thotë Berishës se "ju nuk mund të shkelni në Britaninë e Madhe,
sepse jeni i lidhur me grupe kriminale, me ndihmën e të cilave dëshironi të
riktheheni në politikë"! Le të përdorim metodën krahasuese për ta sqaruar
sado pak këtë moment. Letra që komunikon masën e non-gratës britanike nuk jep
asnjë fakt, asnjë provë, asnjë emër! Nëse dikush akuzohet se "bashkëpunon
me kriminelë", atëherë duhet të bëhen të ditur kriminelët përkatës. Nëse
dikush akuzohet për korrupsion, atëherë duhet të bëhet i ditur personi me të
cilin ka bashkëpunuar në korrupsion dhe masa e dëmit të shkaktuar. Përmendet
Damir Fazlliç. Ndërkohë ai është shtetas britanik i pa hetuar dhe dënuar kurrë
për korrupsion ose kriminalitet në Britaninë e Madhe.
Por
duke përdorur krahasimin empirik, atëherë shqiptarët kanë mundësinë që të
provojnë shkallën e korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar nga
ana e qeverisë së sotme në Shqipëri, të Edi Ramës. Nëse bëjmë këtë krahasim,
rezulton se në periudhën e qeverisjes së Berishës nuk pati asnjë rast, kur në
parlament ose administratën e lartë të shtetit të vendoseshin njerëz që kishin
trafikuar drogë e qenie të gjalla, që kishin përdhunuar në grup, që kishin
vjedhur e grabitur etj. Në rastin e qeverisjes së Edi Ramës numërohen së paku
një tre dyzina emrash! Krahasimi nxjerr Edi Ramën të inkriminuar. Këtë e ka
pohuar edhe Juri Kim në prag të zgjedhjeve të prillit 2021, kur tha "Nëse
doni kriminelët, zgjidhni kriminelët"! Këta kriminelë ishin fuqishëm të
angazhuar në fushatat elektorale të edi Ramës. Kjo është e provuar së paku në
dy inçizime bisedash të dosjeve 339 e 384.
Të
gjitha rastet nga fillimi deri në fund i njeh qeveria britanike, amerikane,
gjermane e me radhë. Shërbimet e tyre sekrete nuk merren me shkrimet e mia,
sepse ato lexohen edhe nga njerëz ordinerë. Nuk ka nevojë të jesh i
specializuar për të kuptuar p.sh ato që shkruaj unë. Këto shërbime kanë
kilometra inçizime që dëshmojnë për inkriminimin e Edi Ramës dhe bashkëpunimin
e tij me bandat e trafiqeve. Për Sali Berishën nuk ekziston asnjë centimetër
inçizim i tillë, përveç artikujve të medias qeveritare e të Sorosit. Po të
kishte, do ta kishin publikuar me shumë entusiazëm amerikanët, britanikët e
kushdo tjetër. Por inçizimet e Ramës nuk dalin, nuk i publikojnë ata, sepse
Rama u duhet për projektet e Sorosit.
E
njëjta gjë ndodh edhe po të krahasosh korrupsionin e qeverisë Berisha me
korrupsionin e qeverisë Rama. Rama ka harxhuar miliona euro për të hetuar
ministrat dhe kryeministrin Berisha, si dhe familjen e tij. Ka gjetur vetëm se
Spiro Ksera kishte shpërdoruar detyrën me 200 milion lekë të vjetra për një
koncert me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë! Asgjë më shumë! A
ka patur korrupsion më të madh se kaq? Edhe unë them se po. Por fajtor të bëjnë
faktet, nuk të bëjnë përceptimet. Fakt është se vetëm korrupsioni i
inceneratorëve të Edi Ramës shkon në gjysëm miliardi euro. Fakt është se
shumica dërmuese e tendereve bëhen pa konkurim nga ana e Ramës. Fakt është se
është tri-katërfishuar çmimi i ndërtimit të një km rruge! Fakt është se të
huajt nuk investojnë në Shqipëri, sepse Arben Ahmeti është sekseri i tmerrshëm
i parave të ryshfetit! Fakt është se edhe trashëgimia kultutore e ruajtur nga
UNESCO shkon në duart e kushërinjve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë
Socialiste! Lista e fakteve nuk mbaron kurrë!
Atëherë
njerëzit kanë të drejtë të bëjnë diferencën. Sepse njeriu nuk matet e nuk
krahasohet me Zotin! Duke bërë diferencën, qytetarët shqiptarë dallojnë se
vendimet për shpalljen non grata të Sali Bershës nuk kanë të bëjnë as me
korrupsionin e tij, as me "bashkëpunimin me grupe kriminale"! Nëse
për këto arsye do të duheshin marrë vendime për shpallje non-grata, atëherë kjo
do të vlente më së pari për Edi Ramën, për Aleksandër Vuçiq, për Gruevskin, për
Hashim Thaçin, Adem Grabovcin e për shumë politikanë të tjerë në Ballkan e në
Shqipëri! Madje non-grata kundër Berishës është më izoluese se non-grata kundër
Dodik, i cili dëshiron të nisë luftë të re në Ballkan. Sepse Dodikun e takojnë
vazhdimisht edhe amerikanët, edhe britanikët.
Në
këto kushte krahasuese njeriu racional dhe me logjikë të shëndoshë kërkon
sqarime, sepse është mosbesues. Ose ka diçka që nuk e dimë dhe nuk e thonë, ose
Sali Berishës nuk i lejohet të jetë patriot, siç i lejohet Vuçiqit, Daçiqit,
Dodikut, Mickovcit, Gjukanoviçit! Pra, ose duhet thënë e vërteta me fakte e
prova, ose njerëzit duhet të jenë të lirë të besojnë se "shqiptarëve nuk
iu lejohet të jenë patriotë e nacionalistë", sepse po të jenë të tillë
edhe shqiptarët, atëherë shtohet rreziku i konflikteve në Ballkan. Në pamundësi
për të përmbajtur serbët, duhen izoluar shqiptarët. Në këtë skemë është Sorosi
instrumenti kryesor. Ai prej 27 vitesh ka përgatitur në Shqipëri rracën e
politikanë anti-shqiptarë dhe këta janë kontigjenti me të cilët duhet të
punojnë amerikanët, britanikët e të tjerë!
Kjo
është arsyeja pse non-gratat kundër Sali Berishës nuk janë të besueshme! Kjo
është edhe arsyeja pse shqiptarët po zgjohen! Padrejtësisë po i thonë me emrin
që ka "padrejtësia"! Dhe rrisin mbështetjen për Sali Berishën. Nëse
duhet që shqiptarët të mos mbështesin një "non-grata", atëherë vendimmarrësit
e kësaj mase duhet t'i çojnë provat që kanë në gjykatë dhe ajo të japë masën e
dënimit. Por britanikët e thonë troç. "Ju zoti Berisha do t'i përdorni
grupet kriminale për t'u rikthyer në politikë"! D.m.th "ne
britanikët, njësoj si amerikanët, nuk ju duam ju në politikë, nuk duam opozitë
në Shqipëri"! Nuk ka logjikë tjetër kjo! Ndërkohë Rama i përdor kriminelët
dhe bëmat e Ramës ia veshin Berishës! Edhe në këtë rast kryeministri i
Shqipërisë i ka kursyer vendimmarrësit në Uashington e në Londër të lodhin
trurin për të formuluar diçka të tillë. Kanë parë lidhjet e Ramës dhe thjesht
kanë ndëruar emrin nga Rama në Berisha!