Mendime
Idriz Zeqiraj: Popull i Kosovës, kujdes! Fashizmi e komunizmi kanë marrë pushtetin me dhunë e gjak!
E enjte, 16.06.2022, 07:38 PM
POPULL I KOSOVËS, KUJDES!
FASHIZMI E KOMUNIZMI
KANË MARRË PUSHTETIN ME DHUNË E GJAK!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Fashizmi
hitlerian dhe komunizmi enverian, kanë ardhur në pushtet, duke shkelur mbi
kufoma. Njëjtë mori pushtetin edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar
nga Tirana zyrtare social-komuniste. Po të mos ishin ndërkombëtarët, kjo qeveri
do të ishte si ajo e filosllavit Enver Hoxha, e cila ishte tipike fashiste, për
afro gjysmë shekulli.
Reformat
në drejtësi, pasurimet kriminale e hajnore të disa "biçim
komandantësh" dhe të ortakëve të tyre, familjarë e dosta, ka trazuar
shpirtërat mëkatarë të tyre. Andaj, po i organizojnë krerët e Shoqatave, me
emërtime të shenjta, por, me veprime të errëta e kriminale, siç ishte
organizimi i protestave vandaliste të 2004-ës, me skenar e urdhër të Beogradit,
ishte po kjo garniturë oganizuese e protestuese, të cilët sollën
decentralizimin dhe "Zajednicën"! Këta horrakë, nuk janë ndëshkuar,
për krimin e 2004-ës, duan ta përsërisin krimin e radhës në 2022!
Protestat
e njëkohshme të arsimit, shëndetësisë, veteranëve dhe të disa sindikatave
tjera, janë organizime të drejtëpërdrejta të partive-banda të PAN-it, me
strukturat e SHIK-ut, e degëzimi i tij "Shqiponjat e Zeza".
Gjithçka
është falsifikuar, kriminalizuar:
-
Qindra viktima janë bërë dëshmorë, për t`u paguar;
-
invalidë, me ndonjë cifël të granatës, por, që "invalidi" u ngjitët
bjeshkëve, si dhija, merr invaliditët të plotë, sikur të ishte në karrocën
invalidore. Plagë të tilla kanë qindra qytetarë, por nuk marrin asgjë dhe as që
i ka përfillur kush, për t`i regjistruar;
-
ish-ushtarët e TMK-së, marrin pesnion të majmë, edhe pse punojnë;
-
ish-ushtarët e FSK-së, gjithashtu, paguhen rrast;
-
kushdo që shpikë ndonjë djallëzi, nën maskën e "UÇK-së", zhvatë
"meritueshëm", buxhetin shtetit të Kosovës...
Kam
menduar se shpërblimi i veteranit, do të
bëhet shtesë e pensionit të moshës. Por, si duket, kjo është vështirë të
realizohet, sepse faji fillestar është bërë, me fillimin e dhënies të parave
kuturu, paushall, pa asnjë kriter. Paraja ka errësuar arsyen, ndërsa ndërgjegja
atdhetare, është dhjerë!
Të
ngulmosh, që me shantazh, kërcënime e gjak, të realizosh qëllimin e poshtër e
kriminal, që për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vërtetë, të paguhen 52.000
"veteranë" të rremë, është hajni zyrtare dhe krim i ndyrë, karshi
shtetit, Atdheut.
Mjafton,
qoftë, edhe vetëm ky fakt, që në asnjë rrethanë, Qeveria Kurti, nuk duhet të
pranojë asnjë presion e kërcënim, të porositur nga banda-unike PAN-iste! Kurti,
me shokë, nuk është i shantazhuar, si pararendësit e tij Hashimi, Ramushi,
Isa... Qeveria Kurti i ka premtuar popullit të Kosovës menaxhimin korrekt të
buxhetit, të djersës së tyre. Dhe, nëse paguhen 52 mijë "veteranë" të
rrejshëm, premtimi i tij menaxhues, "bie në ujë" dhe haraçin
miliardësh, do ta paguajë, në dekada radhazi, populli.
Nëse
nuk pranohet pritja, deri në moshën e pensionimit, për t`u dhënë shpërblimi i
veteranit, si shtesë e pensionit të punës, atëherë, kjo shtesë, e cila do të
quhet - shpërblim për rrjeshtimin në luftën për çlirim -, assesi nuk duhet të
kalojë shifrën prej 100 euro. Pëndryshe, këta do të shëndrrohen në mercenarë.
Veteranët e papunë, të kompensohen nga fondi social. Ndërkohë, punësimi i
veteranëve të jetë prioritet. Dhe, kur bëhet fjalë për 13 mijë veteranë të
vertetë, të shpërndarë nëpër komuna, punësimi do të jetë i shpejtë.
Me
kursimin e milionave të abuzuara, për "veteranët" e rremë, që,
fillimisht, duhet të bëhet ndërprerja kolektive e pensioneve aktuale, sepse ata
"nuk janë me bythë në prush", duke ua rezervuar atyre që mbetën në
listën e pastruar, do të zgjidhej jeta sociale në Kosovë.
Për
partitë- banda të PAN-it, të cilat, disa krerë të LVV, kanë filluar t`i rehabilitojnë,
sikur të kenë therur viça dhe jo njerëz; sikur të kenë vjedhur pula dhe jo
miliona, duhet "treguar vendi"! Kërcënimi i njerëzve të cilësuar,
përshkak të detyrës, siç janë zyrtarët e lartë, përfshi edhe deputetët,
penalizimi është i parathënë. Dhe, zinxhirosja duhet bërë, si për kafshët të
rrezikshme.
Përndryshe,
LVV, nëse lejon aventurierë e rrugaçë, ta bëjnë ligjin, atëherë, zhgënjimi i
popullit do të jetë fatal, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për
Kosovën mbarë