E marte, 19.11.2019, 11:02 AM (GMT)

Komente

Xhevat Rexhaj: Dy krahët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pa kokë në mes

E merkure, 17.12.2008, 07:05 PM


DY KRAHËT E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS PA KOKË  NË MES

Nga Xhevat Rexhaj

Në biseda të ndryshme që njeriu mund të marr pjesë, pra të jetë bashkëbisedues në mes ne shqiptarëve, zakonisht një numër i madh i tyre shprehin mendimin se ne shqiptarët ende jemi larg të, të qenit partiash të partive demokratike që ekzistojnë në trojet shqiptare. Me këtë përkufizim të, të shprehurit ka njerëz, pra shqiptarë që nuk ndajnë të njëjtin mendim. Ka shumë shqiptarë që edhe para viteve të pluripartizmit në Republikën e Kosovës dhe në trojet tjera shqiptare në përgjithësi kanë krijuar dhe kanë hasur në atë se si duhet të aderosh dhe të jesh pjesëtarë i një partie politike. Pra ka shumë shqiptarë që kanë lexuar programe dhe statuse jo vetëm të partive politike shqiptare por edhe shumë të atyre partive të shteteve demokratike në perëndim. Andaj edhe ne shqiptarët kemi aq dijeni dhe njohuri se çka do të thotë të jesh anëtarë i një partie politike, pra ku janë interesat e individit së pari e pastaj ato të partisë, zakonisht këto përputhen në program dhe statut, sepse aty njeriu e gjënë veten e vet. Realitet është se shumë shqiptarë futen, apo janë futur në një parti politike pa lexuar kurrë diç për atë parti, pra jo vetëm kornizat programore por as ato të thjeshtat se kah e ka orientimin partia në fjalë, majtas, mesi apo djathtas, edhe pse thënë të drejtën thuaja të tëra partitë tona ende nuk janë profiluar, se ku bëjnë pjesë, pra janë ende “ gjithpopullore”.

Athua  edhe ma drejtë, në greminë

Një parti politike kishte një program dhe një statut të qartë, kjo parti politike kishte organizim dhe strukturë fenomenale, kishte hierarki dhe mbahej horizontalisht por edhe vertikalisht, shkurtë funksiononte në rrethana të okupimit dhe lidhi Kosovën dhe shqiptarët me botën demokratike fortë me SHBA_në, shkëlqyeshëm. Ne shqiptarët e kishim mundësin të kapnim me dorë programin dhe statutin e LDKsë, dihet se shumica e shqiptarëve e kishin lexuar, kishte orientim djathtas dhe ishte me frymë dhe brumë pro perëndimor. Funksionoi kjo parti edhe pas lufte ishte e para si gjithherë, njerëzit ishin të lidhur jo vetëm me program-kishte karakter  kombëtar, por ishin edhe të lidhur me yndyrën intelektuale që ishin strukturë e kësaj partie. Kjo parti pra kishte Zot shtëpie. Rrethanat dihen dhe ndodhi  dita e janarit që mori Njeriun e kombit. U mërzitë tërë shqiptaria, por me sa po shihet mu në mesin e kinse intelektualëve të strukturuar në këtë parti ( siç u pa dhe po shihet qartë) kishte edhe asi që i kishin fërkuar duart për ta shfrytëzuar momentin e për ta filluar katapultimin dhe katandisën fatale të LDKsë. Ndodhi Kuvendi i marres intelektuale, këtu duhet thënë se nuk ishin dy krahë në luftë, ishte një krah,  krahu i përgatitur që largoi me dhunë një pjesë të madhe të njerëzve të vërtet të LDKsë. Qysh në atë kuvend fatkeq, dhe mirë të skenuar, me regji profesionale të gatuar dikundë  tjetër, është dukur qartë se kishin mbetur nga frika në strukturën e F. Sejdiut dhe E. Kryeziut shumë LDKista të fortë, të cilët jo me neutralitet shikonin largimin e njerëzve që ishin shumë vite bashkëpunëtor të ngushtë të dr. Rugovës. Mirëpo nga frika dhe nga një pasiguri  për të ardhmen mbeten aty ku janë ende sot. Prandaj  qysh pas kuvendit ishin krijuar dita ditës dy rryma, pra dy krah, njëri me disa figura më moshë më të re si dhe dashamirës të palëkundur të Dr  RUGOVËS, ndërsa në grupimin apo krahun tjetër ishin dhe janë ende figurat me moshë të vjetër, të pareformuar si dhe të shkokërdhuar vërtet në çdo aspekt.

Krahu( grupimi i parë) shihet se është i mbivotuar dhe mbanë atë profilin djathtist, e ka vetëm një nënkryetar disi të fortë, ndërsa krahu( grupimi i dytë) ka më shumë vota dhe ka 4 nënkryetar në çdo rast si dhe sekretarin e përgjithshëm, dhe disi vërehet se është gati majtas i orientuar,dhe tani së fundmi ka edhe “ sekretarin ekzekutiv- teknik” dhe në fund Kryetarin që edhe e caktoi këtë sekretar ekzekutiv

Fatkeqësisht në këtë mish mashë rol, që nuk ishte dashur, po luan edhe gjeografia, thënë më mirë rajonet.... Duket sheshazi se prej kuvendit të fundit shkatërrues, në pozita shtetërore dhe partiake janë vendosur njerëz që kurrë nuk kanë dhënë kontribute në LDK( sa disa të tjerë) por ishin figura minore, dhe nga ky rrafsh shihet qartë se me ta ka mundësi të luhet dhe të dirigjohen sikur një “ teledirigjues”. Shumë interesant, të gjithë ata që fitonin  komunat në zgjedhje janë larguar, ndersa në poste shtetërore dhe partiake janë mu ata që humbën votat dhe zgjedhjet, pra F. Sejdiu dhe E. Kryeziu me shoqëri po i shpërblejnë të tillët ku bëjnë pjesë edhe vetë.

Fotoja e Astrit Haraqisë në hyrje të Istogut
Ka indikacione se krahu ( grupimi i parë) veten e shef më shumë në të ardhmen kah koalicionet qeveritare me AAK e R. Haradinajt, ndërsa krahu( grupimi i dytë ) veten e sheh kah ruajtja e marëdhënjeve me PDK- në Thaçit. Këtu edhe lidhen interesat momentale dhe ato në të ardhmen, në këtë prizëm rol luan edhe realitetet, një që ishte sa ishte gjallë Presidenti dhe tjetri është realiteti i sotëm i koalicioneve.

Mund të thuhet se krahu i dytë

Me dhembje të madhe duhet të thuhet se e tërë kjo kryesi po janë bashkëpjesëmarrës të një amoraliteti politik, po marrin pjesë me vetëdije të plotë në shkatërrimin e një strukture me parametra kombëtar, pra LDK nuk është thjesht një parti politike, LDK është një histori në vete, andaj kush luan me histori mbetet ose jashtë historisë ose do e merr emrin që i takon kur dëmton diç kombëtare. Të dy krahët( dy grupet) do bashkëjetojnë edhe pak sepse po përfitojnë personalisht dhe materialisht besa edhe politikisht ende, por e mbrama do të jetë për dikend fatale, populli e ka një fjalë të urtë” mos banë çka të kana se të gjanë çka s`të kana”, kush ia mbaroi gropën në Kuvendin e kaluar dikujt, po shihet se do të bie vetë në të.

Andaj këta shumë shumë meshkuj që po udhëheqin ( shkatërrojnë) shtëpin e quajtur LDK,  kishin bërë mirë që mos të dalin me foto të Presidentit Rugova pas mbledhjeve të tyre sikur dikur në kohërat e mbrapshta të...

Prap se prap do të mbijetoi LDK, është në zemrat e shqiptarëve që e deshen demokracin. dhe lirinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT